HADITHI nr.47 – nga Libri Rijadus Salihin

47. Nga Sulejman ibn Suredi r.a. përcillet të ketë thënë:”Isha ulur me Pejgamberin s.a.v.s. kurse dy njerëz shaheshin ndërmjet veti. Njëri prej tyre u skuq prej zemërimit dhe iu frynë damarët e qafës. I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Vërtet unë e di një fjalë që nëse e thotë, do t’i kalojë ajo që e ka gjetur. Nëse thotë: “E udhu bi-llahi minesh-shejtanirr-rraxhim (I mbështetëm All-llahut nga djalli i mallkuar), do t’i kalojë ajo që e ka kapluar.” Të pranishmit i thanë: “Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë që t’i mbështetesh All-llahut nga djalli i mallkuar.” (Muttefekun alejhi)