Transmetohet nga Ebu Se’id el-Hudrij r.a. se i Dërguari i Allllahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur të përgatitet xhenazja dhe njerëzit e vejnë në krahët e tyre, nëse është i mirë do të thotë: “Nxitoni, nxitoni sa më parë të më lëshoni në varr!” Por nëse i vdekuri është jo i mirë, do të thotë: “Mjer unë ku po më çoni. Më ktheni!” Atë zë e dëgjon çdokush përveç njeriut! E sikur ai ta dëgjonte, do t’i binte të fikët.”
(Transmeton Buhariu)