HADITHI nr.448 – nga Libri Rijadus Salihin

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Sikur ta dinte besimtari se çfarë dënimi zotëron All-llahu, askush nuk do të shpresonte në Xhenetin e Tij, dhe sikur ta dinte jobesimtari se çfarë mëshire zotëron All-llahu, nuk do ta humbte shpresën nga Xheneti i Tij.”  (Transmeton Muslimi)