HADITHI nr.426 – nga Libri Rijadus Salihin

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s., duke rrëfyer nga Krijuesi i tij i Madhëruar, ka thënë: “Një rob bën një mëkat dhe thotë: “O All-llahu im, ma fal mëkatin tim” kurse All-llahu i Madhëruar do të thotë: “Robi im ka bërë një mëkat dhe e ka ditur se e ka Krijuesin i cili e fal mëkatin, por edhe dënon për të.” Pastaj kthehet dhe përsëri bën mëkat, e pastaj thotë: “O Zot, ma fal mua mëkatin”, kurse All-llahu xh.sh. thotë: “Robi im bëri një mëkat, por e di se ka Krijuesin që e fal mëkatin, por edhe dënon për të.” Pastaj kthehet dhe përsëri bën mëkat, dhe prapë thotë: “O Zot, ma fal mua mëkatin”, kurse i Lartmadhërishmi thotë: “Robi im bëri një mëkat, por e di se ka Krijuesin i cili e fal mëkatin, por edhe dënon për të. Unë tashmë, e kam falur robin tim, le të veprojë ç’të dojë!” (Muttefekun alejhi)