Transmetohet nga ‘Itban ibn Maliku r.a. i cili ishte pjesëmarrës në betejën e Bedrit, se ka thënë: “Folësha me popullin tim Beni Salim.
Mua dhe ata na ndante një luginë. Kur binin shira (të mëdha) mua më bëhej vështirë të kaloja (deri) te xhamia e tyre, andaj erdha tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe i thashë: “Më është
dobësuar të pamurit, kurse lugina e cila gjendet midis meje dhe popullit tim vërshohet kur bien shira dhe më vështirësohet kalimi i saj, andaj do të dëshiroja që të vish e të falesh në një vend në shtëpinë time, të cilën unë do ta bëja faltore.” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. i tha: “Do ta bëj këtë.” Të nesërmen më erdhi i Dërguari i All-llahut me Ebu Bekrin r.a., pasi që kaloi dita. I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. para derës kërkoi leje (për hyrje), unë i dhashë leje, e pasi hyri ende pa u ulur tha: “Ku dëshiron të falem në shtëpinë tënde?” Unë i tregova vendin ku dëshiroja të falet. I Dërguari s.a.v.s. aty qëndroi në këmbë, mori tekbir, kurse ne pas tij u radhitëm (në saf), ku ai i fali dy rekate. Pastaj dha selam e edhe ne pas tij. E mbajta në shtëpi për drake, të cilën ia përgatitëm nga mielli i fërguar me dhjam. Kur dëgjuan të afërmit, vendësit, fqinjët se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ndodhet në shtëpinë time, u tubuan burrat, saqë u mbush shtëpia plot. Një njeri tha: “Ç’bëri Maliku, nuk po e shoh: “Një tjetër tha: “Ai është dyfytyrësh, nuk e don All-llahun e as të Dërguarin e Tij!” I Dërguari i All-llahut tha: “Mos thuaj ashtu, a nuk e sheh se ka thënë La ilaheil-lall-llah, duke dëshiruar me të kënaqësinë e All-llahut?” Ai njeriu i tha: “All-llahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, mirëpo sa na përket neve, pasha All-llahun, ne nuk e shohim dashurinë e tij, as të folurit e tij përveç se te munafikët!” Atëherë i Dërguari i Allllahut s.a.v.s. tha: “Vërtet, All-llahu ia ka ndaluar zjarrit (Xhehenemit) atë që thotë: La ilahe il-lall-llah, me të cilën dëshiron të arrijë kënaqësinë e All-llahut.”
(Muttefekun alejhi)
HADITHI nr.422 – nga Libri Rijadus Salihin
