HADITHI nr.42 – nga Libri Rijadus Salihin

42. Transmetohet nga Ebu Abdull-llah Habbab ibn el-Eret’ti r.a.: “Iu ankuam të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. (për persekutimet nga mushrikët) derisa ai ishte i mbështetur nën hije të Qa’bës në burdën e tij, që e kishte bërë jastëk, e ne i thamë: “A nuk do të na ndihmosh, a nuk do të na bësh lutje (dua)?” Ai na tha: “Më parë (para jush), për shkak të fesë e  merrnin njeriun, ia hapnin një gropë, e vendosnin në të, e pastaj e merrnin sharrën dhe ia vendosnin në kokë dhe e përgjysmonin, pastaj ia rrjepnin mishin dhe lëkurën me krehër hekuri, por as kjo nuk e largonte nga feja e tij. Pasha All-llahun, All-llahu do ta plotësojë këtë fe ashtu që kalorësi do të shkojë prej Sanasë deri në Hadramevt e nuk do të frikësohet prej askujt tjetër përveç prej All-llahut dhe prej ujkut për kopenë e vet, mirëpo ju po nguteni (nuk jeni durimtarë).”  (Transmeton Buhariu)  Në një transmetim shtohet ky citat: “Ai e pat vendosur burdën si jastëk, kurse neve mushrikët na persekutonin ashpër.”