HADITHI nr.419 – nga Libri Rijadus Salihin

Nga Sehl ibni Sa’d r.a. tre­gohet se Pej­gam­be­rit s.a.v.s. i ki­shin sjellur diçka për të pirë, piu prej saj, por në anën e djathtë kishte një djalosh, ndërsa në anën e majtë ishin disa njerëz të moshuar, e i Dërguari i All-llahut i tha djaloshit: “A më lejon mua që së pari t’u jap këtyre?” Djaloshi u përgjigj: “Jo, për All-llahun, unë askujt nuk i jap përparësi në atë që më takon prej teje”. Pej­gam­be­ri s.a.v.s. me dorën e vet i dha të pijë”.

Ky djalosh ishte ibni Abbasi (Muttefekun alejhi)

Mekruh është pirja nga ena e mbyllur, sikurse kanë qenë ibrikët, nga gryka e tyre, natyrisht se ky mekruh është mekruh tenzihi e jo tahrimi.