HADITHI nr.411– nga Libri Rijadus Salihin

Transmetohet nga Ebu Dherri r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Unë vërtet shoh atë që ju nuk e shihni. Qielli krikëllon dhe i takon (i ka hije) që të krikëllojë. Në të nuk ka vend në madhësi të katër gishtave e të mos ketë një engjëll me fytyrë në sexhde për All-llahun e Madhëruar. Pasha All-llahun, sikur të dinit ju çka di unë, do të qeshnit pak e do të qanit shumë dhe as që do të dëfreheshit me gratë në shtrat, por do të dilnit në rrugë dhe do të kërkonit ndihmën e All-llahut të Madhëruar.” (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadithi hasen)