4. Transmetohet nga Ebu Abdull-llah Xhabir ibn Abdull-llah elEnsarijj r.a.: “Në një betejë ishim me të Dërguarin e All-llahut (s.a. v.s) me ç’rast na tha: “Vërtet në Medine ka burra të cilët kanë qenë me ju, qoftë kur keni ecur nëpër kodra, qoftë nëpër lugina. Ata i ka penguar sëmundja.” Sipas një transmetimi tjetër: “Ata janë pjesëmarrës me ju në shpërblim.” (Transmeton Muslimi)