Transmetohet nga Abdull-llah Tarik ibn Eshjem r.a. se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Kush thotë: LA ILAHE IL-LALL-LLAH (Nuk ka Zot tjetër përveç Allllahut) dhe mohon hyjnitë e gjithçka që adhurohet, përveç Allllahut, atij i sigurohet pasuria dhe gjaku i tij, kurse llogaria e tij definitive është tek All-llahu.” (Transmeton Muslimi)