HADITHI nr.337– nga Libri Rijadus Salihin

Transmetohet nga Usejr ibn Amri e i thuhet Ibni Xhabir, se ka thënë: “Umer ibn el-Hattabi r.a. kur i erdhën njësitë (luftarake) nga Jemeni i pyeti: “A është në mesin tuaj Uvejs ibn Amir?” Derisa erdhi te Uvejsi r.a. dhe i tha: “A je ti Uvejs ibn ‘Amir?” (Uvejsi) Tha: “Po!” “A je nga (fisi) Muradi dhe nga (familja) Karani?” (Uvejsi) Tha: “Po.” (Umeri prapë vazhdoi) “A e ke pasur gërbulën e pastaj je shëruar prej saj përveç një vendi sa një dirhem?” Tha: “Po.” (Umeri) Tha: “A ke nënë?” Tha: “Po.” Tha (Umeri): “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Do t’ju vijë juve Uvejs ibn Amiri me njësitë e Jemenit nga Muradi, pastaj nga 118 Karani, ai e ka pasur sëmundjen e gërbulës dhe është shëruar, përveç nga vendi sa një dirhem. Ai e ka nënën ndaj së cilës është shumë bamirës, sikur ta luste ai All-llahun për diçka, do t’ia plotë- sojë, andaj nëse mundesh, (lute) që ai të kërkojë falje (magfiret) për ty, bëje!” (Umeri i tha): “Kërko magfiret për mua!” (Dhe Uvejsi) kërkoi falje për të. Pastaj Umeri i tha: “Ku dëshiron të shkosh?” Tha: “Në Kufe.” (Umeri) Tha: “A t’i shkruaj mëkëmbësit të atjeshëm?” (Uvejsi) Tha: “Unë do të jem me njerëz të parëndësishëm, këtë e kam qejf më tepër!” Në vitin e adhshëm në haxh vjen një njeri i dalluar nga Kufa, i cili takohet me Umerin e ky e pyet për Uvejsin. Ai tha: “E kam lënë me një shtëpi të keqe me pak gjësende. (Umeri) Tha: “E kam dë- gjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Do t’ju vijë Uvejs ibn Amiri me njësitë e Jemenit nga Muradi, nga Karani, që ka qenë i sëmurë nga gërbula e pastaj është shëruar, përveç një vendi sa një dirhem. Ka një nënë ndaj së cilës sillet me shumë bamirësi. Nëse i lutet All-llahut diçka, ia pranon, prandaj, nëse mundesh, kërko që ai të lutet për ty.” (Ky njeri nga Kufa) Shkon te Uvejsi dhe i thotë: “Kërko falje për mua!” (Uvejsi) Tha: “Ti ke qenë më vonë në udhëtim të mirë, andaj ti lutu për mua!” Pastaj i tha: “A e ke takuar Umerin?” Tha: “Po.” (Më në fund Uvejsi) Iu lut (All-llahut) për faljen e atij. Pas kësaj njerëzit e zbulojnë Uvejsin (dhe bëjnë një pushtim të vërtetë drejt tij) dhe ky largohet prej tyre.” (Transmeton Muslimi) Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “Nga Usejr ibn Xhabiri r.a. transmetohet se banorët e Kufes dërguan një delegacion për tek Umeri r.a. në mesin e të cilëve ndodhej një njeri nga ata që e përbuzën Uvejsin. Umeri tha. “A ka këtu ndonjë nga Karani?” dhe vjen ai njeriu, ndërsa Umeri i tha: “Vërtet, i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet, do t’ju vijë një njeri nga Jemeni, do ta quajnë Uvejs, nuk ka lënë asgjë në Jemen përveç nënës së tij. E ka pasur sëmundjen e gërbulës, por kur i lutet All-llahut. Ky e shëroi përveç një vendi sa një dinar apo një dirhem, andaj kush ta takojë prej jush, le ta lusë për t’i bërë lutje All-llahut për falje.” 119 Në një transmetim tjetër nga Umeri r.a. thuhet se ka thënë: “Unë, vërtet e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Vërtet tabiiju më i mirë është një njeri i quajtur Uvejs, që ka një nënë, ka qenë i sëmurë nga gërbula, andaj i thoni të bëjë lutje për ju për magfiret.”