Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “Erdhi një njeri tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe i tha: “O i Dërguari i All-llahut, kush është më i merituari i njerëzve për shoqërimin tim të mirë?” tha: “Nëna jote.” tha: “Pastaj kush?” (Pejgamberi) tha: “Nëna jote.” tha: “Pastaj kush?” tha: “Nëna jote.” tha: “Pastaj kush?” tha: “Babai yt.” (Muttefekun alejhi) Kurse sipas një transmetimi tjetër thuhet: “O i Dërguari i All-llahut, kush është më i merituar për shoqërim të mirë?” Tha: “Nëna jote, pastaj nëna jote, pastaj nëna jote, pastaj babai yt e pastaj më të afërmit me radhë.