Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Pranoni rekomandimin që grave t’u bëni mirë! Vërtet gruaja është krijuar nga brinja. Laku më i madh i brinjës është më lart. Nëse provon ta drejtosh, do ta thyesh, nëse e lë çfarë është, ajo mbetet e shtrembër. Andaj pranoni rekomandimin ndaj grave.” (Muttefekun alejhi) Në një transmetim të dy sahihëve thuhet: “Gruaja është sikurse brinja, nëse e drejton, e thyen, e nëse pajtohesh me të, pajtohesh me të ashtu si është, e shtrembër.” Ndërkaq në 96 transmetimin e Muslimit thuhet: “Vërtet gruaja është krijuar nga brinja, asnjëherë nuk drejtohet sipas rregullit, e nëse pajtohesh me të, pajtohesh ashtu si është, e shtrembër e nëse fillon ta drejtosh, do ta thyesh, kurse thyerja e saj është shkurorëzimi i saj.”