Transmetohet nga Aishja r.a. se ka thënë: “Hyri tek unë një grua me dy vajza të vogla dhe lypte, kurse unë nuk gjeta asgjë përveç një hurme. Ia dhashë atë hurmë, të cilën ua ndau dy vajzave të veta, duke mos ngrënë prej saj. Pastaj u ngrit dhe doli. Pas kësaj hyri Pejgamberi s.a.v.s. dhe unë e njoftova, kurse ai tha:
95
“Kush vëhet në sprovë sadoqoftë me vajza dhe sillet me mirësi ndaj tyre, ato do t’i jenë perde (mbrojtje) nga zjarri.” (Muttefekun alejhi)
HADITHI nr.273 – nga Libri Rijadus Salihin
