Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Ai që kujdeset për të shkretët dhe të varfërit është si ai që lufton në rrugë të All-llahut.” (Transmetuesi thotë) Mendoj se (Pejgamberi) tha: “Si ai që falet pandërprerë dhe si ai që agjëron pandërprerë.” (Muttefekun alejhi)