HADITHI nr.27 – nga Libri Rijadus Salihin

27. Ebu Seid Sa’d ibni Malik el-Hudrij r.a. transmetohet të ketë thënë: “Një grup njerëzish prej ensarëve kërkoi (sende të ndryshme) nga i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe ai u dha, ata përsëri kërkuan, e ai prapë u dha çka kërkuan, derisa nuk i mbeti atij asgjë, e kur harxhoi krejt çka kishte iu tha atyre: “Çdo gjë të mirë që kam do t’ju jap, asgjë nuk do të kursej as s’do të mbaj për vete, por kush dëshiron dhe kërkon dëlirësi, All-llahu do t’ia japë e kush kërkon dhe dëshiron pavarësi, Allllahu do ta bëjë të pavarur, të pasur. Kush bën shumë durim,  All-llahu do t’i ndihmojë në durim. Askujt nuk i është dhënë dhuratë më e mirë dhe më e rëndësishme sesa durimi (sabri).”  (Muttefekun alejhi)