Islami është mëshirë nga Allahu për njerëzit,që me të ka dërguar Pejgamberin e mëshirës Muhamedin alejhi selam ,Islami është feja e lehtësimit dhe nuk egziston vështirësia në të,fe e butësis ,dhe çdokush qe e shtrëngon ate, vetemse feja e mundë atë.
Transmetohet nga Abdullah ibn Mesudi r.a.se ka thënë: Një njeri i tha të dërguarit: o i derguari i Allahut unë vonohem për namazin e sabahut sepse imami shumë e zgjatë namazin, i dërguari i Allahut u hidhërua saqë asnjëhër nuk e kam parë të hidhëruar sikur atë ditë dhe tha: “o ju njerëz ka prej jush që i largojnë njerëzit nga feja, prandaj kush është imam le të falet shkurt sepse pas tij ka të sëmur,të moshuar dhe nevojtar”.
Dobite e hadithit:
1)Zgjatja e namazit provokim -Muadhi r.a. ua fali fisit të vet namazin e jacisë por e zgjati atë duke lexuar suren Bekare ( sureja më e gjatë në Kuran) , një person u largua nga xhemati dhe u fal vetëm për shkak se nuk mundë të duronte.Ky person shkoi te Pejgamberi alejhi selam dhe u amkua se zgjatja e namazit të Muadhit është shkak që ky nuk mund të fal sabahun me xhemat. Pejgamberi alejhi selam u hidhërua saqë Ibn mesudi asnjëhër nuk e kishte parë më herët të dërguarin e Allahut të hidhëruar kur këshillonte njerëzit.
Përveç mohimit që ia bëri Muadhit r.a. tha se disa prej jush që jeni imama të njerëzve në namaz i ngushtoni njerëzit për shkak të zgjatjes së namazit edhe këtë për arsye se në mesin e njerëzve mund të ketë të sëmur që u pengon qëndrimi i gjatë në këmbë,apo të moshuar që lodhen ,apo ndonjë nevojtar që punon apo udhëton edhe kjo është e vërtet.
Ka thënë Ebu Vakid el Lejthi r.a.se i dërguari i Allahut është falur shkurt me njerëzit dhe shumë gjatë kur është falur vetëm .Transmeton Imam Shafiu.
Nuk është për qëllim shkurtimi në namaz lënia e obligimeve apo suneteve të namazit,sepse i dërguari ka thënë: “nuk pranohet namazi i atij që nuk drejton shpinën në ruku dhe sexhde”,gjithashtu i ka thënë njeriut i cili gaboi në namaz “kthehu,falu sepse nuk je falur”.
2)Sa preferohet të lexohet në namaz- Në sabah imami mund të lexon prej 40 deri 60 ajete,në drekë, ikindi dhe jaci të lexon suren ves-semai ose suren et-tarik ose suren vesh-shemsi ose diçka të ngjajshme,në aksham diçka më pak ,e nëse paraqitet ndonje nevojë në namaz atëher e shkurton.Një ditë i dërguari e ka falur namazin e sabahut me kul eudhat(kul eudhu birabil felek dhe kul eudhu burabi nas)ngase e dëgjoi një fëmi duke qarë në xhami.
3)Hidhërimi për hirë të Allahut -Pejgamberi alejhi selam ishte njeriu më zemërgjër dhe më i urtë,nëse i ndodhte dicka vetes ose pasuris së tij e falte dhe nuk u hakmerte,mirëpo nëse i bëhej mëkat Allahut të Lartësuar atëher ai u hidhëronte shume dhe nuk shuhej hidhërimi i tij derisa te shkonte në vend urdhëri i Allahut ose dispozita e Tij.
Ka thënë Aishja r.a.për të : nuk u hakmerte për veten e tij asnjëher mirëpo nëse shkeleshin normat e Allahut atëher hidhërohej saqë askush nuk mund ta frenonte.
4)Hadithi tregon për vlerën e diturisë dhe dijetarit.
5)Hidherimi për hirë të fese është prej cilësive të mira të muslimanit.
6)Tregimi i shkaqeve të ndalesave ka rëndësi të madhe në islam.
Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI
www.thirrjaislame.com