HADITHI nr.223 – nga Libri Rijadus Salihin

Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “A e dini kush është i falimentuar (muflis)?” (As-habët) Thanë: “I falimentuar te ne është ai i cili nuk ka as para e as mall.” Tha: “I falimentuar i umetit tim është ai që vjen në Ditën e Gjykimit me namaz, me agjërim, me zekat, por edhe me mëkatin e sharjes së një personi, me shpifje të një tjetri, me ngrënien e pasurisë së një tjetri, me gjakderdhjen e një personi, me rrahjen e një tjetri, e kur t’u jepen atyre prej veprave të mira të këtij dhe nëse harxhohen mirësitë e tij para se t’u paguhen borxhet, atëherë do të merren prej mëkateve të tyre dhe do t’i ngarkohen këtij, pastaj edhe ky do të hidhet në zjarr.”  (Transmeton Muslimi)