HADITHI nr.212 – nga Libri Rijadus Salihin

Transmetohet nga Ebu Musa r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: “Vërtet All-llahu i jep jetë të gjatë mizorit, ndërsa kur ta rrëmbejë nuk i shpëton dot”, pastaj lexoi: “Ja, ashtu dënon Zoti yt kur dënon qytete që kanë bërë mizori. Dënimi i tij është fort i dhembshëm.” (Hûd, 102) (Muttefekun alejhi)