Transmetohet nga Xhabiri r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Ruajuni dhunës (padrejtësisë), sepse dhuna është errësirë në Ditën e Gjykimit, ruajuni koprracisë, sepse vërtet koprracia i ka shkatërruar ata popuj që kanë qenë para jush: ajo i ka shtyrë për derdhjen e gjakut të tyre dhe i ka shtyrë që ndalimet (haramet) t’i bëjnë të lejuara (hallall).” (Transmeton Muslimi)