Nga Ebu Zejd Usame ibn Zejd ibn Harithe r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Në Ditën e Gjykimit do të sillet një njeri dhe do të hidhet në zjarr (Xhehenem), e organet e barkut do t’i dalin jashtë dhe do
75
të sillet rreth tyre siç sillet gomari në rrotulluesen e mullirit. Banorët e Xhehenemit do të mblidhen rreth tij e do t’i thonë: “O ti filan, çfarë të ka ndodhur? A nuk ke urdhëruar për vepra të mira dhe ke ndaluar nga të këqijat?” Ai do t’ju thotë: “Po, gjithsesi, kam urdhëruar për vepra të mira, por vetë nuk i kam kryer dhe kam ndaluar nga të këqijat, por vetë i kam punuar.” (Muttefekun alejhi)
HADITHI nr.203 – nga Libri Rijadus Salihin
