HADITHI nr.185 – nga Libri Rijadus Salihin

Nga Ebu Musa el-Esh’arij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Arkëtari i besueshëm musliman është i cili e zbaton urdhrin dhe jep a paguan në mënyrë të plotë me gjithë dëshirë dhe ia dorëzon atij për të cilin është urdhëruar çdokush nga dhënësit e zekatit.”  (Muttefekun alejhi) Në një transmetim tjetër: “I cili jep atë që i urdhërohet, mu ashtu siç i urdhërohet, po ashtu është mirëbërës (mutesaddik).”