Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se i Dërguari i All-llahut ka thënë:
“Kush e beson All-llahun dhe ditën e Mbramë, le të flasë mirë ose le të heshtë, dhe kush beson në All-llahun dhe ditën e Mbramë, le ta nderojë fqiun e tij dhe kush beson në All-llahun dhe ditën e Mbramë, le ta nderojë musafirin e tij.”
(Buhariu dhe Muslimi)