Nuk ka divergjenc se pejgamberi i Allahut Muhamedi është njeriu më i ndershëm nga të gjithë njerëzit dhe zotëriu i bijve të Ademit a.s. dhe njeriu më me vlerë te Allahu dhe më i larti.Allahu atë e ka veçuar me disa veçori që nuk ia ka dhënë askujt para atij as që do ti ketë dikush pas tij.Në hadithin në vazhdim i përmend i dërguari a.s. pesë nga veçoritë që ia ka dhuruar Allahu atij:
Trans.nga Xhabir ibn Abdullahu se i dërguari a.s. ka thënë:”më janë dhuruar pesë gjëra që nuk iu kanë dhuruar ndokujt para meje:jam ndihmuar me frikë (ndaj armiqve para se të arrij në betej) një muaj para,më është bërë toka mua xhamij dhe pastrim dhe cilindo njeri që e arrin koha e namazit le të falet,më janë lejuar plaçkat e luftës e që nuk iu kanë lejuar askujt para meje,më është dhënë ndërmjetsimi,pejgamberët dërgoheshin vetëm te populli i vet e unë jam e dërguar tek gjithë njerëzimi”.
Dobitë e hadithit:
1) sqarimi i vlerës së të dërguarit a.s. mbi të dërguarit tjerë dhe gjithpërfshirja e mesazhit të tij,ka thënë Allahu i lartësuar:”nuk të kemi dërguar për gjithë njerëzit vetëmse përgëzues dhe qortues”.
2) lejimi i pastrimit(tejemumit)me dhe në tërë tokën,thotë pejgamberi a.s.:”më është bërë mua dhe pasuesve të mi e tërë toka xhamij dhe pastrim”.për këtë lejohet pastrimi me dhe (tejemumi)të pastër dhe me çdo send që i përngjason dheut si:zalli,guri,gipsi.Ka thënë Allahu:”pastrohuni me dhe të pastërt”është për qëllim fytyra e tokës qoftë dhe apo diçka tjetër,kështu kanë thënë dijetarët e medhhebit hanefij.
3) veçimi i pejgamberit edhe me veçori tjera përveç këtyre pesë veçorive.Kush i shfleton librat e hadithit do të vëren se pejgamberi a.s. është i veçuar edhe me tjera veçori përveç këtyre pesë saqë ibn Haxher el Askalani i ka përmendur shtatëmbëdhjetë cilësi,dhe ai ka thënë:mundet të ketë ende nëse dikush thellohet në lexim.dhe ato cilësi tjera të pejgamberit a.s. që nuk janë përmendur në këtë hadith janë:ka thënë fjalë me shumë kuptime,është vula e pejgamberëve,është emërtuar Ahmed,pasuesit e tij janë populli më i mirë ndër popujt tjerë,i është dhënë lumi keuther…etj.
4) në këtë hadith ka dobi të shumta,prej tyre:
a) lejohet me i përmend të mirat e Allahut duke pohu mirësitë e Allahut e jo duke u lavdëruar.
b) toka në esencë është e pastërt.
c) pranimi i namazit nuk është i kushtëzuar vetëm në xhami.
d) lejimi i thënies së diturisë pa u pyetur.
Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI
www.thirrjaislame.com