HADITHI nr.143 – nga Libri Rijadus Salihin

Transmetohet nga Adijj ibn Hatim të ketë thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: “Frikësohuni (ruhuni) nga zjarri, qoftë edhe me gjysmë hurme.” (Muttefekun alejhi) Në një transmetim tjetër po nga ky transmetues, Buhariu dhe Muslimi theksojnë hadithin në tërësi si vijon: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Secilit prej jush Krijuesi i vet do t’i drejtohet drejtpërdrejt (me të folur-pyetje) pa përkthyes. Do të shikojë nga ana e tij e djathtë, e nuk do të shohë tjetër gjë veçse veprat e tij (të mira). Pastaj do të shikojë nga ana e tij e majtë, e nuk do të shohë tjetër gjë veçse veprat e tij (të këqija). Do të shikojë përpara vetes e nuk do të shohë tjetër veçse zjarrin (e Xhehenemit) para fytyrës së tij. Andaj, mbrohuni nga zjarri (i Xhehenemit), qoftë edhe me gjysmë hurme, e kush nuk e gjen këtë atëherë me fjalë të mire.”