Prej kujdesit të Islamit është edhe mësimi i gruas dhe dhënia e të drejtave të saj.
Pejgamberi s.a.u.s. i këshillonte gratë me fjalë të përshtatshme. Një herë ua patë caktuar një mbledhje të veçantë atyre, pasiqë ato e kërkuan një gjë të tillë dhe i mësonte ato nga ajo që e kishte mësuar Allahu. Nga mënyra e urtë e tij e të mësuarit ka qenë se ai i ka këshilluar në mënyrë të rreptë, gjithmonë këshillat e tij janë dedikuar në shumës që më lehtë t’i pranojnë dhe të nënshtrohen. Në vijim do të japim një nga këshillat e tij:
Transmetohet nga Ebu Seid el Hudriu r.a. se ka thënë: Doli pejgamberi s.a.u.s. në festën e Kurban Bajramit apo të Fitër Bajramit dhe kaloi nga gratë të cilëve u tha: “O ju gra, jepni lëmoshë se unë e kam parë që shumica e banorëve të zjarrit janë prej jush (grave).” Ato thanë: “Përse, o i dërguari i Allahut?” Tha: “Mallkoni shumë, e mohoni afërsinë, nuk kam parë më të mangëta në fe dhe në mendje, dhe më së shumti që ia merr mendjen njeriut jeni ju.” Ata thane: “E çfarë është mangësia e mendjes dhe fesë tonë?” Tha: “A nuk është se dëshmia e gruas është sa gjysma e dëshmisë së burrit?” Ato thane: “Gjithësesi.” Ai tha: ”Kjo është nga mangësia e saj. E kur të jetë në menstruacione ndonjëra nuk falet apo nuk agjëron?” Thanë: “Gjithësesi.” Tha: “Kjo është mangësia e fesë së saj.”
Dobitë e hadithit:
- Pejgamberi s.a.u.s. i ka nxitur gratë që të japin lëmoshë, sepse ajo i shlyen shumë mëkate. Lidhur me këtë ka transmetohet në librin Sahih të Tirmidhiut se pejgamberi s.a.u.s. ka thënë: “Lëmosha e shlyen gabimin sikur që uji e fikë zjarrin.”
- Shkaqet përse gratë janë banorë të zjarrit:
- Mallkimi i tepërt, gjë që është largim dhe dëbim nga mëshira e Allahut të lartësuar dhe, njëherit, është edhe nga mangësitë ekëqija të gjuhës, qoftë ndaj kafshëve apo njerëzve. Ka thënë pejgamberi s.a.u.s.: “Besimtari nuk është mallkues.” Nga kjo kuptojmë se mallkimi është i ndaluar fetarisht përveç kush bën vepra që e largojnë nga Allahu, sikurse mohimi (kufri), padrejtësia. Në këtë rast është kusht të mos përvetësohet, por të thuhet: “Mallkimi I Allahut qoftë mbi mohuesin ose mbi të padrejtin.” Ndërkaq, në sahihun e Muslimit transmetohet se pejgamberi s.a.u.s. ka thënë: “Mallkuesit nuk bëhen as ndërmjetësues, as shehidë në Ditën e Kijametit.”
- Mohimi i afërsisë, gjë që, poashtu është zakon te gratë. Ato i mbulojnë të mirat e burrit dhe e mohojnë afërsinë. Ndërsa në hadith qëndron kështu: “Nëse i bën mirë ndonjërës tërë kohën dhe sheh diçka prej teje, thotë se nuk ka parë prej teje mirësi asnjëherë.” Prej bazave të Isamit është se mohimi i mirësive është e ndaluar, sepse është mohim i dhuruesit (Allahut) dhe mbulim i dhuntisë. Thotë Allahu i lartësuar: “Nëse falënderoni, ua shtoj, ndërsa nëse mohoni, dënimi im është i dhembshëm.”
- Humbja e mendjes së burrit. Gruaja ka ndikim te burri, deri në atë nivel saqë burri i bëhet rob asaj me vepër ose fjalë, gjë që nuk lejohet sipas fesë. Ky ndikim shtohet kur burri është i nënshtruar ndaj epsheve, gjë që e shohim në kohën tonë ku gruaja është drejtuese e çështjeve të burrave në mënyrë të paparë. Të vërtetën e ka thën i dërguari i Allahut: “Pas vdekjes time nuk kam lënë ndonjë sprovë më të madhe për burrat se sa sprova e gruas.” Gruaja e cila është shkak që burri i saj të bie në gabime, mëkate dhe t’ia humbë atij mendjen, padyshim se edhe ajo ka një pjesë të mëkatit . Nëse burri i vendosur, ndonjëherë, u nënshtrohet grave, atëherë ai që është i pavendosur iu nënshtrohet krejtësisht dhe qorrazi.
- Mendja e mangët e grave. Në këtë çështje pejgamberi s.a.u.s. u ka përgjigjur në proporcion me atë që shkruan në librin e Allahut, ku flitet se dëshmia e dy grave është sa dëshmia e një burri, kur bëhet fjalë për borxh. Kjo ndodhë për shkak të largimit të saj nga këto kontrata ndërmjet njerëzve, sepse ajo është e angazhuar me diçka tjetër dhe se ajo ndikohet shumë nga ndjenjat, ndërsa dëshmia duhet të jetë e dhënë nga mendja e pavarur nga ndjenjat. Ne mund të themi se gruaja është qenie njerëzore sikurse burri. Në këtë aspekt gratë shpeshherë ua tejkalojnë burrave. Por mangësia në mendje qe e ka cekur pejgamberi s.a.u.s. është në mendjen e përfituar ose është e angazhuar me çështjet e jetës së saj .
- Mangësia e fesë së saj, ka thënë i dërguari i Allahut, qëndron në atë se kur është në menstruacione nuk falet dhe nuk agjëron. Është e ditur se ajo e kompenzon agjërimin, mirëpo jo edhe namazin, dhe pa dyshim se lënia e namazit ia pakëson shpërblimin asaj. Imam Neveviu ka thënë: “Mangësia e grave në fe është çështje relative, p.sh. I ploti është më i mangët se i përsosuri, dhe ajo që është me menstruacione e nuk fal namaz nuk ka mëkat, por është më e mangët se ai që falet. ”
- Hadithi tregon se lejohet të falet namazi i bajramit në hapësirë
- Gratë mund të prezentojnë në namazin e Bajramit, mirëpo të ndara nga burat
- Të lejuarit e këshillimit të grave
- Mohimi i mirësive dhe përdorimi i fjalëve fyese janë të ndaluara sikurse mallkimi dhe ofendimi
- Mendja shtohet dhe pakësohet sikurse edhe besimi
- Lëmosha e shuan hidhërimin dhe i shlyen mëkatet.
Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI
www.thirrjaislame.com