HADITHI nr.129 – nga Libri Rijadus Salihin

Ebu Hurejra r.a. po ashtu thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet e kam parë një njeri duke u dëfryer në Xhenet për shkak se kishte prerë një dru që i pengonte muslimanët të kalonin rrugën.”  (Transmeton Muslimi) Kurse në një transmetim tjetër thuhet: “Një njeri has në një degë të lisit në mes të rrugës, e thotë: “Pasha All-llahun, unë këtë do ta largoj që të mos i mundojë muslimanët.” Andaj u fut në xhenet.” Kurse në një transmetim të Buhariut dhe Muslimit: “Duke ecur rrugës një njeri e gjen një degë të ferrës në rrugë dhe e largon. All-llahu e falënderoi atë dhe ia fali mëkatet.