HADITHI nr.120 – nga Libri Rijadus Salihin

120. Nga Ebu Dherri r.a. po ashtu transmetohet se i Dërguari i Allllahut s.a.v.s ka thënë: “Çdo mëngjes për çdo nyje (të trupit) tuaj ka sadaka. Çdo tesbih – lavdërim (të shprehurit subhanall-llah) është sadaka; çdo tahmid – falënderim (të shprehurit elhamdu li-l-lah) është sadaka; çdo tekbir – madhërim (të shprehurit All-llahu ekber) është sadaka; urdhëresa për të mirë është sadaka, ndalesa kundër së keqes është sadaka. Krejt këtë e zëvendësojnë dy rekate namaz nafile (vullnetare) të paraditës (duhâ).”
(Transmeton Muslimi)