Hadithi Nr.12 “Besimtari nuk bëhet i papastër”

Njeriu, edhe nëse është besimtar apo jobesimtar djersa e tij, jargët e tij, lotët e tij, janë të pastra edhe nëse e ka kry nevojën apo është bërë xhunub (papastër) ose nëse gruja është në mensturacione ose në lehoni.Kjo është prej nderimit të njeriut qe ia ka bërë All-llahu subhanehu ve teala atij ku thotë:”Ne i kemi nderuar bijte e Ademit”.ne hadithin në vijim e verteton Pejgamberi s.a.w.s. se besimtari është i pastër edhe nuk bëhet i papastër.
Transmeton  Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.w.s. e ka takuar atë në një rrugë të Medines kur ai ka qenë i papastër(xhunub) dhe tha: u fsheha prej tij dhe shkova u pastrova pastaj erdha dhe me tha:ku shkove o Eba Hurejra? Tha:isha i papastër dhe nuk desha të rrij ulet me ty dhe une duke qene i papaster.tha:”i lartesuar është All-llahu me vertete besimtari nuk bëhet i papastër”.
Dobite e hadithit:
1.Besimtari është i pastër: ka qenë prej traditës së Pejgamberit s.a.w.s. që kur e ka taku ndonjërin prej shokëve të tij e ka përshëndetë për dore dhe ka bërë lutje për të. Ebu Hurejra r.a. është frikuar  të përshendet dorën e ndershme të Pejgamberit s.a.w.s. duke qenë  xhunub(i papaster) dhe ka shpejtuar për tu  pastruar,për këtë arsye Pejgamberi s.a.w.s. ia mohoi Ebu Hurejres këtë bindje se është i papaster nëse është xhunub e jo fjalen e tij,nuk desha me u ule pa u pastru,sepse me ndejt me dikënd duke qenë i pastër është e preferuar.
Kuptimi se besimtari nuk është i papastër është se ai është i paster në trupin  e tij,jargët e tij,djersa e tij,uji çka ngel(pasi te pin prej  gotes),lotët e tij,edhe jobesimtari e ka dispozitën e njejtë sikur besimtari.
E sa i përket fjalës së All-llahut të Lartësuar:”Me të vërtet mushrikat(jobesimtaret)janë të papaster”,shumica e dijetarëve thone: nuk është për qëllim papastërtia e trupave të tyre mirëpo është për qëllim papastertia e besimit,për këtë arsye e ka lidhur Pejgamberi s.a.w.s. një rrob jobesimtar në xhami,dhe e ka lejuar All-llahu ushqimin e pasuesve të librit. Shumica e dijetareve kanë thënë :është përmendur veçant besimtari sepse ai është që çdoher largohet nga papastërtia,ndersa jobesimtari nuk rruhet nga papastërtia.

  1. Preferohet respektimi i njerëzve me vlerë,dhe nderimi i tyre. Kanë preferuar dijetarët që nxënësi i diturisë të jetë në formë më të mirë kur e kërkon diturinë, i paster, i regulluar, thonjtë e prerë, erë të këndshme qe mos të i pengon mësuesit të vetë dhe shokëve të tij.

3.Lejohet që të vonohet pastrimi prej kohës së parë të obligueshmëris.
4.Lejohet që xhunubi(i papasteri)të i kryn disa nga nevojat e tij para se të pastrohet.
5.Afrimi i zemrave të besimtarëve dhe modestia për hir të All-llahut.

 

Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI

www.thirrjaislame.com