HADITHI nr.112 – nga Libri Rijadus Salihin

112. Nga Ebu Mes’ud Ukbe ibn Amr el-Ensarij r.a. transmetohet të ketë thënë: “Pasi u shpall ajeti i sadakasë, ne asokohe punonim si hamej, pastaj erdhi një njeri dhe dha shumë pasuri sadaka. (Të pranishmit) Thanë: “Dëshiron të tregohet”, pastaj erdhi një njeri tjetër dhe dha një tas sadaka. Thanë: “Vërtet All-llahu është i panevojshëm për këtë tas!” Me atë rast u shpall ajeti: “Ata që përgojojnë besimtarët në dhënien vullnetare të kontributeve, madje i përbuzin edhe ata të cilët japin me përpjekje të madhe.”

(et-Tewbe, 79) (Muttefekun alejhi)