HADITHI nr.102 – nga Libri Rijadus Salihin

102. Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Besimtari i fortë (në besim) është më i mirë dhe më i dashur tek All-llahu sesa besimtari i dobët dhe te secili ka dobi. Kujdesu për atë që të sjell dobi. Kërko ndihmë nga All-llahu e mos u bë i dobët. Nëse të godet diçka, mos thuaj: “Sikur të veproja kështu, do të ndodhte kjo”, por thuaj: “All-llahu e ka caktuar dhe çka ka dashur Ai ka vepruar. Sepse “lev-i” (sikur të…) e fillon veprimin e djallit.”

(Transmeton Muslimi)