Hadithi Nr.3 “Dispozita e xhenazes”

Hadithi 3: Sheriati islam i ka dhënë rëndësi dispozitave të xhenazes si dhe na nxit për përcjelljen e saj dhe e ka ngulitur në jetën shoqërore të muslimanëve derisa është bërë pjesë përbërëse e jetës së përditshme të tyre.Këtë e vërejmë në dispozitën e nderimit të të vdekurve prej të gjallëve dhe marrja mësim nga ky udhëtim i domosdoshëm për çdo të gjallë. Në këtë ligjëratë bëhet fjalë rreth vlerës së përcjelljes së xhenazes dhe namazit të saj si dhe qëndrimi me të derisa të kryhet varrosja.

Transmeton Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.w.s. ka thënë:”Kush e përcjell kufomën e besimtarit me besim dhe duke pritë shperblim,dhe qëndron derisa të i falet namazi i xhenazes dhe të kryhet varrimi ai kthehet me dy kirat …çdonjëra nga ato sikur kodra e Uhudit,e kush ja falë namazin e xhenazes pastaj kthehet para se të varroset, ai kthehet me një kirat …”.

Dobitë e hadithit:

1)Përcjellja e kufomës: hadithi flet për përcjelljen e kufomës,nuk është problem nëse hecin njerëzit para kufomës apo pas saj apo djathtas apo majtas,sepse kështu më shpejt përcjellet xhenazja edhe arrihet praktikimi i sunnetit në përshpejtimin e xhenazes. Nuk përcjellet xhenazja me zëra të lart(këtu hyn edhe muzika) apo zjarr,mirëpo duhet përcjellur të qetë,duke marrë mësim nga vdekja edhe duke u lutur për të vdekurin.

2)Namazi ndaj kufomës: është obligim kolektiv(farz kifaje). Për kryerjen e këtij namazi kemi disa obligime ndaj të vdekurit si:pastërtia,mbulimi i pjesëve të turpshme,kthimi kah kibla etj.Të njëjtën kohë është nderim për të vdekurin të lutesh për të,dhe falet pasiqë të pastrohet kufoma dhe të qefinoset. Është e pëlqyer që në namazin e kufomës të prezentojnë sa më shumë njerëz,dhe të rënditen në sa më shumë rreshta.Më së paku duhet të ketë njerëz deri në 40 persona ose më së paku të bëhen tre rreshta.

3) Çka është kirat? Ka thënë ibn Ethiri: kirat është një pjesë e dinarit, është gjysa e një të dhjetës në shumicën e vendeve.Ndërsa banorët e shamit e llogarisin pjesë e një të njëzet e katërtës.Ne nuk e njohim se si do të jetë shpërblimi në botën tjetër dhe këtë e din vetëm All-llahu xh.sh. dhe ne nuk mund të dijmë vetëmse nëpërmjet përngjasimit të tij me diçka nga ajo që e njohim,për këtë arsye e ka përshkruajtur me pjesë të dinarit.Kirati e ka vlerën e vogël mirëpo në hadith e shofim se vlera e tij është sa kodra e Uhudit që është në afërsi të Medines.

4)Hadithi na udhëzon që të prezentojmë në varrime dhe në faljen e namazit të xhenazes.

5) Ka argument se All-llahu xh.sh. e ka nderuar kufomën e besimtarit dhe e ka bërë që të shpërblehet shumë ai i cili përkujdeset për vorrimin e tij.

Përktheu nga Arabishtja: Ibrahim SHERIFI

www.thirrjaislame.com

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *