27. E pyetëm Abdull-llah ibn Mesudin r.a. për ajetin: “Dhe assesi mos mendoni se janë të vdekur ata që u vranë në Rrugën e All-llahut! Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u furnizuar te Zoti i tyre”
(Ali Imran; 169) Dhe ai tha: Edhe ne kemi pyetur (të Dërguarin e All-llahut a.s.) dhe na ka thënë: Shpirtrat e tyre janë në brendësi të zogjve të gjelbër, duke pasur kandila të varur për Arsh dhe (këto njerë shetisin në Xhennet nga të duan, pastaj pushojnë dhe qetësohen në ato kandila. Atëherë Zoti ua hedh një shikim dhe u thotë: “A dëshironi diçka tjetër?” ata thonë: “Çka mundemi të dëshirojmë, kur po shetisim lirisht dhe kah të duam në Xhennet?” All-llahu ua drejton tri herë këtë pyetje, e ata, kur e shohin se do të pyeten përsëri, përgjigjen: “O Zot, dëshirojmë që të na i vendosësh edhe një herë shpirtrat në trupat tonë (dmth në dunja) dhe të luftojmë derisa të vdesim edhe një herë në rrugën tënde.” Kur Ai sheh se ata nuk kanë nevojë për asgjë tjetër, i le të qetë.