22. Asnjëri prej jush le të mos e nënçmojë veten! (Shokët) i thanë: O i dërguar i All-llahut, si mundet ndonjëri prej nesh ta nënçmojë veten? Ai është përgjigjur:
Kur një njeri sheh ndonjë çështje, e cila ka të bëjë me fenë e All-llahut, e ai nuk flet, atëherë All-llahu a.xh. në Ditën e Ringjalljes i thotë: Ç’të pengoi ta thuash të vërtetën rreth asaj çështjeje? Njeriu do të thotë: Frika prej njerëzve. All-llahu do t’i thotë: Më mirë do të ishte nëse më frikoheshe Mua!