12. Është thirrur një njeri në llogari prej atyre që kanë jetuar para jush. Te ai nuk u gjet asgjë e mirë, përveç se ai përzihej me njerëzit dhe ua lehtësonte hallet, e gjithashtu, pasi që kishte qenë i pasur, i urdhëronte shërbetorët e tij që t’ia vazhdojnë borxhin atij që gjendej në rrethana të vështira ekonomike. Pastaj (i Dërguari i All-llahut a.s.) tha se All-llahu ka thënë: “Ne jemi më të çmuar se ti në këtë. Lëshojeni të shkojë!”