- Të lexojë Kur`an me abdest,
- Ta pastrojë gojën me misvak (apo brushë) para se të fillojë me lexim të Kur`anit.
- Të lexojë Kur`an në vend të pastër,
- Të ulet drejt Kibles me devotshmëri, butësi, seriozitet dhe kokulur,
- Të shqiptojë me zë EUDHU BIL-LAHI MINESH-SHEJTANIRR-RRAXHIM që do të thotë: “Kërkoj prej All-llahut që të më mbrojë prej shejtanit të mallkuar”,
- Të lexojë me tertil (rrjedhshëm),
- Të logjikojë rreth asaj që e lexon,
- Kur të lexojë Kur`an të qajë apo të bëhet sikur qanë,
- Të lexojë me zë të bukur,
- Të lexojë me zë nëse nuk pengon dikë prej atyre që falen, lexojnë apo që flenë,
- Të lexojë duke shikuar në Mus’haf me që shikimi në të është ibadet (adhurim),
- Mos të bisedojë me askënd gjatë leximit përveç se në raste urgjente,
- Mos të qeshë e as mos të luaj gjatë leximit të Kur`anit, as mos të shikojë në gjërat të cilat e argëtojnë (ia tërheqin vëmendjen).
- www.thirrjaislame.com