Efektet e Boronicës së Kuqe

Boronica e kuqe mund të jetë e mirë edhe për personat të cilët i kanë mbijetuar ndonjë goditje në tru.
Studimet amerikane të realizuara kohë më parë tregojnë se ekstrakti i kësaj frute mund të ulë dukshëm vdekjen e qelizave pas goditjes në tru.

Vdekja e qelizave të trurit kur ato i janë ekspozuar ekstraktit të boronicës së kuqe ka qenë dyfish më e ulët krahasuar me qelizat e trurit të cilat nuk janë ekspozuar në këtë ekstrakt.

Rezultatet tregojnë se boronicat e kuqe mund të ndihmojnë në rikuperimin pas goditjes në tru, veçanërisht në fazat e hershme të saj, kur ndodhin më së shumti dëmtime.

Boronica e kuqe është e njohur për efektin e saj në trajtimin e problemeve të sistemit urinar, ndërsa disa studime thonë se ato mund të kenë rol edhe në ruajtjen e shëndetit kardio-vaskular. Kjo pasi mendohet se boronica e kuqe rrit nivelin e kolesterolit të mirë dhe nivelin e antioksiduesve në gjak.

/shkupi24/