EDHE KËTO JANË NGA BUKURIA !

Bukuri:

Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, monedhat e arit i fshinte me leckë të parfymosur me miskë para se t’i jepte lëmoshë për të varfrit!

Bukuri:

Omer ibën Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur me të, si lëmoshë e jepte sheqerin, ngase e donte atë tepër, dhe donte ta fiton dhuntinë e Allahut, ashtu siç e ceki Allahu: “Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni” Ali Imran 92.

Bukuri:

Një njeri i cili e ka zakon që kur bie në sexhde, të lutet për atë që e ka në të djathtën e tij dhe në të majtën e tij në namaz! Ajo më mahnitëse është se ai nuk i njeh ata!!

Bukuri:

Mësuesja e fëmijëve parashkollor, për çdo mëngjes ia rregullon disa nga nxënësve të tyre flokët dhe  rrobat, ngase nga to janë jetime apo pa nëna!

Bukuri:

Kur nëna i tubon fëmijët dhe ju rrëfen atyre ngjarje nga jeta e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe ju jep dhurata, kurse ata e presin me çdo mall takimin me të!

Bukuri:

Një njeri kur e jep një lëmoshë dhe thotë: O Zot, kjo lëmoshë është për të gjithë të vdekurit nga muslimanët, që për ta nuk ka kush të jep lëmoshë”.

Kalitni veten që ditët e juaja të jenë përplot respekt, njerëzi, bamirësi dhe jetë.

Mos harro se gjurma e bukur mbetet edhe nëse mungon pronari i saj!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU