Pyetja:
Disa nga njerëzit që vijnë në xhami me fëmijë që nuk e kanë arritur moshën e dallimit dhe nuk mund të falen si duhet. Këta fëmijë i vendosin në rreshta me namazfalësit tjerë dhe gjatë namazit luajnë apo grinden me çka i shqetësojnë ata që janë afër tyre. Pra, cila është dispozita rreth kësaj, dhe nëse ka mundësi ndonjë këshillë për prindërit e fëmijëve të tillë?
Përgjigje:
Mendoj se sjellja e fëmijëve (në xhami) që pengojnë namazfalësit nuk është e lejuar, sepse kjo gjë pengon besimtarët në kryerjen e një obligimi prej obligimeve të All-llahut. I Dërguari salAllahu alejhi ue selem i dëgjoi disa sahabë që faleshin duke recituar Kur’an me zë të lartë, dhe u tha:
“Ju nuk duhet t’i ngritni zërat mbi njëri tjetrin në recitim” (Ahmedi, 2: 36,37)
Në një hadith tjetër ai tha:
“Ju nuk duhet t’i pengoni njëri-tjetrit” (Ebu Davudi; 1332)
Kështu, çdo gjë që u pengon atyre që falen, ndalohet kryerja e saj. Andaj, këshilla ime për këta prindër është që të mos i sjellin këta fëmijë në xhami dhe të kërkojnë udhëzim në atë që urdhëroi i Dërguari i All-llahut:
“Urdhëroni fëmijët tuaj të falin namaz kur t’i mbushin shtatë vjet, ndërsa rihni kur ti mbushin dhjetë” (Ebu Davudi nr.494, 495 dhe Ahmedi 2: 187)
Poashtu, i këshilloj njerëzit e xhamisë që t’I hapin zemrat e tyre për fëmijët, ardhja e të cilëve është e ligjëruar me sheriat. Ata nuk duhet t’i vështirësojnë gjërat mbi ta ose t’i largojnë ata nga vendi I tyre në saf nëse kanë ardhur para tyre. Sepse, me të vërtetë, kushdo që e arrinë i pari një gjë ai ka përparësi ndaj të tjerëve në atë gjë, pamarëparasysh nëse është i ri apo fëmijë. Andaj, largimi I fëmijëve prej safit nuk është i lejuar për disa shkaqe:
- Mospërfillje e të drejtës së tyre, sepse kushdo që vjen në dicka-në të cilën asnjë prej muslimanëve nuk e ka parakaluar- atëherë ai ka përparëi në të mbi të tjerët.
- Demotivim i tyre për të ardhur në xhami;
- Ekziston mundësia që fëmija ta urren atë që e largon nga vendi të cilin e ka arritur para të tjerëve.
- Kjo shpie në mbledhjen e fëmijëve në rreshtin e fundit ku do të lozin mes vete dhe do t’u shkaktojnë pengesa njerëzve në xhami, gjë që nuk do të ndodhte poqëse shpërndaheshin fëmijët nëpër rreshta.
Në lidhje me atë që disa nga dijetarët kanë përmendur lidhur me largimin e fëmijëve nga vendi i tyre, ashtuqë ata të vendosen në fund të rreshtit apo në rreshtin e fundit, duke marrë si argument fjalën e të Dërguarit të All-llahut:
“Le të më afrohen (në namaz) vetëm ata që kanë kuptim dhe inteligjentit”
Ky mendim nuk është i saktë sepse bie në kundërshtim me thënien Profetike:
“Kushdo që vie i pari në një gjë, në të cilën askush nuk e ka parakaluar, atëherë ai ka më shumë të drejtë në të.”
Gjithashtu, argumentimi i tyre me hadithin Profetik: “Le të më afrohen (në namaz) vetëm ata që kanë kuptim dhe inteligjentit”, nuk është i qëndrueshëm (në mënyrën si e përdorin ata), sepse kuptimi i këtij hadithi është inkurajimi i njerëzve me kuptim të fesë dhe inteligjentët të ecin përpara dhe të jenë sa më afër Profetit sepse kuptimi i tyre është më i thellë në lidhje me atë që e kanë parë apo dëgjuar nga ai. Profeti salAllahu alejhi ue selem nuk tha:
“Mos të më afrohet askush pos inteligjentëve dhe atyre me kuptim.”
Nëse Profeti do e thoshte këtë fjali atëherë largimi i fëmijëve nga safi i parë do të ishte i lejuar. Megjithatë, formulimi i këtij hadithi aludon në urdhër mbi më të diturit ti afrohen Profetit salAllahu alejhi ue selem.
Shejh Muhammed bin Salih el-Uthejmin
Fetava Islamije, (vol. 3; f.26-29