Shumica nga ne e shijojmë qëndrimin në rrezet e diellit. Dielli i bën mirë lëkurës sonë, po ashtu e ndihmon që të marrë vitaminën D, vitaminë e cila është shumë e rëndësishme për këdo që ka mungesë kalciumi.
Por, ekspozimi i tepërt në diell mund edhe te na bëjë dëm, sepse hap poret dhe mund të ndikojë në kancerin e lëkurës. Djegia nga dielli mund të ndodhë shumë shpejt ( i duhen veç 15min) dhe djegia e lëkurës mund të bëhet edhe pa u shfaqur skuqja. Në fakt, specialistët thonë që vetëm një djegie e fortë e lëkurës mund të shkaktojë disa lloje të kancerit të lëkurës.
Djegia e shkallës së parë
– E kuqja e lehtë
– Lëkura bëhet shumë e ndjeshme në prekje
– Dhembja zakonisht zgjat 48 deri në 72 orë
– Lëkura thahet
Djegia e shkallës së dytë
– Lëkura bëhet me fluska
– Kuqja e thellë
– Vendet ku lëkura është djegur ngjan të jetë me e djersitur dhe e ndritshme
– Lëkura bëhet tepër e ndjeshme për tu prekur
– Djegia edhe mund duket edhe ngjyrë e bardhë
Djegia e shkallës së tretë
– Lëkura bëhet tepër e thatë
– Lëkura merr ngjyrë të zezë, të bardhë, ose zverdhet
– Lëkura fryhet nga djegia
– Lëkura bëhet jashtëzakonisht e ndjeshme
/shkupi24/