- Të lexosh suren Fatiha 7 herë dhe të fitosh 9800 shpërblime!
- Të lexosh suren Ihlas tri herë dhe ajo si sure është e barabartë me një të tretën e Kuranit!
- Të lexosh një faqe të Kuranit apo të mësosh një sure të shkurtër!
- Të thuash, la ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike lehu, lehu el mulku ve lehu el hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir, 20 herë, dhe të shpërblehesh si t’i lirosh 8 robër musliman!
- Të thuash SubhanAllahi ve bihamdihi, 100 herë, dhe të falen gjynahet e tua edhe nëse ato janë sa shkuma e detit!
- Të thuash, SubhanAllahi ve bihamdihi, SubhanAllahi el adhim, 50 herë, dhe këto janë dy fjalë të lehta për gjuhë, të rënda në peshore dhe të dashura për Allahun!
- Të thuash, la havle ve la kuvete il-la bil-lah, 50 herë, dhe kjo është thesar prej thesareve të Xhenetit!
- Të thuash, estagfirullah 100 herë, dhe kjo është sebep i faljes dhe hyrjes në Xhenet, dhe largimit të fatkeqësive dhe lehtësimi të punëve!
- Të lexosh dy faqe nga ndonjë libër i dobishëm, dhe me të ta shtosh diturinë dhe kuptimin, dhe kjo të ta lehtëson rrugën për në Xhenet!
- Të përshëndetësh të afërmit apo të përshëndetësh një vëlla musliman dhe të pyesësh për gjendjen e tij!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU