Category: Sunnet

  • Hadithi Nr.11 “Larja e të dërguarit s.a.u.s”

    Hadithi Nr.11 “Larja e të dërguarit s.a.u.s”

    Larja paraqet të pastruarit e trupit me ujë të pastër. Ajo njëherit konsiderohet edhe një prej obligimeve për pastrimin dhe mbrojten e trupit nga sëmundjet dhe papastërtitë e ndryshme, gjë që ia kthen shëndetin dhe aktivitetin trupit.

    Në lidhje me formën e të pastruarit, Aishja r.a. transmeton se pejgamberi a.s. kur është pastruar nga papastërtia (xhunubllëku) ka filluar me larjen e duarve, pastaj ka marrë abdes sikurse për namaz, me dorë të lagur i ka larë mirë rrënjët e flokëve, pas së cilës e ka shpërlarë kokën tri herë dhe në fund i ka hedhur ujë tërë trupit.

     Dobitë e hadithit:

    • obligueshmëria e të pastruarit nga papastërtia (xhunubllëku)

    Allahu i madhëruar në Kuran ka thënë: nëse jeni të papastër (xhunub), lahuni” (Maide, 6).

    Papastërtia ndodhë me dy gjëra:

    1. me ejakulimin e spermës nga burri ose gruaja, me të shiquar, menduar apo ejakulim gjatë ëndërrimit, dhe
    2. me marrëdhëniet intime, edhe nëse nuk bëhet ejakulim.
    • larja e duarve

      Larja e duarve tri herë është sunet. Kjo, për higjienë më të madhe. Gjithashtu, transmetohet nga Buhariu se sunet është edhe larja e organit gjenital, e kjo mjafton të lahet një herë.

    • abdesi para larjes

    Poashtu, nga tradita profetike është që para larjes të mirret abdes sikurse për namaz.

    • fërkimi i flokëve

      Dobia e fërkimit të flokëve qëndron në atë se në këtë mënyrë uji arrinë në çdo pjesë të trupit. Kjo është obligim me pajtimin e të gjithë dijetarëve.

    • shpërlarja e kokës tri herë

    Larja e gjymtyrëve nga tri herë është e preferuar. Ndërkaq, imam Neveviu ka thënë se nuk ekziston kundërshtim ndërmjet dijetarëve në këtë çështje, pos Maverdiut, i cili ka thënë se nuk është e preferuar përsëritja e larjes së gjymtyrëve.

    • shpërlarja e tërë trupit

    Shpërlarja e tërë trupit është vërtetim se uji duhet ta kaplojë tërë trupin dhe njëherit argument se nuk është obligim fërkimi i tij.

    • preferimi i plotësimit të abdesit para larjes dhe mosvonimi i larjes së këmbëve deri në fund të larjes

      Thuhet se nëna e besimtarëve, Mejmune r.a. gjatë larjes ka marrë abdes sikur për namaz, përveç këmbëve. Andaj edhe shumica e dijetarëve preferojnë që të vonohet larja e këmbëve, ndërsa imam Maliku thotë: “nëse është vendi i larjes i papastër, preferohet vonimi i larjes së këmbëve, në të kundërt jo”.

    Në medhhebin shafi ka dy mendime, ndërsa imam Neveviu ka thënë se më i sakti është se duhet plotësuar abdesi që në fillim të larjes, për arsye se shumica e argumenteve nga Aishja r.a. dhe Mejmune r.a. flasin kështu.

    • larja, njëherit paraqet edhe adhurim, pasiqë i përgjigjet urdhrit të Allahut të madhëruar: “nëse jeni të papastër (xhunub), lahuni”.
    • Islami është feja e pastërtisë.Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim Sherifi
  • Hadithi Nr.10 “Përparsia e të djathtës ndaj të majtës”

    Hadithi Nr.10 “Përparsia e të djathtës ndaj të majtës”

    Muslimani dallohet nga të tjerët me sjelljet e tij: veshmbathja, të ushqyerit, pastërtia, etj, ndër të cilat vend të posaçëm zë edhe shembulli i pejgamberit s.a.u.s në dhënien përparsi të së djathtës ndaj të majtës.

    Përkitazi me këtë transmetohet nga Aishja r.a se ka thënë: “Pejgamberi s.a.u.s e ka pëlqyer që të fillojë me të djathtën në mbathjen e nallaneve, krehjen e flokëve, pastrimin e tij dhe në të gjitha çështjet e tij.”

     

    Dobitë e hadithit:

     

    • të filluarit e pejgamberit s.a.u.s me anën e djathtë në mbathjen e nallaneve dhe pastrimin e tij.

    Në disa versione është transmetuar se pejgamberi a.s ka shtuar duke thënë: “sa të ketë mundësi, për të vërejtur që të kihet kujdes si në rastin e hyrjes në banjo, ku përjashtohet ky rregull dhe i ipet përparsi të së majtës. Ndërsa fjala e Aishes “në të gjitha çështjet” jep të kuptojmë se i dërguari i Allahut nuk e ka braktisur këtë praktikë as në shtëpi e udhëtim dhe as kur ka qenë i lirë ose i angazhuar;

    • rregulli: pëlqyeshmëria e fillimit me të djathë apo me të majtë.

    Imam Neveviu r.a. ka thënë se është e pëlqyer fillimi me anën e djathtë në çdo gjë që është e bukur dhe e ndershme, ndërkaq në gjithçka të kundërt është e pëlqyer të fillohet me anën e majtë. Dhe poashtu imami ka theksuar se ekziston konsenzus i dijetarëve të ehlu sunetit se fillimi me anën e djathtë gjatë abdesit është sunet dhe se kush e braktisë këtë, ka humbur një vlerë, mirëpo ka abdes;

    • shembuj të përdorimit të këtij rregulli.

    Është mirë që të fillohet me anën e djathtë në veshjen e rrobave, këpucëve; gjatë hyrjes në xhami, gjatë përdorimit të misvakut, prerjes së thonjëve, krehjes së flokëve, rruajtjes së nënsqetullave, rruajtjes së flokëve; dhënia selam në namaz, larja e pjesëve të trupit gjatë pastrimit, ngrënia dhe pirja, përshëndetja, etj.

    Ndërsa është mirë të fillohet me anën e majtë gjatë hyrjes në banjo, daljes nga xhamia, gjatë pastrimit të hundëve, zhveshjes së rrobave, këpucëve, e të ngjashme.

    Prej pjesëve të trupit që nuk është e pëlqyer fillimi me anën e djathtë gjatë marrjes së abdesit, imam Neveviu i ka përmendur duart, fytyrën dhe veshët, për arsye se këto pastrohen me një herë (me një të larë);

    • nderimi i flokëve gjatë krehjes;
    • vlera e të djathtës.
    • Përktheu nga Arabishtja:
    • Ibrahim Sherifiwww.thirrrjaislame.com
  • Hadithi Nr.9 “Mësimi i grave”

    Hadithi Nr.9 “Mësimi i grave”

    Dituria e vërtetë është mjeti parësor i përmirësimit të shoqërisë. Ajo duhet t’i përfshijë që të dy gjinitë: burrat dhe gratë, dhe njëherit ato të plotësojnë njëra-tjetrën. Lidhur me këtë, urdhërat e fesë islame kanë ardhur njësoj, si për burrat, ashtu edhe për gratë.

    Transmetohet nga Ebu Seid el Hudriu se ka thënë: I kanë thënë gratë pejgamberit s.a.u.s.: “Burrat na e kanë kaluar në dituri, andaj ndaj një ditë për të na mësuar edhe neve”. I dërguari i Allahu u premtoi dhe një ditë u takua me to, dhe në mes të tjerash u tha: “Nuk ka ndonjë grua të cilës i kanë vdekur tre fëmijë, e ato të mos jenë mburojë prej zjarrit për të”. Një grua prej tyre tha: “edhe dy?”. I dërguari i Allahut ia ktheu: “edhe dy”.

     

    Dobitë e hadithit:

     

    • guximi i moralshëm i muslimanëve në kërkimin e të drejtave për mësimin e fesë dhe marrjen e diturisë.

    Gratë edhe pse kanë prezentuar në ligjëratat e të dërguarit s.a.u.s., përsëri kanë pasur turp që ta pyesin pejgamberin s.a.u.s për gjërat që u kanë interesuar. Andaj, lidhur me këtë pejgamberi s.a.u.s. ka caktuar një vendtakim të veçantë për t’u konsultuar, këshilluar dhe për t’i rregulluar çështjet familjare, gjë që është zgjidhja më e mirë për përmirësimin e gruas dhe mbrojtjen e nderit të saj;

    • mësimi i gruas.

    Feja islame i ka dhënë rëndësi të veçantë edukimit dhe arsimimit të gruas, nënës edukatore, e cila ndihmon në përmirësimin e familjes dhe shoqërisë. Islami e nxit gruan për pjesëmarrje në jetën shoqërore, edhe atë duke ia lejuar prezencën në xhami, në vende të diturisë, e të ngjashme.

    S’ka dyshim se arsimimi i gruas ka rëndësi të madhe në formimin e shoqërisë së mirëfilltë islame, sepse arsimimi dhe vetëdijësimi i saj ndikon fuqishëm në formimin e një gjenerate të përgjegjshme e të ndërgjegjshme. Kështu, gruaja me ndjenjat e saja të sinqerta e të buta hyn në jetën e fëmijëve dhe i trajton problemet e tyre, gjë që e zgjon pëlqimin dhe dashurinë e tyre ndaj nënës, dhe kësisoj fëmijët e pasojnë nënë me gjithë sjelljet dhe veprimet e saj. E gjithë kjo tregon se arsimimi i gruas luan rol të posaçëm në përmirësimin e familjes;

    • këshilla e veçantë për gratë e mërzitura dhe të goditura me sprovën e vdekjes së ndonjë prej fëmijëve të tyre dhe shpërblimi i madh si rezultat i kësaj sprove;
    • edukata e guximit që duhet të posedojë çdo musliman;
    • vlera që ia ka dhënë Islami gruas, jo vetëm si grua dhe nënë, por edhe si pjesë përbërëse e shoqërisë së dobishme;
    • të lejuarit e njeriut të ditur në edukimin dhe arsimimin e grave, me kusht që mos të ketë veçime të ndaluara dhe fitne;
    • urtësia e pejgamberit s.a.u.s. në përshtatjen e temës konform bashkëbiseduesve. 

      Përktheu nga Arabishtja: Ibrahim Sherifi

      www.thirrrjaislame.com

  • Hadithi Nr.8  “Ngritja e diturisë”

    Hadithi Nr.8 “Ngritja e diturisë”

    Trans.imam Ahmedi dhe Taberani në shkakun e zbritjes së hadithit “ngritja e diturisë” se ebu Umame r.a. ka qenë në haxhin e lamtumirës dhe ka thënë Pejgamberi s.a.w.s.:”merrni dituri para se të ngritet”tha një beduin si ngritet? Tha:”ngritja e diturisë është me shkuarjen e bartësve të saj “tri herë.
    Në një trans.tjetër të ebu Umames r.a.se ai(beduini) ka thënë:o i derguari i Allahut si do të ngritet dituria nga ne a në mesin tonë ka mus’hafa(kurana) dhe e kena mësu çka ka në to dhe ua kemi mësuar fëmijëve tanë,grave tona dhe shërbetorëve tanë.E ngriti kokën kah ai duke qenë i nervozuar dhe tha:”jehudet dhe të krishterët i kanë në mesin e tyre librat e tyre mirëpo nuk kanë mësuar nga to ajo që u ka ardhë pejgamberëve të tyre”.
    Trans.nga Abdullah ibn Amr ibn Asi r.a. se ka thënë:ka thënë i derguari i Allahut s.a.w.s.:”me të vërtetë Allahu nuk e merr diturinë duke ua marrë njerëzve prej gjoksave mirëpo e merr diturinë me marrjen e dijetarëve,derisa nuk ngel asnjë dijetar,pastaj njerëzit i bëjnë prijsa injorantët dhe ata pyeten dhe japin përgjigje pa dituri dhe devijojnë veten dhe të tjerët”.
    Dobitë e hadithit:

    1) Ngritja e diturisë: shpërndarja e injorancës është nga shenjat e kijametit që aludon në mbarimin e jetës në këtë botë.I ka lajmëruar Pejgamberi s.a.w.s. Shokët e tij në haxhin e lamtumirës dhe janë habitur si mundet të ngritet dituria kur ata e lexojnë kuranin,dhe ua qartësoj Pejgamberi s.a.w.s. se diturinë Allahu nuk ua fshinë njerëzve prej gjoksave,mirëpo pakësohet dituria dhe shpërndahet injoranca me vdekjen e dijetarëve.Trans.Tirmidhiu nga ebu Derda r.a. se ka thënë :kemi qenë me Pejgamberin s.a.w.s. dhe e ka ngritë shiqimin e tij drejt qiellit dhe ka thënë: vjen koha kur do të ngritet dituria nga njerëzit derisa nuk do të dijnë asgjë”,dhe tha Zijad ibn Lebid el Ensariu r.a.:si do të ngritet dituria nga ne kur ne e lexojmë kuranin dhe pasha Allahun do ta lexojmë atë dhe do ua lexojmë femijëve tanë dhe grave tona,dhe i tha i derguari:” të humb ty nana o Zijad a unë të kam llogaritur prej dijetarëve të Medines,ky është tevrati dhe inxhili te jehudet dhe te krishterët qka ju bjen dobi atyre?…etj.
    E ka thënë të vërtetën i derguari i Allahut s.a.w.s. se qka bëjnë dobi librat nëse mbeten vetëm shkronja të shkruara dhe vija të rënditura,nëse njerëzit nuk i mësojnë rregullat e saj as nuk veprojnë me të.
    2) Omer ibn AbdulAzizi r.h. duke e ditur këtë hadith është friguar mos po humbet hadithi i Pejgamberit s.a.w.s. dhe i shkruan mëkëmbësit të tij për në Medine ebu Bekër ibn Hazmit: merri dhe shkruaj të gjitha hadithet e Pejgamberit s.a.w.s. se unë frigohem nga humbja e diturisë,dhe shkuarjes së dijetarëve,dhe nuk pranohet vetëm se hadithi i pejgamberit s.a.w.s. dhe le ta shpërndajnë diturinë dhe le të mësojnë derisa të dinë ata që nuk dijnë,dhe se nuk shkatërohet dituria derisa të mbahet fshehurazi”.
    3) Kujdesi nga dhënia e fetfave(përgjigje) në çështjet fetare pa dituri, pa u vërtetuar nga mendimi më i vërtetë.Ka thënë Pejgamberi s.a.w.s.:” më i guximshmi për fetfa është më i guximshmi për në Zjarr”
    4) Muslimanët duhet që t’i pyesin për rregullat e fesë dijetarët që veprojnë me të, dhe të cilët janë të njohur me diturinë dhe më devotshmerinë e tyre.
    5) Nxitja në kërkimin e diturisë dhe kujdesi që të veprojmë me të dhe mbrojtja e diturisë nga humbja.
    6) Rëndësia e diturisë islame në rregullimin e jetës së muslimanit,dhe ruajtjes së lumturisë së tyre.
    7) Dituria kur të përmendet në fjalët e të dërguarit s.a.w.s.fillimisht është për qëllim dituria islame e cila ua sqaron muslimanëve rregullat e fesë së tyre me të cilën ata shpëtojnë në këtë botë dhe në botën tjetër.

    Përktheu nga Arabishtja: Ibrahim Sherifi

    www.thirrrjaislame.com

  • Hadithi:Nr.7 “Furnizimi është prej Allahut të lartësuar”

    Hadithi:Nr.7 “Furnizimi është prej Allahut të lartësuar”

    Allahu i lartësuar është furnizuesi,dhe Ai është i cili ju jep robërve të Tij nga magazinat e pashtershme të tij.Këtë furnizim ngandonjëher e bën nëpërmjet dikujt prej njerëzve.Nëse i jepet dikujt ndonjë pasuri pa e kërkuar dhe pa nënçmim të vetes le ta merr atë sepse është furnizim që ia ka dhënë Allahu dhe le të mos kërkon më shumë dhe mos të ia kthen atij që jep me arsyen se pak ose shumë,sepse furnizuesi i vërtetë është Allahu i lartësuar dhe ai njeriu që e jep atë me të vërtetë është ndërmjetsues dhe mjet dhe ndarës ose shpërndarës e jo furnizues apo ndalues.
    Trans.nga Muavi r.a. se ka thënë:e kam ndëgjuar Pejgamberin s.a.w.s. duke thënë:” kujt ia don Allahu të mirën e bën të ditur në fe,me të vërtetë unë jam shpërndarës dhe Allahu është furnizues,dhe do të vazhdon ky ummet i ngritur në çështjen e Allahut nuk i dëmton ato kush i kundërshton derisa të vijë urdhëri i Allahut xh.sh.”.
    Dobitë e hadithit:
    1) në këtë hadith flitet për vlerën e diturisë dhe nxitjen drejt saj,sepse e udhëzon besimtarin drejt devotshmërisë.
    2) gjithashtu flitet për vlerën e diturisë në fe mbi dituritë tjera,dhe vlerën e dijetarëve fetarë mbi njerëzit tjerë.
    3) pejgamberi s.a.w.s. është përcjellës nga Allahu dhe sqarues i ligjeve te Tij,dhe ndihmues i sheriatit të Tij.
    4) furnizimi i vërtetë është nga ana e Allahut të lartësuar,njerezit janë mjet,besimtari kërkon prej Allahut e jo prej njerëzve.
    5) të kërkosh pa nevoj është nënçmim dhe poshtërim dhe e ndaluar në Islam ndërsa të kërkosh me nevoj nuk prish gjë me kushtë duke mos e nënçmuar veten dhe mos ta tepron në kërkim dhe mos t’i shqetëson njerezit.
    6) pasuria është e Allahut të lartësuar dhe kush jep diqka nuk bën të lavdërohet ose të poshtëron dikë dhe kujt i jepet diqka nga pasuria pa e kërkuar atë ,le ta mer atë dhe nuk ka faj në të dhe nuk ia ulë vlerën sepse ai është rob prej robërve të Allahut e merr nje pasuri e cila është e Allahut.
    7) kujt i jep furnizim Allahu ai duhet të jetë i kenaqur me atë dhe mos të lakmon në atë që ua ka dhënë Allahu të tjerëve prej furnizimit dhe të mirave të Tij.
    8) Allahu e mbronë këtë fe nga keqpërdorimi ,ndryshimi apo nga shtrembërimi apo nga humbja e tij.
    9) është obligim qe ummeti të ketë në të një grup që mësojnë fenë,dhe i mësojnë rregullat e tij,dhe ua mësojne njerëzve.Kjo është obligim kolektiv(farz kifaje)nëse e bëjnë disa njerëz bie obligimi nga të tjerët,e nëse nuk e bën askush të gjithë kanë mëkat.
    10) ummeti duhet që të urdhëron në të mirë dhe të ndalon nga e keqja dhe ta mbronë fenë Islame dhe ta lufton të keqen dhe degjenerimin,dhe çdo send që e prishë besimin dhe moralin e ummetit.

    Përktheu nga Arabishtja: Ibrahim Sherifi

    www.thirrrjaislame.com

  • Hadithi Nr.6 “Xhelozia pozitive e lavdëruar”

    Hadithi Nr.6 “Xhelozia pozitive e lavdëruar”

    Xhelozia në esencë është dëshira e largimit të mirësive nga dikush.Dhe me këtë kuptim është nga sjelljet e këqija të nënçmuara,dhe tregon për mosnjohjen e mirësive të Allahut dhe rebelimi ndaj gjykimit të Tij,dhe shfaqet te njerëzit në cilësin e urrejtjes dhe zilisë.Për këtë arsye e ka ndaluar këtë Islami dhe e ka nënvlersuar shumë.dhe ka bërë për të shërim që e rrënjosë këtë cilësi nga njerëzit,dhe ky shërim është në përforcimin e besimit në Allahun edhe në lejimin e xhelozisë pozitive.Në hadithin në vijim na zgjedh Pejgamberi s.a.w.s. nga xhelozia pozitive dy çështje të rëndësishme për shpëtimin e njerëzve dhe forcimin e shoqërisë.
    Trans.nga Abdullah ibn Mesudi r.a. se ka thënë:Ka thënë Pejgamberi s.a.w.s. :”nuk ka xhelozi përveçse në dy gjëra: një njeri që i ka dhënë Allahu pasuri dhe ai atë e shpërndan ditën dhe natën ,dhe një njeri që i ka dhënë Allahu urtësi dhe ai me të gjykon dhe ua mëson të tjerëve”.
    Dobitë e hadithit:
    1) Xhelozia dhe shërimi i tij: xhelozia e nënvlersuar është prej sëmundjeve shoqërore që e dobëson atë dhe i prish zemrat dhe e largon qetësimin nga njeriu.Ka thënë Pejgamberi s.a.w.s.:” ju ka kapluar juve sëmundja e popujve para jush urrejtja dhe xhelozia dhe ajo është që të rrunë,rrunë fenë e jo flokët.
    Ka thënë i lartesuari:” thuaj kërkoj mbrojtje prej Zotit të agimit…nga dëmi i ziliqarit kur të xhelozon”. Urrejtja rrënjën e ka te xhelozia,çdo e keqe ja fillon prej te xhelozia,ai që xhelozon e korigjon gjykimin e Allahut dhe nuk e pranon gjykimin e tij në atë që ka thënë.Zilia është mëkati i parë që i është bërë Allahut Zotit të botrave,kur nuk i bëri sexhde iblisi Ademit a.s. Gjithashtu ka qenë shkak për mëkatin e parë ndërmjet njerëzve kur Kabili e vrau vëllaun e tij Habilin.Për këtë xhelozia është cilësi e keqe dhe e nënvlersuar.dhe e fshinë fenë dhe besimin.
    Islami ka bërë shërim për xhelozinë,dhe ilaçi përbëhet nga dy çështje:
    a) përforcimi i besimit në Allahun dhe forcimi i lidhjes me Atë,kënaqesia me caktimin e tij.
    b) garimi i lavdëruar: garimi në të mirë,synimi i njeriut që të ketë edhe ai sikur të tjerët pasuri,dituri apo popullaritet,këtë e ka lejuar Islami.Ka thënë i lartësuari :” në këtë le të bëjnë gara garusit”.
    Ka thënë Pejgamberi s.a.w.s.:”besimtari ka garim a munafiku zili”.
    2) Shpenzimi i pasurisë në bamirësi: pasuria është dhuratë prej Allahut dhe emanet dhe trashëgimi, ka thënë Allahu:” shpenzoni nga ajo që Allahu ju ka bërë trashëgues”, Allahu e ka bërë pasurinë nga shkaqet e rehatisë dhe gjithashtu është shkak për të vepruar vepra të mira dhe nuk është qëllim në vete as epsh,ka thënë Allahu :” kërko me atë që të ka dhuru Allahu,botën e ardhshme”.
    Kështu që pasuria është për të cilën xhelozohet pozitivisht njeriu,dhe besimtari e kërkonë atë nga mënyrat e lejuara pastaj e shpenzon atë në mirësi dhe arrin me të pozitë të lartë te Allahu xh.sh. dhe te njerëzit.Ka thënë Ibn Sirini: i pasuri është më i dashur tek unë se i varfëri sepse i pasuri me pasuri i mban lidhjet farefisnore, e kryen haxhin, liron rob,dhe jep lëmoshë.
    3) Gjykimi ndërmjet njerëzve me urtësi dhe mësimi i saj njerëzve: nga mirësitë e Allahut ndaj robit të Tij është që ti jep sukses që t’a vendos çdo send në vendin e tij dhe që të flet vetëm se me hak dhe kjo është nga urtësia,ka thënë Allahu :”kujt i është dhënë urtësia i është dhënë një mirësi e madhe”.Pejgamberi s.a.w.s. në hadith e ka pasur për qëllim diturinë në ligjet e Allahut dhe diturinë në sunnetin e Pejgamberit s.a.w.s. Sikur që e ka komentuar imam Shafiu fjalën e Allahut:”edhe ua mëson librin(kuranin) dhe urtësinë(sunetin)”.
    E meriton dijetari i rregullave të fesë që të xhelozohet për mirë nga njerëzit për këtë dhunti që e ka,ka thënë i derguari s.a.w.s.:” me të vërtetë Allahu dhe engjujt e Tij edhe banorët e qiejve dhe tokës derisa edhe bubrreci në folenë e tij, derisa edhe peshqit bëjnë dua për atë që ua mëson njerëzve mirësinë”.
    4) Tregon hadithi se xhelozia e nënvlersuar është sëmundje shoqërore e rrezikshme.
    5) Xhelozia për të mirë është e lavdëruar nëse është për mbledhjen e pasurisë dhe shpenzimin e saj në mirësi apo nëse është për ta mësuar urtësinë për të gjykuar ndërmjet të armiqësuarve ose ta mundë paditurinë.
    6) Vlera e të pasurit i cili nuk kursen nga ajo që ia ka dhënë Allahu.
    7) Vlera e diturisë mbi rregullat e fësë dhe mësimi i tij njerëzve.

    Përktheu nga arabishtja : Ibrahim Sherifi

    www.thirrjaislame.com

  • Hadithi Nr.5 “Këshilla për çdo musliman nga Pejgamberi s.a.w.s”

    Hadithi Nr.5 “Këshilla për çdo musliman nga Pejgamberi s.a.w.s”

    Pejgamberi s.a.w.s. ka qenë ai që ua ka marrë besën shokëve të vetë për çështje të ndryshme, e sidomos atyre në të cilët ka parë fuqi në pasimin e të vërtetës dhe ndihmë ndaj saj; dhe këtë e ka bërë për ta ripërtërirë besën e fesë apo për të vërtetuar ndonjë çështje. Kjo është një prej mënyrave të edukimit të pejgamberit s.a.w.s në pastrimin e qenies dhe nënshtrimin e saj ndaj udhëzimit.

    Në vazhdim do të shohim besën e dhënë nga një shok i ndershëm i pejgamberit s.a.w.s.: Transmetohet nga Xhabir ibn Abdullah el Bexhelij r.a. se ka thënë: Ia kam dhënë besën të Dërguarit s.a.w.s. për faljen e namazit, dhënien e zekatit dhe për këshillë ndaj muslimanit.

    Dobitë e hadithit:

    1) Kufizimi i namazit dhe zekatit.

    Hadithi është kufizuar në namaz dhe zekat për shkak te rëndësisë së tyre në Islam. Namazi është shtylla e fesë dhe është adhurim trupor, ndërsa zekati është adhurim me dhënie të pasurisë.

    Ky hadith është transmentuar me fjalë të ndryshme siç është transmentimi i Buhariut dhe Muslimit: Ia kam dhënë besën pejgamberit s.a.w.s. për ndëgjim dhe respektim, dhe ai më tha: “Në atë që ke mundësi dhe k;shillimi për çdo musliman.” Në librin e Buhariut qëndron: Erdha te pejgamberi s.a.w.s. dhe i thash: “ta jap besën për Islam”, dhe ai më kushtëzoi edhe këshillimin për çdo musliman.

    2) Këshillimi për çdo musliman.

    Shumica e transmetimeve bëjnë me dije se pejgamberi s.a.w.s. është ai i cili ia ka kushtëzuar edhe këshillën për çdo musliman, pasiqë Xheriri r.a. e ka dhënë besën për Islam dhe për shtyllat e fesë. Nga kjo e kuptojmë rëndësinë e këshillës për çdo musliman. Dhe po ashtu, Imam Buhariu e ka përfunduar librin e tij me kapitullin e këshillës, sepse me të është plotësimi i imanit.

    Është transmetuar nga pejgamberi s.a.w.s.: ” Feja është këshillë për Allahun, për librine Tij, për pejgamberin e tij, për prijësit e besimtarëve dhe për muslimanët në përgjithsi”.

    Këshilla është fjalë gjithpërfshirëse që ka kuptim dëshirimin e të mirës ndaj atij që këshillohet. Hadithi në fjalë “feja është këshillë” është prej haditheve që është thënë për të se është çereku i fesë.

    a)këshilla për Allahun: Përshkrimi i cilësive të Tij si i takon madhërisë së Tij, nënshtrimi ndaj Tij me gjymtyrët e brendshme dhe të jashtme, dashuria ndaj Tij dhe veprimi i urdhrave të Tij, largimi nga ndalesat e Tij, lufta për kthimin e gjunahqarëve tek Ai.

    Transmetohet nga Isa a.s. se ka thënë: “Këshilluesi për Allah është ai i cili i jep përparsi hakut të Allahut para hakut të njerëzve.”

    b)këshilla për librin e Allahut është: Mësimi i tij për vete dhe të tjerëve. Leximi dhe shkrimi i tij mirë, kuptimi i fjalëve të tij, nënshtrimi ndaj regullave të tij, veprimi me atë çka është në të dhe largimin e keqinterpretuesve të tij.

    c)këshilla për pejgamberin e Tij: Ngritja e tij dhe ndihma ndaj tij i gjall dhe i vdekur, ngjallja e sunetit të tij me mësimin e tij dhe mësimin e të tjerëve, marrja e tij në fjalë dhe vepra, dashuria ndaj tij dhe ndaj pasuesve të tij.

    d)këshilla prijësve të besimtarëve: Ndihma ndaj tyre në bartjen e përgjegjësisë, vërejtja ndaj anashkalimeve, bashkimi me ta, dhe largimi i tyre nga padrejtesia me të mirë. Prej prijësve të besimtarëve janë edhe dijetarët e tyre, dhe këshillimi i tyre bëhet duke e shpërndarë diturinë e tyre dhe të mirat e tyre dhe mendimi i mirë për to.

    e)këshilla për muslimanin e rëndomtë: Mirësia ndaj tyre, ndihma ndaj tyre, mësimi i tyre çka u bën dobi, largimin e të këqiave nga ata, të duash për të atë që e do për vete, dhe të urresh për të atë që e urren për vete.

    3) Veçimi i këshillës për muslimanin është për ne përgjegjësi. Ndërsa këshilla për pabesimtarin mundet tl zbatohet duke e thirrë atë në Islam dhe duke e drejtuar kah e mira, nëse kërkon drejtim.

    4) Përkushtimi i Xheririt r.a. ndaj besës së dhënë: Ky sahabij i ndershëm ka vazhduar, i përkushtuar ndaj besës së dhënë edhe në shitje dhe blerje.

    Transmetohet se kur ka shitur diçka u ka thënë njerëzve me të vërtetë këtë që po ta shes e dua më shumë se sa atë që po ma jep, prandaj zgidh. Gjithashtu është transmetuar se një rob i tij e ka blerë një ditë një kalë për treqind dirhem, kur e ka pare mire kalin, e ka marrë atë dhe ka shkuar te pronari i tij dhe i ka thënë: Kali yt meriton më shum se treqind dirhem, derisa në fund ia ka dhënë tetëqind dirhem.

    Gjithashtu transmetohet se Xheriri r.a. një ditë ka hypur në hutbe dhe ka thënë: Unë kam shkuar te pejgamberi s.a.w.s. dhe i kam thënë: Ta jap besën për Islam, e ai më kushtëzoi edhe këshillën ndaj çdo muslimani dhe u besatova për këtë, pasha Zotin e kësaj xhamie unë po ju këshilloj juve…

    5)Këshillimi i të gjithë njerëzve.

    6) Fjala “Din” d.t.th. vepër. Argument për këtë është fjala e pejgamberit: “feja është këshillë”.

    7) Morali Islam është humanizëm.

    8) Përfillja e shokëve të pejgamberit s.a.w.s. ndaj besës së dhënë.

    Përktheu nga Arabishtja: Ibrahim SHERIFI

    www.thirrjaislame.com

  • Hadithi Nr.4 “Kërkimi i natës së kadrit”

    Hadithi Nr.4 “Kërkimi i natës së kadrit”

    Pejgamberi s.a.u.s. e ka njohur mirë jetën e popujve të mëhershëm, por edhe jetën e umetit të tij. Ai e ka ditur se populli i tij nuk mund të arrij që t’i kryej të gjitha punët dhe obligimet gjatë kësaj jete të shkurtër, andaj Allahu i madhëruar ia ka dhuruar atij natën e kadrit, kjo natë e cila është më e mirë se sa një mijë muaj. Në hadithin që e transmeton Ubade ibn Samit, pejgamberi a.s. nxitë në kërkimin e natës së kadrit, pasiqë nuk dihet saktësisht se kur është ajo, ku thuhet: Një natë pejgamberi a.s. ka dalur që t’u tregojë njerëzve se kur është nata e kadrit, megjithatë kur i pa dy myslimanë duke u grindur, ai tha: “Unë dola që t’ju tregoj për natën e kadrit, por i pashë se si grindeshin dy myslimanë, dhe ajo u ngrit. Ndoshta kjo është mirësi për ju, andaj kërkojeni atë në të shatat, të nëntat ose në të pestat.”

    Dobitë e hadithit:

    • vlera e natës së kadrit

    Nata e kadrit në përgjithësi është nata më e mirë. Lidhur me këtë Allahu thotë në Kuran:

    Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit.
    E ç’të bëri ty të dish se ç’është nata e Kadrit?
    Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!
    Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.
    Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.
    (Kadër, 1-5)

    Pra, Allahu ka zbritur kaptinë të posaçme për të treguar vlerën e kësaj nate, edhe atë duke përmendur se: a) ajo është më e rëndësishme se një mijë muaj, pra, namazi, përmendja e Allahut dhe agjërimi në këtë natë kanë më shumë vlerë se sa t’i kryesh ato një mijë net; b) engjëjt zbresin në këtë natë; c) ajo është paqe deri në mëngjes;

    • caktimi i saj

    Dijetarët kanë mendime të ndryshme për caktimin e natës së kadrit, e mendimi më i vërtetë është se ajo gjendet në njërën prej dhjetë netëve të fundit të muajit të ramazanit. Ndërkaq, urtësia e mosdijes saktësisht të kësaj nate është se, njerëzit në këtë mënyrë japin më shumë përpjekje për ta gjetur atë, e që në të kundërt njerëzit do të jepnin përpjekje vetëm në një natë të caktuar;

    • namazi dhe lutja në këtë natë

    Nga Ebu Hurejre r.a transmetohet se pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush e ngjall natën e kadrit me besim në Allahun dhe duke e pritur vetëm nga ai shpërblimin, atij i falen mëkatet e kaluara ”. Dhe ngjallja e natës së kadrit është falja e namazit gjatë tërë natës. Poashtu, transmetohet nga Aishja r.a. se e ka pyetur pejgamberin a.s.: “Nëse e arrij natën e kadrit, çka të them?”, ai tha: “Thuaj: ‘O Zot, ti je falës, e do faljen, më fal mua.’”;

    • urrejta e grindjes dhe mosmarrëveshjes, ngase grindja e disave është dënim për të gjithë;

    nxitja e kërkimit të natës së kadrit.

    Përktheu nga Arabishtja: Ibrahim SHERIFI

    www.thirrjaislame.com

  • Hadithi Nr.3 “Dispozita e xhenazes”

    Hadithi Nr.3 “Dispozita e xhenazes”

    Hadithi 3: Sheriati islam i ka dhënë rëndësi dispozitave të xhenazes si dhe na nxit për përcjelljen e saj dhe e ka ngulitur në jetën shoqërore të muslimanëve derisa është bërë pjesë përbërëse e jetës së përditshme të tyre.Këtë e vërejmë në dispozitën e nderimit të të vdekurve prej të gjallëve dhe marrja mësim nga ky udhëtim i domosdoshëm për çdo të gjallë. Në këtë ligjëratë bëhet fjalë rreth vlerës së përcjelljes së xhenazes dhe namazit të saj si dhe qëndrimi me të derisa të kryhet varrosja.

    Transmeton Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.w.s. ka thënë:”Kush e përcjell kufomën e besimtarit me besim dhe duke pritë shperblim,dhe qëndron derisa të i falet namazi i xhenazes dhe të kryhet varrimi ai kthehet me dy kirat …çdonjëra nga ato sikur kodra e Uhudit,e kush ja falë namazin e xhenazes pastaj kthehet para se të varroset, ai kthehet me një kirat …”.

    Dobitë e hadithit:

    1)Përcjellja e kufomës: hadithi flet për përcjelljen e kufomës,nuk është problem nëse hecin njerëzit para kufomës apo pas saj apo djathtas apo majtas,sepse kështu më shpejt përcjellet xhenazja edhe arrihet praktikimi i sunnetit në përshpejtimin e xhenazes. Nuk përcjellet xhenazja me zëra të lart(këtu hyn edhe muzika) apo zjarr,mirëpo duhet përcjellur të qetë,duke marrë mësim nga vdekja edhe duke u lutur për të vdekurin.

    2)Namazi ndaj kufomës: është obligim kolektiv(farz kifaje). Për kryerjen e këtij namazi kemi disa obligime ndaj të vdekurit si:pastërtia,mbulimi i pjesëve të turpshme,kthimi kah kibla etj.Të njëjtën kohë është nderim për të vdekurin të lutesh për të,dhe falet pasiqë të pastrohet kufoma dhe të qefinoset. Është e pëlqyer që në namazin e kufomës të prezentojnë sa më shumë njerëz,dhe të rënditen në sa më shumë rreshta.Më së paku duhet të ketë njerëz deri në 40 persona ose më së paku të bëhen tre rreshta.

    3) Çka është kirat? Ka thënë ibn Ethiri: kirat është një pjesë e dinarit, është gjysa e një të dhjetës në shumicën e vendeve.Ndërsa banorët e shamit e llogarisin pjesë e një të njëzet e katërtës.Ne nuk e njohim se si do të jetë shpërblimi në botën tjetër dhe këtë e din vetëm All-llahu xh.sh. dhe ne nuk mund të dijmë vetëmse nëpërmjet përngjasimit të tij me diçka nga ajo që e njohim,për këtë arsye e ka përshkruajtur me pjesë të dinarit.Kirati e ka vlerën e vogël mirëpo në hadith e shofim se vlera e tij është sa kodra e Uhudit që është në afërsi të Medines.

    4)Hadithi na udhëzon që të prezentojmë në varrime dhe në faljen e namazit të xhenazes.

    5) Ka argument se All-llahu xh.sh. e ka nderuar kufomën e besimtarit dhe e ka bërë që të shpërblehet shumë ai i cili përkujdeset për vorrimin e tij.

    Përktheu nga Arabishtja: Ibrahim SHERIFI

    www.thirrjaislame.com

  • Etika e përshëndetjes-1 (selamit)

    Etika e përshëndetjes-1 (selamit)

    Përshëndetja me selam kur të hynë në shtëpin e tij:

    Nga Enes ibn Malik [Allahu qoftë i kënasqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] më ka thënë: “O djalosh kur të hyshë te familja yte përshëndeti me selam, do të jetë begati për ti dhe familje tënde.(transmeton Tirmidhiu).

    Përshëdetja e fëmive me selam:

    Nga Enesi [Allahu qoftë i kënaqur me të] “se ka kaluarë pranë disa fëmive dhe u ka dhënë selam dhe ka thënë:kështu vepronte i Dërguari [salallahu alejhi ve selem]” (transmeton Buhariu).

    Shpjegim:

    Përshëndetja me selam ka etika të cilat duhet besimtari të i përmbahet dhe nga ato është pëlqimi i përshndetjes me selam familjen gjatë hyrjes në shtëpi, ngase takimi është e begatshëm kur fillohet me këtë përshëndetje të bekuar.

    Gjithashtu nga etika e përshëndetjes me selam, është përshëndetja e fëmive me selam, e që tregon modesti dhe ua mëson atyre selamin.

    Dobitë:

    -Pëlqimi i pëshëndetjes me selam kur njeiu hynë në shtëpin e tij.

    -Pëlqimi i pëshëndetjes me selam fëmitë, ngase tregon modestin dhe ua mëson atyre selamin.

    www.thirrjaislame.com