Category: Sunnet

  • Hadithi 31: Çështje që nuk i din askush përveç Allahut

    Hadithi 31: Çështje që nuk i din askush përveç Allahut

    Njeriu din aq sa ka dëshiruar Allahu që të din,arrin njeriu me shqisat e tij aq sa dëshiron Allahu të arrij ,dhe gjithë kjo është pak në krahasim me diturinë e Allahut gjithëpërfshirëse . Allahu disa dituri i ka mbajtur vetëm për vete dhe nuk ua ka treguar robërve të Tij.
    Transmetohet nga Ibn Omeri r.a. se ka thënë: ka thënë i dërguari a.s: “çelësat e diturisë së fshehtë(gajbit) janë pesë dhe nuk i din askush përveç Allahut, askush nuk e din çka do të ndodhë nesër, askush nuk e din çka ka në mitra, njeriu nuk e din çka do të bënë nesër,njeriu nuk e din se në cilin vend do të vdesë,askush nuk e din se kur vjen shiu”.
    Dobitë e hadithit:

    1) Dituria e Allahut: dituria e Allahut është cilësi e Tij vetore e vjetër,që i shpalos të dhënat krejtësisht,obligimet,të lejuarat,të pamundurat,nuk i fshehët diturisë së Allahut asgjë në tokë e në qiell,ka thënë i Lartësuari:” me të vërtetë Allahu din çdo send”.
    Gjithçka që dinë njerëzit është nga ajo që ua mëson Allahu,ka thënë i Lartësuari:” nuk ngërthejnë asgjë nga dituria përveç aq sa donë Allahu”.Gjithashtu:”nuk u është dhënë nga dituria përveç se pak”.
    Ajo që Allahu e ka veçuar veten e Tij dhe nuk ia ka treguar askujt është me të vërtetë shumë,p.sh.: askush prej njerëzve nuk i din ushtarët e Allahut,njeriu nuk e din gjendjen e vetes së vet,askush prej krijesave nuk e din kur është kiameti ,askush prej njerëzve nuk e din thelbin e shpirtit. Nga ajo që e ka veçuar Allahu veten e Tij dhe nuk ia ka mësuar askujt prej krijesave janë pesë gjëra:
    a) askush nuk e din çka do të ndodhë nesër: e nesërmja është e ardhmja,kjo është e fshehur dhe ende nuk ka ardhur dhe prej kah ka me e ditur njeriu atë, ka thënë i Lartësuari:”Dijetari i fshehurisë dhe nuk ia tregon fshehurinë e Tij askujt përveç kujt donë prej pejgambereve “. Nga kjo e dimë se parashikuesi i së ardhmes, dhe shikuesi i yjeve janë gënjeshtarë,sepse pretendojnë se e dinë të ardhmen. Disa njerëz e kanë pyetur të dërguarin për fallxhorin,dhe tha:”kush shkon tek fallxhori dhe e pyet atë për diçka nuk i pranohet atij namazi katërdhjetë ditë”Transmeton Muslimi.
    Kur i thanë atij : o i dërguari i Allahut ata fallxhorët dhe parashikuesit na tregojnë ndonjëherë diçka që del e vërtetë,tha :”ajo është një fjalë që ia përcjellë xhini shokut të tij sikur zëri i pulës,dhe me atë i përziejnë njëqind gënjeshtra”.Transmeton Muslimi.
    Nga këtu e kupton gënjeshtrën e disave që pretendojnë se dinë të ardhmen e afërt apo të largët, disa që i thonë vetes pejgamber(ose parashikues).
    b) askush nuk e din çka ka në mitër: mitra është vendi ku bashkohen sperma e mashkullit me vezoren e gruas dhe nga kjo bëhet fëmiu në një gjendje që nuk e sheh syri as nuk e kapin shqisat dhe nuk e din askush se çka do të jetë ky fëmijë mashkull apo femër, jetëgjatë apo jetëshkurtër,i ngjashëm me babanë apo me nënën,besimtar apo mohues,i lumtur apo i dëshpëruar, thotë Allahu:”Ai është i cili ju formon në mitra ashtu siç dëshiron”.
    Kanë thënë dijetarët: nëse thotë mjeku që nëse është gjiri i djathtë i nxirë ai është djalë e nëse është gjiri i majtë atëherë është femër,gjithashtu thonë: nëse gruaja është më e rëndë kah ana e djathtë është vajzë,duke pretenduar se kjo është si zakonisht e jo patjetër atëherë ai mjek nuk bën kufër  as gjunah.
    c) nuk e din njeriu çka bën nesër:nuk e din askush çka do të i ndodh atij apo prej tij në të ardhmen,vepër e mirë apo e keqe,furnizim me bollëk apo pak,sprovë apo qetësi,vdekje apo jetë, ka thënë i Lartësuari në gjuhën e të dërguarit:”nëse e kisha ditur të fshehurën do te kisha bërë vepra të mira edhe nuk do të më kaplonte e keqja”.
    d) nuk e din njeriu ku do të vdesë:nuk e din askush ku e ka mbarimin në këtë tokë,ku do ta ketë varrin, njeriu mundet të jeton kohë të gjatë në një vend pastaj nevoja e nxjerr nga ai vend dhe pastaj shkon në ndonjë vend tjetër dhe atje vdes dhe atje varroset. Ka thënë i dërguari:”nëse ja ka caktuar Allahu vdekjen dikujt në ndonjë vend ia bën që të ketë nevojë për të shkuar atje”,ka thënë i Lartësuari:”thuaj: nëse jeni në shtëpitë e juaja do të dilnin prej saj ata të cilëve u është shkruar vdekja”.
    e) nuk e din askush kur vjen shiu:nuk e din askush saktë se kur dhe ku do të bie shi,as sa është sasia e tij as lloji i tij, atë çka e thonë astronomët nga shpejtësia e erës dhe bartja e mjegullave është mendim shkencor,shpeshherë flasin diçka që i takon të fshehurës,dhe nuk emërtohet shkencë dhe nuk ndërtohet mbi të dispozita,nëse thotë një astronom se nga ajo që ai posedon në shumicën e rasteve bie shi atëherë nuk bën ai kufër as mëkat.

     

    Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI

    www.thirrjaislame.com

  • Hadithi 30: Kërkimi I shiut prej All-llahut

    Hadithi 30: Kërkimi I shiut prej All-llahut

    Ka thënë I dërguari a.s:” kërkoni prej mirësive të Zotit sepse Allahu dëshiron që të kërkohet prej Tij” I dërguari kërkonte prej Allahut çdo gjë, kur u vononte shiu iu luste Allahut dhe Allahu lëshonte shi.
    Transmeton Abdullah ibn Zejd r.a. se i dërguari a.s ka dalë në faltore të kërkon prej Allahut shi, u kthy kah kibleja e ktheu petkun e tij dhe I fali dy rekate.
    Dobitë e hadithit:

    1) Kërkimi i shiut: ndodh që Allahu ta ndalë shiun te muslimanët për ndonjë urtësi që ai e din,mund të jetë prej urtësisë së Tij që dëshiron që njerëzit ta lusin Atë,që kur ta lusin Ai të lëshon shi,kjo është arsye që ta falënderojnë njerëzit më shumë dhe të lidhen me Allahun më shumë. I dërguari a.s kërkonte që të bjen shi kur kishte nevojë, ndonjëherë lutej në hutbe, ndonjëherë dilte jashtë qytetit dhe lutej për shi, ngandonjëherë mbante fjalim, lutej, falej,dhe kërkonte shi.
    Kërkimi shi me  pejgamberine dhe me njerëzit e mirë është i lejuar.
    Njëherë erdhi një beduin te i dërguari a.s dhe tha:o i dërguari i Zotit kemi ardhur tek ti sepse kafshët nuk kanë çka hanë,as fëmijët çka pinë…pastaj u ngrit i dërguari a.s duke u ngutë derisa hypi në hutbe dhe e falënderoi Zotin dhe e madhëroi pastaj tha: o Zot na lësho shi….pastaj pas një kohe erdhën njerëzit duke britur thonin: u zhytëm u zhytëm (prej shiut) pastaj qeshi  i dërguari a.s derisa i dolen dhëmballët…
    Transmeton nga Enesi  r.a. se Omeri r.a. kur u bënte thatësirë kërkonte shi (duke ndërmjetesuar) me Abbas ibn AbdulMutalibin dhe thonte: o Zot ne ndërmjetesonim teTi me të derguarin tonë,dhe na lëshoj shi, tash po ndërmjetësojmë me mixhën e të derguarit tonë na lësho shi, dhe binte shi.Transmeton Buhariu.
    2) Mënyra e kërkimit të shiut e kompletuar:

    a)Dalja në hapsirë dhe asokohe ishte jashtë vendbanimit, kjo është që tregon më shumë nënshtrim dhe mvarshmëri ndaj Allahut.
    b) Kërkimi i shiut, lutje e Allahut për këtë.
    c) Kthymi i teshave,me optimizëm se do të ndërrojë gjendja nga ngushtimi në gjerësim, nga vështirësia në lehtësim. Kthymi  i teshave bëhet në mënyrë që e veshë teshen kah e prapa se anën e djathtë e vendos kah e majta dhe tëmajtën kah e djathta.
    d)Namazi është dy rekatesh që falet në kohërat që nuk ndalohet falja sikur namazi i bajramit mirëpo nuk merren tekbiret e bajramit. Ka thënë ibn Abbasi r.a.në përshkrimin e kërkimit të shiut: nuk ka mbajtur hutbe sikur ju kështu,mirëpo ka bërë vazhdimisht lutjedhepërulje dhe madhërim ndaj Allahut pastaji ka falur dy rekate sikur e falte bajramin.Transmeton Ebu Davudi.
    3) Hadithi tregon për vlerën e të dërguarit të Zotit dhe vlerën e mixhës së tij Abbasit r.a.
    4)Kërkimi i shiut është sunnet i përhershëm.

     

    Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI

    www.thirrjaislame.com

  • Hadithi: 28 Kohët e dobishme

    Hadithi: 28 Kohët e dobishme

    Allahu i Lartësuar ka lënë kohë, vende edhe njerëz të veçantë, ka bërë dhjetë  ditët e para të muajit Dhulhixhe  dhe u ka dhënë një pozitë të veçantë saqë është betuar në Kuranin e Madhërishëm për to dhe Pejgamberi alejhi selam  ka thënë që veprat e mira në këto ditë janë më të vlefshme se sa në ditët tjera të vitit.
    Transmetohet nga Abdullah ibn Abbasi r.a. se i dërguari alejhi selam  ka thënë: “Nuk ka punë me vlerë më të madhe  se sa veprat që bëhen në dhjetë ditëshin (e dhul hixhes) thane: as xhihadi ?, tha:”as xhihadi përveç një njeriu që sakrifikon me veten e tij dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asgjë”.
    Dobitë e hadithit:

    1) Ditët e haxhit: Dhjetë ditët e muajit Dhulhixhe janë ditët e haxhit që në to mblidhen hanxhinjtë  nga çdo vend i largët dhe i afërt në Meken e ndershme. Në ditën e tetë dalin shume haxhinj dhe qëndrojnë në vendin Mina që të nesërmen të nisen për në Arafat,  disa të tjerë shkojnë drejt në Arafat, sepse dita e nëntë është dita e qëndrimit në Arafat ,nata e nëntë është nata e qëndrimit në vendin Muzdelife.  Dita e dhjetë është dita e therjes së kurbanave obligim për ata që  e kryen haxhin e llojit Mutemeti’ ose Karin, dhe sunnet për atë që e kryen haxhin e llojit Mufred, dhe është dita e gjuajtjes së guralecëve për të gjithë haxhinjtë.
    Ka thënë i dërguari alejhi selam : “Nuk ka dite që në to është më e vlefshme vepra e mirë se  në këto dhjetë ditët e Dhulhixhes” i thanë as xhihadi në rrugë të Allahut ?, tha:”as xhihadi në rrugë të Allahut përveç një njeri që ka dalë me pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asgjë nga ky udhëtim”. Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
    2) Ditët e Teshrikit : Këto janë dita e dytë, e tretë dhe e katërt e festës së Kurban Bajramit janë quajtur kështu sepse arabët i shfaqnin lëkurat e kurbanave në diell që të thahen dhe mos të prishen. Këto ditë kanë vlerë sepse janë afër dhjete ditëve të Dhulhixhes dhe në këto ditë priten kurbanat dhe hidhen  gurëzit.
    3) Xhihadi: shpenzimi i pasurisë dhe shpirtit në luftimin e politeistëve për hirë të ngritjes së fjalës së Allahut xh.sh. dhe ndihmini i fesë së Tij.
    Ky ndahet në dy lloje:

    1. Obligim individual: është kur sulmohet shteti islam edhe banorët e tij dhe udhëheqësi urdhëron për dalje për lufte, ky lloj i luftës është më e mire se çdo vepër.
    2. Obligim kolektiv: kjo është kur nuk sulmohet shteti islam apo banorët e tij dhe kur nuk i  thirr udhëheqësi të gjithë njerëzit për luftë, kjo është sikur lufta e atyre që dalin në rruge për shpërndarje të Veprat e mira gjatë dhjetë ditëve të Dhulhixhes janë më të mira se kjo lloj lufte. Allahu e din më së miri.

    4) Tregon hadithi për vlerën e disa kohërave dhe të disa vendeve.
    5) Vlera e xhihadit është e madhe.

    Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI

    www.thirrjaislame.com

  • Hadithi 27 : Ditët e bajramit janë ditë feste dhe gëzimi, dispozita e këndimit në festa.

    Hadithi 27 : Ditët e bajramit janë ditë feste dhe gëzimi, dispozita e këndimit në festa.

    Patjetër qe muslimani të ketë ditë feste dhe  të gëzohet në të, sidomos kur  kryen ndonjë adhurim sikur që është agjërimi,  haxhi apo kur vepron ndonjë vepër të preferuar si sunetimi apo martesa.
    Transmetohet nga Aisheja r.a. se ka thënë: hyri i dërguari alejhi selam tek dhoma ime dhe tek unë ishin dy vajza te vogla këndonin për ditën e Buathit , ai u mbështet në shtratin e vet dhe e ktheu fytyrën e tij kah ana e kundërt, hyri Ebu Bekri r.a. dhe më qortoi dhe më tha: a mjetet e djallit në shtëpinë e të dërguarit !? iu drejtua i dërguari atij dhe i tha: leri,kur u qetësua ua bëra me shenjë dhe shkuan, ka qenë ditë feste kur disa zezake luanin me shtiza dhe parzmore dhe nuk e dijë se kam pyetur të dërguarin apo ai më ka pyetur: “a dëshiron të i shikosh”? Thashë: po unë qëndrova pas tij dhe faqja ime e vendosur në faqën e tij, dhe ai tha:”vazhdoni o bijtë e Erfide” (emri i etiopianve), derisa u mërzita tha:”mjafton”,i thashë po atëherë tha:”largohu”.
    Dobitë e hadithit:

    1)Kënga –  Kënga e cila  ngjall emocione,lëviz njeriun, përshkruan bukurinë e pjesëve te trupit apo veprimin e amoralitetit,apo përshkrimin e alkoolit apo veprave të këqija ,nuk ka dyshim se është e ndaluar (haram) ,nëse ia bashkëngjit edhe instrumentet muzikore atëherë shtohet mëkati,të ardhurat prej saj janë te ndaluara,  edhe për  atë që përfiton dhe për atë që shpenzon.
    Dëgjimi i Kuranit të ndershëm i përcjellur me mjete muzikore është mëkat sepse i përngjason këngës.
    Ka thënë Allahu i Lartësuar :” Ka prej njerëzve që blejnë fjale te kota që t’i devijojnë tjerët nga rruga e vërtete”. Thotë  Abdullah ibn Mesudi r.a . pasha Allahun që nuk e meriton adhurimin askush pos tij, është për qellim muzika dhe  këtë e përsëriti tri herë, po ashtu të njëjtën e thanë edhe  Abdullah ibn Abbasi, Ikrimeja ,Seid ibn Xhubejr, Hasan el Basriu,edhe të tjerë.

    I dërguari alejhi selam thotë :”Do të ketë në umetin tim njerëz që do të lejojnë amoralitetin,mëndafshin,alkoolin edhe mjetet muzikore”.Transmeton Ebu Davudi, dhe Buhariu në mënyrë të komentit.
    Katër imamat (e ehli sunetit) janë të pajtimit që është mëkat kënga e cila përmban fjalë te fëlliqura, nxit provokim apo shoqërohet me muzikë.
    Ajo çfarë këndonin dy vajzat në shtëpinë e Pejgamberit alejhi selam nuk kanë qenë këngë sikur këngët e sodit, as nuk kane qenë gra, as nuk ka pasur fjalë te këqija e as përshkrim i ndaluar ,por kanë qenë dy vajza të vogla të cilat kanë kënduar poezinë e cila është kënduar për luftën e Buathit dhe padyshim nuk ka pasur mjete muzikore ,mirëpo kane pasur defe pa çampare , të cilat janë lejuar në dasma dhe festa. Gjithashtu lejohet kënga në këto raste me kusht që mos të përmban fjalë nxitëse te provokimit, fjalë amorale, apo muzikë. Dijetaret kanë thënë  se nuk prish pune nëse njeriu këndon në vete për relaksim, gjithashtu edhe gruaja nëse këndon në vete për relaksim apo për fëmijën e saj, apo të ngjashme siç është këndimi i gruas ne dasmë ne mesin e grave me kushtet e lartpërmendura.
    Xhabiri r.a. thotë : Keni kujdes nga kënga sepse ajo është prej Iblisit dhe është shirk, nuk këndon vetëm se shejtani.
    2) Festa – preferohet që të gëzohemi në festa sepse është prej simboleve te islamit. Transmetohet nga Enesi r.a. se kur ka shkuar Pejgamberi alejhi selam në Medine, ata kanë pasur dy ditë në të cilat  kanë lozur, Pejgamberi alejhi selam ju tha:” ua ka zëvendësuar Allahu këta dy ditë me dy më të mira, ditën e Kurban Bajramit dhe Fitër Bajramit”. Transmeton Nesaiu.
    Kur e qortoi Ebu Bekri r.a. Aishen r.a. për shkak se kënduan  vajzat e vogla Pejgamberi alejhi selam : “O Ebu Bekër çdo popull  ka festat e tyre dhe kjo është festa jone”. Transmeton Buhariu.  Për këtë arsye preferohet që në festa të vishen teshat më të reja ose më të mirat, vizita e të afërmve dhe shokëve duke i përkujtuar dhuntitë e Allahut që ua jep robërve te tij besimtareve qoftë në festen e Kurbanit apo festën e Fitrit (pas ramazanit).
    Ka qenë prej shenjave të gëzimit në festë kur i dërguari alejhi selam i lejoi që të luajnë etiopianët në xhami lojën e tyre luftarake,  të mblidhen rreth tyre fëmijët, të shikojnë dhe të mësojnë takimin me armiqtë dhe të  nxisë tek njerëzit shpirtin luftarak për ngritjen e fjalës së Allahut. Vazhdojnë njerëzit në vendin tonë deri në këtë kohë të shfrytëzojnë mbledhjen e njerëzve për festa edhe disa luajnë me shpata dhe mburoja, disa herë me mundje, disa herë me garimin e kuajve apo me gjuajtjen në shenjë.
    3) Butësia me gratë -gruaja në kohën e injorancës është  nënçmuar edhe  nënvlerësuar tek arabet dhe popujt tjerë jo arab. Disa prej arabëve vajzat e tyre i varrosnin të gjalla,siç e ka cekur kurani në disa vende. Ka thënë Omeri r.a. : Pasha Allahun nuk i kemi konsideruar gratë asgjë derisa ka zbritur Allahu ajet për to edhe ua ka ndarë atë që ua ka nda atyre. d.m.th. trashëgiminë.

    Ka thënë i dërguari alejhi selam: “Më i miri prej jush  është ai i cili sillet më së miri me familjen e vet, dhe unë sillem më së miri me familjen time”. Gjithashtu ka thënë: “Nuk i nderon gratë vetëm se një i ndershëm edhe nuk i nënçmon ata vetëm se një i poshtër”.
    Pejgamberi alejhi selam  i ka nderuar shume gratë e tij ,siç tregohet rasti me Aishen r.a. kur garuan një herë jashtë Medines ,larg njerëzve dhe ajo ia tejkaloi Pejgamberit alejhi selam, pas një kohe ai ia tejkaloi Aishes r.a. në luftën e Tebukut.

    Mjerë për atë që thotë se islami e nënvlerëson gruan, feja islame e ka bërë të barabartë gruan në çdo send përveç në disa aspekte që i takojnë natyrës së saj si mosmarrja pjesë në luftë dhe mos përzierja me burra. Te humbur janë disa burra që mendojnë se burrëria është në maltretimin apo nënçmimin e femrës.
    4) Hadithi tregon se lejohet  baba të edukon vajzën e tij edhe në prezencë të bashkëshortit, edhe nëse burri e braktis edukimin, atëherë kjo është mision i babës.
    5) Butësia e bashkëshortit me bashkëshorten e tij, dhe mos marrja në pyetje për sendet që i ka lejuar feja.
    6) Pozita e Aishes r.a. te i dërguari alejhi selam .
    7) Muslimanet i kanë dy festa që në to gëzohen, vizitohen për mbajtjen e lidhjes farefisnore dhe mbajtjen e afërsisë.
    8) Lejohet përgatitja për lufte para se te vjen ajo dhe mbledhja e njerëzve për të shikuar atë .
    9) Butësia e të dërguarit alejhi selam  dhe sjellja e mirë të tij.

    Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI

    www.thirrjaislame.com

  • Hadithi 26 : Etika e ditës së xhuma

    Hadithi 26 : Etika e ditës së xhuma

    Dita e xhuma  është ditë e veçantë  prej  ditëve tjera, ka vlerën dhe pozitën e vet, veçoritë  që e dallojnë nga ditët tjera të javës siç janë pastrimi për faljen e namazit te xhumasë, dëgjimi i hutbes, koha e përgjigjes së lutjes etj.
    Transmetohet nga Selman Farisiu r.a. se ka thëne: kam dëgjuar të dërguarin alejhi selam duke thënë : ” Kur  njeriu pastrohet ditën e xhuma  aq sa ka mundësi ,pastaj drejtohet,  parfymoset ,pastaj del dhe nuk i ndanë dy persona (në xhami), falet, dëgjon imamin kur të flet, i falen mëkatet prej këtë deri në xhumanë e ardhshme”.
    Dobitë e hadithit:

    • Pastrimi ditën e xhuma: pastrimi ditën e xhuma është sunnet i forte për atë person që  ka obligim xhumanë. Ka thënë i dërguari alejhi selam :”Kush merr abdes ditën e xhuma ka vepruar  mirë, kush pastrohet,pastrimi është më i  mirë” Transmeton Ebu Davudi.
      Pastrimi ditën e xhuma ka qenë obligim pastaj është anuluar dhe është bërë sunnet (e pëlqyer) si lehtësim për njerëzit.
      Pastrimi ditën e xhuma  bëhet për shkak të namazit të xhumasë, kush pastrohet pas agimit të diellit ai  ka praktikuar sunnetin , e kush pastrohet natën e premte ose pas namazit të xhumase atij i ka ikur një sunnet, mendim ky i disa dijetarëve.
      2) Rregullimi: sunnete të forta janë  veshja e teshave të pastra ,pastrimi i trupit dhe kokës për shkak të namazit të xhumasë, sikur për namazin e bajramit. Ka thënë i dërguari alejhi selam : “Është mire qe ju të bleni nga dy palë rroba,një palë për namazin e xhumasë edhe një palë për punë” Transmeton Ibn Maxhe.
      Prej pastrimit është edhe përdorimi i misvakut ose diçka tjetër e cila i  pastron dhëmbët, sepse për namazin e xhumasë mblidhen shume njerëz dhe duhet larguar çdo gjë  që ju pengon njerëzve. Ka thënë i dërguari alejhi selam :”Sikur mos të frikohem se ju rëndohet popullit tim do  i kisha urdhëruar që ta përdorin misvakun për çdo namaz” Transmeton Buhariu. Gjithashtu ka thënë:” prej hakut të besimtarit ditën e premte është të përdor misvakun dhe të vishet mirë” Transmeton Ibn Ebi Shejbe sipas kushteve të Muslimit.
      Prej pastërtisë është edhe përdorimi i parfumit.
      Nga kjo që cekëm më lart shihet kujdesi i fesë islame në plotësimin e pastërtisë tek e gjithë shoqëria ,nga pastrimi, krehja e flokëve dhe e mjekrës, parfymosja, dhe pastrimi i dhëmbëve.
      3) Namazi në xhami: është për qëllim namazi i përshëndetjes së  xhamisë edhe sunnetet e para te xhumasë.
      4) Prej etikës së xhumasë: është që të ulet njeriu ku të gjen vend, nuk ka të drejtë ai që vjen me vonesë ti pengon njerëzit dhe ti kalon safet duke u mundu për të arritur  safin e pare sepse kjo i pengon njerëzit, ndërsa  pengesa ndaj besimtarit është mëkat ,përveç nëse gjen zbrazëtirë atëherë mundet të ecë përpara.
      5) Prej dispozitave të xhumasë është obligueshmëria e dëgjimit të hutbes , heshtja  gjatë saj edhe heshtja  nëse të pyet dikush apo me e ndal nga të folurit. Ka thënë i dërguari alejhi selam :” Ditën e xhuma kur imami është duke ligjëruar në hutbe nëse i thua shokut tënd hesht ke gabuar”Transmeton Buhariu.
      6) Arritja e faljes: kjo fjale d.m.th. se kushtet e arritjes së faljes janë  shtatë gjërat e lartpërmendura: pastrimi,larja,krehja, parfymosja, mos ndarja e dy personave në saf, falja e sunneteve para se të del imami në hutbe, dëgjimi i hutbes ,sa punë të lehta e sa shpërblim i madh.
      7)  Hadithi tregon se pastrimi në ditën e  xhuma  është sunnet dhe se rregullimi i pamjes për shkak të takimit me njerëzit në shtëpinë e Allahut.
      8) Ata që shkojnë në xhuma me tesha të zhytura, pa u pastruar dhe rregulluar e kundërshtojnë sunnetin,nëse i kane mundësit për tu pastruar.

     

    Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI

    www.thirrjaislame.com

  • Hadithi 25: Sexhdeja shtyllë e namazit

    Hadithi 25: Sexhdeja shtyllë e namazit

    Pejgamberi alejhi selam  ua mësonte shokëve të tij rregullat e fesë, e posaçërisht  rregullat e namazit, në mënyrën më të mirë nëpërmjet  fjalëve  dhe veprave. Hadithi në vijim  qartëson se Allahu i Lartësuar e ka urdhëruar pejgamberin alejhi selam  që ta plotëson sexhden dhe  njëkohësisht ky urdhër vlen për  tërë umetin.
    Transmeton  Abdullah ibn Abbasi r.a .se i dërguari alejhi selam  ka thënë: “Jam urdhëruar te bëj sexhde me shtatë gjymtyrë ; me ballë, dhe bëri me shenjë kah hunda, me duar, me gjunjët, me gishtat  e këmbëve, dhe mos ti përvjelim rrobat e  as të  lidhim  flokët”.
    Dobitë e hadithit:

    1) Forma e namazit- Xhibrili alejhi selam e ka mësuar pejgamberin alejhi selam  për formën e namazit një ditë  pas udhëtimit të madhë në Isra dhe Miraxh ,sikur që ia mësoi edhe fillimin dhe mbarimin e kohës së namazeve , dhe ia  mësoi që sexhden ta bën me shtatë pjesë të trupit e  ata janë :

    1. a) balli: pjesa më e ndershme e njeriut, vendosja e ballit në toke nëse bëhet për madhërimin e dikujt tjetër pos Allahut te Lartësuar është mohim i Allahut.
    2. b) duart: e jo bërrylat sepse vendosja e bërrylave në toke gjatë sexhdes është e urryer.
    3. c) gjunjët :nuk mundet me u kompletu sexhdeja pa i vendos gjunjët ne tokë.
    4. d) majet e këmbëve : m.th. majet e gishtave. Bërja e sexhdes në ketë formë është obligim (farz) në namaz sepse urdhri ne këtë hadith është i qartë.
      e) vendosja e hundës dhe ballit në tokë është obligim (vaxhib) .Ka thënë Ebu Seid el Hudriu: na e fali namazin i dërguari alejhi selam  dhe i pash shenjat e baltës në ballin dhe hundën e tij …”Transmeton Buhariu.
      2) Prej etikes se namazit: Ka ndaluar i dërguari alejhi selam  që të përvjelën  rrobat kur bën sexhde ,ka disa kryelarte që i përvjelin ngase  frikohen  mos ju prishet pantallonave  të tyre hekurosja.  I dërguari i Allahut gjithashtu ka ndaluar që të mblidhen flokët për ata që i kanë flokët e gjata. Nëse kjo bëhet me qëllim që t’u përngjasohet jobesimtarëve, atëherë kjo është mëkat, mirëpo qëllimi është për disa që i lidhin flokët në namaz ose i shtinë nën kapelë, gjë që është e ndaluar, sepse nuk i lë flokët që të bëjnë sexhde dhe në të njëjtën kohë u ngjason hindusëve dhe disa priftërinjve të krishterë.
      E pa Ebu Rafiu Hasanin birin e Aliut r.a. duke u falur dhe i kishte lidhur flokët bisht mbrapa shpine  ia zgjidhi bishtin dhe  i tha e kam dëgjuar te dërguarin alejhi selam  duke thëne:” ky është dryni i i djallit apo vendi i uljes së djallit” Transmeton Ebu Davudi.
      Dijetarët janë të pajtimit për ndalesën që të falet dikush me rroba të përvjela apo këmishë të përvjelur ,apo të futen  flokët nën kapele ngase kjo vepër është e urryer (mekruh tenzih) mirëpo nuk është haram, e nëse falet në këtë forme gabon, mirëpo namazi i pranohet . Nëse i mbledh flokët gjate namazit i prishet namazi sepse ai ka lëvizur shumë në veprimin e një mekruh (e urryer apo papëlqyer).
      3) Nuk është e pëlqyer që të vendoset  pengesë për vënien e ballit ne toke përveç në rast urgjent siç është ftohti  i madh, në këtë rast nuk  është patjetër të shpalosen duart apo këmbët gjate sexhdes ,duhet te mbulohen gjunjët sepse janë pjese te turpshme(auret).
      4) Modestia e të dërguarit alejhi selam .
      5) Rëndësia e namazit dhe obligueshmëria e mësimit të dispozitave të saj për atë qe nuk i din.
      6) Ndalimi nga përngjasimi me jobesimtaret qe te dallohet personaliteti islam.

     

    Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI

    www.thirrjaislame.com

  • Hadithi 24: Butësia me kafshet

    Hadithi 24: Butësia me kafshet

    Allahu e ka dërguar Muhamedin alejhi selam  mëshirë për tërë botën, për njerëzit,xhinët,kafshët,shpezët, Pejgamberi alejhi selam  i mësonte shokët e tij për butesi me kafshët dhe ju thoshte: “Ka shpërblim për çdo dhënie ujë kafshës”,  hadithi në vijim tregon për rrezikun e dëmtimit të kafshëve.
    Transmeton Abdullah ibn Omeri r.a. se ka thënë : kam dëgjuar të  dërguarin e Allahut duke thënë ka hyrë një grua në zjarr për shkak një maceje të cilën e ka lidhur dhe nuk i ka dhënë me ngrën, as nuk e ka lënë të lirë që të haje prej gjallesave të tokës”.
    Dobite e hadithit:

    1)  Islami fe e mëshirës – Arabët para ardhjes së fesë islame i kanë dëmtuar kafshët dhe nuk janë mërzitur, e kanë vendos kafshën cak për gjuajtje sikurse që veprojnë  sot disa shoqata të gjuetise, ose kanë organizuar përleshje mes tyre si  p.sh. përleshje mes gjelave, apo qenve sic veprohet edhe në ditët e sodit, i kanë ngarkuar kafshët më shumë se ata mund të bartin ose kanë përdorur  metoda tjera të mundimeve të cilat i ka ndaluar Islami.
    2)  Mbytja e kafshëve – Besimtari është i mëshirshëm dhe nuk i bën dëm me qëllim askujt, as njeriut as kafshëve, përveç nëse është për mbrojtje, nëse kafsha e dëmton atëher lejohet mbytja e saj, ndonjëher kërkohet për shkak të mbrojtjes prej dëmit të saj. Ka thënë i dërguari alejhi selam  në lidhje me gjarpërin dhe akrepin “Mbytni dy të zezat edhe nëse jeni në namaz”. Gjithashtu e ka lejuar  mbytjen e korbit,miut,qenit me dy sy edhe
    nëse gjindet  në Meke.
    3) Bota e ardhshme është e vërtet – Ka thënë  Allahu i Lartësuar: “Kush vepron mirë edhe sa grimca do të sheh atë dhe kush vepron keq  sa grimca do ta sheh atë (në botën tjetër)”,gjithashtu tha:”Edhe ne i vendosim peshoret e sakta Ditën e Kijametit dhe nuk i bëhet padrejt askujt”.
    Gruaja e cila e mbylli macen dhe  la që urria ta mbytë atë, ajo do të dënohet në varr për këtë mëkat, Ditën e Kijametit do të peshohen veprat, nëse ka posedu besim dhe të mira i lumtë atij personi, do te pergëzohet me shpëtim dhe lumturi të pafund, sepse Allahu ia ka falë të këqiat. Ndërsa nëse ka posedu besim mirëpo pak të mira, e më shumë të këqia ai person është në rrezik, ka mundesi  që ta mer Allahu me drejtësin e Tij dhe ta dënon për të këqiat e tij, ose ta mer me mëshirën e Tij dhe t’ia falë shumë prej mëkateve të tij. Ka thënë Allahu i Lartesuar:” Allahu nuk e fal ti bëhet shok atij dhe falë përveç kësaj kujt donë”.
    Nëse nuk ka pasur besim (iman) nuk i bën dobi asnjëlloj adhurimi për dalje nga zjarri mirëpo atij i pakësohet denimi.
    Më mekate i obligohet njeriut zjarri, dhe do të vendoset peshorja Ditën e Kiametit patjetër.
    Me punë të mira i obligohet xhenneti edhe mëkatarit, dhe do të vendoset peshorja Ditën e Kiametit patjetër.
    Nuk ka mëkat që i fshin krejt punët e mira njeriut përveç kufrit (mohimit) pas besimit, Allahu na mbrojtë.
    Nuk ka vepër e mirë që i fshin gjithë veprat e këqia përveç besimit pas kufrit apo pendimi i sinqert.
    4) Macja është prej kafshëve shtëpiake, ledhatohet edhe nuk duhet të dëmtohet e qa më pak të  mbytet.

  • I HUMBUR ËSHTË AI QË E HARRON ALLAHUN

    I HUMBUR ËSHTË AI QË E HARRON ALLAHUN

    Dr. Aid el Karni, Allahu e ruajt, rrëfen dhe thotë: Para disa vitesh udhëtova prej Riadit (kryeqyteti i Arabisë Saudite) për në qytetin e Damamit (qytet tjetër në Arabinë Saudite).

    Në aeroport arrita në mesditë dhe, pasi që shoku im që doja ta takoja ishte në punë, e mora një makinë dhe u nisa drejt hotelit. Kur hyra në hotel, e vërejta se nuk kishte shumë njerëz dhe vizitorë. Personeli mi dha çelësat e një dhome në katin e katërt të hotelit, larg personelit dhe syve të njerëzve, dhe nuk kisha shoqërues me vete në këtë udhëtime e  as në hotel!

    U futa në dhomë, dhe çantën e lash mbi krevat, dhe hyra në tualet të marr abdes. Pasi që morra abdes u afrova ta hapi derën, mirëpo e gjeta të mbyllur, nuk hapej! Tentova ta hapi derën me gjitha mënyrat, mirëpo pa sukses!

    Fillova ta rikujtoj Allahun e Madhëruar! Mbeta në këtë vend të errët, të ngushtë, pa dritare që depërton drita nëpërmjet saj, pa telefon që ta thërras ndokënd, pa shoqërues me mua në dhomë!! Filluan djersët të më mbulojnë, zemra të më rreh shpejt dhe trupi të më rrëqethet. Kjo, ngase isha në vend të çuditshëm e të huaj, çdo gjë ndodhi papritmas dhe s’kisha mundësi ta lajmëroj askënd se çfarë po ndodh me mua!

    Në ato momente m’u kujtuan shumë gjëra dhe përjetime dhe momente të kaluara në jetë. E tërë jeta më sillej nëpër mend!

    Në fund mendova t’i bie derës dhe ta lëvizë nga vendi, dhe me të vërtetë, fillova t’i bie me këtë trup të dobët dhe të pamundshëm. E vërejta se copa e hekurit hapej ngadalë-ngadalë, si akrepi i orës, dhe fillova t’i bie edhe më fort, dhe çdo herë kur lodhesha, u ndalsha dhe pushoja, dhe prapë vazhdoja. Në fund, me ndihmën e Allahut, dera u hap!!

    Mu duk sikur të dilja nga varri! Brenda qëndrova afro 20 minuta, po sikurse të ishin 3 dritë!

    E falënderova Allahun për atë që ndodhi.

    Kjo ishte një mësim që ta rikujtoj dobësinë e njeriut, dhe mundësitë e pakta që i ka, dhe takimin e tij me vdekjen, dhe e rikujtova mangësinë tonë në vete dhe në jetë, dhe se si e harrojmë ahiretin aq lehtë!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • Hadithi nr. 23  Urrehet zgjatja e namazit nga imami

    Hadithi nr. 23 Urrehet zgjatja e namazit nga imami

    Islami  është mëshirë nga Allahu për njerëzit,që me të  ka dërguar Pejgamberin e mëshirës Muhamedin alejhi selam ,Islami është feja e lehtësimit dhe nuk egziston vështirësia   në të,fe e butësis ,dhe çdokush qe e shtrëngon ate, vetemse  feja e mundë atë.
    Transmetohet nga Abdullah ibn Mesudi r.a.se ka thënë: Një njeri i tha të dërguarit: o i derguari i Allahut unë vonohem për namazin e sabahut sepse imami shumë e zgjatë namazin, i  dërguari i Allahut u hidhërua  saqë asnjëhër nuk e kam parë të hidhëruar sikur atë ditë dhe tha: “o ju njerëz ka prej jush që  i largojnë njerëzit nga feja, prandaj kush është  imam  le të falet shkurt sepse pas tij ka  të  sëmur,të  moshuar dhe nevojtar”.
    Dobite e hadithit:

    1)Zgjatja e namazit provokim -Muadhi r.a. ua fali fisit të vet namazin e jacisë por e zgjati atë duke lexuar suren Bekare ( sureja më e gjatë në Kuran) , një person u largua nga xhemati dhe u fal vetëm për shkak se nuk mundë të duronte.Ky person shkoi te Pejgamberi alejhi selam dhe u amkua se zgjatja e namazit të Muadhit është shkak që ky nuk mund të fal sabahun me xhemat. Pejgamberi alejhi selam u hidhërua saqë Ibn mesudi asnjëhër nuk e kishte parë më herët të dërguarin e Allahut të hidhëruar kur këshillonte njerëzit.

    Përveç mohimit që ia bëri Muadhit r.a. tha se disa prej jush që jeni imama të njerëzve në namaz i ngushtoni njerëzit për shkak të zgjatjes së namazit edhe këtë  për arsye se në mesin e njerëzve mund të ketë të sëmur  që u  pengon qëndrimi i gjatë në këmbë,apo të moshuar që lodhen ,apo ndonjë nevojtar  që punon apo udhëton edhe kjo është e vërtet.
    Ka thënë Ebu Vakid el Lejthi r.a.se i dërguari i Allahut është falur shkurt me njerëzit dhe shumë gjatë kur është falur vetëm .Transmeton Imam Shafiu.
    Nuk është për qëllim shkurtimi në namaz lënia e obligimeve apo suneteve të namazit,sepse i dërguari ka thënë: “nuk pranohet namazi i atij që nuk  drejton shpinën në ruku dhe sexhde”,gjithashtu i ka thënë njeriut  i cili gaboi në namaz “kthehu,falu sepse nuk je falur”.
    2)Sa  preferohet të lexohet në namaz- Në sabah  imami mund të lexon prej 40 deri 60 ajete,në drekë, ikindi dhe jaci të lexon suren ves-semai ose suren et-tarik ose suren vesh-shemsi ose  diçka të ngjajshme,në aksham diçka më pak ,e nëse paraqitet ndonje nevojë në namaz atëher e shkurton.Një ditë i dërguari e ka falur namazin e sabahut me kul eudhat(kul eudhu birabil felek dhe kul eudhu burabi nas)ngase  e dëgjoi një fëmi duke qarë në xhami.
    3)Hidhërimi për hirë të Allahut -Pejgamberi  alejhi selam ishte njeriu më zemërgjër dhe më i urtë,nëse i ndodhte dicka  vetes ose pasuris së tij e falte dhe nuk u hakmerte,mirëpo nëse i  bëhej mëkat  Allahut të Lartësuar  atëher ai u hidhëronte shume dhe nuk  shuhej  hidhërimi i tij derisa te shkonte në vend urdhëri i Allahut ose dispozita e Tij.
    Ka thënë Aishja r.a.për të : nuk u hakmerte për veten e tij asnjëher mirëpo nëse  shkeleshin normat e Allahut atëher  hidhërohej saqë askush nuk mund ta frenonte.
    4)Hadithi tregon për vlerën e diturisë dhe dijetarit.
    5)Hidherimi për hirë të fese është prej cilësive të mira të muslimanit.
    6)Tregimi i shkaqeve të ndalesave ka rëndësi të madhe në islam.

    Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI

    www.thirrjaislame.com

  • Hadithi nr. 22 “Obligueshmëria e përcjelljes së imamit në namaz”

    Hadithi nr. 22 “Obligueshmëria e përcjelljes së imamit në namaz”

    Një qortim dhe kërcënim të rëndë e lëshon ai i cili nuk flet nga hamendja s.a.w.s.deri tek ai i cili nuk e përcjell imamin në namaz,mirëpo e tejkalon atë në ruku dhe sexhde duke e anashkalu këtë gjë.
    Trans.ebu Hurejra r.a.se i dërguari ka thënë:”a nuk frigohet dikush nga ju që kur ta ngren kokën e tij para kokës imamit që Allahu të ia shëndron atij fytyrën në fytyrë gomari apo pamjen e tij në pamje gomari”.
    Dobitë e hadithit:

    1)pasimi i imamit:ka thënë i dërguari:”është bërë imami(në namaz)që të pasohet”padyshim që bukuria e namazit është kur imami të shkon përpara pastaj atë ta pasojnë falësit,kush e ndryshon këtë rregull ka gabuar dhe ka bërë mëkat dhe e meriton që të dënohet. Ka thënë ebu Seid el Hudriu r.a.është falur një njeri pas të dërguarit dhe ai shkonte në ruku dhe u ngrit prej rukus para të dërguarit,kur e kreu namazin i dërguari tha:”kush është ky që bën kështu”?tha unë o i dërguar i Allahut,tha:”keni kujdes tejkalimin në namaz kur të bën ruku imami ,bëni ruku, kur të ngritet, ngrituni”trans.Taberaniu në librin Mu’xhem el eusat.
    E shiqoi një herë Abdullah ibn Mesudi njërin që e tejkalonte imamin e vet dhe i tha:as vet që je falë as që e ke përcjellë imamin tënd.
    2)shëndrimi:Allahu i ka shëndruar një grup prej beni Israilëve në majmunë dhe derra kur e kanë kundërshtuar urdhërin e Allahut të lartësuar kur i urdhëroi që mos të zënë peshq ditën e shtunë e ata e thyen urdhërin dhe zunë peshq,dijetarët e tyre i këshilluan që mos të bëjnë një gjë të tillë mirëpo nuk morën mësim,dhe Allahu i bëri disa prej tyre majmunë dhe disa të tjerë derra dhe në këtë gjendje jetuan një kohe dhe pastaj vdiqën të gjithë dhe nuk u shumuan,tregimi i tyre është i regjistruar në kur’an në suren el e’raf ku thotë Allahu i lartësuar:”pyeti ti ata për atë fshatin që ishte në buzë deti…”.
    Do të ketë shëndrim në fizionomi dhe në këtë umet(popull)do të shëndrohen disa njerëz që e kalojnë kohën duke pirë alkool dhe duke ndëgju muzik dhe nëpër ahengje të çoroditura,ka thënë i dërguari:”do te ketë në këtë popull:shafitje,shëndrim dhe gjuajtje(me gur)”.trans.Tirmidhiu.
    Nuk është patjetër që çdoher kur të bën dikush ndonjë mëkat të i vjen dënimi menjëher.
    Ka thënë shejh Tekijuddini:hadithi aludon në ndryshimin e pamjes së jashtme,por ka mundësi të kthehet dhe në aspekt kuptimor sepse gomari përshkruhet si budallë,tha:ky kuptim i përngjanë edhe atij injorantit që nuk i din obligimet e namazit as përcjelljen e imamit.
    3)dispozita e tejkalimit:kush e tejkalon imamin me harresë në ndonjë vepër prej veprave të namazit p.sh.:bjen në ruku para tij,ai duhet të kthehet prap që ta bën rukunë pas imamit,nëse nuk mundet me u kthy nga harresa apo padituria derisa e zen imami në ruku,atëher nuk ka kurfarë mëkati,mirëpo nëse e din këtë çështje atëher konsiderohet se e ka kundërshtuar sunetin(traditën)në tejkalim,dhe ka bërë mëkat,mirëpo namazin e ka në rregull.
    4)kujdesi i të dërguarit për popullin e tij.
    5)tejkalimi i Imamit nga xhemati është kundërshtim i traditës së të falurit me xhematë.
    6)ndonjëherë Allahu e përshpejtonë dënimin e mëkatit në këtë botë.
    7)jehuditë janë të ashpër dhe të vrazhdë për këtë e kanë merituar hidhërimin e Allahut.
    8)Allahu e ka nderuar njeriun prandaj mos ta nënçmon veten e tij me veprimin e mëkateve.
    9)nuk ka mëkat në harrim dhe mosdije.

    Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI

    www.thirrjaislame.com