Category: Sunnet

  • Hadithi 41: Dinjiteti i muslimanit

    Hadithi 41: Dinjiteti i muslimanit

    Feja islame i edukonë pasuesit e vetë që të kenë dinjitet dhe çiltërsi në brendësinë dhe të jashtmen e tyre.Prandaj nuk është i kënaqur që pasuesit e tij të e nënçmojnë veten e tyre duke kërkuar pasuri prej dikujt tjetër,duke e shtrirë dorën e që ndoshta  kthehen duarzbrazur.Në këtë mënyrë e  humbasin krenarinë e tyre.Allahu thotë:”krenaria i takon Allahut,të dërguarit të tij dhe besimtarëve”.
    Në të njejtën kohë dëshiron nga muslimani që të jetë pjesë e dobishme e shoqërisë,që ti bëj dobi vetes dhe të tjerëve, të merr pjesë në ndërtimin e tij,të mëson të tjerët nga përvoja dhe puna e tij ashtu sikur merr nga përvojat e të tjerëve dhe puna e tyre.Për këtë arsye ka kërkuar nga muslimani punën dhe zhvillimin duke i përvelur krahët për aktivitet që ti bënë dobi popullit të tij dhe ta largojë veten e tij nga kërkimi prej njerëzve, nga nënçmimi i vetes dhe mos të jetë ngarkesë për ata.
    Kjo është që tregohet në hadithin në vijim:
    Transmetohet nga ebu Hurejra r.a. se i dërguari a.s ka thënë:”pasha atë në dorën e të cilit është shpirti im,të merr dikush nga ju litarin dhe të bartë dru në shpinën e tij,është më mirë për të se sa të shkon te një njeri të i kërkon,pamvarësisht i jep gjë ose jo”.
    Dobitë e hadithit:

    1)Nxitja për tu larguar nga kërkimi prej njerëzve,edhe nëse njeriu detyrohet që të punon punë të rënda në kërkimin e furnizimit.
    2)Nxitja për punë,qartësimi se jeta më e mirë është kur ushqehesh nga puna e dorës tënde,edhe nëse është profesion i thjeshtë në sytë e njerëzve.Transmeton Buhariu se i dërguari a.s ka thënë:”Davudi alejhi selam nuk ka ngrënë vetëm se nga puna e dorës së tij”.Transmetohet nga Omer ibn Hattabi r.a. se ka thënë:”fitimi që përmban diçka nga poshtërimi është më e mirë se të kërkuarit nga njerëzit”.
    3)Prej dobive të punës dhe fitimit është se nuk ke nevoj për njerëzit e pasur,dhe ke mundësi të japësh lëmoshë ndaj të varfërve.
    4)Thonë disa dijetarë se puna e dorës është fitimi më i mirë,disa të tjerë kanë thënë tregtia është më e mirë,e disa të tjerë thonë se bujqësia është më e mirë se është më afër mbështetjes ndaj Allahut.Në të gjitha këto profesione ka mirësi ndoshta ndonjëra në ndonjë kohë është më e mirë se tjetra,dhe anasjelltas sipas nevojës së popullit dhe dobisë që e sjell.Transmeton Muslimi nga ebu Hurejra r.a.se i dërguari a.s ka thënë:”Zekerija alejhi selam ka qenë zdrukthtarë”.
    5)Lejimi i fitimit nga të lejuarat,ose gjërat që nuk janë pronë e askujt,sikur drujt,kullosat që dalin në toka që nuk jane pronë e dikujt.
    6)Muslimani është krenarë dhe dinjitoz,nuk duhet të pranon të punojë  në vende që e nënçmojnë atë,për të fituar ndonjë gjë prej kësaj bote,qoftë pak apo shumë.
    7)Vlera e punës në jetë,nevoja e njerëzve për punë,sepse nëse humbet puna prishet jetesa dhe dobësohet populli.

     

    Nga arabishtja: Ibrahim Sherifi

  • Hadithi 40 : Lëmosha për çdo mysliman

    Hadithi 40 : Lëmosha për çdo mysliman

    Myslimani duhet të jetë anëtar i dobishëm i shoqërisë. Ai duhet të punojë për mirësinë, të jetë thirrës kah mirësia dhe udhëzimi ose t’u bëjë dobi njerëzve me pasurinë e tij apo t’u ndihmojë me pune fizike, t’u ndihmojë me gjuhën e tij, duke i orientuar mirë dhe duke i këshilluar. Nëse nuk mund t’i  bëjë dobi shoqërisë, atëherë më së paku të jetë i dobishëm për veten dhe mos t’i bëjë dëm shoqërisë.

     

    Transmeton Ebu Musa el Eshariu r.a. nga i Dërguari se ka thënë: Çdo mysliman duhet të japë lëmoshë. Thanë: “O i Dërguari i Allahut, e ai që nuk ka? Tha: “Punon me duart e tij, i bën dobi vetes dhe jep lëmoshë. Thanë: E nëse nuk ka? Tha: “Le të veprojë mirë dhe le të ndalohet nga e keqja, sepse kjo për të është lëmoshë”.
    Dobitë e hadithit:

    1. Nxitja për shpenzim dhe dhënie të lëmoshës. Ka thënë i Lartësuari: Çdo send që shpenzoni, ajo do t’u kompensohet, gjithashtu ka thënë: Shpenzoni nga ajo që u ka bërë kujdestarë të saj;
      2. Nxitja për fitim, që t’i përmbushë nevojat e veta dhe t’u bëjë dobi njerëzve;
      3. Njeriu duhet që në shpenzim së pari herë të fillojë prej te vetja e tij, ajo që i tepron e shpenzon në atë që e ka obligim – fëmijët e tij, nëse i tepron diçka nga nevojat e tyre, atëherë e shpenzon te të tjerët, dhe kështu është më së miri;
      4. Veprat e mira të përmendura në hadith e zënë vendin e lëmoshës në shpërblim, sidomos për atë që nuk mund të jep lëmoshë;
      5. Sa i përket të pasurit, lëmosha për të është më e mirë se sa disa vepra të mira, sidomos ata të cilët nuk u bëjnë dobi të tjerëve;
      6. Nuk është për qëllim në hadith renditja e veprave sipas pyetjes, mirëpo kush jep lëmoshe dhe u ndihmon të tjerëve, është më mirë, sepse ai që i ka dy cilësi është më i mirë se sa ai që e ka një dhe kështu me radhë;
      7. Prej cilësive të myslimanit është kujdesi ndaj krijesave të Allahut të lartësuar dhe bërja dobi ndaj tyre me pasuri ose me diçka tjetër;
      8. Në këtë hadith ka lehtësim për atë që nuk ka mundësi të bëjë të mira, sidomos nëse pamundësia është pa dëshirën e tij;
      9. Prej të drejtave të myslimanit është që ta pyet dijetarin për atë që nuk e kupton.

     

    Nga arabishtja: Ibrahim Sherifi

  • Hadithi 39: Vetëpërmbajtja në kërkimin e pasurisë

    Hadithi 39: Vetëpërmbajtja në kërkimin e pasurisë

    Feja islame nuk e ndalon grumbullimin e pasurisë, mirëpo e lufton lakminë, e edukon myslimanin të ketë krenari dhe bujari. Ai e mbledh pasurinë nëse i vjen pa e përulur veten në kërkimin e tij. Kur t’i vijë pasuria, e shpenzon në rrugë të Allahut dhe në kënaqësinë e tij.

     

    Transmetohet se Hakim ibën Hizami r.a. ka thënë: I kam kërkuar të Dërguarit pasuri dhe më ka dhënë, pastaj i kam kërkuar dhe përsëri më ka dhënë, më pas më tha: O Hakim, pasuria është e ëmbël dhe e freskët. Kush e fiton me nder, i jepet begatia në të, kush e fiton pa nderë, i hiqet begatia nga ajo dhe është sikur ai që ha dhe nuk ngopet. Dora e lartë është më e mirë se dora e ulët.
    Dobitë e hadithit:

    1. Kanë ra në ujdi dijetarët se kërkimi i lëmoshës pa qenë i detyruar është i ndaluar. Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari ka thënë: Kush kërkon nga pasuria e njerëzve duke pasur për qëllim shtimin e saj, ai ka kërkuar një gacë prej xhehenemit, prandaj të kërkon pak ose shumë. Gjithashtu, edhe nëse lypësi është i varfër, mirëpo ai mund të punojë apo fitojë. Ndërsa nëse lypësi është i varfër dhe pa mundësi për të punuar apo është i aftë për punë, por nuk gjen punë, atij i lejohet të kërkojë, edhe pse vetëpërmbajtja është më e mirë, pos nëse vetëpërmbajtja çon në shkatërrim nga uria, duke mos e vërejtur njerëzit atë. Edhe pse lejohet kërkimi i lëmoshës, duhet të largohet nga kërkimi i saj për hir të fytyrës së Allahut të lartësuar. Nëse ka nevojë, le të kërkojë prej njerëzve të devotshëm, nga të pasurit, ata të cilët nuk e ndalojnë të drejtën e të varfrit, të cilët nëse e dinë ndonjë të nevojtar, i japin dhe nuk e kthejnë;

    2. Nxitja në vetëpërmbajtje, bindje dhe kënaqësi me atë që e ka caktuar Allahu edhe nëse është pak;
    3. Njeriu duhet t’i kërkojë rrugët e ndershme të fitimit dhe jetesës;
    4. Largimi nga kërkimi i pasurisë me nënvlerësimin e vetes apo lypjen e tepërt;
    5. Nxitja për kërkim të punës dhe kërkim të furnizimit nga rrugët e lejuara, derisa të largohet nga kërkimi dhe t’u bëjë dobi te tjerëve me dhënie dhe të bëhet shpenzues e jo kërkues;
    6. Nxitja për lëmoshë dhe shpenzim në rrugët e dobishme.

     

    Nga arabishtja: Ibrahim Sherifi

  • Hadithi 38: Lëmosha më e mirë

    Hadithi 38: Lëmosha më e mirë

    Feja islame ka nxitur në shpenzim dhe lëmoshë, përveç asaj që ka obliguar Allahu për dhënie të zeqatit. Krejt kjo që të shtohet afërsia ndërmjet njerëzve dhe të largohet zilia, urrejtja etj. Allahu ka premtuar shpërblim të madh për lëmoshën, për këtë arsye shokët e të Dërguarit bënin gara në lëmoshë dhe mundoheshin të fitojnë më shumë shpërblime.
    Transmetohet se Ebu Hurejra r.a. ka thënë: Erdh një njeri te i Dërguari dhe tha: O i Dërguari i Allahut, cila lëmoshë është më e vlefshme?” Ai tha: “Të japësh lëmoshë duke qenë i shëndoshë dhe të dhimbet pasuria, i frikohesh varfërisë dhe shpreson në pasuri. Dhe mos prit derisa të të vijë shpirti tek arra e fytit, e të thuash “për filanin kaq, për filanin kaq, kurse ajo (pasuria) më është e dikujt tjetër.
                Dobitë e hadithit:

    1. Nxitja për shpenzim në rrugë të Allahut, veprimi i mirësive dhe veprave të mira, dhe mosvonimi i tyre;
      2. Shfrytëzimi i mundësive, siç ka ardhur në hadith: Shfrytëzoi pesë para pesëve: jetën para vdekjes, shëndetin para sëmundjes, kohen e lire para angazhimit, rininë para pleqërisë, pasurinë para varfërisë;
      3. Të shpenzohet pasuria më e dashur tek njeriu. Ka thënë Allahu: Nuk do ta arrini mirësinë, para se të shpenzoni atë që e doni;
      4. I sëmuri në shtratin e vdekjes nuk ka të drejtë të plotë në pasurinë e tij, pos sa ia lejon feja dhe ajo është një e treta. Gjithashtu, nëse do të lërë testament lëmoshe për dikë, nuk i lejohet më shumë se sa një e treta prej pasurisë;
      5. Sahabët kanë pasur kujdes për veprimin e punëve të mira dhe kërkimin e veprave më të mira;
      6. Myslimani gjithmonë e kërkon atë që i bën dobi dhe e afron kah Allahu i lartësuar  dhe i pyet dijetarët për veprat e mira;
      7. Luftimi i vetvetes nga vesi i koprracisë. Kjo bëhet nëpërmjet sjelljeve të mira, me sjellje të Kuranit dhe pasimin e të Dërguarit, adaptimin e vetes dalë-ngadalë në shpenzim dhe dhënie.

    Nga arabishtja: Ibrahim Sherifi

  • Hadithi 37: Dënimi i mosdhënësit të zeqatit

    Hadithi 37: Dënimi i mosdhënësit të zeqatit

    Islami është feja e ndihmesës dhe barazisë shoqërore ndërmjet njerëzve. Për këtë arsye, Allahu xh.sh. e ka bërë obligim zeqatin në pasurinë e te pasurve, për t’i përmbushur nevojat e të varfërve dhe e ka bërë atë shtyllë prej shtyllave të Islamit dhe e drejtë e të varfërve dhe nevojtarëve. Nëse të pasurit nuk e japin zeqatin me dëshirë, u merret me fuqi. Nëse kanë pasuri të dukshme, u humbet shpërblimi. Nëse nuk e kanë pasurinë të dukshme dhe as nuk e japin me dorën e tyre, atëherë do të dënohen në boten tjetër me dënim shumë të dhembshëm.
    Në hadithin në vijim na tregohet për një lloj prej dënimeve që e shijojnë mosdhënësit e zeqatit. Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: Ka thënë i Dërguari: Kujt i jep Allahu pasuri dhe nuk e jep zeqatin e saj, i paraqitet në Ditën e Kiametit sikur një gjarpër me kokë të verdhë dhe me dy pika mbi sy, e shtrëngon për fyti, pastaj e kafshon në faqen e tij dhe i thotë: Unë jam pasuria jote e rrojtur. Pastaj e lexoi (ajetin) “dhe mos ta llogaritin ata që janë koprracë…

    Dobitë e hadithit:

    1. Zeqati është prej shtyllave të Islamit. Nxjerrja dhe dhënia e zeqatit është obligim prej obligimeve më të rëndësishme, sepse një kërcënim i rëndë dhe dënim i dhembshëm nuk bëhet vetëm se për atë që i lë obligimet;
      2. Nxitja për nxjerrjen e zeqatit për të shpëtuar nga dënimi që e pret Ditën e Kiametit për atë që është koprrac për dhënien e tij në këtë botë;
    2. Allahu nuk bën padrejtësi as sa grimca e atomit, që do të thotë se nuk i humbin askujt te drejtat;
      4. Është obligim për myslimanin që t’i ndihmon vëllait të tij, t’ia jep dorën e ndihmesës, t’ia largon brengat, t’ia lehtëson telashet;
      5. Feja islame e bën që njeriu ta kritikon veten e tij, që buron nga besimi në Allahun e lartësuar të cilit nuk i fshihet asgjë. Ne besojmë se Ditën e Kiametit do të japim llogari për çdo send;
      6. Koprracia nuk është prej cilësive të besimtarëve. Ai e di që pasuria është e Allahut, Ai ia jep kur të dojë dhe ia merr kur dojë, dhe ia kthen atë shumëfish për atë që e shpenzon në rrugë të tij;
      7. Pasuria të cilës i jepet zeqati nuk konsiderohet e deponuar edhe nuk dënohet njeriu dhe as nuk pyetet për ruajtjen e saj;
      8. Ditën e Kiametit ka lloj-lloj dënimesh dhe nuk është i kufizuar vetëm në zjarrin e xhehenemit;
      9. Kush e kryen një krim ose e lë ndonjë obligim dhe pastaj shpëton prej drejtësisë në këtë botë, le të mos mendojë se ka shpëtuar, por kjo është një humbje e madhe, atë ditë kur e pret dënimi i dhembshëm dhe nuk do t’i bëjë dobi as pasuria as shoqëria.

     

    Përktheu nga arabishtja: Ibrahim Sherifi

  • Hadithi 36: Rruga e xhenetit

    Hadithi 36: Rruga e xhenetit

    Shokët e të Dërguarit kanë qenë të kujdesshëm që të shpëtojnë nga dënimi i Allahut dhe kanë qenë të përmalluar për kënaqësinë e Allahut dhe hyrjen ne xhenetin e Tij. Për këtë arsye, kanë ardhur dhe shpesh e kanë pyetur të Dërguarin për rrugën që i shpie në cakun e tyre, edhe për punën që ua mundëson realizimin e dëshirës së tyre, e sidomos ata që takoheshin me të Dërguarin rrallë. I Dërguari i siguronte ata dhe u thoshte se të gjitha këto arrihen me përfilljen e urdhrave të Allahut dhe largimin nga ndalesat e Tij, pas besimit në Të.
    Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se kishte ardhur një beduin te i Dërguari dhe i kishte thënë: Më trego një punë që nëse e bëj do të hyj në xhenet! Ai tha: “Ta adhurosh Allahun dhe të mos i bësh ortak asgjë, ta falësh namazin e obliguar dhe të japësh zeqatin e domosdoshëm, ta agjërosh ramazanin. Beduini më pas tha: Pasha atë në dorën e të cilit është shpirti im, nuk shtoj më shumë se kaq! Kur shkoi ai, i Dërguari tha: Kush dëshiron që ta shohë një njeri prej banorëve të xhenetit, le ta shikojë këtë.
    Dobitë e hadithit:

    1. Myslimani duhet të pyesë për atë që i intereson, për fenë e tij, për dunjanë e tij dhe për ahiretin e tij. Për këto duhet t’i pyesë njerëzit e diturisë që janë të devotshëm dhe të mire;
    2. Rëndësia e këtyre çështjeve të përmendura në hadith qëndron aty se këto janë shtyllat mbi të cilat është i ndërtuar Islami dhe se veprimi i tyre e shpie njeriun në xhenet. Nuk është përmendur haxhi në këtë vend, sepse pyetësi ka qenë duke shkuar në haxh;
    3. Veprat me të cilat ngarkohet myslimani janë dy llojesh: a) vepra obligative, për të cilat bën mëkat nëse i lë dhe b) të preferuara, lejohet lënia e tyre, mirëpo veprimi i tyre është më mirë. Ndërkaq, vazhdueshmëria në lënien e tyre dhe mospërfillja e tyre është mëkat, sepse të çon në anashkalimin e obligimeve. Nuk ia ka përmendur i Dërguari sunetet këtij pyetësi, sepse ai ishte i ri në Islam dhe nuk ka dashur që t’ia vështirësojë çështjen;
    4. Vazhdueshmëria në obligime e çon myslimanin që të veprojë vepra të preferuara dhe sunete. Kështu kanë qenë shokët e Pejgamberit, të cilëve u patë zënë vend Islami në zemrat e tyre, nuk kanë bërë dallim ndërmjet suneteve dhe obligimeve në pikëpamje të vazhdueshmërisë;
    5. Në hadith ka përgëzim për çdo besimtar që i vepron këto vepra, që do të përfundon me mirësi, me mëshirën e Allahut.

     

    Përktheu nga arabishtja : Hoxhë Ibrahim Sherifi

  • Hadithi 35: Prej porosive të të dërguarit

    Hadithi 35: Prej porosive të të dërguarit

    Pejgamberi shpesh herë i veçonte disa nga shokët e tij me disa udhëzime dhe këshilla,m’varësisht nga gjendja e tyre ose nga ajo që shihte nga pasionet e tyre për disa çështje,dhe për shtimin e veprave të mira ose ka lënë ndonjë vepër që ka qenë me rëndësi për të.Pejgamberi ua ka dhënë çdokujt barnat që ju kanë përshtatur.Nga këto porosi është edhe porosia e ebu Hurejres r.a. në hadithin në vijim:
    Trans.nga ebu Hurejra r.a. se ka thënë:më ka porositur i dashuri im me tri porosi,nuk i lë derisa të vdes:agjërimi i tre ditëve në çdo muaj,namazi i duhasë dhe namazi i vitrit para gjumit.
    Dobitë e hadithit:

    1)preferueshmëria e agjërimit të tri ditëve në çdo muaj:nëse janë ditët e bardha është më mire.Trans. Nesaiu me zinxhir të mirë nga ibn Abbasi r.a. se ka thënë:pejgamberi nuk e lente agjërimin e ditëve të bardha as në udhëtim as në vendbanim.
    2)namazi i duhasë është i preferuar:duke u argumentu me hadithin e mëparshëm dhe nga ajo që trans. nga Tirmidhiu nga ebu Seid el Hudriu r.a. se ka thënë:pejgamberi e falte namazin e duhasë derisa thonim nuk e len asnjëherë,dhe e lente derisa thonim nuk e fal më.
    3)namazi i vitrit para gjumit është më mirë për atë që nuk mundet të zgjohet natën.Nëse është i sigurt në vete se zgjohet atëherë më së miri është të falet natën.Trans.Xhabiri r.a. ka thënë:ka thënë i dërguari:”kush friget qe nuk mund të zgjohet natën le të falë vitrin në fillim të natës,kush mund të zgjohet atëherë le të falet në fund të natës,se me të vërtetë namazi në fund të natës është i dëshmuar,prandaj është më mirë”.Pejgamberi e ka kuptuar se disa nuk munden të zgjohen natën dhe i ka urdhëruar ta falin në fillim të natës.
    4)me kryerjen e namazit dhe agjërimit vullnetarë ,ushtrohet trupi me këta adhurime që pastaj obligimet ti kryen me lehtësim.
    5)pasimi i udhëzimit të pejgamberit dhe veprimi sipas këshillave të tij derisa të ketë shpirt në trup dhe zemër që rreh.
    6)njohja e pejgamberit ndaj njerëzve dhe dhënia e mjekimit të përshtatshëm për çdo kënd, lehtësimi ndaj muslimanit dhe mosngarkimi me vepra që nuk mund ti bëjë.

     

    Përktheu nga arabishtja : Hoxhë Ibrahim Sherifi

  • Hadithi 34: Bashkimi ndërmjet dy namazeve

    Hadithi 34: Bashkimi ndërmjet dy namazeve

    Allahu im ka obliguar pesë kohë që duhet ti falë muslimani gjatë natës dhe ditës,dhe e ka bërë për çdo namaz kohën e vet për shkak të urtësisë që Ai e din dhe e ka obliguar muslimanin të i përmbahet kësaj kohe,ka thënë Allahu:”me të vërtetë namazi për besimtarin është obligim (për kohë)i caktuar për besimtarët”.
    Falja e namazit çdoherë në kohën e vetë është vështirë për udhëtarin.Udhëtari në përgjithësi është me

    shoqëri,dhe në ndonjë mjet udhëtimi të përgjithshëm,dhe ndoshta i ikë mjeti i udhëtimit nëse ndalet të falet,ose vendi ku e ka zënë namazi është i papërshtatshëm për namaz,e shkaqe tjera. Islami është feja e lehtësimit,nuk i ngarkon njerëzit me gjëra të rënda,ka thënë i Lartësuari:”nuk ka bërë në fe vështirësi”,për këtë arsye e ka bërë bashkimin e namazeve në udhëtim lehtësim për besimtarët,siç ceket në hadithin në vijim:
    Transmeton nga Ibn Abbasi r.a. se

    ka thënë: pejgamberi i bashkonte namazin e drekës me të ikindisë kur ishte në udhëtim,gjithashtu i bashkonte akshamin me jacinë.
    Dobitë e hadithit:

    1)Lejimi i bashkimit ndërmjet dy namazeve në udhëtim:nëse është udhëtim i gjatë shkurtohet në të

    namazi. Shumica e dijetarëve thonë se bashkimi ndërmjet namazeve është i lejuar në çdo udhëtim,dhe kjo

    nuk ka të bëjë vetëm me udhëtimin e haxhit.
    Kurse medhhebi Hanefi nuk e lejojnë bashkimin ndërmjet dy namazeve përveç se në arafat dhe në

    muzdelife.(kjo është gabim)
    2)bashkimi bëhet në dy lloje:bashkim i hershëm ,kjo është kur i falë dy namaze në kohën e namazit të parë,dhe bashkim i vonuar:kur i falë dy namazet në kohen e namazit të dytë,dhe të dy mënyrat janë të lejuara sipas shumicës së dijetarëve.
    3)Kusht në bashkimin e hershëm është që ta bën nijet (qëllim)që të i bashkon namazet kur të hyn

    koha,dhe nuk i ndanë ndërmjet namazeve me asgjë përveç se me ikamet,p.sh.:kur të kryn namazin e parë si drekën pastaj ngritet e thotë ikametin dhe ja fillon ikindisë.Nëse e zgjatë pritjen ndërmjet këtyre dyjave nuk lejohet bashkimi.Kusht është që kur të i bashkon

    vonë ta bën  nijetin (qëllimin) para se të del koha e namazit të parë,sepse nëse del koha e parë dhe nuk e ka ba qëllim atëherë ka mëkat,dhe namazi i parë bëhet kaza.
    4)Namazet që bashkohen janë dreka me ikindinë apo akshami me jacinë,dhe nuk bashkohet namazi i mëngjesit me namazet tjera.
    5)Islami është feja e lehtësimit,për këtë arsye lejohet bashkimi dhe shkurtimi i namazeve,dhe marrja e tejemumit kur nuk ka ujë,dhe lehtësime tjera.
    6) Hadithi tregon për rëndësinë e namazit në islam,sepse Allahu e ka bërë obligim kryerjen e tij në çdo gjendje,e ka lejuar bashkimin dhe shkurtimin e tij në udhëtim që mos të bëhet vështirësia e udhëtimit si shkak që të lihet namazi në udhëtim.

  • Hadithi 33: Udhëtimi i gruas

    Hadithi 33: Udhëtimi i gruas

    Islami nuk bën dallim ndërmjet gruas dhe burrit në të drejta dhe obligime, përveç që ka disa rregulla të veçanta që vlejnë vetëm për gratë, për shkak mbrojtjes së nderit dhe pozitës së saj, që të jeton e nderuar, krenare e mbrojtur nga çdo send që e zvogëlon vlerën e saj. Prandaj e ka urdhëruar që të largohet nga disa vende që mund të bëhet  pre e disa njerëzve të këqij, as mos të jetë e etiketuar apo akuzuar në nderin e saj nga disa që kanë gjuhë të këqija.

    Një nga vendet që mund të i bëhet dëm asaj është : që të shkon në udhëtim prej një vendi në vend tjetër pa pasur me të ndonjë burrë prej të afërmve të saj, për këtë arsye e ka ndaluar islami këtë, siç ceket edhe në hadithin në vijim:
    Transmetohet  nga Ebu Hurejra  r.a. se ka thënë: ka thënë I dërguari:” nuk I lejohet një gruaje që I beson Allahut dhe të dërguarit që të udhëton një distance prej një dite e nate e të mos ketë dikë prej të afërmve me vete”.
    Dobitë e hadithit:

    1)  Muslimanët kanë rënë në konsensus se nuk I lejohet gruas që të udhëton përveç haxhit dhe umres pa të afërm ose pa bashkëshort, duke u argumentuar me këtë hadith. Edhe pse ka mendime të ndryshme se kur konsiderohet ajo udhëtare.
    Shumica e dijetarëve thonë: ndalohet nga çdo udhëtim i gjatë apo i shkurtër, për shkak se transmeton Imam Buhariu dhe Muslimi nga Ibn  Abbasi r.a. se ka thënë:” nuk lejohet veçimi i një burri me një grua përveç nëse është prezent mahremi (i afërm i gruas), as nuk lejohet të udhëton gruaja përveç se me mahrem”. Hadithi është i përgjithshëm në ndalimin nga çdo udhëtim.
    Kanë thënë dijetarët hanefi : ndalohet nga udhëtimi i gjatë në të cilin shkurtohet namazi, dhe nuk ndalohet nga udhëtimi i shkurtër që në të nuk lejohet të shkurtohet namazi, duke u argumentuar me hadithin që e transmeton  Imam Buhariu dhe Muslimi nga Ibn Omeri r.a. që ka thënë: ka thënë i dërguari :” nuk lejohet të udhëton gruaja tre ditë përveç se me mahrem”. Ndërsa shumica e dijetarëve këtë hadith e komentojnë si pyetje e veçantë.
    2) Ka përjashtim nga rregulli që gruaja mos të ec pa mahrem (të afërm) në raste të domosdoshmërisë. Nëse është gruaja duke ecur në një udhëtim dhe me mahrem por ndalen në rrugë për ndonjë nevojë  pastaj ecën grupi dhe ajo mbetet në rrugë, gjithashtu nëse një jobesimtare është në një vend dhe e pranon islamin,ose një e burgosur ka shpëtuar prej burgut, në këto raste dhe të ngjashme lejohet që gruaja të ecë vetëm.
    3) Dijetarët kanë mendime të ndryshme rreth udhëtimit të gruas vetëm për në haxh apo umre.
    Kanë thënë dijetarët Shafi: lejohet nëse gratë shkojnë në shoqërimin e grave tjera të besueshme dhe është haxhi i parë dhe janë argumentuar për këtë se Omeri r.a. ju ka dhënë leje grave të pejgamberit të shkojnë në haxh dhe e ka dërguar me to Othmanin r.a. Abdurahman ibn Aufin r.a.dhe këtë nuk e ka mohuar askush.
    Kanë thënë dijetarët Hanefi dhe Hanbeli: nuk lejohet të udhëton  përveç nëse ka me vete mahrem, sepse Pejgamberi ka thënë:” mos të bën haxh ndonjë grua vetëm se me mahrem”.
    Ka thënë Imam Maliku: lejohet udhëtimi i gruas pa mahrem nëse haxhi është obligim nëse jo atëherë nuk lejohet.
    4) Dijetarët kanë divergjenca se a i obligohet burrit apo ndonjë të afërmit të shkon në haxh me gruan.
    Shumica e dijetarëve thonë:nuk i obligohet të shkon me të në haxh, dhe nëse nuk shkon vetëm se me kompensim ajo obligohet ta paguan atë.
    Ka thënë Imam Ahmedi : obligohet që burri të shkon në haxh me gruan e tij, ose i afërmi me të afërmen e tij, nëse nuk ka tjetër,sepse një njeri e ka pyetur të dërguarin dhe i ka thënë:o i dërguar gruaja ime dëshiron të shkoj në haxh a unë jam shkruar  për në filan luftën të shkoj? I dërguari tha:” shko në haxh me gruan tënde”.
    5) Nuk konsiderohet mahrem buri i motrës, as burri i hallës,as burri i tezës, sepse ndalesa për martesë me ta është e përkohshme,vetëm nëse e shkurorëzon pastaj kalon një kohë atëherë i lejohet ta marton motrën e saj apo hallën e saj apo tezen e saj.
    6) Hadithi tregon se: myslimani duhet të i përgjigjët urdhrave të Allahut dhe të i përmbahet atyre pa u lëkundur, sepse është prej domosdoshmërisë së imanit. Ka thënë Allahu i Lartësuar:” nuk i takon një besimtari as besimtareje që kur të gjykon Allahu në një çështje e ato të zgjedhin çka të duanë “.
    7) Muslimani dhe muslimanja duhet të jenë syçelë dhe të largohen nga vendet e dyshimta.
    8)Islami ndalon nga çdo gjë që të dërgon në shkatërrim.

     

    Përktheu nga arabishtja : Hoxhë Ibrahim Sherifi

  • Hadithi 32: Shenjat e fuqisë së Allahut të lartësuar

    Hadithi 32: Shenjat e fuqisë së Allahut të lartësuar

    Planetet qarkullojnë në një rregull të përkryer dhe kjo nuk ndryshon përveq se me dëshirën e Allahut.Kjo tregon për  fuqinë e të Urtit dhe të Diturit. Allahu nuk ndryshon asgjë nga këto përveç nëse dëshiron të bën mrekulli për ndonjë pejgamber apo nderim për ndonjë të sinqert apo frikësim për ndonjë popull që nuk kthehet tek Allahu.

    Trans.ebi Bekra r.a. se ka thënë:kena qenë te i dërguari,u morrë dielli dhe u ngrit I dërguari duke e krehur petkun e tij derisa hyri në xhami dhe ne hymë me të ,pastaj i falëm dy rekate derisa u shpalos dielli dhe tha i dërguari:”me të vërtetë nuk mirret dielli e as hëna për vdekjen e dikujt,kur ti shihni kështu atëherë faluni dhe lutuni derisa të kalon ajo që ju ka kapluar”.
    Dobitë e hadithit:

    1)marrja e diellit dhe hënës:

    a)eklipsi i diellit:marrja e dritës së diellit,ndodhë kur del hëna ndërmjet tokës dhe diellit dhe e ndalon       dritën e diellit.
    Marrja e hënës është shkuarja e dritës së hënës, ndodhë përshkak se toka del ndërmjet diellit dhe hënës dhe i’a ndalon dritën e diellit dhe errësohet hëna.
    b)namazi i marrjes së diellit dhe hënës është legjitim me kur’an, sunnet dhe me konsenzus.Sa i përket kuranit thotë Allahu:”nuk i dërgojmë argumentet përveç se për frikësim”.Eklipsi është argument prej argumenteve të Allahut frikësuese.Sa i përket sunnetit,ka thënë i dërguari:”nëse shihni diçka nga këto shenja frikësuese,hyni në namaz”.Sa i përket konsenzusit:muslimanët kanë konsenzus që lejohet me u fal ky namaz, pa mospajtime .                                                                                                                   c)shkaku i ligjshmërisë së saj:është marrja e diellit dhe hënës,kjo përsëritet çdoher që të ketë marrje të tyre.
    Kushti për lejimin e këtij namazi:për tu lejuar falja e këtij namazi kushtëzohet çdo send që kushtëzohet në namazet tjera siç është:pastërtia në të gjitha aspektet,mbulimi i pjesëve të turpshme,kthimi kah kibla dhe qëllimi.
    Dispozita:është sunnet dhe thuhet se është farz kifaje.
    Mënyra:falen dy rekate ose katër sikur gjitha namazet tjera nafile sipas medhhebit Hanefi,ndërsa sipas medhhebit Shafi falen dy rekate, çdo rekat me dy ruku:lexon pastaj shkon në ruku pastaj ngritet dhe lexon përsëri ,pastaj shkon në ruku, pastaj drejtohet dhe pastaj bën sexhde,dhe në çdonjerën prej tyre e zgjat.
    Falet në ndonjë xhami të madhe apo në hapsir që të i nxen të gjithë.
    Sa i përket marrjes së hënës nëse ndodh natën atëherë nuk i mbledh njerezit që të falen në xhami për shkak të vështirësive gjatë natës,dhe se këtë nuk e ka bërë i dërguari.

    2)lutja:ka urdhëruar Allahu i madhëruar që të bëjmë lutje në mirësi dhe vështirësi,në kërkimin e faljes,për largimin e dëmit dhe largimin e sprovave,ska dyshim se marrja e diellit dhe hënës është prej shenjave frikësuese nga Allahu i lartësuar,që tregojnë se Allahu është që e rregullon gjithësinë e prej saj ëshë hëna e dielli.
    Nuk duhet që muslimani të argëtohem me shiqimin e diellit kur të mirret apo hënës por duhet të angazhohet me namaz dhe me lutje,siç ka bërë i dërguari.
    Lutja është truri i adhurimit,Allahu ka urdhëruar për të dhe ka thënë:”luteni Zotin tuaj të perulur dhe në heshtje”.
    3)tregonë hadithi se Allahu vet e kontrollon gjithësinë ashtu siç dëshiron me urtësinë e Tij.
    4)kujdesi i edukatorit që të i mëson njerëzit në çdo rast.
    5)shenjat e Allahut nga marrja e diellit,marrja e hënës,erërat e forta,shiu i madh janë shkaqe për tu frikësuar nga Allahu i lartësuar.
    6)butësia e Allahut me robërit kur ju dërgon shenja për t’u larguar mëkatarët nga mëkatet e tyre.

    Përktheu nga arabishtja: Hoxhë Ibrahim Sherifi