Category: Tema Islame

  • 1. Kërkimi i ndihmës së All-llahut për përmirësimin e nefsit (vetvetes)

    1. Kërkimi i ndihmës së All-llahut për përmirësimin e nefsit (vetvetes)

    Medoemos duhet ditur se nuk ka kush që mund ta përmirësojë nefsin përveç All-llahut të Madhërishëm. Prandaj kur dëshirojmë ta përmirësojmë nefsin, patjetër duhet të mbështetemi tek All-llahu i Madhërishëm… Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem thotë: “…kur të kërkosh diçka, kërkoje prej All-llahut; dhe kur të kërkosh ndihmë, kërkoje prej All-llahut…”[1]

    Prandaj prej lutjeve të Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka qenë edhe kjo: “O Zot, jipja nefsit tim devotshmërinë, pastroje, se Ti je ai që më së miri e pastron, Ti je Pronari dhe Zoti i tij…”[2]

    Nga Umran ibën Husajni radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem babait tim i ka thënë: O Husajn, nëse ti e pranon islamin, unë do të të mësoj dy lutje që do të të sjellin dobi. E kur e pranoi islamin, tha: O i dërguari i All-llahut, m’i mëso ato dy lutje që m’i premtove, ndërsa ai i tha: O All-llah, më inspiro rrugën e drejtë dhe më ruaj nga sherri i vetvetes.”[3]

    [1] Sahih: shënojnë Tirmidhiu (2516) dhe Ahmedi (1/303). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (7957) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [2] Sahih: shënon Muslimi (2722).

    [3] Daif: shënojnë Tirmidhiu (3483) dhe Ahmedi (4/444). Shejh Albani në librin e tij el-Mishkah (5820) e ka klasifikuar si hadith daif.

    www.thirrjaislame.com

  • EDUKATA NDAJ NEFSIT (VETVETES, NDËRGJEGJES)

    EDUKATA NDAJ NEFSIT (VETVETES, NDËRGJEGJES)

    Ekziston mundësia që nefsi të jetë shkak që njeriu ta fitojë xhennetin, me kusht nëse është prej atyre që e ka pastruar atë nga mëkatet dhe e ka drejtuar në adhurim ndaj All-llahut të Madhërishëm.

    Nga ana tjetër, ai mund të jetë shkak që njeriu ta fitojë xhehennemin, nëse e ka lënë të dëfrehet me mëkate dhe nuk e ka drejtuar në adhurim ndaj All-llahut të Madhërishëm.

    Nefsi mund të jetë edhe nxitës për të keqen, i cili vazhdimisht e zhytë njeriun në mëkate.

    Po ashtu nefsi mund të jetë edhe qortues, kështu që nganjëherë është adhurues e nganjëherë mëkatar ndaj All-llahut, e pastaj e qorton njeriun (veten) për mëkatet dhe kështu kthehet në adhurime ndaj All-llahut të Madhërishëm.

    Nefsi mund të jetë edhe i qetë, e ky është nefsi që ka shpëtuar nga mëkatet e gjërat e poshtra, dhe qetësinë e ka gjetur me përmendje e adhurim ndaj All-llahut të Madhërishëm.

    All-llahu i Madhërishëm thotë: Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.”[1] Po ashtu thotë: “Ditën kur çdo njeri e gjen pranë vetes atë që veproi, mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri, do të dëshirojë që në mes tij dhe në mes asaj të jetë një distancë shumë më e madhe (e mos ta shohë). All-llahu u jep të frikësohen prej dënimit Tij.”[2] E në një ajet tjetër thotë: “Ta dini se All-llahu e di çka fshehni në vete, pra kini frikë prej Atij, dhe dijeni se All-llahu shumë falë, është i butë.”[3]

    Ejani së bashku të njihemi me edukatën të cilën myslimani duhet përvetësuar me nefsin (vetveten):

    [1] Kaptina Esh-Shems, ajetet 8-9.

    [2] Kaptina Alu Imran, ajeti 30.

    [3] Kaptina El-Bekare, ajeti 235.

     

    www.thirrjaislame.com

  • Edukata dhe sjelljet që duhet t’i përvetësojmë karshi sahabëve të të dërguarit të All-llahut (pjesa e dytë)

    Edukata dhe sjelljet që duhet t’i përvetësojmë karshi sahabëve të të dërguarit të All-llahut (pjesa e dytë)

    1. Mëshira ndaj tyre dhe kërkimi i faljes (istigfari) për ta

     Kjo, duke u bazuar në fjalën e All-llahut të Madhërishëm: “Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë, Ti je i butë, mëshirues!”[1]

    Haqet e ummetit ndaj sahabëve janë prej haqeve më të mëdha, ngase ata janë njerëzit më të mirë pas pejgamberëve.

    1. Largimi nga marrja me atë që ka ndodhur mes tyre

     Ne e kemi për detyrë të largohemi nga thellimi në mosmarrëveshjen që ka ndodhur mes sahabëve, dhe duhet pasur bindjen se ata në këtë rast kanë qenë muxhtehidë dhe se do të shpërblehen, kështu që grupi që e ka qëlluar të vërtetën do të shpërblehet dyfish, ndërsa ai që ka gabuar do të shpërblehet njëfish dhe gabimi do t’i falet për hir të ixhtihadit të tij.

    Po ashtu ne e dimë se të gjitha transmetimet që flasin për të këqijat e tyre janë të pabaza dhe të trilluara.

          6.Të thënit “radijAll-llahu anhu” kur përmendet emri i tyre dhe lutja për ta

     Sa herë që të dëgjojmë se përmendet emri i ndonjë sahabiu, duhet thënë “radijAll-llahu anhu”, si dhe duhet të lutemi për ta me çdo të mirë. Kjo, ngase ata kanë qenë të cilët kanë sakrifikuar me gjakun, pasurinë dhe kohën e tyre në shërbim të kësaj feje madhështore.

    1. Mosfyerja dhe mos-sharja e sahabëve

     Kush e shanë apo fyen ndonjërin prej sahabëve, kjo do të thotë përgënjeshtrim i All-llahut të Madhërishëm për sa i përket dëlirjes dhe lavdërimit të tyre nga ana e Tij, si dhe sjellje e keqe ndaj Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i cili ka ndaluar fyerjen dhe sharjen e tyre.

    Ne e dimë se ata janë të dashurit (evliatë) e All-llahut të Madhërishëm. All-llahu i Madhërishëm thotë: E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për çka ata nuk janë fajtorë, ata kanë ngarkuar veten me një mëkat shumë të madh.”[2] Ndërsa në një hadith kudsijj autentik, All-llahu i Madhërishëm thotë: “Kush ma zemëron ndonjërin prej të dashurve (evliave) të Mi, Unë atij i shpall luftë.”[3]

    Nga Ebu Seid el-Hudriu radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Mos i shani sahabët e mi, sepse sikur ndonjëri prej jush të shpenzojë flori edhe sa mali i Uhudit, nuk mund të arrijë qoftë edhe sa grushti i tyre, apo sa gjysma e tij.”[4]

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “All-llahu i Madhërishëm më zgjodhi mua, po ashtu m’i zgjodhi edhe shokët. Prej tyre disa m’i ka bërë ministra, disa ndihmëtarë, e disa të tjerë krushq. Kush i shanë ata, mbi ta qoftë mallkimi i All-llahut, i melaikeve dhe i të gjithë njerëzve. Në ditën e kiametit atij nuk do t’i pranohen as nafilet e as farzet që ka bërë në dynja.”[5]

    1. Mbrojtja e sahabëve dhe ruajtja e nderit të tyre

     Shpesh dëgjojmë njerëz që i shajnë sahabët e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem dhe i akuzojnë me akuzat më të shëmtuara të cilat ta plagosin zemrën. Ndërsa ata e kanë harruar porosinë e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem: Mos i shani sahabët e mi.”

    Pasi çdo mysliman e ka për obligim ta ndihmojë çdo vëlla tjetër mysliman, ta mbrojë dhe të mos ngurrojë t’i ofrojë ndihmën e vet si dhe t’ia ruajë nderin atij, atëherë pa dyshim mbrojtja e tij ndaj sahabëve është e një rëndësie akoma më parësore.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Çdo mysliman që e poshtëron një mysliman tjetër në një situatë kur i cenohet nderi dhe autoriteti, All-llahu do ta poshtërojë atë në ndonjë situatë ku ai dëshiron suksesin. Po ashtu çdo mysliman që e ndihmon një mysliman tjetër në një situatë kur i cenohet nderi dhe autoriteti, All-llahu do ta ndihmojë atë në ndonjë situatë ku ai dëshiron

    [1] Kaptina El-Hashr, ajeti 10.

    [2] Kaptina El-Ehzab, ajeti 58.

    [3] Sahih: shënon Buhariu (6502).

    [4] Sahih: shënon Buhariu (3673). Hafidh Ibën Haxheri në Fet’hul-Bari (7/36) thotë: “Dijetarët kanë mendime të ndryshme lidhur me dënimin e sharësit të sahabiut. Ijadi ka thënë: Ai duhet dënuar me “ta’zir” (dënim i papërcaktuar sheriatikisht, shën. përkth.). Disa prej malikijve thonë se duhet vrarë, ndërsa disa prej shafiijve vrasjen e kanë përcaktuar në rast se shahet ndonjëri prej këtyre sahabëve: Ebu Bekri, Omeri, Hasani dhe Husejni radijAll-llahu anhum. Kështu Kadi Husejni në lidhje me këtë ka transmetuar dy mendime, ndërsa Subkiu ka thënë se vritet ai që thotë se Ebu Bekri dhe Omeri janë mosbesimtarë (kafirë). Po ashtu vritet ai që e llogaritë si mosbesimtar ndonjërin prej sahabëve për të cilin Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka dëshmuar qartë për imanin e tij apo e ka përgëzuar me xhennet. Kjo, për arsye se kjo gjë në vete ngërthen përgënjeshtrim të Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem.

    [5] Shënon Hakimi (3/632) dhe thotë: Senedi i këtij hadithi është Sahih. Me këtë pajtohet edhe Dhehebiu.

     

    ww.thirrjaislame.com

  • Edukata dhe sjelljet që duhet t’i përvetësojmë karshi sahabëve të të dërguarit të All-llahut (pjesa e parë).

    Edukata dhe sjelljet që duhet t’i përvetësojmë karshi sahabëve të të dërguarit të All-llahut (pjesa e parë).

    1. T’i duam ata                                                                                                                                                            Çdo mysliman e ka për obligim t’i dojë sahabët e Pajgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ngase dashuria ndaj tyre do të thotë besim, ndërsa urrejtja ndaj tyre do të thotë hipokrizi. Na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Shenjë e besimit është dashuria ndaj ensarëve, ndërsa shenjë e hipokrizisë është urrejtja ndaj ensarëve.”[1] Ndërsa në lidhje me ensarët ka thënë: “Ata nuk i do kush pos besimtarëve, ndërsa nuk i urren kush pos hipokritëve.”[2] Nëse kështu është puna me ensarët, atëherë muhaxhirët duhet dashur akoma më tepër, ngase ata përgjithësisht janë më të vlefshëm se ensarët për shkak të hershmërisë së tyre në islam, hixhretit dhe ndihmës ndaj Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem. Po ashtu në shumë tekste sheriatike ata përmenden para ensarëve, e ato tekste e sqarojnë vlerën e tyre dhe atë se çfarë shpërblime të mëdha All-llahu ka përgatitur për ta. All-llahu i Madhërishëm thotë: Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë, Ti je i butë, mëshirues!”[3]

    Ibën Ebi Lejla thotë: “Njerëzit janë tri kategorish: Muhaxhirë, ata që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin,[4] dhe ata që kanë ardhur pas tyre.[5] Mundohu të mos dalësh jashtë këtyre kategorive.” Disa të tjerë kanë thënë: “Bëhu diell, e nëse nuk mundesh, atëherë bëhu hënë, e nëse nuk mundesh, atëherë bëhu yll ndriçues, e nëse nuk mundesh, atëherë bëhu yll i vogël, por assesi mos iu ndaj dritës. Kjo do të thotë: Bëhu muhaxhir, e nëse nuk mundesh, bëhu ensar, e nëse nuk mundesh, atëherë vepro sikur ta, e nëse nuk mundesh, atëherë duaji ata, kërko falje për ta ashtu siç All-llahu të ka urdhëruar.”[6]

    1. Pohimi i vlerës dhe pozitës së lartë të tyre

     Ne si myslimanë, medoemos duhet ditur pozitën e tyre, si dhe duhet nderuar e respektuar ata.

    Sahabët janë ata të cilëve All-llahu i Madhërishëm u është drejtuar me fjalët: Ju jeni populli më i dobishëm.”[7] Po ashtu me fjalët: “Ne u bëmë juve një popull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve.”[8] Ata pra, janë të parët, më të vlefshmit dhe më meritorët për të qenë pjesë e këtij ajeti. Po ashtu Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem në hadithe autentike tregon se ata janë gjeneratat më të mira të këtij ummeti, janë njerëzit më të mirë që kanë ekzistuar ndonjëherë, dhe se në ditën e kiametit ata do të jenë njerëzit më të mirë tek All-llahu i Madhërishëm. Tekstet sheriatike si të kur’anit, po ashtu ato të sunnetit, të cilët i sqarojnë vlerat e sahabëve, lavdëratat për ta, premtimin për shpërblime të mëdha etj, janë në numër të madh.

    1. Marrja (e diturisë) prej tyre dhe pasimi i tyre

     

    Edukata e tretë ndaj sahabëve është marrja e diturisë prej tyre dhe pasimi i tyre në dituri, punë, thirrje (në islam), urdhërim në të mirë dhe ndalim nga e keqja, në raportet e mira të tyre ndaj ummetit në përgjithësi, në ashpërsinë e tyre ndaj mosbesimtarëve, etj. Kjo, duke e pasur parasysh se ata janë njerëzit më të dijshëm të këtij ummeti në lidhje me qëllimin e All-llahut të Madhërishëm me fjalët e Tij dhe qëllimin e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem me sunnetin e tij, janë më të saktët kur bëhet fjalë për të vepruarit me kur’an dhe sunnet, janë më të plotët kur bëhet fjalë për këshillimin e këtij ummeti, si dhe janë më të ruajturit e këtij ummeti nga pasimi i epsheve dhe bidati.

    Abdullah ibën Mes’udi radijAll-llahu anhu thotë: “Kush dëshiron të pasojë dikë, le ta pasojë atë që ka vdekur, ngase i gjalli nuk e ka të sigurt se do t’i shpëtojë sprovës. Sahabët e Muhammedit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem janë njerëzit me zemër më të mirë të këtij ummeti, më të dijshmit; All-llahu i Madhërishëm i zgjodhi që ata të jenë shoqëruesit e të dërguarit të Tij dhe ngritësit e fesë së Tij. Prandaj kijini parasysh meritat e tyre, kapuni për udhëzimin e tyre sepse ata janë në rrugën e drejtë.”[9]

    [1] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (17) dhe Muslimi (74).

    [2] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (3783) dhe Muslimi (75).

    [3] Kaptina El-Hashr, ajeti 10.

    [4] Shih ajetin 9 të kaptinës El-Hashr. (shën. përkth.)

    [5] Shih ajetin 10 të kaptinës El-Hashr. (shën. përkth.)

    [6] Shkëputur nga Tefsiri i Kurtubiut (18/32,33).

    [7] Kaptina Alu Imran, ajeti 110.

    [8] Kaptina El-Bekare, ajeti 143.

    [9] Shënon Ibën Abdul-Berri në librin e tij Xhamiu Bejanil-Ilmi ve Fadlihi (2/97), Hereviu (86) dhe në një transmetim tjetër prej tij nga Katadeja me zinxhir të ndërprerë të transmetimit. Këtë e ka thënë Shejh Albani në librin e tij El-Mishkah, fq. 193.

     

    ww.thirrjaislame.com

  • EDUKATA NDAJ SAHABËVE

    EDUKATA NDAJ SAHABËVE

    Vëllezër të dashur,

    Pasi folëm për edukatën ndaj të dërguarit të All-llahut, radha është të flasim diçka për edukatën ndaj sahabëve të tij.

    Çdo njeri i mençur që e beson All-llahun dhe ditën e fundit, nuk dyshon në atë se sahabët e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem janë njerëzit më të mirë pas pejgamberëve alejhimus-selam dhe se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem është zotëria i bijve të Ademit alejhis-selam si dhe sahabët e tij janë njerëzit dhe populli më i mirë që ka ekzistuar ndonjëherë në sipërfaqen e tokës.

    Njohja e biografisë dhe moralit të tyre ia ndritë rrugën besimtarit i cili dëshiron të jetojë sipas shembullit të Muhammedit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem. All-llahu i Madhërishëm thotë: Në tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes.”[1]

    Sahabët radijAll-llahu anhum janë bartësit dhe mbrojtësit e islamit pas të dërguarit të All-llahut. All-llahu i zgjodhi ata që të jenë shoqëruesit e të dërguarit të Tij dhe kumtuesit e fesë së All-llahut pas tij. All-llahu i cilësoi ata me drejtësi, dëlirësi dhe me moral të lartë në shumë ajete kur’anore. All-llahu i Madhërishëm thotë: “Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi.”[2] Po ashtu thotë: “Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.”[3] Po ashtu thotë: “All-llahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur xhennete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh.”[4] Po ashtu thotë: Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh duke u përulur (në ruku’), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë prej All-llahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (All-llahu i shumoi) Për t’ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. All-llahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh.”[5]

    Ata janë një lloj unikat i njerëzve që historia njerëzore në historinë e gjatë të saj nuk ka njohur njerëz të tillë.

    Ja disa nga medaljet e nderit të cilat Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i vendosi në gjoksat e sahabëve radijAll-llahu anhum, por duke e pasur në konsideratë se ato janë të shumta, ne do të përmendim vetëm disa prej tyre.

    Nga Abdullahu radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Njerëzit më të mirë janë ata të gjeneratës sime, pastaj ata që vijnë pas tyre, e pastaj ata që vijnë pas tyre, derisa të vijnë njerëz që dëshmisë ia bashkëngjesin betimin ose betimit ia bashkëngjesin dëshminë.”[6] Ibrahimi thotë: “Kur ishim të vegjël, neve na rrihnin (të rriturit) kur ishte në pyetje dëshmia.”

    Nga Enesi radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “Pranë nesh kaloi një xhenaze, e cila u përmend për të mirë, ndërsa Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem tha: “Iu bë obligim, iu bë obligim, iu bë obligim!” (d.m.th. xhenneti, shën. përkth.). Më pas kaloi një tjetër, por u përmend për të keq, dhe edhe me këtë rast Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem tha: “Iu bë obligim, iu bë obligim, iu bë obligim!” (d.m.th. xhehennemi, shën. përkth.). Omeri radijAll-llahu anhu i tha Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Kaloi një xhenaze dhe u përmend për të mirë, ndërsa ti the: Iu bë obligim, iu bë obligim, iu bë obligim! Pastaj kaloi tjetra dhe u përmend për të keq, ndërsa ti the: Iu bë obligim, iu bë obligim, iu bë obligim!” Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem u përgjigj: “Kë ta përmendni për të mirë, për të është xhenneti, ndërsa kë ta përmendni për të keq, për të është xhehennemi. Ju jeni dëshmitarët e All-llahut në tokë! Ju jeni dëshmitarët e All-llahut në tokë! Ju jeni dëshmitarët e All-llahut në tokë!”[7]

    Nga Aidh ibën Amri radijAll-llahu anhu na përcillet se Ebu Sufjani shkoi me disa njerëz te Selmani, Suhejbi dhe Bilali, ndërsa këta të fundit thanë: “Vallahi shpatat e All-llahut akoma nuk e kanë marrë hakun e qafës së armikut të All-llahut.” Ebu Bekri radijAll-llahu anhu tha: “A po ia thoni këto fjalë udhëheqësit dhe zotërisë së kurejshitëve?” Pastaj shkoi te Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem dhe ia tregoi rastin, ndërsa Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i tha: “O Ebu Bekër, ndoshta i ke hidhëruar ata. Nëse i ke hidhëruar, e ke hidhëruar Zotin tënd.” Atëherë Ebu Bekri radijAll-llahu anhu shkoi te ta dhe u tha: “O vëllezërit e mi, a mos ju kam hidhëruar?” Ata thanë: “Jo, All-llahu të faltë o vëlla!”[8]

    Seid ibën Ebi Burde na përcjellë nga i ati i tij se ka thënë: “Një ditë e falëm namazin e akshamit me të dërguarin e All-llahut dhe thamë: Sikur të prisnim të falim me të edhe jacinë – dhe kështu bëmë, kur ja, ai u shfaq dhe kur na pa aty, tha: “Akoma këtu jeni?” U përgjigjëm: “Po, o i dërguari i All-llahut, e falëm me ty namazin e akshamit, e pastaj vendosëm të falim me ty edhe jacinë.” “Shumë mirë keni vepruar” ose “E paskeni qëlluar” – na tha ai. Pastaj e ngriti kokën në qiell, siç e bënte këtë shpeshherë, dhe tha: “Yjet janë siguri për qiellin, nëse ato largohen, atëherë qiellit do t’i vijë ajo që i është premtuar; unë jam siguri për sahabët (shokët) e mi, e kur unë të largohem, atyre do t’u vijë ajo që u është premtuar. Ndërsa sahabët e mi janë siguri për ummetin tim, kur të largohen sahabët e mi, ummetit do t’i vijë ajo që i është premtuar.”[9]

    [1] Kaptina Jusuf, ajeti 111.

    [2] Kaptina El-Ehzab, ajeti 23.

    [3] Kaptina En-Nur, ajeti 37.

    [4] Kaptina Et-Tevbe, ajeti 100.

    [5] Kaptina El-Fet’h, ajeti 29.

    [6] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (3651) dhe Muslimi (2533).

    [7] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (1367) dhe Muslimi (949).

    [8] Sahih: shënon Muslimi (2504).

    [9] Sahih: shënon Muslimi (2531), Ahmedi (389-390). Neveviu, All-llahu e mëshiroftë, në komentin e tij të Sahihut të Muslimit (fq. 391), thotë: Pjesa e hadithit: “kur të largohen sahabët e mi, do t’i vijë ummetit ajo që i është premtuar.” ka për qëllim paraqitjen e bidateve (risive në fe), fitneve (sprovave), dominimi i bizantinëve ndaj tyre, nëpërkëmbja e Medines dhe Mekës, e kështu me radhë, që tregojnë për mu’xhizet e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem.

     

    www.thirrjaislame.com

  • DISA FORMA TË EDUKATËS QË MYSLIMANI DUHET T’I PËRVETËSOJË KARSHI PEJGAMBERIT sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem (pjesa e katërt)

    DISA FORMA TË EDUKATËS QË MYSLIMANI DUHET T’I PËRVETËSOJË KARSHI PEJGAMBERIT sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem (pjesa e katërt)

    Përvetësimi i sjelljeve dhe moralit të Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem

     

    Nëse sinqerisht e do të dërguarin e All-llahut, atëherë përvetësoje moralin e tij.

     

    1) Lëri gjërat e prishura. Kjo ka të bëjë me fjalët apo veprat.

    2) Ule zërin kur të flasësh, e sidomos në vende publike, si tregje, xhami, autobus e kështu me radhë.

    3) Të keqen që ta bën dikush, ktheja me të mirë, duke ia falur gabimin, dhe duke mos u larguar prej tij.

    4) Lëre qortimin ndaj shërbëtorit apo punëtorit tënd, shokut apo fëmijës tënd, nxënësit apo bashkëshortes tënde, kur ata lënë diçka mangu.

    5) Mos i lë mangu obligimet dhe detyrimet e tua dhe mos ia ha hakun tjetrit saqë ta detyrosh të të thotë: Përse e bëre këtë, apo përse nuk e bërë këtë? – duke dashur të të qortojë.

    6) Largoju të qeshurave të shumta, dhe e qeshura e jote më e madhe le të jetë buzëqeshja.

    7) Mos ngurro t’i ndihmosh të dobëtit, të varfërit dhe shoqërohu me ta pa mos shfaqur mendjemadhësi.

    8) Ndihmoju familjarëve në punët e shtëpisë, madje edhe nëse ka nevojë për mjeljen e deleve apo përgatitjen e ndonjë ushqimi, etj.

    9) Vishi teshat më të bukura që ke, e sidomos gjatë namazit, gjatë festave dhe gëzimeve familjare.

    10) Mos u bëj mendjemadh para ushqimit, por haje atë që gjendet para teje në tavolinë dhe mjaftohu me pak ushqim.

    11) Bashkëngjitu në punë kur ka nevojë, qoftë edhe nëse është gërmim i ndonjë kanali, bartje dheu etj, duke shfaqur gëzim dhe duke iu shmangur mendjemadhësisë.

    12) Mos u bëj i kënaqur me lavdërata të tepërta e të panevojshme ndaj të tjerëve, por përmbaju asaj që është reale.

    13) Mos fol fjalë të kota e boshe dhe mos fol fjalë të këqija qoftë edhe me shaka.

    14) Mos fol keq dhe mos bëj keq.

    15) Mos iu drejto askujt nga vëllezërit e tu me diçka të rrezikshme.

    16) Përmbaju fjalëve të mira e të ëmbla.

    17) Mos e tepro në shaka dhe thuaje vetëm të vërtetën.

    18) Ki mishirë ndaj njerëzve dhe kafshëve, që të mëshirohesh nga All-llahu.

    19) Ki kujdes nga koprracia, sepse ajo është e urryer nga All-llahu dhe nga njerëzit.

    20) Fli herët dhe zgjohu herët, që të jesh i freskët për adhurim, angazhime dhe punë.

    21) Mos e lër namazin me xhemat në xhami.

    22) Përmbaju nga hidhërimi dhe gjërat që rrjedhin nga ajo. E kur të hidhërohesh, atëherë kërko ndihmën e All-llahut që të të mbrojë nga shejtani.

    23) Përmbaju heshtjes dhe mos fol shumë sepse çdo gjë që flet, regjistrohet dhe mund të shërbejë kundër teje.

    24) Lexoje kur’anin me meditim dhe dëgjoje prej të tjerëve.

    25) Përdor parfum shpesh, sidomos gjatë namazit.

    26) Përdor misvak sepse është shumë i dobishëm, sidomos gjatë namazit.

    27) Bëhu trim dhe thuaje të vërtetën edhe nëse është kundër vetes tënde.

    28) Pranoje këshillën nga secili njeri dhe mos refuzo.

    29) Bëhu i drejtë ndaj fëmijëve të tu dhe në çdo punë.

    30) Bëhu durimtar ndaj padrejtësive që t’i bëjnë njerëzit dhe fali ata që All-llahu të të falë ty.

    31) Duaj për njerëzit atë që do për vete.

    32) Shpeshtoje përshëndetjen me selam gjatë hyrjes, daljes dhe takimit në rrugë a kudo tjetër.

    33) Përdore shprehjen e përshëndetjes sipas sunnetit, e që është: “Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”, ndërsa përshëndetjet e tjera si “Mirëdita, mirëmbrëma, mirë se erdhe”, e kështu me radhë, nuk e zëvendësojnë dot përshëndetjen me selam. Ato mund të përdoren, por pas përshëndetjes me selam.

    34) Përmbaju pastërtisë në dukje dhe në rrobat e tua.

    35) Thinjat ngjyrosi me të verdhë apo të kuqe, dhe ki kujdes nga ngjyrosja me të zezë, duke iu përmbajtur urdhrit të të dërguarit të All-llahut.

    36) Kapu për sunnetin e të dërguarit të All-llahut, që të bëhesh pjesë e fjalës së tij: Ta dini që pas jush do të ketë ditë durimi. Kush është i aftë ta bëjë këtë (të durojë) do të ketë shpërblimin e pesëdhjetë personave sikur ju.” Sahabët pyetën: “O i Dërguari i All-llahut, shpërblimin e pesëdhjetë personave sikur ata?” Ai u përgjigj: “Jo, shpërblimin e pesëdhjetë personave sikur ju.[1]

     O All-llah, na mundëso të veprojmë sipas librit Tënd dhe sunnetit të të dërguarit Tënd. Po ashtu na e mundëso dashurinë ndaj tij, pasimin e tij dhe ndërmjetësimin e tij.[2]

    [1] Sahih: shënon Taberaniu në Mu’xhemul-Kebir (17/117) si dhe në Mu’xhemul-Evset (3/272). Shejh Albani në librin e tij Es-Silsiletus-Sahiha (494) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [2] Shkëputur nga libri Esh-Shemailul-Muhammedijje vel-Ehlakun-Nebevijje, fq. 131-134. Autor: Muhammed Xhemil Zejno.

  • FRIKA E MADHE NDAJ ALLAHUT TË LARTËMADHËRUAR

    FRIKA E MADHE NDAJ ALLAHUT TË LARTËMADHËRUAR

    Me emrin e Allahut Mëshirëgjerit, Mëshirëplotit

    Falënderimi i takon vetëm Allahut, vetëm Atë e falënderojmë! I kërkojmë ndihmë, falje dhe mbrojtje nga të këqijat e veteve tona e nga te këqijat e punëve tona. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush e humbë dhe atë që Ai e humbë nuk ka kush e udhëzon! Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut dhe Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.

    Në mënyrë që të zgjohet i dremituri dhe të ngritet nga agonia e pasionit, t’i ndërpresë lidhjet e zemrës së tij me tokën, patjetër duhet të ekzistojë një faktor (shtytës, ndikues) i madh që e shqetëson dhe e bën vigjilent. Ky faktor apo kjo shtytje është frika e madhe ndaj Allahut të Lartëmadhëruar, e cila na dërgon tek shkalla e shqetësimit dhe trembjes e cila i lëkundë zemrat dhe i thinjë kokat sikurse i është thinjur koka Pejgamberit sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem nga kaptinat Hud, El Vakiatu, el Murselat, en Nebe’ë dhe et Tekvir.

    Kjo është frikë e cila të nxitë për të vepruar dhe për të qenë i vëmendshëm, jo frikë e cila i frustron ndjenjat dhe i nxjerrë lotët, pastaj kthehet në gjendjen e mëparshme te shpërkujdesjes dhe amullisë, pra kjo është gjendja e shumicës nga ne kur të dëgjojmë ndonjë këshillë apo të lexojmë ndonje varg, të përcjellim ndonjë xhenaze apo të shohim ndonjë ndodhi. Nga kjo kuptojmë se frika e fuqishme e cila të shtyen për të vepruar patjetër duhet të ketë nivel dhe shkallë te lartë, nëse nuk arrijmë këtë shkallë, atëherë ndikimi është i përkohshëm dhe menjëherë largohet gjurma e tij pas largimit të shtytësit.

     

    FRIKA NDAJ ALLAHUT ISHTE FILLIMI I THIRRJES SË PEJGAMBERËVE

    Nëse vështrojmë historinë e Pejgamberëve dhe bartësve të davetit, gjejmë se të gjithë ata në fillim të thirrjes së tyre ua tërhoqën vërejtjen popujve të tyre që të kenë frikë nga denimi që i pret në Ditën e Madhe. Ky është Nuhi alejhi selam për të cilin thotë Allahu i lartmadhëruar :

    Ne e dërguam Nuhun te populli i vet (dhe i thamë): “Tërhiqja vërejtjen popullit tënd para se ata t’i godasë dënimi i rëndë!”

    Ai tha: “O populli im, unë jam i dërguar te ju, jam i qartë.

    Adhurojeni All-llahun, kini frikë prej Tij dhe mua më dëgjoni.(Nuh, 1,2,3)

    Poashtu Ibrahimi alejhi selam për të cilin thotë Allahu i Lartëmadhëruar:

    Edhe Ibrahimi ishte i grupit të tij.

    Kur Zotit të vet iu bind me zemër të pastër.

    Kur babait të vet dhe popullit të vet u tha: “Çka është ajo që ju adhuroni?”

    A në vend të All-llahut doni zota të trilluar?

    Çka është mendimi juaj ndaj Zotit të botëve?(Safat, 83-87)

    Gjithashtu shiko se si iu drejtua Hudi alejhi selam popullit të vet:

    Përkujto vëllain e Adit (Hudin) kur popullin e vet në Ahkafë e qortoi, megjithëqë qortime pati dhe para edhe pas tij, (u tha): “Të mos adhuroni tjetër vetëm se All-llahun, pse unë i kam frikë dënimit tuaj në ditën e madhe!”(Ahkaf, 21)

    Dhe kështu veprimi i Musait alejhi selam me Faraonin:

    Edhe rrethit të faraonit i patën ardhur shumë vërejtje.(el Kamer, 41)

    Dhe shembullin më të mirë e kemi në të dërguarin e Allahut Muhamedin sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem.

    Në një hadith të transmetuar nga Buhariu, Ibn Abbasi radijAllahu anhuma ka thënë: “Kur zbriti ajeti 214 i sures Shuara “Dhe tërhiqju vërejtjen farefisit tënd më të afërt” Pejgamberi sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem, u ngjit në kodrën Safa dhe u thirri njerëzve, të cilët pasi u mblodhën rreth Tij u tha: “Ç’do të mendonit nëse ju them se pas këtij mali një ushtri është nisur t’iu sulmojë? A do të më besonit?” Ata thanë: “Nuk të kemi dëgjuar kurrë duke gënjyer”, atëherë Pejgamberi sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem,u tha: “Ju tërheqë vëmendjen që të besoni në Allahun, sepse një dënim i ashpër ju pret!”.

    Frika ndaj Allahut të Lartëmadhëruar është mjeti më garantues për zgjimin e të dremiturve dhe të shkujdesurve, këtë e kanë përdorur të gjithë Pejgamberët dhe bartësit e davetit, Allahu përmes punës së tyre ka hapur zemrat të cilat ishin të drynosura, sytë e verbuar dhe veshët e shurdhër.

    Kjo frikë është ilaç i suksesshëm për ata të cilëve u është robëruar zemra nga epshi dhe i ka mundur dashuria e dynjasë. Ky është fillimi i vërtetë i lëvizjes së zemrave drejt Allahut të Lartëmadhëruar.

    Thotë Pejgamberi sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem: “ai i cili frikësohet e bënë udhëtimin herët në muzg dhe ai i cili e bënë udhëtimin në këtë mënyrë arrinë me kohë, a e dini se artikulli i Allahut është i shtrejtë, e ky artikull është xhenneti” e saktësoi shejh Albani.

    Transmetohet nga Ibrahim ibn Shejban të ketë thënë: “kur frika të zë vend në zemër i djegë vendet e epsheve dhe e largon dëshirën për dunja dhe e bënë të heshtë gjuhën nga përmendja e dunjasë” (Shu’abel el iman)

    Thotë Junusi alejhi selam: “njerëzit janë në rrugë të drejtë përderisa i frikësohen Allahut e kur të largohet frika nga ta e devijojnë rrugën” (Tehdhib medarixhu es salikin)

    E si mos të jenë në këtë shkallë të lartë, kur Allahu i Lartëmadhëruar i ka lavdëruar Pejgamberët dhe të dashurit e Tij me këtë virtyt.

    Thotë Allahu i Lartëmadhëruar:

    “Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjanë dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij. Ata përpiqeshin për punë të mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh.” [el Enbija, 90]

    Allahu i ka lavdëruar melekët për shkak të frikës që kanë ndaj tij.

     

    Thotë Allahu i Lartëmadhëruar:

    “…e ata nga frika prej tij janë të kujdesshëm.” [el Enbija, 28]

    Allahu i Lartëmadhëruar i ka kërcënuar pabesimtarët për shkak të mosfrikës ndaj Tij.

    Thotë Allahu i Lartëmadhëruar përmes gjuhes se Pejgamberit të Tij:

    “Ç’është me ju që All-llahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton?” [Nuh, 13]

    Dijetarët kanë komentuar në lidhje me këtë ajet: ç’është me ju që nuk i frikësoheni madhërisë së Allahut. (Shu’abel el iman).

    Frika ndaj Allahut të Lartëmadhëruar është ajo e cila ndaloi Habilin, birin e Ademit që ta vrasë vëllaun e tij edhe pse ai (Kabili) vendosi vrasjen e tij.

    Thotë Allahu i Lartëmadhëruar:

    “Dhe, nëse ti e zgjatë te unë dorën tënde për të më mbytur, unë nuk e zgjas te ti dorën time për të të mbytur; unë i frikësohem All-llahut, Zotit të botërave!” [el Maide, 28]

    Frika ndaj Allahut të Lartëmadhëruar, bëri shkak dy burra nga bijtë e Israilit që të nxisin popullin e tij për luftë kundër popullit mizorë.

    Thotë Allahu i Lartëmadhëruar:

    Dy burra, prej atyre (prijësve) që All-llahu i kishte pajisur me bindje dhe kishin frikën e Tij, thanë: “Hynju atyre nga dera, e kur t’u hyni nga ajo, atëherë ju jeni ngadhënjyes. Dhe vetëm All-llahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë”.[el Maide: 23]

    Frika ndaj Allahut të Lartëmadhëruar është shkak që ndihmoi pakicën e mbetur me Talutin duke e mposhtur xhalutin dhe ushtrinë e tij.

    Thotë Allahu i Lartëmadhëruar:

    “…Po ata që ishin të bindur se do ta takonin All-llahun thanë: “Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e All-llahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha”! All-llahu është me durimtarët.[el Bekare: 249]

    Frika ndaj Allahut të Lartëmadhëruar është shkak që robërit e Allahut i bën që veprat t’i bëjnë me sinqeritet, duke mos kërkuar shpërblim të dunjasë dhe as falënderim.

    Thotë Allahu i Lartëmadhëruar:

    Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.

    Pse?

    Ne i frikësohemi (dënimit të) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë e vështirë.[el Insan: 9,10]

    Frika ndaj Allahut të Lartëmadhëruar është prej cilësive më të larta për formimin e një gjenerate të qëndrueshme.

    Thotë Allahu i Lartëmadhëruar:

    …Zoti u shpalli: “Ne gjithqysh do t’i shkatërrojmë zullumqarët”.

    Dhe pas tyre Ne do t’ju vendosim në atë tokë. E këtë (ndihmë) për atë që i frikësohet pranisë Sime dhe i frikësohet dënimit Tim.[Ibrahim: 13,14]

    Frika ndaj Allahut të Lartëmadhëruar është testament i Allahut me të cilin na ka porositur.

    Thotë Allahu i Lartëmadhëruar:

    …Ne ju patëm sugjeruar atyre që iu pat dhënë libri para jush, e edhe juve që të keni frikë nga All-llahu.[en Nisa: 131]

    Dhe kjo është rruga e shpëtimit në ditën e Kijametit.

    Thotë Allahu i Lartëmadhëruar:

    Kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ia ka frikën All-llahut dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, të tillët janë ata që do ta arrijnë atë që dëshirojnë.[en Nur: 52]

    Kjo eshte koka e urtësisë ashtu siç thotë Abdullah iben Mes’udi radijAll-llahu anhu: Furnizimi më i dobishëm është devotshmëria, kurse koka e urtësisë eshte frika ndaj Allahut. (Shu’abel el iman).

    Kurani e ka sqaruar se karakteri i vertetë i gjendjes së shumicës së të larguarve nga rruga e drejtë është mos frika prej ahiretit ( Botës tjetër)

    Thotë Allahu i Lartëmadhëruar:

    Kurrsesi, pasi ata nuk i frikësohen jetës tjetër! {el Mudethir: 53}. Sikur ata të ishin frikësuar prej ahiretit nuk do t’i kishin kërkuar këto kërkesa : Atëherë, përse shmangen ata nga këshillimi , sikur të ishin gomarë të egër , e të frikësuar që ikin prej luanit?! Vërtetë, çdonjëri prej tyre kërkon që t’i jepen shkrime të hapura (nga Zoti). Kurrsesi, pasi ata nuk i frikësohen jetës tjetër! (Suretu El Mudethir : 49-53).

     

    Lutja jonë e fundit është ,,Lavdërimi i takon All-llahut, Zotit të Botëve”.

     

     

     

    Përktheu dhe përshtati: Tafil Ramuka

    (Sqarim: kjo temë është pjesë e zingjirit të temave rreth edukatës së imanit)

  • Babai i njerëzimit – Ademi alejhi selam (Pjesa e parë)

    Babai i njerëzimit – Ademi alejhi selam (Pjesa e parë)

    Me Emrin e Allahut, Mëshiruesit të përgjithshëm, Mëshiruesit me mëshirë të veçantë për besimtarët muslimanë!

    Falënderimi i takon vetëm Allahut. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij.

    Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Pejgamberi i parë për të cilin do të flasim në këtë zingjir të temave është Ademi alejhi selam, ku ndryshe mund ta quajmë edhe babai i njerëzimit.

    Si u krijua Ademi alejhi selam?

    Allahu i Lartëmadhëruar e krijoi Pejgamberin e Tij, Ademin alejhi selam nga dheu. Thotë Allahu në Kur’an: Vërtet që shembulli i Isait tek Allahu është si shembulli i Ademit: Ai e krijoi atë (Ademin) prej dheu, pastaj Ai i tha atij: “Bëhu!” dhe ai u bë.1

    Pastaj u përzie dheu me ujë dhe u bë baltë ose lloç. Thotë Allahu në Kur’an: (Allahu është Ai) i Cili përsosi çdo gjë që Ai krijoi dhe Ai e filloi krijimin e njeriut nga balta.2

    Pastaj ia dha formën dhe e la në atë formë derisa u tha (u ter). Thotë Allahu në Kur’an: Vërtet që Ne krijuam njeriun prej argjile tingëlluese, prej balte të zezë të lëmuar (duke i dhënë formë).3 Gjithashtu thotë Allahu në Kur’an: Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enë balte) e pjekur.4

    Transmeton Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Melaqet janë krijuar nga drita, Xhinët janë krijuar nga zjjarri dhe Ademi u krijua nga ajo që është përshkruar për ju.”5

    Pra kjo është mënyra se si e ka krijuar Allahu Ademin alejhi selam, pra gjeneza e njeriut është nga dheu, pastaj pasardhësit e Ademit alejhi selam krijohen nga

    sperma. Thotë Allahu në Kur’an: (Allahu është Ai) i Cili përsosi çdo gjë që Ai krijoi dhe Ai e filloi krijimin e njeriut nga balta. Pastaj Ai i solli pasardhësit e tij nga esenca e një uji të përçmuar (si pasojë e bashkimit nga sekretimi i qelizave mashkullore e femërore).1

    Sa ishte gjatësia e Ademit alejhi selam?

    Ademi alejhi selam ishte i gjatë 60 Kutë2 (përafërsisht 30 metra). Transmeton Ebu Hurejra Allahu qoftë i kënaqur me të se Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Allahu e krijoi Ademin 60 Kutë (Kutë: nga maja e gishtave deri te bërryli) të gjatë (përafërsisht 30 metra)… Qysh atëherë pasardhësit e Ademit kanë ardhur duke u zvogëluar deri në këtë kohë.”3

    Mëkëmbësi në tokë

    Allahu pasiqë e krijoi Ademin alejhi selam por ende pa ia dhënë shpirtin i tha melaqeve se unë do të krijoj një mëkëbës në tokë. Thotë Allahu në Kur’an: Dhe (kujto) kur Zoti yt u tha melaqeve: “Me të vërtetë që unë do të çoj në tokë zëvendësues (njerëzimin brez pas brezi).4

    Kurse melaqet i thanë Allahut: A do të vendosësh atje ata të cilët bëjnë zullume e do të derdhin gjak, – ndërsa ne të madhërojmë Ty me lavdërime e falëndërime (i Lavdëruar je Ti përmbi çdo gjë që ata të shoqërojnë Ty) dhe të shenjtërojmë (të pastrojmë nga gjithçka që ata të shoqërojnë Ty).5

    Dikush mund të thotë: sesi e kanë ditur melaqet që njerëzit do të bëjnë zullume e çrregullime në tokë? Kësaj pyetje dijetarët i janë përgjigjur me katër përgjigjje:

    Përgjigjja e parë: Janë frymëzuar. Pra, Allahu i ka frymëzuar melaqet se kjo do të ndodhë (njerëzit do të bëjnë zullum në tokë) dhe thanë: A do të vendosësh atje ata të cilët bëjnë zullume e do të derdhin gjak?6

    Përgjigjja e dytë: Ata ishin të njoftuar. Pra Allahu i ka njoftuar ata mirëpo nuk e ka përmendur në Kur’an. Pra Allahu iu ka thënë se unë do të çoj në në tokë një

    mëkëmbës, e ky mëkëmbës do të bëjë zullume në tokë, e ata u quditën dhe i thanë Allahut: A do të vendosësh atje ata të cilët bëjnë zullume e do të derdhin gjak?1

    Përgjigjja e tretë: E kanë paraparë. Pra melaqet e kanë paraparë këtë sepse Allahu melaqe i ka kriju që të jenë të pagabueshëm dhe kur e kanë kuptu se njeriu nuk është i pagabueshëm e kanë paraparë se ai (njeriu) do të bëjë zullume në tokë, pra nga natyrshmëria e kanë paraparë se ky do të bëjë zullum në tokë.

    Përgjigjja e katërt: U bë përmes krahasimit (analogjisë). Pra melaqet kanë ba krahasim sepse para njerëzve janë krijuar xhinët dhe xhinët ishin në tokë para njerëzve dhe kanë bërë zullume. Pra melaqet krahasuan pasiqë xhinët ishin në tokë dhe bënë zullume gjithashtu edhe njeriu kur të shkojë në tokë do të bëjë zullume dhe thanë: A do të vendosësh atje ata të cilët bëjnë zullume e do të derdhin gjak, – ndërsa ne të madhërojmë Ty me lavdërime e falëndërime (i Lavdëruar je Ti përmbi çdo gjë që ata të shoqërojnë Ty) dhe të shenjtërojmë (të pastrojmë nga gjithçka që ata të shoqërojnë Ty).2

    Kurse Allahu iu tha atyre: Ska dyshim që Unë e di atë që ju nuk e dini.3

    Allahu për t’i treguar melaqeve veçoritë e Ademit alejhi selam dhe gjithashtu për t’i treguar se ai (Ademi) do ta bartë një rol të veqantë në tokë, pasi që ia jep shpirtin Ademit alejhi selam ia mësoi atij emrat e çdo sendi e çdo gjëjë. Thotë Allahu në Kur’an: Dhe Ai (Allahu) ia mësoi Ademit emrat e të gjitha gjërave.4

    Kanë thënë Dijetarët në tefsirin e këtij ajeti se Allahu ia mësoi Ademit emrat e çdo gjëje që ka me ardhë deri në Ditën e Gjykimit. Në atë kohë nuk kishte përveçse qielli, toka dhe krijesat e Allahut, ndërsa gjërat e reja nuk ekzistonin edhe Allahu nga dija e Tij ja mësoi Ademit për gjërat që kanë me ardhë në të ardhmen, dhe ai paraqiti ato gjëra melaqeve dhe iu tha: Më thoni Mua emrat e tyre nëse jeni të drejtë.5

    Melaqet iu përgjigjën Allahut duke thënë: Lavdi të qoftë Ty! Ne nuk dimë asgjë më tepër nga ç’na ke mësuar Ti. Me të vërtetë Ti je i Gjithëdituri, më i Urti Gjithëgjykues.6

    Pastaj Allahu i Lartëmadhëruar për t’ia tregu melaqeve vlerën e Ademit alejhi selam, i tha Ademit alejhi selam: O Adem! “Tregoju atyre emrat e tyre (gjërave,

    sendeve)” dhe ai kur ua tregoi melaqeve emërtimet e të gjitha gjërave. Ai (Allahu) tha: “A nuk ju thashë Unë juve, se të fshehtën (Gajbin) në qiej dhe në tokë dhe Unë di çfarë ju shfaqni dhe çfarë ju keni mbajtur të fshehur.1

    Urdhëri për t’i bërë sexhde Ademit alejhi selam

    Allahu pasiqë ia tregoi melaqeve vlerën e Ademin alejhi selam i urdhëroi Melaqet që t’i bëjnë sexhde Ademit alejhi selam. Thotë Allahu në Kur’an: Dhe (kujto) kur Ne u thamë melaqeve: “Bini ju në sexhde para Ademit”. Dhe ata ranë në sexhde përveç Shejtanit (Iblisit) që nuk pranoi dhe ishte kryelartë dhe ishte prej mosbesimtarëve (prej të panënshtruarve ndaj Allahut).2

    Dikush mund të thotë: se pse Allahu i urdhëroi që t’i bëjnë sexhde Ademit alejhi selam ku ne e dimë se nëse i bënë sexhde dikujt tjetër përveç Allahut është shirk3?

    Dhe përgjigjja është se të bërit sexhde është dy lloje:

    1)Sexhdja e adhurimit dhe

    2)Sexhdja e përshëndetjes.

    Sexhdja e adhurimit nuk është lejuar asnjëherë t’i bëhet tjetër kujt përveç Allahut dhe Allahu nuk i ka urdhëruar melaqet që t’ia bëjnë këtë lloj të sexhdes Ademit alejhi selam, mirëpo i ka urdhëruar që t’ia bëjnë sexhden e përshëndetjes.

    Sexhdja e përshëndetjes ka qenë e lejuar për umetet e tjera, mirëpo me ardhjen e Pejgamberit të fundit Muhamedit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ky lloj i sexhdes është shfuqizuar dhe nuk lejohet.

    Mospranimi i Iblisit që t’i bëjë sexhde Ademit alejhi selam

    Kur Allahu i urdhëroi melaqet që t’i bëjnë sexhde Ademit alejhi selam, me ta ishte edhe Iblisi i cili nuk bëri sexhde ku së pari refuzoj e pastaj bëri të ditur shkakun pse nuk bëri sexhde. Thotë Allahu në Kur’an: (Allahu) tha: Çfarë të ndaloi ty (O Iblis) që të mos biesh në sexhde kur Unë të urdhërova? (Iblisi) iu përgjigj: Unë jam më i mirë se ai (Ademi). Ti më krijove mua nga zjarri, kurse atë Ti e krijove nga balta.4

    Dikush mund të pyet se Iblisi a ishte nga melaqet pasi që ishte bashkë me to kur Allahu i urdhëroi që t’i bëjnë sexhde Ademit alejhi selam, apo ishte nga xhinët mirëpo ishte me melaqet?

    Përgjigjja është se Iblisi ishte nga xhinët por ishte me melaqet, këtë na bënë të qartë fjala e Allahut në Suren Kehf ku thotë: Kështu ata (melaqet) i bënë sexhde (Ademit) përveç Iblisit. Ai ishte nga xhinët dhe nuk iu bind Urdhërit të Zotit të tij.1

    Kështu Iblisi refuzoi që t’i bëjë sexhde Ademit alejhi selam, duke qenë kryelartë ndaj urdhërit të Allahut me arsyen se kinse ai është më i mirë se Ademi alejhi selam, Allahu i tha atij: (O Iblis) Zbrit që këtej (nga Xheneti), nuk shkon ky vend për ty që je mendjemadh e përbuzës. Dil jashtë, sepse ti je i poshtëruar dhe i turpëruar.2

    Pastaj Iblisi i tha Allahut: Më jep kohë deri Ditën kur ata të ngrihen përsëri (të ngjallen krijesat Ditën e Kijametit).3

    Allahu ia lejoi këtë dhe i tha: Ti je prej atyre që u është dhënë afat.4

    E gjithë kjo u bë me urtësinë e Allahut me qëllim që të sprovohen njerëzit dhe të bëhet dallimi mes atyre që iu binden Allahut dhe atyre që iu binden iblisit (shejtanit).

    Iblisi pasiqë e shfaqi haptas armiqësinë e tij kundër njerëzve tha: Meqenëse Ti më humbe mua, vërtet që unë do të jem në pritë (do t’u zë pusi) kundër tyre (njerëzve) në Rrugën Tënde të Drejtë. Pastaj do t’u avytem atyre përballë dhe pas shpine, nga e djathta e nga e majta dhe Ti do t’i shohësh shumicën e tyre të mos jenë falënderuesit e Tu (nuk do të jenë të bindur ndaj Teje).5

    Kurse Allahu i tha atij: Shko dhe kushdo prej tyre që të ndjek ty, padyshim se Xhehenemi do të jetë shpërblimi për ju të gjithë – shpërblim i mjaftueshëm”. “Dhe shqetësoji (të nxituarit e mendjelehtit) vazhdimisht, ata që mundesh nga mesi i tyre (pasardhësve të Ademit) me zërin tend (duke u pëshpëritur ose duke u bërë vesvese, me këngë, muzikë, biseda boshe, sharje e thirrje të tjera në kundërshtim me rrugën e bindjes ndaj Allahut), sulmoji ata me kalorësinë e kombësërinë tënde (me të gjitha mjetet e mënyrat), ndajë me ta në pasuri e fëmijë (duke i joshur ata në rrugë të gabuar fitese me kamatë, zina, e padrejtësi

    të tjera, dhe bëju atyre edhe premtime”. Por shejtani nuk u premton atyre gjë veçse mashtrim. “Sa për robërit e Mi (besimtarët e Mi të vërtetë), ti nuk ke asnjë fuqi mbi ta. Dhe më se i Mjaftueshëm është Zoti yt (Allahu) si Rregullues e Mbikqyrës.1

     

     

    1 El-Kehf: 50.

    2 El-A’raf: 13.

    3 El-A’raf: 14.

    4 El-A’raf: 15.

    5 El-A’raf: 16, 17.

    Lutja jonë e fundit është: “Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për Zotin e gjithë botëve, njerëzve, xhinëve dhe gjithçkaje që është.”

     

    Vazhdon…

     

    Përktheu dhe përshtati: Arian Brruti

    (Sqarim: Kjo temë është pjesë e zingjirit të temave “Ata janë të cilët Allahu i ka udhëzuar, kështu që ndiqni udhëzimin e tyre”)

  • DISA FORMA TË EDUKATËS QË MYSLIMANI DUHET T’I PËRVETËSOJË KARSHI PEJGAMBERIT sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem (pjesa e tretë)

    DISA FORMA TË EDUKATËS QË MYSLIMANI DUHET T’I PËRVETËSOJË KARSHI PEJGAMBERIT sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem (pjesa e tretë)

    Madhërimi, vlerësimi dhe edukata e mirë me të

     

    Kjo do të thotë të mos e thërrasësh atë vetëm thjesht me emrin e tij, por duhet të kesh respekt për të dhe të shfaqësh nderim kur përmendet emri i tij. All-llahu i Madhërishëm thotë: Thirrjen e të dërguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njëri-tjetrit. All-llahu i di ata që tërhiqen prej jush tinëzisht, prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do t’i zë ndonjë telashe, ose do t’i godasë dënimi i hidhur.”[1] Po ashtu thotë: “Ne të dërguam ty (Muhammed) dëshmitar, përgëzues dhe qortues. Që ju (njerëz) t’i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij dhe atë ta përkrahni e ta respektoni, e (All-llahun) ta madhëroni për çdo mëngjes e mbrëmje.”[2] Po ashtu thotë: “O ju që keni besuar, mos e ngritni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos e ditur.”[3]

    Ju do të çuditeni nëse e kuptoni se për kë është shpallur ky ajet. Ky ajet është shpallur për dy të mirët, të nderuarit, fisnikët, të dashurit: Ebu Bekrin radijAll-llahu anhu dhe Omerin radijAll-llahu anhu.

    Nga Ibën Ebi Mulejke radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “Dy të mirët, Ebu Bekri dhe Omeri desh nuk u shkatërruan; ata ia ngritën zërin njëri-tjetrit kur te Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem erdhi karvani i fisit Benu Temim. Njëri prej tyre bëri me shenjë nga Ekre’ ibën Habisi, ndërsa tjetri nga një njeri tjetër. Atëherë Ebu Bekri i tha Omerit: Qëllimi yt qe vetëm të më kundërshtosh, e Omeri tha: Jo, nuk pata qëllim të të kundërshtoj, dhe kështu ia ngritën zërin njëri-tjetrit. Prandaj All-llahu i Madhërishëm e zbriti ajetin: “O ju që keni besuar, mos e ngreni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit….”

    Abdullah ibën Zubejri ka thënë: “Pas zbritjes së këtij ajeti, Omeri radijAll-llahu anhu i fliste Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem me zë aq të ulët saqë ai kërkonte prej tij ta përsërisë fjalën ngase nuk e dëgjonte se ç’thoshte.”

    Nga Enes ibën Maliku radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “Kur zbriti ajeti: “O ju që keni besuar, mos e ngritni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos e ditur.”, Thabit ibën Kajsi radijAll-llahu anhu shkoi në shtëpinë e vet dhe tha: ‘Unë jam xhehennemli’, dhe nuk i dilte Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem më para syve. Prandaj Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem e pyeti Sa’d ibën Muadhin radijAll-llahu anhu për Thabit ibën Kajsin radijAll-llahu anhu dhe i tha: “O Ebu Amër, ç’është puna me Thabitin? A ankohet për diçka?” Sa’di tha: “Unë atë e kam fqinj dhe me sa di unë, ai nuk ankohet për asgjë.” Pastaj Sa’di shkoi te Thabiti dhe ia tregoi fjalët e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem. Atëherë Thabiti tha: “Zbriti ky ajet; dhe ju e dini se unë jam njëri nga më të zëshmit në praninë e të dërguarit të All-llahut, prandaj unë jam xhehennemli.” Sa’di i tregoi Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem për fjalët e Thabitit, ndërsa Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem tha: “Përkundrazi, ai është xhennetli.”[4]

     

    Ndjekja e të dërguarit të All-llahut

     

    Kjo do të thotë ta ndjeksh atë në të gjitha fjalët e veprat, pa mos e tepruar… All-llahu i Madhërishëm thotë: Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun.”[5] Po ashtu thotë: “Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.”[6]

     

    Mosteprimi në lavdërimin e tij

     

    Ai është robi dhe i dërguari i All-llahut

    All-llahu i Madhërishëm thotë: Thuaj: Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj.[7] Po ashtu thotë: Muhammedi nuk është tjetër vetëm se i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar.”[8]

    I dërguari i All-llahut ka ndaluar nga teprimi në lavdërimin e tij dhe ka thënë: Mos më lavdëroni siç e kanë lavdëruar të krishterët birin e Merjemes, sepse unë jam vetëm një rob i All-llahut, kështu që thuani: Robi dhe i dërguari i All-llahut.”[9]

    [1] Kaptina En-Nur, ajeti 63.

    [2] Kaptina El-Fet’h, ajetet 8-9.

    [3] Kaptina El-Huxhurat, ajeti 2.

    [4] Sahih: shënon Muslimi (119).

    [5] Kaptina El-Ehzab, ajeti 21.

    [6] Kaptina En-Nisa’, ajeti 65.

    [7] Kaptina El-Kehf, ajeti 110.

    [8] Kaptina Alu Imran, ajeti 144.

    [9] Sahih: shënon Buhariu (3445).

  • DISA FORMA TË EDUKATËS QË MYSLIMANI DUHET T’I PËRVETËSOJË KARSHI PEJGAMBERIT sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem (pjesa e dytë )

    DISA FORMA TË EDUKATËS QË MYSLIMANI DUHET T’I PËRVETËSOJË KARSHI PEJGAMBERIT sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem (pjesa e dytë )

    Braktisja e çdo gjëje që Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem e ka ndaluar dhe ka tërhequr vërejtjen

     

    Ashtu siç bindja ndaj urdhrit të Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem është obligim, po ashtu edhe braktisja e asaj që Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem e ka ndaluar, është obligim për myslimanin. All-llahu i Madhërishëm thotë: Çka t’ju jep i dërguari, atë merreni, e çka t’ju ndalojë, përmbajuni asaj.”[1]

    I dërguari i All-llahut ka thënë: “Veproni me aq sa ju kam porositur,[2] sepse popujt që kanë qenë para jush janë shkatërruar për shkak të pyetjeve të shumta dhe kundërshtimit të tyre ndaj pejgamberëve. Kur t’ju ndaloj diçka, largohuni prej saj, ndërsa kur t’ju urdhëroj me diçka, përmbusheni atë sa më shumë që mundeni.”[3]

     

    Pasimi i tij

     

    Kjo, ngase i tërë hairi është në pasimin e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem.

    All-llahu i Madhërishëm thotë: “Ndiqeni rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën.”[4] Po ashtu thotë: Nëse i bindeni atij, atëherë keni gjetur të vërtetën. I dërguari ka obligim vetëm komunikimin e qartë.”[5] E në një ajet tjetër thotë: “Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.”[6]

    Besimi në gjithçka që ka treguar (lajmëruar)

     

    Kjo, për arsye se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem informatat i merr nga Zoti i Tij. All-llahu i Madhërishëm thotë: Pasha yllin kur ai bie (prej së larti poshtë)! Shoku juaj (Muhammedi që ju e njihni) as nuk është njeri që ka humbur, as që ka devijuar (nga e vërteta). Dhe ai nuk flet nga mendja e tij. Ai (kur’ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet. Atë ia mësoi Ai, fuqiforti, (Xhibrili).”[7]

    I dërguari i All-llahut në çdo gjë që infromon nga Zoti i Tij është i sinqertë. Madje do të çuditeni se sinqeritetin e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem e ka vërtetuar edhe jobesimtari përpara se ta vërtetojë besimtari mysliman. Mushrikët e Mekës para pejgamberllëkut të Muhammedit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem e kanë emërtuar atë me nofkën “I sinqerti, Besniku”.

    [1] Kaptina El-Hashr, ajeti 7.

    [2] D.m.th. qëllimi i Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka qenë që njerëzit të mos pyesin pyetje të shumta e të panevojshme, për shkak të të cilave mund të lind ndonjë dispozitë sheriatike, por t’i përmbahen vetëm asaj që u është lejuar apo ndaluar, pa mos e angazhuar veten me detale të shumta, të cilat mund t’u sjellin ngarkesë të padëshirueshme. (shën. përkth.)

    [3] Sahih: shënon Buhariu (7288).

    [4] Kaptina El-E’raf, ajeti 158.

    [5] Kaptina En-Nur, ajeti 54.

    [6] Kaptina Alu Imran, ajeti 31.

    [7] Kaptina En-Nexhm, ajetet 1-5.