Category: Tema Islame

  • EDUKATA NË DITËT E BAJRAMEVE

    EDUKATA NË DITËT E BAJRAMEVE

    Vëllezër të dashur,

    Ditën e bajramit All-llahu e ka bërë gëzim, zbukurim dhe lumturi për myslimanët. Në këtë ditë ata vizitojnë dhe urojnë njëri-tjetrin.

    All-llahu i Madhërishëm na ka dhuruar dy bajrame: fitër bajrami, i cili vjen menjëherë pas agjërimit të Ramazanit, dhe kurban bajrami, i cili vjen pas haxhit, dhe është në ditën e therjes, ose ditën e dhjetë të muajit Dhul-Hixh-xhe.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem kur emigroi në Medinë, i gjeti medinasit duke festuar dhe duke u argëtuar në dy ditë të caktuara gjatë vitit, dhe me këtë rast i pyeti: “Ç’janë këto dy ditë?” Këto dy ditë janë ditë në të cilët ne dëfreheshim në xhahilijet – thanë ata. Atëherë Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem u tha: “All-llahu ua ka zëvendësuar këto dy ditë me dy ditë të tjera: fitër bajrami dhe kurban bajrami.”[1]

    Bajrami është një dhuratë hyjnore për të cilën duhet shprehur falënderim. Ndërsa falënderimi nuk realizohet përveçse me adhurim ndaj All-llahut dhe largim nga mëkatet. Prandaj çdo mysliman e ka për detyrë t’i dijë rregullat që kanë të bëjnë me ditën e bajramit.

    Në vazhdim po përmendim ato rregulla:

     

    1.Qëllimi i mirë

     

    Kjo do të thotë që myslimani të shfaqë gëzimin në ditën e bajramit si falënderim ndaj All-llahut për këtë dhuratë. Kjo, ngase All-llahu dëshiron që gjurmët e begative të Tij të duken te robi i Tij.

    Myslimani me anë të namazit të bajramit duhet të ketë për qëllim pasimin e sunnetit të Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, me anë të vizitës së farefisit duhet të ketë për qëllim ruajtjen e marrëdhënieve farefisnore, si dhe me anë të uratave që ua bën vëllezërve të tij myslimanë duhet pasur për qëllim futjen e gëzimit dhe haresë në zemrat e tyre. Pra kështu duhet të veprojë në të gjitha veprat e tij duke pasur qëllimin e mirë që të fitojë shpërblimin.

     

    1. Larja e trupit (gusli)

     

    Në ditën e bajramit për myslimanin është mustehab larja e trupit. Ky është veprim i Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem.

    Nga Zadani na përcillet se ka thënë: “Një njeri e pyeti Aliun radijAll-llahu anhu në lidhje me guslin. Ai tha: Laju për çdo ditë nëse dëshiron. Ai tha: E kam fjalën për guslin (sheriatik). Ai u përgjigj: Në ditën e xhuma, në ditën e Arafatit, në ditën e kurban bajramit dhe në ditën e fitër bajramit.”[2]

    Ndërsa nga Nafiu na përcillet se Abdullah ibën Omeri radijAll-llahu anhuma lahej në ditën e fitër bajramit para se të nisej për namaz.[3]

    Kjo është kështu që myslimani të jetë i pastër dhe të kundërmojë erë të mirë në mesin e vëllezërve të tij në ditën e bajramit.

     

    1. Veshja e teshave më të mira

     

    Myslimani e ka mustehab të veshë tesha të reja kur të shkojë në namazin e bajramit – nëse ka mundësi për një gjë të tillë – e nëse nuk ka mundësi të blejë tesha të reja, atëherë duhet veshur teshat më të mira që i ka, në mënyrë që të duket bukur kur të shkojë në namazin e bajramit. Mustehab është që gjatë kësaj dite të shfaqim gëzimin, dhe në sytë e njerëzve të duken në pamjen më të bukur.

    Këtë që e thamë e bazojmë në hadithin që na përcillet nga Abdullah Ibën Omeri radijAll-llahu anhuma, i cili thotë: “Omeri pa një xhup kadifeje që shitej në treg, e mori dhe shkoi tek i dërguari i All-llahut dhe i tha: O i dërguari i All-llahut, blije këtë që të zbukurohesh në ditën e bajramit dhe kur të presësh delegacionet…”[4]

    Nga Ibën Abbasi radijAll-llahu anhu na përcillet se “Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem në ditën e bajramit vishte një xhup të kuq.”[5]

     

    1. Zbukurimi

     

    Kjo bëhet që myslimani të kundërmojë erë të mirë në mesin e vëllezërve të tij myslimanë si dhe mbarë myslimanët të përjetojnë gëzimin e bajramit.

     

    1. Dhënia e zeqatul-fitrit para daljes për namaz

     

    Kjo bëhet që në zemrat e fukarenjve atë ditë të futet gëzimi dhe hareja. Disa dijetarë e kanë lejuar dhënien e zeqatul-fitrit një apo dy ditë para ditës së bajramit që myslimani të mos e harrojë atë si dhe fukarenjtë të përfitojnë.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem “Ka urdhëruar që dhënia e zeqatul-fitrit të bëhet para se njerëzit të dalin për namaz.”[6]

     

    1. Ngrënia para daljes nga shtëpia për në namazin e bajramit

     

    Një prej veprimeve të Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka qenë ngrënia e disa hurmave para daljes për në namazin e bajramit.

    Nga Enesi radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “I dërguari i All-llahut nuk dilte për në namazin e bajramit pa ngrënë disa hurma.”[7]

    Nga Burejde radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “I dërguari i All-llahut nuk dilte nga shtëpia në ditën e fitër bajramit pa ngrënë, ndërsa në ditën e kurban bajramit nuk hante derisa të kthehej nga xhamia, e pastaj hante nga mishi i kurbanit të tij.”[8]

     

     

    7.Mosngrënia para therjes së kurbanit në ditën e kurban bajramit

     

    Ndonëse për myslimanin ështe mustehab ngrënia e disa hurmave në numër tek para daljes për në namazin e fitër bajramit, kjo gjë nuk vlen për ditën e kurban bajramit, ngase në ditën e kurban bajramit është mustehab të mos hajë asgjë para se të mbarojë namazin e kurban bajramit.

    Nga Burejde radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem nuk dilte nga shtëpia në ditën e fitër bajramit pa ngrënë, ndërsa në ditën e kurban bajramit nuk hante para se të falte namazin.”[9]

    Ndërsa në transmetimin e Ahmedit qëndron: “Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem në ditën e fitër bajramit nuk dilte para se të hante, ndërsa në ditën e kurban bajramit nuk hante para se të therte kurbanin.”[10]

     

    1. Të shkuarit herët në namazin e bajramit

     

    Kjo është prej udhëzimit të pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, i cili thotë: “Gjëja e parë me të cilën e fillojmë këtë ditë është falja e namazit, pastaj kthehemi në shtëpi për të therrë kurbanët. Kush vepron kësisoj, ka vepruar sipas sunnetit tonë, e kush e ther kurbanin para namazit të bajramit, ky do të jetë një mish që ua kushton familjes së tij dhe aspak nuk ka të bëjë me kurbanin.”[11]

     

    1. Shkuarja për namaz në këmbë

     

    Disa njerëz shkojnë në namazin e bajramit hipur, ndërsa më e preferuar është që në namazin e bajramit të shkohet në këmbë përveç nëse vendi i faljes së bajramit gjendet larg ose nëse njeriu është i sëmurë dhe nuk mund të ecë.

    Nga Aliu radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “Sunnet është që të dalësh për namazin e bajramit në këmbë.”[12]

    Dëshmi për këtë e kemi edhe hadithin që na përcillet nga Abdullah Ibën Omeri radijAll-llahu anhu i cili thotë: “I dërguari i All-llahut shkonte në namazin e bajramit në këmbë dhe kthehej nga namazi në këmbë.”[13]

    Ndërsa për sa i përket kthimit nga namazi i bajramit, Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem e ka lënë këtë në dëshirën e myslimanit për sa i përket ecjes në këmbë apo hipjes në mjet udhëtimi.

    Abdullah ibën Alai e kishte dëgjuar Omer ibën Abdul-Azizin, derisa ishte në minber ditën e xhuma, duke thënë: “Nesër është fitër bajrami. Shkoni në namazin e bajramit në këmbë, sepse kështu është vepruar deri sot. E ata që janë nga fshatrat, le të vijë hipur, e kur të arrijë në Medinë le të ecë në këmbë deri në vendin ku falet bajrami.”[14]

     

    1. Shkuarja për në namazin e bajramit nga një rrugë dhe kthimi nga një rrugë tjetër

     

    Mustehab është që myslimani të shkojë në namazin e bajramit nga një rrugë, e të kthehet në shtëpi nga një rrugë tjetër.

    Nga Xhabir ibën Abdullahu radijAll-llahu anhuma na përcillet se ka thënë: “Në ditën e bajramit Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem e ndërronte rrugën.”[15]

    Ndërsa nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem kur shkonte në namazin e bajramit, kthehej nga ndonjë rrugë tjetër.”[16] Prandaj shumica e dijetarëve janë të mendimit se shkuarja nga një rrugë dhe kthimi nga një rrugë tjetër është mustehab, duke pasuar Pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem.

    Kjo bëhet me qëllim që myslimani të takojë sa më shumë myslimanë dhe t’ua urojë bajramin, të shfaqë gëzimin e tij në më shumë vende, si dhe të fitojë shpërblim më të madh duke e pasur parasysh se në ditën e kiametit toka do të dëshmojë për të se ai ka ecur mbi të për të shkuar apo duke u kthyer nga namazi i bajramit.

     

    1. Namazi i bajramit të falet në musal-la,[17] e jo në xhami

     

    Disa njerëz e falin namazin e bajramit në xhami e jo në musal-la pa ndonjë arsye, e ky është veprim i gabuar, ngase prej sunnetit të Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem është ajo se ai i ka mbledhur njerëzit në shkretëtirë jashtë Medinës për të falur namazin bashkërisht.

    Argument për këtë e kemi hadithin që e shënojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Seid el-Hudriu radijAll-llahu anhu i cili thotë: “I dërguari i All-llahut ditën e fitër dhe kurban bajramit dilte në musal-la dhe gjëja e parë që e bënte atje ishte namazi. Pastaj kthehej nga njerëzit dhe i këshillonte, ndërsa ata rrinin ulur në safet e tyre…”[18]

    E në rast se koha është me shi apo borë të madhe, atëherë lejohet falja e namazit të bajramit në xhami, dhe e gjithë kjo bëhet për shkak të mbrojtjes dhe sigurisë së myslimanëve.

     

    1. Prania e gruas në namazin e bajramit

     

    Gruaja duhet të dalë në namazin e bajramit edhe nëse është me të përmuajshmet, dhe kjo me qëllim që të përjetojë mirësinë dhe të ndiejë gëzimin dhe harenë e ditës së bajramit. Këtu duhet përmendur se gruaja me të përmuajshmet duhet qëndruar anash musal-lasë duke qëndruar diku afër që të mund të shohë faljen e namazit të bajramit.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem “Urdhëroi që të dalin vajzat e reja, gratë e reja (të martuara) dhe gratë në të përmuajshmet. Sa u përket grave me të përmuajshmet, ato e shohin mirësinë e bajramit, lutjet e besimtarëve, ndërsa qëndrojnë më larg musal-lasë.”[19]

     

    1. Marrja e fëmijëve të vegjël në musal-la

     

    Kjo bëhet me qëllim që fëmijët të ndiejnë gëzimin e bajramit, të kënaqen me veshjen e teshave të reja dhe pamjen e myslimanëve në këtë gëzim të madh.

    Ibën Abbasi radijAll-llahu anhuma thotë: “Dola për në musal-la bashkë me Pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem në një ditë fitër apo kurban bajrami. Ai e fali namazin e bajramit, pastaj mbajti hutben, e më pas u doli përpara grave, i këshilloi dhe i urdhëroi me sadeka.”[20] Ky është argument që tregon për daljen e fëmijëve të vegjël në musal-la. Ibën Abbasi radijAll-llahu anhuma u pyet: “A ke marrë pjesë bashkë me Pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem në namazin e bajramit: Po – tha ai. Sikur të mos më merrte për shkak të vegjëlisë sime, nuk do të kisha marrë pjesë.”[21]

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem po ashtu “I urdhëronte bijat dhe gratë e tij të merrnin pjesë në bajrame.”[22]

     

    1. Tehlili dhe tekbiri në bajrame

     

    Koha e tekbirit gjatë fitër bajramit fillon që nga perëndimi i diellit në ditën e fundit të Ramazanit dhe vazhdon deri në faljen e namazit të bajramit.

    Ndërsa koha e tekbirit të kurban bajramit fillon që nga mëngjesi i ditës së Arafatit e deri në ditën e fundit të teshrikut.

    Kjo është transmetuar nga Aliu, Ibën Mes’udi dhe Ibën Abbasi radijAll-llahu anhum.[23]

    All-llahu i Madhërishëm në lidhje me fitër bajramin thotë: (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni.”[24]

    All-llahu i Madhërishëm në lidhje me kurban bajramin thotë:All-llahun përmendeni në ditët e caktuara (në ditët e bajramit).”[25]

    Na përcillet se “Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem në ditën e fitër bajramit dilte për në musal-la dhe bënte tekbir derisa arrinte në musal-la dhe derisa e përfundonte namazin. E kur e përfundonte namazin, e ndërpriste tekbirin.”[26]

    Nga Abdullah ibën Omeri radijAll-llahu anhuma na përcillet se “i dërguari i All-llahut dilte për të falur namazin e bajramit bashkë me Fadl ibën Abbasin, Abdullah ibën Abbasin, Aliun, Xha’ferin, Hasenin, Husejnin, Usame ibën Zejdin, Zejd ibën Harithen dhe Ejmen ibën Ummu Ejmenin radijAll-llahu anhum dhe e ngriste zërin duke bërë tehlil dhe tekbir.”[27]

     

    1. Mosfalja para namazit të bajramit

     

    Disa prej myslimanëve kur arrijnë në musal-la falin dy rekate namaz para se të ulen. Disa prej tyre i falin me nijet përshëndetje për xhaminë, e disa të tjerë si dy rekate paraprake të namazit të bajramit, por e gjithë kjo është gabim sepse është në kundërshtim me udhëzimin e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem. Nuk kemi asnjë transmetim që thotë se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka falur ndonjë rekat namaz para apo pas bajramit.

    Nga Ibën Abbasi radijAll-llahu anhuma na përcillet se ka thënë: “Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem doli në namazin e bajramit të cilin e fali dy rekate, ndërsa para apo pas bajramit nuk ka falur asnjë rekat tjetër…”

    Pra sunnet i pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem është që myslimani kur të arrijë në musal-la, të ulet pa mos falur namaz dhe të angazhohet me tehlil dhe tekbir.

     

    1. Mosthirrja e ezanit dhe ikametit në namazin e bajramit

     

    Namazi i bajramit nuk ka ezan dhe ikamet. Nga Xhabir ibën Semure radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “E kam falur namazin e bajramit me Pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem shumë herë, pa ezan dhe ikamet.”[28]

    Ndërsa nga Ibën Abbasi dhe Xhabiri radijAll-llahu anhum na përcillet se kanë thënë: “Në ditën e fitër dhe kurban bajramit nuk kishte ezan dhe ikamet.”

    Atai thotë: “Xhabiri më ka treguar se në ditën e bajramit kur imami del për të falur namazin e bajramit, nuk ka ezan, as ikamet, as thirrje (për namaz) dhe asgjë. Me këtë rast s’ka as thirrje e as ikamet.”[29]

     

    1. Namazi falet para hutbes

     

    Ky është udhëzimi i Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem.

    Ibën Abbasi radijAll-llahu anhuma thotë: “E kam falur namazin e bajramit prapa të dërguarit të All-llahut, Ebu Bekrit, Omerit dhe Othmanit dhe që të gjithë e falnin namazin e bajramit para hutbes.”[30]

     

    1. Lejimi i argëtimit, pa mos rënë në mëkat

     

    Lojërat dhe argëtimet në ditën e bajramit lejohen, por me kusht që të mos ketë në to mëkat ndaj All-llahut të Madhërishëm.

    Nga Urve ibën Zubejri radijAll-llahu anhuma na përcillet se Aisheja radijAll-llahu anha ka thënë: “Ebu Bekri hyri tek unë në shtëpi dhe gjeti dy vajza të vogla duke kënduar ndërsa i dërguari i All-llahut ishte i mbuluar me petkun e tij. Ai i qortoi ato (vajzat), ndërsa i dërguari i All-llahut e zbuloi fytyrën dhe tha: Lëri o Ebu Bekër, sepse jemi në ditë feste.”

    Po ashtu thotë: “I dërguari i All-llahut më mbulonte me xhupin e tij, derisa unë i shikoja etiopasit duke luajtur dhe argëtuar në ditën e bajramit, e asokohe unë akoma isha e vogël. Prandaj kuptojini dëshirat e vajzave të vogla (ashtu siç Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i kuptoi dëshirat e mia).”[31]

     

    1. Vizita e farefisit

     

    Vizita e farefisit është obligim i vazhdueshëm, por gjatë ditëve të bajramit ky obligim është akoma më i fuqishëm ngase është shkak për futjen e gëzimit në zemrat e të afërmve.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush dëshiron t’i shtohet rizku dhe t’i zgjatet jeta, le t’i mbajë lidhjet farefisnore.”[32]

     

    1. Uratat për ditën e bajramit

     

    Kjo bëhet me qëllim të futjes së gëzimit mes miqve dhe vëllezërve, zbutjes së zemrave dhe përhapjes së frymës së dashurisë mes tyre.

    Nuk ka ndonjë mënyrë të veçantë urimi por lejohet që të thuhet: All-llahu na i pranoftë neve dhe juve.

     

    1. Shpejtimi i namazit të kurban bajramit

     

    Prej sunnetit është shpejtimi i faljes së namazit të kurban bajramit për arsye të therjes së kurbanëve, e nga ana tjetër sunnet është vonimi i faljes së namazit të fitër bajramit që njerëzit të mbërrijnë namazin.

     

    1. Therja e kurbanit pas namazit të bajramit

     

    Ka prej njerëzve që gabojnë për sa i përket therjes së kurbanëve, kështu që e therë kurbanin në natën e bajramit apo në mëngjes para namazit të bajramit duke menduar se kështu është më mirë sepse të varfrit do të kenë mundësinë të përfitojnë më parë nga mishi i kurbanit. Ky është një gabim i madh ngase koha e therjes së kurbanit fillon pas faljes së namazit të kurban bajramit dhe zgjat deri në ditën e fundit të teshrikut.

    Nga Enes ibën Maliku radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush e therë kurbanin para namazit të bajramit, e ka therë atë për vete. E kush e therë pas namazit të bajramit, ai i ka plotësuar rregullat e kurbanit dhe e ka qëlluar sunnetin e myslimanëve.”[33]

    Nga Xhundub ibën Abdullah El-Bexheliu radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “I therëm kurbanët tanë bashkë me Pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem në ditën e kurban bajramit, ndërsa kishte njerëz që kishin therur kurbanët e tyre para namazit të bajramit, e kur i pa pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, tha: Kush e ka therur kurbanin e tij para se të falet, le ta therë në vend të tij një tjetër, ndërsa kush nuk e ka therur deri sa kemi mbaruar namazin, le t’a therë me emrin e All-llahut.”[34]

     

    1. Shkurtimi i thonjve dhe qethja e flokëve pas therjes

     

    Kush ka mundësi materiale për të therë kurban, le të mos i shkurtoj thonjtë e tij dhe le të mos qethë flokët që nga dita e parë e Dhul-Hixhxhes e derisa të therë kurbanin e tij.

    Nga Ummu Seleme radijAll-llahu anha na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të hynë dhjetë ditët e Dhul-Hixhxhes, dhe dikush prej jush dëshiron të therë kurban, të mos prekë asgjë nga flokët dhe thonjtë e tij.”[35]

    E pasi të therë kurbanin, atëherë i lejohet shkurtimi i thonjve dhe qethja e flokëve.

     

    1. Futja e gëzimit në zemrat e fëmijëve (e sidomos jetimëve)

     

    Në ditën e bajramit duhet që të fusim gëzimin dhe harenë në zemrat e fëmijëve (e sidomos jetimëve), kështu që atyre duhet t’ju blejmë tesha të reja.

    Po ashtu duhet t’ju japim ca të holla për t’i gëzuar si dhe t’i çojmë në vende argëtimi ku nuk ka gjëra të ndaluara, apo t’i çojmë nëpër parqe a kopshte për shëtitje.

    Do të kishte qenë mirë që edhe jetimëve t’ua përkëdhelim kokën. Kjo vlen për çdo kohë, por në veçanti për bajram.

    Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se një njeri iu ankua të dërguarit të All-llahut për zemërgurtësinë e tij, ndërsa ai i tha: “Përkëdhelja kokën jetimit dhe ushqeje të varfrin.”[36]

    Ndërsa Davudi alejhis-selam ka thënë: “Bëhu për jetimin si një prind i mëshirshëm. Dije se ç’do të mbjellësh, do të korrësh.”

     

    1. Mos-shkuarja te varrezat në ditën e bajramit

     

    Dihet që dita e bajramit është ditë e gëzimit, haresë, vizitës së ndërsjellë mes familjarëve, miqve e shokëve, e jo ditë pikëllimi e shqetësimi.

    Megjithatë shohim ca njerëz që shkojnë te varrezat menjëherë pas namazit të bajramit. Madje ka prej tyre që as nuk e falin namazin e bajramit duke shkuar direkt te varrezat. Ky është gabim dhe nuk është prej praktikës së Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem e as të sahabëve radijAll-llahu anhum.

    Pastaj, siç thamë, dita e bajramit është ditë gëzimi e hareje, e jo ditë pikëllimi e shqetësimi.

     

    1. Përpjekja për adhurime dhe largimi nga mëkatet

     

    Përderisa All-llahu i Madhërishëm na ka begatuar me begatinë e ditës së bajramit, edhe ne duhet kthyer këtë begati me falënderim.

    Falënderimi bëhet me zemër, gjuhë dhe gjymtyrë. Kjo arrihet duke qenë mirënjohës ndaj begative të All-llahut, duke e falënderuar Atë me gjuhë për to dhe duke përdorur gjymtyrët tona në adhurim ndaj Tij.

    Duhet ditur që çdo ditë që e kalojmë në adhurim ndaj All-llahut, ajo për neve llogaritet si bajram (festë), ngase bajrami është për atë që e adhuron All-llahun. Prandaj duhet pasur kujdes që të mos biem në mëkate dhe të mos jemi të pakujdesshëm ndaj namazit.

    Po ashtu shkuarja nëpër kinema dhe teatro, argëtimi i myslimanëve me zhurma e mbrëmje gazmore, dalja e vajzave të zbuluara e të zbukuruara janë prej mëkateve të shumta që bëhen për bajram.

    All-llahu na bëftë të gjithëve adhurues të Tij dhe na largoftë nga mëkatet.

    [1] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (1134), Nesaiu (1556) dhe Ahmedi (3/103). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (4381) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [2] Sahih: shënojnë Bejhekiu në Es-Sunenul-Kubra (3/278) dhe Shafiiu në Musnedin e tij (1/385). Shejh Albani në librin e tij Irvaul-Galil (1/176) ka thënë: Senedi i hadithit është sahih.

    [3] Shënon Maliku në El-Muvetta’ (1/115).

    [4] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (886) dhe Muslimi (2068).

    [5] Sahih: shënon Taberaniu në Mu’xhemul-Evset (2/53). Shejh Albani në librin e tij Es-Silsiletus-Sahiha (12/79) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [6] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (1509) dhe Muslimi (984).

    [7] Sahih: shënon Buhariu (953).

    [8] Hasen: shënojnë Tirmidhiu (542), Ibën Maxhe (1756) dhe Ahmedi (5/352). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (4845) e ka klasifikuar si hadith hasen.

    [9] Hasen: shënon Tirmidhiu (542). Shejh Albani e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [10] Hasen: shënpn Ahmedi (22533) me sened hasen.

    [11] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (968) dhe Muslimi (1961).

    [12] Hasen: shënojnë Tirmidhiu (530) dhe Ibën Maxhe (1296). Shejh Albani në librin e tij Sahih Et-Tirmidhi (1/164) e ka klasifikuar si hadith hasen.

    [13] Sahih: shënon Ibën Maxhe (1295) dhe Ebu Ja’la. Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (4932) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [14] Shih komentin e Neveviut të Sahihut të Muslimit.

    [15] Sahih: shënon Buhariu (986).

    [16] Sahih: shënon Ibën Maxhe (1301). Shejh Albani në librin e tij El-Mishkah (1447) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [17] Musal-la: Vend i hapur e i rrafshët në natyrë ku falet namazi i bajramit. (shën. përkth.)

    [18] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (956) dhe Muslimi (80).

    [19] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (974) dhe Muslimi (890).

    [20] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (975) dhe Muslimi (884).

    [21] Sahih: shënon Buhariu (977).

    [22] Sahih: shënon Ahmedi (1/231). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (4888) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [23] Sahih: Senedet e këtij hadithi shejh Albani në librin e tij Irvaul-Galil (63) i ka klasifikuar si sahih.

    [24] Kaptina El-Bekare, ajeti 185.

    [25] Kaptina El-Bekare, ajeti 203.

    [26] Hadithi është Mursel dhe i njëjti ka transmetime të tjera që dëshmojnë të njëjtën gjë. Shënon Ibën Ebi Shejbe (1/487). Shejh Albani në librin e tij Es-Silsiletus-Sahiha (170) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [27] Shejh Albani e ka klasifikuar si hadith hasen. Shënon Bejhekiu (3/279). Shih Irvaul-Galil (3/123).

    [28] Sahih: shënojnë Muslimi (887), Tirmidhiu (532) dhe Ahmedi (20336).

    [29] Sahih: shënon Muslimi (886).

    [30] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (926) dhe Muslimi (884).

    [31] Sahih: shënon Muslimi (892).

    [32] Sahih: shënon Buhariu (2067).

    [33] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (5546) dhe Muslimi (1962).

    [34] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (5500) dhe Muslimi (1960).

    [35] Sahih: shënon Muslimi (1977).

    [36] Sahih: shënon Ahmedi (2/387). Shejh Albani në librin e tij Es-Silsiletus-Sahiha (854) e ka klasifikuar si hadith sahih.

     

    www.thirrjaislame.com

  • EDUKATA NË DITËN E XHUMA

    EDUKATA NË DITËN E XHUMA

    Vëllezër të dashur,

    Dita e xhuma është dita më e mirë në të cilën lind dielli. Ajo është një ditë e madhe dhe e bekuar, është dita më e vlefshme e javës dhe festë javore e myslimanëve.

    I dërguari i All-llahut ka thënë: “Dita më e vlefshme është dita e xhuma. Atë ditë u krijua Ademi, atë ditë u nxorr nga xhenneti dhe atë ditë ndërroi jetë.”[1]

    Për shkak të madhështisë së kësaj dite dhe rëndësisë së namazit të kësaj dite, Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem na e ka tërhequr vërejtjen nga lënia e namazit të xhumasë pa ndonjë arsye.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush i lë tri xhumaja rrjesht pa arsye (nga pakujdesia), All-llahu ia vulosë zemrën.”[2]

    Po ashtu Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush i lë tri xhumaja rrjesht pa arsye, regjistrohet si munafik.”[3]

    Së këndejmi, çdo mysliman e ka për obligim të mësojë rregullat që kanë të bëjnë me ditën e xhuma. Por para se të përmendim ato rregulla, ejani së pari të njoftohemi me vlerën e ditës së xhuma.

     

    Pyetje: Cila është vlera e ditës së xhuma?

    Përgjigje: Dita e xhuma ka vlera të shumta. Prej tyre:

     

    1. Ajo është dita më e vlefshme tek All-llahu i Madhërishëm

     

    All-llahu i Madhërishëm është betuar në Librin e Tij me fjalët: Pasha ditën e premtuar. Pasha atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet!”[4]

    Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu thotë: “Dita e premtuar është dita e kiametit, dita që dëshmon është dita e xhuma ndërsa dita që dëshmohet është dita e Arafatit.”[5]

    Po ashtu nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se i dërguari i All-llahut ka thënë: “Dita më e mirë në të cilën lind dielli është dita e xhuma. Në këtë ditë është krijuar Ademi alejhis-selam, në këtë ditë është futur në xhennet dhe në këtë ditë është nxjerrë nga xhenneti. Dhe kiameti nuk ndodhë ditë tjetër vetëmse në ditën e xhuma.”[6]

    Nga Ebu Hurejra dhe Hudhejfeja radijAll-llahu anhuma na përcillet se kanë thënë: “I dërguari i All-llahut ka thënë: All-llahu i Madhërishëm i privoi nga e xhumaja ata të cilët ishin para nesh. Hebrenjtë kishin ditën e shtunë, ndërsa të krishterët ditën e dielë, pastaj na zgjodhi neve dhe na udhëzoi me ditën e xhuma, dhe bëri që e xhumaja ta paraprijë të shtunën dhe të dielën, e gjithashtu ata janë pas nesh ditën e kiametit. Ne jemi të fundit prej banorëve të dynjasë dhe të parët në ditën e kiametit; dhe do të jemi ne ata të cilët do ta përfundojmë dhënien e llogarisë më parë se të gjitha krijesat.”[7]

     

    1. Ajo është dita në të cilën All-llahu e plotësoi fenë e Tij dhe e përmbushi begatinë e Tij

     

    Nga Enesi radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Më erdhi Xhibrili me një send sikur pasqyrë e bardhë, në të cilën kishte një pikë të zezë. E pyeta: O Xhibril, ç’është kjo? Më tha: Kjo është xhumaja. All-llahu e bëri festë për ty dhe ummetin tënd.”[8]

    Nga Tarik ibën Shihabi na përcillet se ka thënë: “Një hebre erdhi tek Omer ibën Hattabi dhe i tha: Ju myslimanët keni një ajet në librin tuaj të cilin e lexoni, i cili ajet sikur të na kishte zbritur neve, do ta merrnim për festë. Omeri tha: Për cilin ajet e ke fjalën? Ai tha: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.”[9] Omeri tha: Ne e dimë cila është ajo ditë dhe e dimë edhe vendin se ku ka i zbritur ky ajet Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem. Ka zbritur derisa Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem po qëndronte në Arafat, në ditën e xhuma.”[10]

     

    1. All-llahu ka bërë që në atë ditë të ndodhin ndodhi madhështore

     

    Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dita më e mirë në të cilën lind dielli është dita e xhuma. Në këtë ditë është krijuar Ademi alejhis-selam, në këtë ditë është futur në xhennet dhe në këtë ditë është nxjerrë nga xhenneti. Në këtë ditë i është pranuar pendimi dhe në këtë ditë ka ndërruar jetë. Në këtë ditë do të ndodhë kiameti, dhe nuk ka gjallesë që në këtë ditë nuk do t’i frikohet kiametit derisa të lind dielli përveç birit të Ademit. Në këtë ditë është një moment në të cilin nëse myslimani rastisë duke u lutur dhe kërkon diçka prej All-llahut, All-llahu me siguri do t’ia japë.”[11]

     

    1. Në këtë ditë është namazi i xhumasë, vlera e të cilit është e madhe

     

    All-llahu i Madhërishëm thotë: O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.”[12]

    Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se i dërguari i All-llahut ka thënë: “Kush merr avdes ashtu si duhet dhe pastaj shkon në namaz të xhumasë, e dëgjon hutben me vëmendje dhe heshtë, do t’i falen mëkatet që i ka bërë nga xhumaja e kaluar duke shtuar edhe tri ditë më tepër. Ai që prek guralecin, e humbë shpërblimin e namazit të xhumasë.”[13]

    Po ashtu nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se i dërguari i All-llahut ka thënë: Pesë namazet, xhumaja deri në xhuma dhe Ramazani deri në Ramazan janë shlyese të mëkateve që ndodhin mes tyre, nëse u largohesh mëkateve të mëdha.”[14]

     

    Në vazhdim do të përmendim disa rregulla që duhet pasur parasysh në ditën e xhuma:

     

    1. Nijeti i sinqertë për hirin e All-llahut të Madhërishëm

     

    Çdo mysliman, me shkuarjen e tij në namazin e xhumasë, duhet të ketë për qëllim se i përgjigjet urdhrit të All-llahut të Madhërishëm, i Cili thotë: “O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.”[15] Po ashtu duhet të ketë për qëllim se me atë veprim synon të fitojë shpërblimet e mëdha duke falur namazin e xhumasë dhe duke u bërë shkak për grumbullimin e një numri sa më të madh të myslimanëve, kështu që kjo pamje të bëhet madhështore dhe e bukur me mbledhjen e myslimanëve dhe afrimin e zemrave të tyre.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Në xhuma prezentojnë tre lloje njerëzish: Një njeri që prezenton dhe e prish xhumanë, sepse flet kur imami është duke ligjëruar në hutbe, kjo është hisja e tij nga xhumaja. Një njeri që prezenton me dua duke e lutur All-llahun, nëse do i jep ose nuk i jep. Një njeri që prezenton i heshtur dhe i qetë, nuk kapërcen mbi qafat e njerëzve e as nuk dëmton askënd, xhumaja do t’ia shlyejë mëkatet e tij deri në xhumanë e ardhme duke ia shtuar edhe tri ditë të tjera, ngase All-llahu thotë: Kush bën një vepër të mirë, ka shpërblim dhjetëfishin e saj.[16]

     

    2.Përgatitja për ditën e xhuma që nga nata e xhuma

     

    Kjo arrihet me anë të lirimit të zemrës nga angazhimet e dynjasë dhe angazhimin e saj me pendim, istigfar dhe vendosmëri për të shkuar herët në namazin e xhumasë, si dhe bërjen e veprave të mira dhe ibadeteve gjatë asaj dite.

     

    1. Mosveçimi i natës së xhuma për namaz nate apo ditës së xhuma për agjërim

     

    Ai që falë namaz nate gjatë tërë netëve të javës, ai mund të falë namaz nate edhe natën e xhuma. Por që myslimani ta veçojë natën e xhuma për namaz nate, kjo është mekruh. Po ashtu mekruh është veçimi i ditës së xhuma për agjërim përveç nëse asaj ia bashkëngjet një ditë para ose një ditë prapa me agjërim. Përjashtim nga ky rregull bën nëse njeriu agjëron një ditë po e një ditë jo, dhe rastisë që të qëllojë dita e xhuma, ose dita e Arafatit të rastisë të jetë ditë e xhuma, etj.

    Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mos e veçoni natën e xhuma për namaz nga netët tjera, dhe mos e veçoni ditën e xhuma me agjërim ndaj ditëve të tjera, përveç nëse rastis me agjërimin e dikujt që agjëron (me ndonjë bazë në sheriat).[17]

    Po ashtu nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mos e veçoni ditën e xhuma me agjërim ndaj ditëve të tjera, përveç nëse e agjëroni një ditë para saj apo një ditë prapa saj.”[18]

     

    1. Leximi i sureve Es-Sexhde dhe El-Insan në namazin e sabahut të ditës së Xhuma

     

    Kjo për arsye se këto sure përmbajnë ato gjëra që kanë ndodhur dhe që do të ndodhin në ditën e xhuma, si krijimi i njeriut, ringjallja, kiameti dhe ndodhi të tjera të mëdha. Prandaj mustehab është që këto dy sure të këndohen në namazin e sabahut të ditës së xhuma. Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem “në namazin e sabahut të ditës së xhuma e lexonte suren Es-Sexhde në rekatin e parë dhe suren El-Insan në rekatin e dytë.”[19]

     

    1. Shtimi i salavatit ndaj Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem

     

    Salavati ndaj Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem është prej veprave më të vlefshme me të cilën robi afrohet tek All-llahu i Madhërishëm, ndërsa nëse kjo bëhet në ditën në xhuma, vlerën e ka akoma më të madhe.

    Nga Evs ibën Evsi radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Dita më e mirë e ditëve tuaja është dita e xhuma. Në atë ditë u krijua Ademi, në atë ditë do t’i fryhet surit dhe po në atë ditë njerëzit do të ngrihen nga varret! Shtojini salavatet për mua, pasi salavatet e juaja më paraqiten mua.” Një njeri tha: “ O i Dërguari i All-llahut! Si do të paraqiten ty salavatet tona kur ti do të jesh kalbur?” Ai tha: “All-llahu ia ka ndaluar tokës t’i kalbë trupat e pejgamberëve.”[20]

     

    1. Larja e trupit (gusli) për namazin e xhumasë

     

    Kjo, që myslimani të shkojë në namazin e xhumasë ndërsa trupit të tij t’i vijë aromë e mirë dhe e këndshme dhe të mos i shqetësojë njerëzit përreth tij dhe melekët. Ndërsa ai që nuk ka mundësi të lahet, le të marrë vetëm avdes.

    Këtë e bazjomë në hadithin e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem: Kur ndonjëri prej jush vjen në namazin e xhumasë, le të lahet.”[21]

    Po ashtu në hadithin tjetër: Gusli në ditën e xhuma është obligim për çdo njeri që ka arritur moshën e pubertetit.”[22]

    Si dhe në hadithin tjetër: Kush merr avdes ditën e xhuma, është e mjaftueshme dhe e bukur, e kush merr gusël, kjo është akoma më mirë.”[23]

    1. Shkurtimi i thonjve dhe shkurtimi i qimeve (të trupit)

     

    Këto gjëra kërkohen nëse thonjtë kanë nevojë për shkurtim apo qimet kanë nevojë për shkurtim. Transmetohet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i shkurtonte mustaqet dhe thonjtë çdo xhuma para namazit të xhumasë.

     

    1. Zbukurimi me veshjen e rrobave më të mira

     

    Kjo, ngase dita e xhuma është ditë feste dhe gjatë kësaj dite tubohen myslimanët. Prandaj myslimani duhet të jetë në pamjen më të bukur duke veshur rrobat më të bukura që ka, që pamja e përgjithshme e myslimanëve të jetë në kulmin e bukurisë.

    All-llahu i Madhërishëm thotë: O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje)…”[24]

    Nga Ebu Hurejra dhe Ebu Seidi radijAll-llahu anhuma na përcillet se kanë thënë: “I dërguari i All-llahut ka thënë: Kush pastrohet në ditën e xhumasë, veshë rrobat më të mira, parfumoset nëse ka parfum, dhe shkon në namazin e xhumasë, do t’i falen mëkatet midis kësaj dhe xhumasë së kaluar.”[25] Ndërsa rrobat më të mira janë rrobat me ngjyrë të bardhë. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Vishni rroba të bardha, sepse ato janë rrobat më të mira (që mund t’i vishni), dhe qefinosni të vdekurit me të bardha.”[26]

     

    1. Parfumosja

     

    Kjo, që myslimani të jetë i pastër dhe t’i vijë aromë e mirë në mënyrë që të mos i shqetësojë njerëzit apo melaiket. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Lahuni në ditën e xhuma, lajeni kokën edhe nëse nuk jeni xhunubë, dhe përdorni parfum.”[27] Po ashtu Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Gusli në ditën e xhuma është obligim për çdo njeri që ka arritur moshën e pubertetit. Po ashtu edhe përdorimi i misvakut, si dhe duhet të parfumoset sa të ketë mundësi, madje edhe nga parfumi i gruas (nëse nuk ka të vetin.)[28]

    Pejgmberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush pastrohet në ditën e xhuma, parfumoset nëse ka parfum, del me qetësi derisa të arrijë te xhamia dhe nuk ndanë dy veta (duke u ulur mes tyre­), e pastaj falë atë namaz që e ka obligim ta falë, e pastaj kur imami të ngjitet në minber, heshtë dhe e dëgjon, do t’i falen mëkatet midis kësaj dhe xhumasë së kaluar.”[29]

    Ndërsa gruaja e ka të ndaluar të dalë jashtë e parfumosur, pa marrë parasysh a del për namaz apo për diçka tjetër. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse ndonjëra prej jush prezenton në namazin e jacisë (e në një transmetim tjetër: në xhami), le të mos parfumoset atë natë.”[30]

    Ndërsa muhrimit[31] nuk i lejohet të përdorë parfum.

     

    1. Përdorimi i misvakut

     

    Kjo, që myslimani të ketë aromë të mirë në gojë, dhe që të mos shqetësohen namazfalësit që i ka përreth. Argument për përdorimin e misvakut gjatë shkuarjes për në namazin e xhumasë e kemi hadithin e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i cili thotë: Gusli në ditën e xhuma është obligim për çdo njeri që ka arritur moshën e pubertetit. Po ashtu edhe përdorimi i misvakut, si dhe duhet të parfumoset nëse ka (parfum).”[32] si dhe përgjithësisht nga fjala e tij: Sikur të mos ia rëndoja ummetit tim, do t’i urdhëroja të përdorin misvakun para çdo namazi.”[33]

     

    1. Largimi nga çdo gjë me erë të keqe që i shqetëson namazfalësit

     

    Si p.sh. ngrënia e hudhrës, qepës apo preshit, si dhe pirja e duhanit, etj.

     

    1. Leximi i sures El-Kehf

     

    Leximi i sures El-Kehf është mustehab gjatë natës së Xhuma apo gjatë ditës së xhuma.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Kush e lexon suren El-Kehf ditën e xhuma, i bëhet dritë atij ndërmjet dy xhumave.”[34]

    Po ashtu ka thënë: “Kush e lexon suren El-Kehf ditën e xhuma, i bëhet dritë (në një distancë) prej tij deri në Qabe.”[35]

     

    1. Shkuarja herët në xhami për namaz të Xhumasë

     

    Prej sunnetit është shkuarja herët për faljen e namazit me qetësi dhe maturi të plotë. All-llahu i Madhërishëm thotë: O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.”[36]

    Sa më herët që njeriu të shkojë në namaz të xhumasë, aq më i madh është shpërblimi për të.

    Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ai që merr gusël në ditën e xhuma sikur kur lahet nga xhunubllëku dhe shkon herët, e ka shpërblimin sikur të kishte therur një deve. Ai që shkon më vonë, e ka shpërblimin sikur të kishte therur një lopë. Ai që shkon akoma më vonë, e ka shpërblimin sikur të kishte therur një dash me brirë. Ai që shkon edhe më vonë, e ka shpërblimin sikur të kishte therur një pulë. Dhe ai që shkon edhe akoma më vonë (në momentin e fundit), e ka shpërblimin sikur të kishte dhënë lëmoshë një vezë. Imami kur të ngjitet në minber, atëherë melekët prezantojnë dhe e dëgjojnë hutben.”[37]

    Po ashtu nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në ditën e xhuma, në çdo derë të çdo xhamie qëndrojnë melaike dhe i shënojnë njerëzit një nga një, e kur imami ngjitet në minber, ata i mbyllin regjistrat e tyre dhe e dëgjojnë hutben.”[38]

    Nga Semure ibën Xhundubi radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Prezentoni në namazin e xhumasë dhe afrohuni afër imamit, ngase njeriu vazhdon të largohet (nga punët e mira) derisa të lihet mbrapa në xhennet (d.m.th. duke iu vonuar hyrja dhe duke iu ulur gradët), edhe nëse hyn në të.”[39]

     

    1. Shkuarja në namazin e xhumasë në këmbë

     

    Kjo vlen nëse myslimani nuk përballet me ndonjë vështirësi, e nëse përballet me vështirësi, si largësia e madhe deri në xhami, vapa e madhe, shiu i rrëmbyeshëm, moti i ftohtë etj, atëherë nuk ka problem nëse shkon hipur.

    Nga Abaje ibën Rifaa na përcillet se ka thënë: “Derisa po shkoja në këmbë në namazin e xhumasë, më mbërriti Ebu Abesi dhe më tha: E kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem duke thënë: Kujt i pluhurosen këmbët në rrugën e All-llahut, All-llahu do t’ia ndalojë zjarrit ta djegë atë.”[40]

    Ndërsa nga Evs ibën Evsi radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush pastrohet (lahet) mirë ditën e xhuma, herët shkon në xhami në këmbë (duke ecur), dhe i shkon afër imamit, e dëgjon atë, heshtë dhe nuk flet fjalë të kota (boshe), për çdo hap që e bën prej shtëpisë së tij e deri në xhami i llogaritet si veprim i një viti agjërim dhe namaz nate.”[41]

     

    1. Largimi nga shitblerja

     

    Prej pamjeve të cilat e shqetësojnë çdo mysliman është se shohim shumë shitës që pas ezanit të xhumasë vazhdojnë të merren me shitblerje, madje disa edhe gjatë hutbes.

    Ndërsa ky është një veprim i ndaluar, ngase All-llahu i Madhërishëm thotë: O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.”[42]

    Ibën Xheuziu, All-llahu e mëshiroftë, thotë: “Nuk lejohet shitja gjatë kohës së ezanit, dhe shitja është e pavlefshme për atë njeri që e ka obligim namazin e xhumasë.

     

    1. Përmbjatja e rregullave dhe edukatës së shkuarjes në xhami

     

    Kjo do të thotë që myslimani të shkojë me qetësi dhe maturi, të mos nxitojë gjatë ecjes, të mos shqetësojë askënd, të ulë shikimin (në haram), të urdhërojë në të mirë dhe të ndalojë nga e keqja, si dhe t’i nxisë njerëzit për në namaz të xhumasë.

     

    1. Përmbjatja e rregullave të hyrjes në xhami

     

    Kjo do të thotë të hyjë në xhami me këmbën e djathtë, ta lexojë dhikrin e hyrjes në xhami, si dhe rregulla të tjera që i kemi përmendur te rregullat e hyrjes në xhami.

     

    1. Moskalimi nëpër njerëz për të arritur te safet e para të xhamisë

     

    Myslimani duhet ulur në vendin ku mbaron safi e jo të vijë vonë në xhami e pastaj të kalojë “mbi” njerëz duke dashur të ulet në safet e para. Kjo i shqetëson njerëzit, e sidomos gjatë hutbes sepse i shpërqendron nga ajo që thotë hatibi në hutbe. Prandaj Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar nga kjo gjë.

    Nga Abdullah ibën Busri na përcillet se një njeri erdhi në xhuma duke kaluar nëpër njerëz, ndërsa Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem po mbante hutben, dhe me këtë rast iu drejtua me fjalët: “Ulu, sepse i shqetësove njerëzit dhe je vonuar.”[43]

    Hafidh Ibën Haxheri, All-llahu e mëshiroftë, thotë: “Përjashtim nga ky rregull bën nëse ka hapësirë në safet e para, ndërsa ai që hyn dëshiron t’i mbushë, kështu që këtij njeriu i falet ky veprim për shkak të mangësisë së xhematit që i kanë lënë safet e zbrazëta.”[44]

     

    1. Falja e dy rekateve si përshëndetje e xhamisë para se të ulet

     

    Myslimani duhet falur dy rekate si përshëndetje xhamisë edhe kur imami është duke mbajtur hutben, por këto dy rekate duhet të jenë të shkurtra. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush vjen në xhami ditën e xhuma dhe e gjenë imamin duke mbajtur hutben, le të falë dy rekate të shkurtra.”[45]

    Po ashtu hatibit i lejohet të ndërpresë hutben dhe të urdhërojë ndonjërin prej xhematit nëse ky i fundit hyn në xhami dhe ulet pa falur dy rekate.

    Nga Xhabiri radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “Derisa Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem po mbante hutben në ditën e xhuma, një njeri hyri në xhami, e Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i tha: A u fale? Jo – tha njeriu. Atëherë Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i tha: Fali dy rekate.”[46], ndërsa në një transmetim tjetër: “Çohu fali dy rekate të shkurtra.”

     

    1. Të mos i ndajë dy njerëz në saf

     

    Kjo do të thotë të mos ulet mes dy njerëzve në saf duke i ndarë ata, sepse Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem e ka ndaluar këtë gjë.

    Këtë e bazojmë në hadithin e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Kush lahet dhe pastrohet mirë në ditën e xhuma, i vesh rrobat më të mira që ka dhe parfumoset e pastaj shkon në xhami, nuk flet fjalë boshe dhe nuk i ndanë dy veta nga safi, All-llahu ia falë mëkatet e bëra mes kësaj dhe xhumasë së kaluar.”[47]

     

    1. Të mos e çojë dikë nga vendi e të ulet vetë aty

     

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar këtë gjë dhe ka thënë: “Askush prej jush të mos e çojë vëllanë e vet në ditën e xhuma nga vendi e më pas të ulet në atë vend, por le të thotë: Zgjerohuni (bëni vend).”[48] Po ashtu ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush të shkojë në namazin e xhumasë, mos ta çojë dikë nga vendi i tij e pastaj vetë të ulet aty.”[49]

     

    1. Të mos ulet me këmbë të mbledhura nga barku dhe duke i shtrënguar me petkun e tij

     

    Nga Muadh ibën Enesi radijAll-llahu anhu na përcillet se i dërguari i All-llahut ka ndaluar që njeriu gjatë xhumasë, derisa imami është duke mbajtur hutben, të ulet duke i mbledhur këmbët dhe duke i bashkuar me barkun dhe duke i shtrënguar me petkun e tij.[50]

    Ibën Ethiri në librin e tij En-Nihaje ka thënë: “Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar nga kjo gjë ngase kjo mënyrë e uljes e sjellë gjumin dhe kështu nuk  mund të përqendrohet në dëgjimin e hutbes, si dhe e rrezikon prishjen e avdesit.”[51]

     

    1. Angazhimi me dhikër ndaj All-llahut të Madhërishëm

     

    Myslimani kur të hyjë në xhami herët para namazit të xhumasë, duhet të angazhohet me namaz, lexim të kur’anit, dhikër, istigfar etj, dhe nuk duhet të angazhohet me biseda me njerëz që gjenden rreth tij.

    1. Afrimi me imamin

     

    Në ditën e xhuma preferohet afrimi afër imamit. Në lidhje me këtë kemi disa hadithe. Pre tyre po cekim:

    Nga Evs ibën Evsi radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush pastrohet në ditën e xhuma, shkon herët në xhami në këmbë, i shkon afër imamit, heshtë dhe e dëgjon me vëmendje, nuk flet fjalë të kota, për çdo hap që e bën nga shtëpia e tij deri në xhami do të shpërblehet me ibadet njëvjeçar.”[52]

    Nga Semure ibën Xhundubi radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Prezentoni në namazin e xhumasë dhe afrohuni afër imamit, ngase njeriu vazhdon të largohet (nga punët e mira) derisa të lihet mbrapa në xhennet (d.m.th. duke iu vonuar hyrja dhe duke iu ulur gradët), edhe nëse hyn në të.”[53]

    Prandaj, gabim është që myslimani të hyjë herët në xhami para namazit të xhumasë dhe të ulet në fund të xhamisë, por ai duhet të përpiqet të afrohet sa më afër imamit, pa mos kaluar “mbi” njerëz.

     

    1. Përkujdesja ndaj safit të parë

     

    Sa më shumë që besimtari afrohet afër safit të parë dhe afër imamit, edhe shpërblimi i tij është aq më i madh.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “All-llahu dhe melaiket e Tij i bekojnë safet e përparme.”, e në një transmetim tjetër qëndron: “safet e para.”[54]

    1. Heshtja dhe mosfolja e fjalëve të kota

    Këtë duhet bërë që të mos e humbasë shpërblimin e xhumasë kur hatibi ligjëron në hutbe si dhe t’i japë vetes mundësinë për të dëgjuar hutben e xhumasë.

    I dërguari i All-llahut ka thënë: “Nëse një njeri pastrohet në ditën e xhuma ashtu siç kërkohet, pastaj del nga shtëpia për të prezentuar në xhuma, dhe heshtë deri sa ta përfundojë namazin, do t’i shlyhen mëkatet prej xhumasë së kaluar.”[55]

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse ditën e xhuma, derisa imami ligjëron në hutbe, i thua shokut tënd: ‘Hesht’, ti vetëm se ke thënë fjalë të kotë.”[56]

    Po ashtu Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush pastrohet (lahet) mirë ditën e xhuma, herët shkon në xhami në këmbë (duke ecur), dhe i shkon afër imamit, e dëgjon atë, heshtë dhe nuk flet fjalë të kota (boshe), për çdo hap që e bën prej shtëpisë së tij e deri në xhami i llogaritet si veprim i një viti agjërim dhe namaz nate.”[57]

     

    1. Ndërrimi i vendit në rast kotjeje

     

    Nëse njeriu ndjen se po e kaplon kotja, atëherë le ta ndërrojë vendin.

    Nga Ibën Omeri radijAll-llahu anhuma na përcillet se ka thënë: “E kam dëgjuar të dërguarin e All-llahut duke thënë: Nëse dikë prej jush e kaplon kotja në ditën e xhuma, le ta ndërrojë vendin.”[58]

    Urtësia e ndërrimit të vendit qëndron në atë lëvizja nga një vend në tjetrin ndikon në largimin e kotjes, ose thjesht është largim nga vendi ku e ka kapluar pakudesia dhe gjumi.

     

    1. Falja e dy rekateve në shtëpi

     

    Kjo është praktikë e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ngase ai ka falur dy rekate pas xhumasë në shtëpi. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem “Nuk ka falur dy rekate pas xhumasë dhe dy rekate pas namazit të akshamit askund tjetër vetëm se në shtëpi.”[59]

    Por nëse falet në xhami, atëherë duhet falur katër rekate, ngase Ibën Omeri radijAll-llahu anhuma ka vepruar kështu dhe ka thënë: “I dërguari i All-llahut vepronte kështu.”[60] Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush falet pas namazit të xhumasë, le të falë katër rekate.”[61]

     

    1. Kujdesi për të qëlluar momentin e pranimit të lutjeve

     

    Besimtari duhet pasur kujdes që ta qëllojë këtë moment duke qenë në adhurim, dhikër, istigfar dhe lutje, ngase lutja në këtë moment është e pranuar.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem në lidhje me ditën e xhuma ka thënë: Në këtë ditë është një moment në të cilin nëse myslimani rastisë duke u lutur dhe kërkon diçka prej All-llahut, All-llahu me siguri do t’ia japë.”[62]

    Sipas mendimit më të saktë, momenti i pranimit të lutjes është koha e fundit pas namazit të ikindisë në ditën e xhuma.

    Ky mendim për bazë e ka hadithin që na e percjellë Xhabiri radijAll-llahu anhu i cili thotë: “I dërguari i All-llahut ka thënë: Dita e Xhuma përbëhet nga dymbëdhjetë pjesë. Çdo mysliman që kërkon nga All-llahu i Madhërishëm diçka, All-llahu i Madhërishëm do t’ia japë. Kërkojeni këtë moment në kohën e fundit pas namazit të ikindisë.”[63]

    Ndërsa nga Enesi radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “Kërkojeni momentin që shpresoni ta qëlloni në ditën e xhuma, prej pas namazit të ikindisë e deri në perëndimin e diellit.”[64]

     

    [1] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (1047), Nesaiu (1374) dhe Ibën Maxhe (1636). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (7567) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [2] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (1047), Nesaiu (1374) dhe Ibën Maxhe (1636). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (7567) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [3] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (1052), Nesaiu (1369) dhe Ibën Maxhe (1125). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (6143) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [4] Kaptina El-Buruxh, ajetet 2-3.

    [5] Senedin e ka sahih: shënojnë Ibën Xheriri (30/82), Hakimi (2/519) dhe Bejhekiu (3/170). Po ashtu është transmetuar edhe si hadith merfu’, por në këtë formë nuk është sahih.

    [6] Sahih: shënon Muslimi (854).

    [7] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (896) dhe Muslimi (856).

    [8] Hasen: shënon Ebu Ja’la (4213) dhe të tjerë me sened sahih.

    [9] Kaptina El-Maide, ajeti 3.

    [10] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (45) dhe Muslimi (3017).

    [11] Sahih: shënon Muslimi (854).

    [12] Kaptina El-Xhumuah, ajeti 9.

    [13] Sahih: shënon Muslimi (857). Ndërsa pjesa e hadithit “Ai që prek guralecin, e humbë shpërblimin e namazit të xhumasë.” ka për qëllim gjërat e kota që mund t’i bëjë njeriu gjatë hutbes së xhumasë, ndërsa prekja e guralecit është sjellur si shembull konkret që ka mundur të ngjajë në kohën e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, pasi xhamitë nuk kanë qenë të shtruara me qilima por dyshemeja e xhamisë ka qenë toka, në të cilën veç dheut, ka pasur mundësi të gjenden edhe guralecë. (shën. përkth.)

    [14] Sahih: shënon Muslimi (233).

    [15] Kaptina El-Xhumuah, ajeti 9.

    [16] Sahih: shënon Ebu Davudi (1113). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (8045) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [17] Sahih: shënon Muslimi (1144). Ndërsa pjesa e fundit e hadithit: përveç nëse rastis me agjërimin e dikujt që agjëron.” do të thotë p.sh. nëse dikush vazhdimisht agjëron një ditë dhe e prishë një ditë, e që është agjërimi më i vlefshëm, apo dikush nëse është zotuar se do të agjërojë nëse i shërohet fëmija dhe kjo ditë rastis të jetë e xhuma, e kështu me radhë, atëherë nuk ka ndalesë në këtë gjë. (shën. përkth.)

    [18] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (1985) dhe Muslimi (1144).

    [19] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (891) dhe Muslimi (880).

    [20] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (1047), Nesaiu (1374), Ibën Maxhe (1636) dhe Ahmedi (4/8). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (2212) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [21] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (877) dhe Muslimi (844).

    [22] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (858) dhe Muslimi (846).

    [23] Sahih: shënojnë Ahmedi (5/8,11), Ebu Davudi (354), Nesaiu (3/94), Tirmidhiu (497) i cili thotë se hadithi është hasen, si dhe Ibën Huzejme (1757) nga Semure ibën Xhundub radijAll-llahu anhu. Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (6180) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [24] Kaptina El-E’raf, ajeti 31.

    [25] Sahih: shënon Ebu Davudi (343). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (6066) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [26] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (4061), Tirmidhiu (994), Ibën Maxhe (1471) dhe Ahmedi (2220). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (1236) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [27] Sahih: shënojnë Ahmedi (1/265, 230), Ibën Hibbani në Sahihun e tij (2771) nga Ibën Abbasi radijAll-llahu anhuma. Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (1076) e ka klasifikuar si hadith sahih. Po ashtu e shënon edhe Buhariu (880) ngjashëm me këtë tekst.

    [28] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (858) dhe Muslimi (846).

    [29] Sahih: shënon Buhariu (883).

    [30] Sahih: shënon Muslimi (443).

    [31] Muhrim: njeri që është i veshur me ihram gjatë haxhit apo umres. (shën. përkth.)

    [32] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (879-880) dhe Muslimi (846).

    [33] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (887) dhe Muslimi (252).

    [34] Sahih: shënojnë Hakimi (2/399, nr. 3392) i cili ka thënë: Ky është hadith me sened autentik, dhe Bejhekiu (3/249, nr. 5792). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (6470) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [35] Sahih: shënon Bejhekiu në Shuabul-Iman (2/474, nr 2444). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (6471) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [36] Kaptina El-Xhumuah, ajeti 9.

    [37] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (881) dhe Muslimi (850).

    [38] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (929) dhe Muslimi (850).

    [39] Hasen: shënojnë Ebu Davudi (1108) dhe Ahmedi (19605). Shejh Albani në librin Es-Silsiletus-Sahiha (365) e ka klasifikuar si hadith hasen.

    [40] Sahih: shënon Buhariu (907).

    [41] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (345), Tirmidhiu (496) dhe Nesaiu (1381). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (6405) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [42] Kaptina El-Xhumuah, ajeti 9.

    [43] Sahih: shënon Ibën Maxhe (1115). Shejh Albani në librin e tij Sahih et-Tergibi vet-Terhib (714) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [44] Shkëputur nga libri Fet’hul-Bari (2/392-393).

    [45] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (1166) dhe Muslimi (875).

    [46] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (931) dhe Muslimi (875).

    [47] Sahih: shënon Ibën Maxhe (1097) dhe Ebu Ja’la. Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (6064) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [48] Sahih: shënon Muslimi (443).

    [49] Sahih: shënon Haraitiu në Mekarimul-Ehlak nga Xhabiri radijAll-llahu anhu. Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (457) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [50] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (1110), Tirmidhiu (514) dhe Ahmedi (15203). Shejh Albani në librin e tij El-Mishkah (1393) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [51] Shkëputur nga libri Muhtesar Muhalefatit-Tahare ves-Salah, fq. 107-108.

    [52] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (345), Tirmidhiu (496) dhe Nesaiu (1381). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (6405) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [53] Hasen: shënojnë Ebu Davudi (1108) dhe Ahmedi (5/11). Shejh Albani në librin Es-Silsiletus-Sahiha (365) e ka klasifikuar si hadith hasen.

    [54] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (661) dhe Nesaiu (816). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (1842) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [55] Sahih: shënon Nesaiu (1403). Shejh Albani në librin Sahih el-Xhami’ (5710) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [56] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (934) dhe Muslimi (851).

    [57] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (345), Tirmidhiu (496), Nesaiu (1381), Ibën Maxhe (1087) dhe Ahmedi (2/209). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (6405) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [58] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (1119), Tirmidhiu (526) dhe Ahmedi (2/22). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (468) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [59] Sahih: shënojnë Tajalisiu (1836) dhe Tahaviu (1/199). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (4857) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [60] Sahih: shënon Ebu Davudi (1130). Shejh Albani në librin e tij Sahih Sunen Ebi Davud e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [61] Sahih: shënon Muslimi (881).

    [62] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (935) dhe Muslimi (852).

    [63] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (1048) dhe Nesaiu (1389). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (8190) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [64] Sahih: shënon Tirmidhiu (489). Shejh Albani në librin e tij Es-Silsiletus-Sahiha (2583) e ka klasifikuar si hadith sahih.

     

    www.thirrjaislame.com

  • EDUKATA GJATË NAMAZIT TË NATËS

    EDUKATA GJATË NAMAZIT TË NATËS

    Duhet ditur se besimtari, zemra e të cilit është e mbushur me dashurinë ndaj All-llahut të Madhërishëm, nuk mjaftohet vetëm kryerjen e farzeve, por përpiqet të bëjë sa më shumë nafile, ngase ai synon të fitojë dashurinë e All-llahut të Madhërishëm. All-llahu i Madhërishëm në një hadith kudsij thotë: “…Robi im vazhdimisht më afrohet Mua me vepra fakultative (nafile) derisa ta dua. E kur e dua, të dëgjuarit e tij me të cilin dëgjon është vetëm për Mua; të pamurit e tij me të cilin sheh është vetëm për Mua; dora e tij me të cilën kapë, punon vetëm për Mua; këmba e tij me të cilën ecën, ecën vetëm për Mua. I këtilli nëse më kërkon diçka, do t’ia jap, e nëse kërkon mbrojtje nga Unë, do ta mbroj atë.”[1]

    Dihet se një ndër nafilet më madhështore me të cilat robi afrohet tek All-llahu i Madhërishëm është namazi i natës. Namazi i natës është nder i besimtarit, tipar i njerëzve të mirë, afrim tek All-llahu i Madhërishëm, është prej faktorëve më të mëdhenj për shtimin e imanit, arritjen e begative të varrit, fitimin e shefaatit të kur’anit dhe hyrjen në xhennetet më të larta.

    Së këndejmi, duhet mësuar rregullat të cilat myslimani duhet përvetësuar për sa i përket namazit të natës. Ja disa prej tyre:

     

    1. Nijeti i sinqertë për hirin e All-llahut të Madhërishëm

     

    Gjatë namazit të natës, medoemos duhet ndier se ne e bëjmë atë namaz me qëllim të arritjes së kënaqësisë së All-llahut të Madhërishëm, duke kërkuar afrimin tek Ai dhe dashurinë e Tij. Ai është i Cili ka thënë në librin e Tij: Vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të.”[2]

    Namazi i natës është ndër ibadetet më të mëdha me të cilat afrohemi tek All-llahu i Madhërishëm.

     

    1. Të flejmë duke synuar të ngrihemi për namaz nate

     

    Para se të flejmë, duhet pasur nijetin që të zgjohemi për namaz nate… Kështu, nëse arrijmë të zgjohemi, falënderimi i takon All-llahut, e nëse jo, atëherë e kemi fituar shpërblimin nëse nijeti jonë për t’u zgjuar për namaz nate ka qenë i sinqertë ndaj All-llahut të Madhërishëm.

    I dërguari i All-llahut ka thënë: “Secili rob i cili vendosë të zgjohet për të falur namaz nate dhe e zë gjumi (dhe nuk mund të zgjohet për namaz), gjumi i tij i llogaritet si sadeka të cilën All-llahu e ka dhënë për të, dhe i shkruhet shpërblimi për nijetin që e ka pasur.”[3]

    Po ashtu ka thënë: “Njeriu që (zakonisht) falë namaz nate, por (nganjëherë) e zë gjumi (dhe nuk mund të zgjohet për namaz), All-llahu do t’ia shkruajë shpërblimin sikur të ketë falur namaz, ndërsa gjumi i tij i llogaritet si sadeka.”[4]

     

    1. Përpjekja për të qëlluar një të tretën e fundit të natës

     

    Kjo është koha kur All-llahu i Madhërishëm zbret në qiellin e dynjasë me një zbritje që i takon madhërisë dhe plotësisë së Tij.

    I dërguari i All-llahut thotë: All-llahu i Lartësuar zbret çdo natë në qiellin e dynjasë kur kalon një e treta e parë e natës dhe thotë: Unë jam Mbreti! Unë jam Mbreti! Kush është ai që më lutet, e t’i përgjigjem lutjes së tij? Kush është ai që më kërkon, e t’i jap? Kush është ai që më kërkon falje, e ta fal atë? Vazhdon kështu, deri sa të dalë drita e mëngjesit.”[5]

     

    1. Të kujdesemi për gjërat me anë të të cilave shpëtojmë nga kurthet e shejtanit

    Që të shpëtosh nga kurthet e shejtanit dhe të mund të zgjohesh për namaz nate për hirin e All-llahut të Madhërishëm, duhet të t’i kesh parasysh gjërat në vijim:

    1. Të flesh me avdes

    Nga Bera ibën Azibi radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “I dërguari i All-llahut më tha: Kur dëshiron të flesh, merr abdest ashtu siç merr abdest për namaz dhe pastaj shtriju në krahun e djathtë…”[6]

     

    1. T’i bashkosh duart para gjumit dhe të këndosh në to suren El-Ihlas dhe Muavvidhatet

     

    Pastaj të fryesh në to (në formë të pështymës) dhe të përshkosh me to sa mundesh nga trupi yt, duke filluar nga koka dhe fytyra. Ky sunnet na përcillet nga Aisheja radijAll-llahu anha në dy Sahihat.

     

    1. Të këndosh Ajetul-Kursinë

     

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Kur shkon në krevatlexoje AjetulKursinë, sepse atëherë do të kesh një rojtar nga All-llahu i cili do të të ruajë tërë natën, dhe shejtani nuk do të mund të të afrohet deri në agim.”[7]

     

    ç. Të lexosh dy ajetet e fundit të sures El-Bekare

     

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush i lexon dy ajetet e fundit të sures El-Bekare natën, do t’i mjaftojnë.”[8]

    Me fjalën ‘do t’i mjaftojnë’ thuhet se qëllimi është se do t’i mjaftojnë për namaz nate. Po ashtu thuhet se qëllimi është se do t’i mjaftojnë për t’ia larguar të keqen. Po ashtu thuhet se qëllimi është se do t’i mjaftojnë kundër shejtanit.

    Ibën Haxheri, All-llahu e mëshiroftë, thotë: “Është e mundshme që të jenë për qëllim të gjitha këto që u përmendën.”

     

    1. Të thuash tridhjetë e tri herë subhanAll-llah, tridhjetë e tri herë el-hamdu lil-lah dhe tridhjetë e katër herë All-llahu Ekber para gjumit

     

    Kjo ka qenë porosia e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem drejtuar të bijës së tij, Fatimesë radijAll-llahu anha dhe burrit të saj, Aliut radijAll-llahu anhu, ndërsa ky hadith gjendet në dy Sahihat.

     

    1. Ta falësh vitrin para gjumit, përveç nëse dëshiron ta falësh atë nga fundi i natës (para agimit)

     

    Kjo e fundit është më e vlefshme ngase All-llahu i Madhërishëm zbret në qiellin e tokës në pjesën e tretë të natës.

     

    1. Ta shkundësh dyshekun me rrobën tënde dhe të thuash duanë në vijim

     

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush ngrihet nga dysheku, e pastaj kthehet sërish, le ta shkundë me rrobën e tij tri herë sepse ai nuk e di se ç’ka ngjarë me të pasi është larguar, e kur të shtrihet le të thotë: Bismike Rabbi veda’tu xhenbi ve bike erfeuhu. Fe in emsekte nefsi ferhamha, ve in erselteha fehfedhha bima tehfedhu bihi ibadekes-salihin.(Me emrin Tënd, o Zoti im, bie në gjumë dhe me emrin Tënd ngrihem. Nëse ma merr shpirtin, mëshiroje atë. E nëse e dërgon (e kthen prapë) në trupin tim, mbroje atë ashtu siç i mbron robërit e Tu të mirë).”[9]

     

    ë. Ose ta këndosh duanë në vijim

     

    All-llahumme Alimel gajbi vesh-shehadeti, Fatires-semavati vel erdi, Rabbe kul-li shein ve melikuhu. Eshhedu en la ilahe il-la Ente. Eudhu bike min sherri nefsi, ve min sherrish-shejtani ve shirkih. Ve en ekterife ala nefsi suen, ev exhurrehu ila muslim. (O All-llah, Ti je Ai që i di të fshehtat dhe të dukshmet, Krijues i qiejve dhe i tokës, Zoti i çdo sendi dhe Mbizotërues i tij. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja e vetes sime, nga e keqja e shejtanit dhe nga ajo me të cilën ai të shpie në shirk, dhe kërkoj të më mbrosh, që vetvetes apo ndonjë muslimani të mos i bëj keq).”[10]

     

     

     

    1. Të përfundosh ditën me dhikër ndaj All-llahut të Madhërishm

     

    Nga Xhabiri radijAll-llahu anhuma na përcillet se i dërguari i All-llahut ka thënë: “Kur njeriu shtrihet në shtratin e tij, një melek dhe një shejtan nxitojnë drejt tij. Meleku thotë: Përfundo me të mirë, kurse shejtani i thotë: Përfundo me të keqe. Nëse njeriu e përmendë All-llahun dhe e zë gjumi, meleku e mbron atë tërë natën. Kur të zgjohet, meleku i thotë: Filloje ditën me të mirë, kurse shejtani i thotë: Hape ditën me të keqe. Nëse njeriu thotë: El-Hamdu lil-lahil-ledhi redde alejje nefsi ve lem jumit’ha fi menamiha (Falënderimi i takon All-llahut i Cili ma ktheu shpirtin dhe nuk e bëri që të vdesë në gjumë), El-Hamdu lil-lahil-ledhi ‘Jumsikus-semavati vel-erda en tezula’[11] (Falënderimi i takon All-llahut i Cili i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken), El-Hamdu lil-lahil-ledhi Jumsikus-semae en tekaa alel-erdi il-la biidhnih[12] (Falënderimi i takon All-llahut i Cili e mban qiellin të mos bie në tokë përveç me lejen e Tij). Dhe nëse rrëzohet nga shtrati dhe vdes, do të hyjë në xhennet.”[13]

     

    1. Gjatë shqetësimit, frikës dhe vetmisë duhet thënë duanë në vijim

     

    Eudhu bi kelimatil-lahit-tammati min gadabihi ve ikabihi, ve sherri ibadihi, ve min hemezatish-shejatini ve en jehdurun. (Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të All-llahut nga zemërimi dhe dënimi i Tij, nga dëmi i robërve të Tij dhe nga mashtrimet e shejtanëve dhe nga prania e tyre.)”[14]

     

    1. Përdorimi i misvakut kur zgjohemi për të falur namaz nate

     

    Ky është një sunnet i Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem dhe bëhet me qëllim që gojës t’i vijë erë e këndshme. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem thotë: “Kur ndonjëri prej jush zgjohet për të falur namaz nate, le të përdorë misvak, sepse gjatë namazit kur lexon kur’an, një melek e vendos gojën e tij në gojën e tij (njeriut). Çdo gjë që del prej gojës së tij, hyn në gojën e melekut.”[15] Po ashtu transmetohet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem “kur zgjohej për të falur namaz nate, i pastronte dhëmbët me misvak.”[16]

     

    1. Hapja e namazit të natës me dy rekate të shkurtra

     

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem vepronte kështu për të na mësuar neve se si gradualisht të kthjellohemi dhe si të përgatitemi për çfarëdo lloj ibadeti. Prandaj Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem “kur zgjohej natën për t’u falur, e fillonte namazin me dy rekate të shkurtra.”[17]

     

    1. Zgjimi i familjes për namaz

     

    All-llahu i Madhërishëm thotë: O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.”[18]

    Ndërsa Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem thotë: “Çdonjëri prej jush është bari dhe çdonjëri do të japë llogari për kopenë e tij.”[19]

    Prej kornizave të kujdesit të burrit ndaj gruas së tij dhe gruas ndaj burrit të saj është që të ndihmohen mes vete për namaz nate që të fitojnë këtë shpërblim të madh.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “All-llahu e mëshiroftë një njeri që zgjohet natën dhe falet, dhe e zgjon bashkëshorten e tij, dhe ajo falet. E nëse refuzon (të zgjohet), i hedhë pak ujë në fytyrë. All-llahu e mëshiroftë një grua që zgjohet natën dhe falet, dhe e zgjon bashkëshortin e saj, dhe ai falet. E nëse refuzon (të zgjohet), i hedhë pak ujë në fytyrë.”[20]

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush zgjohet natën për namaz dhe e zgjon bashkëshorten e tij dhe i falin dy rekate së bashku, atë natë hyjnë në regjistrin e atyre që e përmendin All-llahun shumë.”[21]

     

    1. Ndërrimi mes leximit me zë dhe pa zë

     

    Kjo bëhet për ta thyer monotoninë dhe për t’u kthjelltësuar, ngase shpirti nga vetë natyra e tij e kërkon ndryshimin. Andaj, namazfalësi herë e ngrit zërin saqë e dëgjon veten duke lexuar, e herë e ulë, dhe kështu me radhë. Ky ka qenë zakon i Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem. Transmetohet se ai “kur lexonte kuran (në namaz nate), herë e ngrinte zërin e herë e ulte.”[22]

     

    1. Zgjatja e kijamit (qëndrimit në këmbë)

     

    Kjo vlen për atë që mundet t’i përballojë kësaj. Ndërsa ai që nuk mund t’i përballojë, All-llahu nuk e ngarkon njeriun aq sa nuk mund të përballojë. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Namazi më i vlefshëm është zgjatja e kunutit.”[23]

    Neveviu thotë: “Kunut” do të thotë “kijam” (qëndrim në këmbë). Po ashtu transmetohet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem “falte namaz nate derisa i rraskapiteshin (ënjteshin) këmbët.” E kur dikush e pyeti: “O i dërguari i All-llahut!  Përse e gjithë kjo kur All-llahu t’i ka falë mëkatet e kaluara dhe të ardhshmet?”  Ai u përgjigj: “A nuk duhet të jem rob falënderues?!”[24]

     

    1. Falja e namazit dy nga dy rekate

     

    Kjo është forma më e mirë e namazit të natës, pra që myslimani të falë namazin e natës dy nga dy rekate. Prandaj Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Namazi i natës është dy nga dy. E nëse dikush nga ju frikohet se është afruar sabahu, atëherë e fal një rekat tek që ta përfundojë namazin me tek (vitër).”[25]

    Edhe pse ekzistojnë edhe transmetime të tjera për mënyrën e faljes së këtij namazi, më e vlefshmja është që të falet dy nga dy rekate.

     

    1. Mosveçimi i natës së xhuma për namaz nate

     

    Nëse myslimani falë namaz nate gjatë tërë netëve të javës, ku natyrisht, përfshihet edhe nata e xhuma, kjo është më e vlefshme. Por që myslimani të mos falë namaz nate në netët tjera, ndërsa ta veçojë natën e xhuma për namaz nate, kjo është ajo të cilën Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem e ka ndaluar duke thënë: “Mos e veçoni natën e xhuma për namaz nga netët tjera, dhe mos e veçoni ditën e xhuma me agjërim ndaj ditëve të tjera, përveç nëse rastis me agjërimin e dikujt që agjëron (me ndonjë bazë në sheriat).[26] Kjo, për arsye që myslimani të mos i ngjasojë ithtarëve të librit (hebrenjve dhe të krishterëve) të cilët veçojnë ndonjë kohë për ibadet.

     

    1. Nëse ndien nevojë për gjumë, duhet të flejë

     

    Pra, kur njeriu zgjohet për të falur namaz nate, por pas një kohe e kaplon nevoja për gjumë, atëherë duhet të shkojë të flejë, sepse e humbë përqendrimin në namaz dhe ndoshta në vend që të lutet për vete ka mundësi që të lutet kundër vetes. Prandaj Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Kur dikush nga ju fal namaz nate dhe i ngatërrohet kurani në gjuhën e tij saqë nuk e di se çka thotë, atëherë le të shtrihet (të flejë).”[27]

     

     

     

    1. Të mos e përsërisë vitrin brenda një nate

     

    Nëse myslimani e falë namazin e vitrit pas namazit të jacisë dhe shprehë dëshirë të zgjohet në pjesën e tretë të natës për namaz nate, ai nuk duhet falur vitrin përsëri, por duhet falur namaz nate dy nga dy rekate. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk ka dy vitre në një natë.”[28]

    Më e vlefshme është që namazi i vitrit të vonohet për pjesën e tretë të natës, por nëse ka frikë se nuk mund të zgjohet, atëherë më mirë është të falë vitrin para gjumit.

     

    1. Ta përfundojë namazin e natës me vitër

     

    Ashtu siç thash më parë, kjo është më e vlefshme, pra myslimani ta përfundojë namazin e tij me një rekat vitër (tek). Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Namazin tuaj të fundit gjatë natës bëjeni vitër (tek).”[29]

     

    1. Moslënia e namazit të natës pas shijimit të ëmbëlsisë së tij

     

    Myslimani duhet vazhduar me vepra të mira dhe ibadet dhe nuk duhet lënë pasi t’i ketë vepruar për një kohë. Ai duhet bërë ato në vazhdimësi edhe nëse janë të pakta, ngase Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Vepra më e mirë është ajo që bëhet në vazhdimësi edhe nëse është e paktë.”[30]

    Prandaj Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem na e ka tërhequr vërejtjen nga lënia e namazit të natës, dhe Abdullah ibn Amrit radijAll-llahu anhuma i ka thënë: “O Abdullah, mos u bëj si filani, më parë falte namaz nate, e tani e ka braktisur.”[31]

     

    1. Kompensimi i namazit të natës nëse të ikë

     

    Kjo do të thotë që nëse njeriu është adaptuar në namaz nate, e pastaj i ikë për shkak se e kaplon gjumi apo për shkak të ndonjë sëmundjeje, atëherë ai e kompenson atë në kohën e duhasë (koha prej pas lindjes së diellit deri në namazin e drekës), por duhet ta falë me numër çift të rekateve. Pra, duhet ta ketë në konsideratë numrin e rekateve që i falte zakonisht gjatë natës, dhe më në fund t’ua shtojë atyre edhe një rekat që numri i rekateve të bëhet çift. Pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem “kur e kaplonte gjumi apo kur ishte i sëmurë në netët që e kishte nijet të falej, atëherë gjatë ditës i falte dymbëdhjetë rekate.”[32] Këtë e bënte për arsye se ai gjatë natës zakonisht falte njëmbëdhjetë rekate, kështu që gjatë ditës ua shtonte edhe një rekat që t’i bëjë çift, gjegjësisht dymbëdhjetë.

     

     

    [1] Sahih: shënon Buhariu (6502).

    [2] Kaptina El-Alek, ajeti 19.

    [3] Shënon Abdurr-Rrezzaku (2/501). Shejh Albani në librin e tij Sahih et-Tergibi vet-Terhib (602) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [4] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (1314) dhe Nesaiu (1784). Shejh Albani në librin Sahih el-Xhami’ (5690) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [5] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (1145) dhe Muslimi (758).

    [6] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (247) dhe Muslimi (271).

    [7] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (3275) dhe Muslimi (505).

    [8] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (4008) dhe Muslimi (807).

    [9] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (6320) dhe Muslimi (2714).

    [10] Sahih: shënon Tirmidhiu (3529). Shejh Albani në librin e tij Es-Silsiletus-Sahiha (2753) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [11] Kaptina Fatir, ajeti 41.

    [12] Kaptina El-Haxh, ajeti 65.

    [13] Daif: shënon Hakimi (1/733). Shejh Albani në librin e tij Daif et-Tergibi vet-Terhib (346) e ka klasifikuar si hadith daif.

    [14] Hasen: shënon Tirmidhiu (3528). Shejh Albani në librin e tij Sahih et-Tirmidhi (2793) e ka klasifikuar si hadith hasen.

    [15] Sahih: shënojnë Bejhekiu në Shuabul-Iman (2/381), dhe Temami në El-Fevaid (1/367). Shejh Albani në librin Sahih el-Xhami’ (720) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [16] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (246) dhe Muslimi (255).

    [17] Sahih: shënon Muslimi (767).

    [18] Kaptina Et-Tahrim, ajeti 6.

    [19] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (893) dhe Muslimi (1829).

    [20] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (1308), Nesaiu (1610) dhe Ibën Maxhe (1336). Shejh Albani në librin e tij Sahih Sunen Ebi Davud (1182) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [21] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (1451) dhe Ibën Maxhe (1335). Shejh Albani në librin e tij Sahih Sunen Ebi Davud (1305) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [22] Sahih: shënon Ebu Davudi (1328). Shejh Albani në librin Sahih el-Xhami’ (4767) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [23] Sahih: shënon Muslimi (756).

    [24] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (4837) dhe Muslimi (731).

    [25] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (472) dhe Muslimi (749).

    [26] Sahih: shënon Muslimi (1144). Ndërsa pjesa e fundit e hadithit: përveç nëse rastis me agjërimin e dikujt që agjëron.” do të thotë p.sh. nëse dikush vazhdimisht agjëron një ditë dhe e prishë një ditë, e që është agjërimi më i vlefshëm, apo dikush nëse është zotuar se do të agjërojë nëse i shërohet fëmija dhe kjo ditë rastis të jetë e xhuma, e kështu me radhë, atëherë nuk ka ndalesë në këtë gjë. (shën. përkth.)

    [27] Sahih: shënon Muslimi (787).

    [28] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (1439), Tirmidhiu (470) dhe Nesaiu (1679). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (7567) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [29] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (998) dhe Muslimi (749).

    [30] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (6464) dhe Muslimi (782).

    [31] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (1152) dhe Muslimi (1159).

    [32] Sahih: Shënon Muslimi (746) nga Aisheja radijAll-llahu anha.

     

    WWW.THIRRJAISLAME.COM

  • EDUKATA GJATË NAMAZIT

    EDUKATA GJATË NAMAZIT

    Namazi është pjesa përbërëse më madhështore pas dy dëshmive, është nëna e ibadeteve dhe peshore e madhërimit të fesë në zemrën e myslimanit. Namazi është gjëja me të cilën All-llahu ka urdhëruar dhe është porosia e fundit e të dërguarit të All-llahut. Namazi është strehim i besimtarit gjatë sprovave dhe vështirësive. All-llahu me anë të namazit i ngritë gradat, i falë mëkatet dhe e shpëton robin nga dënimi i Zotit të tokës dhe qiejve. Namazi është dëshirë (e parealizueshme) e të dënuarve dhe të vdekurve. Ai është mbrojtës nga epshet, largues i ndalesave dhe rrugë që shpie në begatitë e pafundme të xhennetit.

    Namazi në zemrën e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem kishte vend të madh dhe pozitë të lartë saqë për të ishte më i shtrenjtë sesa ajri i butë të cilën njeriu e nuhatë.

    Mjafton të meditojmë rreth fjalës së Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, i cili thotë: “Nga gjërat e kësaj bote më janë bërë të dashura gratë (e mia) dhe parfumet. Ndërsa gëzimi kulmor më është bërë në namaz.”[1]

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem kur gjendej në vështirësi, gjente strehim në namaz. Këtë e ka bërë në natën e luftës së Ahzabit.

    Hudhejfeja radijAll-llahu anhu thotë: “U ktheva te Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem natën e Ahzabit dhe e gjeta të mbështjellur me një mbulesë të leshtë duke falur namaz. I dërguari i All-llahut kur kishte ndonjë vështirësi, falej.”[2]

    Po ashtu në ditën e Bedrit gjeti strehim në namaz. Nga Aliu radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “Në natën e Bedrit të gjithë ishin në gjumë përveç të dërguarit të All-llahut, i cili fali namaz dhe u lut deri në kohën e sabahut.”

    Po ashtu falte namaz kur All-llahu e begatonte me ndonjë begati. Prej tyre po përmendim rastin kur All-llahu i Madhërishëm e bagatoi Pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem me çlirimin e Mekës, ai e lau trupin dhe fali tetë rekate namaz si falënderim ndaj All-llahut të Madhërishëm.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem e donte namazin pa masë saqë i thoshte Bilalit radijAll-llahu anhu: “O Bilal, bëje ikametin për namaz, na qetëso me të (namazin).”[3]

    Madje gjatë sëmundjes së vdekjes dhe në momentet e fundit të jetës së tij, i binte të fikët e pastaj kur i kthehej vetëdija, pyeste: “A u falën njerëzit?”, ndërsa të afërmit i përgjigjeshin: “Jo, ata të presin ty, o i dërguari i All-llahut.” Pastaj përsëri e humbte vetëdijen dhe kur kthehej në vete, nuk pyeste gjë tjetër përveçse: “A u falën njerëzit?”[4]

    Sahabët e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem dhe pasuesit e tyre e kanë dashur namazin dhe janë përmalluar për të. Namazi ka zënë vend në zemrat e tyre duke i kapluar tërësisht.

    Namazi ka pozitë madhështore tek All-llahu i Madhërishëm. Prandaj ai është veçuar nga farzet e tjera me veçori të panumërta.

    Mjafton fakti që ai është ibadeti i vetëm të cilin All-llahu ia dha Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem në natën e Israsë dhe Mi’raxhit pa ndërmjetësues, nga mbi shtatë kate qiej, dhe kjo për shkak të pozitës së lartë tek All-llahu i Madhërishëm. Pra, është farzi i vetëm që u bë obligim në qiell.

    Prandaj, çdo mysliman e ka për detyrë të jetë i kujdesshëm ndaj namazit, ta dijë vlerën e tij dhe t’i mësojë rregullat që kanë të bëjnë me të. Në vazhdim do të përmendim disa prej tyre:

     

    1. Nijeti i sinqertë për hirin e All-llahut të Madhërishëm

     

    All-llahu i Madhërishëm thotë: “E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.”[5]

    Ne e dimë se sinqeriteti është kusht për pranimin e veprës, ndërsa vepra më e madhe që ka nevojë për sinqeritet pas tevhidit është namazi.

    Prandaj çdo mysliman duhet të jetë i sinqertë në nijetin e tij, d.m.th të falë namazin duke kërkuar kënaqësinë dhe shpërblimin  e All-llahut

    1. Madhërimi i vlerës së namazit

     

    Kjo do të thotë që namazi duhet zënë pozitë të lartë në zemrat tona, ta duam dhe të përmallohemi për të, siç ka thënë pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Nga gjërat e kësaj bote më janë bërë të dashura gratë (e mia) dhe parfumet. Ndërsa gëzimi kulmor më është bërë në namaz.”[6]

    Omeri radijAll-llahu anhu u shkruante punonjësve të tij: “Vërtet gjëja më e rëndësishme e juaj për mua është namazi. Kush kujdeset për të, është kujdesur për fenë e tij. E kush e humbë atë, atëherë i ka humbur edhe gjërat e tjera. Kush e lë namazin, nuk ka hise në islam.”

     

    1. Zbukurimi dhe përgatitja e mirë për namaz

     

    Përgatitja bëhet me zemër dhe me trup.

    Për sa i përket përgatitjes me zemër, kjo nënkupton ndjenjën e nënshtrimit (ndaj  All-llahut) para fillimit të namazit. Ali ibën Husejni kur merrte abdest, fytyra i zverdhej. Kur u pyet për këtë gjë, ai u përgjigj: “A e dini përpara kujt do të qëndroj tani?!”

    Ndërsa për sa i përket përgatitjes trupore, All-llahu i ka nxitur robërit e tij për zbukurim gjatë shkuarjes në xhami duke thënë: “O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).”[7]

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të faleni, vishni dy rroba,[8] ngase All-llahu është më meritori që të zbukuroheni para Tij.”[9]

     

     

     

    1. Përpikëria në avdes

     

    Kjo do të thotë që të marrësh avdes me përpikëri duke bërë që uji të përshkojë të gjitha pjesët e trupit që përfshihen në avdes.

    Nga Ukbe ibën Amiri radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “E kam dëgjuar të dërguarin e All-llahut duke thënë: Kush merr avdes si duhet, pastaj falë dy rekate (namaz nafile) me përqendrim dhe kënaqësi në to, xhenneti do t’i patjetërsohet.”[10]

     

    1. Falja e namazit me xhemat

     

    Myslimani duhet të jetë i përpiktë në faljen e pesë namazeve me xhemat në xhami.

    All-llahu i ka lavdëruar robërit e tij besimtarë të cilët marrin pjesë në namaz në shtëpitë e All-llahut dhe ka thënë: “(ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që All-llahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet. (ata i luten) që All-llahu t’i shpërblejë më së miri për atë që punuan dhe për t’ua shtuar të mirat nga Ai. All-llahu e dhuron pa masë atë që do.”[11]

    I dërguari i All-llahut ka thënë: Namazi i njeriut në xhemat është më i vlefshëm se namazi i falur në shtëpinë e tij apo në treg për njëzet e pesë gradë. Kush merr avdes në formën më të mirë, pastaj shkon në xhami me të vetmin qëllim për të falur namazin në xhemat, duke mos i interesuar asgjë tjetër, për çdo hap të tij i shtohet nga një gradë dhe i shlyhet nga një mëkat derisa të hyjë në xhami. E kur të hyjë në xhami, i llogaritet që është në namaz derisa të vijë koha e namazit. Atë e bekojnë melaiket, derisa të qëndrojë në vendin ku ka falur namazin. Ata thonë: O Zot, bekoje! O Zot, mëshiroje! Ai është në namaz përderisa e pret namazin.”

    E në një transmetim tjetër qëndron: “O Zot, fale. O Zot, pranoja pendimin.” (Melaiket veprojnë kështu) përderisa njeriu të mos fillojë t’u pengojë të tjerëve, apo ta prishë avdesin në xhami.”[12]

    Po ashtu Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka tërhequr vërejtjen për ata që e lënë namazin me xhemat (pa arsye sheriatike), dhe ka thënë: “Nuk ka namaz më të rëndë për munafikët se namazi i jacisë dhe i sabahut. Sikur ta dinin çfarë (shpërblime) ka në to, do të kishin ardhur zvarrë. Jam menduar që të urdhëroj të bëhet thirrja e ezanit, dhe pastaj të urdhëroj dikë që t’u dalë imam njerëzve. Pastaj, të nisen me mua disa burra që kanë me vete stivë drush, për të shkuar tek ata njerëz që nuk janë të pranishëm në namaz me xhemat, dhe t’ua vë zjarrin shtëpive të tyre.”[13]

    Abdullah ibën Mes’udi radijAll-llahu anhuma në lidhje me namazin me xhemat thotë: “Namazin me xhemat në kohën tonë nuk e linte kush tjetër veç munafikëve, të cilët njiheshin me nifak. Ndodhte që e fusnin njeriun e dobët mes dy burrave në saf në mënyrë që të rrijë në këmbë duke u mbajtur për ta.”[14]

     

    1. Kujdesi për të falur namazin në fillim të kohës së tij

     

    Myslimani duhet falur namazin në fillim të kohës së tij dhe nuk duhet vonuar.

    All-llahu i Madhërishëm thotë: Namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët.”[15] Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka urdhëruar me faljen e namazit në kohën e tij dhe ka thënë: “Fale namazin në kohën e tij…”[16], dhe faljen e namazit në kohën e tij e ka konsideruar si vepër më e mirë. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem u pyet: “Cila është vepra më e mirë? Tha: “Namazi në kohën e tij.” Pas kësaj? – u pyet përsëri. Tha: “Respektimi i prindërve.” Pas kësaj? – u pyet përsëri. Tha: “Xhihadi në rrugën e All-llahut…”[17]

     

    1. Shkuarja në xhami me qetësi dhe edukatë

     

    Myslimani duhet shkuar në xhami me qetësi të plotë dhe edukatë. Atë që e arrinë nga namazi, e falë, ndërsa ajo që i ka kaluar, e plotëson.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të thirrë ikameti për namaz, mos shkoni (në xhami) me nxitim, por shkoni duke ecur me qetësi. Atë që e arrini (nga namazi), faleni, ndërsa ajo që ju ikën, plotësojeni.”[18]

    Ndërsa në transmetimin e Buhariut qëndron: “Kur të dëgjoni ikametin, shkoni në namaz duke ecur me qetësi dhe edukatë dhe mos shpejtoni. Atë që e arrini (nga namazi), faleni, ndërsa ajo që ju ikën, plotësojeni.”[19]

    Ndërsa në një transmetim tjetër Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka sqaruar shkakun e këtij ndalimi dhe ka thënë: “… sepse kur ndonjëri prej jush synon të shkojë në namaz, ai (veç më) është në namaz.”

     

    1. Mosfalja e namazit me praninë e ushqimit ose duke duruar dy nevojat fizioligjike

     

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur dikujt prej jush i shtrohet ushqimi dhe thërret ikameti për namaz, le të fillojë me ushqim. Dhe të mos shpejtojë por le të hajë (ngadalë) aq sa të ketë nevojë.”[20]

    Po ashtu ka thënë: “Nuk ka namaz në prani të ushqimit, dhe duke duruar nevojën fiziologjike.”[21]

    Imam Neveviu, All-llahu e mëshiroftë, thotë: “Këto hadithe tregojnë se mekruh është të falet namaz në praninë e ushqimit të shtruar të cilin njeriu dëshiron ta hajë. Kjo, për shkak se zemra angazhohet me të dhe kështu përqendrimi në namaz nuk është i plotë. Po ashtu mekruh është falja e namazit nëse njeriu ka nevojë fiziologjike. Kësaj mund t’i bashkëngjiten edhe gjëra të tjera që janë të ngjashme me këto, d.m.th. që e angazhojnë zemrën dhe e pamundësojnë përqendrimin e plotë në namaz.”

     

    1. Nxitimi për safin e parë

     

    I dërguari i All-llahut ka thënë: Sikur ta dinin njerëzit se çfarë ka në ezan dhe në safin e parë e të mos gjenin mënyrë tjetër që t’i arrijnë ato veçse duke hedhur short, atëherë do hidhnin short për t’i arritur. Sikur të dinin çfarë ka në shkuarjen herët në xhami, do të garonin kush do të shkonte më herët. Sikur ta dinin çfarë (shpërblime) ka në jaci dhe sabah, do të kishin ardhur zvarrë.”[22]

    Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se i dërguari i All-llahut ka thënë: “Safi më i mirë i burrave është safi i parë, ndërsa safi më i keq është safi i fundit.”[23] Kush nxiton për të arritur safin e parë, e fiton këtë mirësi.

    Kush falet në safin e parë, e kaplon lavdërimi i All-llahut dhe i melaikeve.

    Nga Bera’ ibën Azibi radijAll-llahu anhu na përcillet se i dërguari i All-llahut thoshte: “All-llahu dhe melaiket i lavdërojnë safet e para.”[24]

     

    1. Vendosja e sutres[25]

     

    Ai që falet në xhami duhet pasur kujdes që para vetes të ketë sutre, që të mos kalojë ndokush para tij e t’ia prishë përqendrimin, ose të mos ua vështirësojë vëllezërve të tij në xhami nëse dikush prej tyre dëshiron të dalë nga xhamia apo të ndërrojë vendin.

    Prandaj Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar që njeriu të falet pa sutre dhe ka thënë: “Kur dikush prej jush falet, le të falet me sutre dhe le të afrohet afër sutres së tij, që të mos lejojë shejtanin t’ia ndërpresë namazin.”[26]

    Ky ka qenë prej veprimeve të Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem. “Kur ai e falte namazin  hapësirë ku nuk kishte sutre para tij, ai e ngulte shtizën e tij  tokë dhe e falte namazin drejt saj, ndërsa njerëzit ishin mbrapa tij.” “Po ashtu nuk vendoste gjë tjetër mes tij dhe sutres.”[27]

     11.Përdorimi i misvakut para çdo namazi

    Misvaku është një sunnet i pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, i cili i bën dobi robit në fenë dhe dynjanë e tij.

    Për sa i përket fesë, ai është send që e kënaqë All-llahun, ndërsa për sa i përket dynjasë, ai është pastrues i gojës, ngase kur njeriu e përdorë atë, substancën e cila gjendet në të All-llahu e bën shkak për neutralizimin e shtatëdhjetë llojeve të mikrobeve që gjenden në gojë dhe dhëmbë.[28]

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Sikur të mos ia rëndoja ummetit tim, do t’i urdhëroja të përdorin misvakun para çdo namazi.”[29]

    Ndërsa në një transmetim tjetër ka thënë: Sikur të mos ia rëndoja ummetit tim, do t’i urdhëroja të përdorin misvakun gjatë çdo avdesi.”[30]

    Po ashtu ka thënë: “Misvaku është pastrues për gojën dhe gjë që e kënaqë All-llahun.”[31]

     

    1. Kujdesi ndaj duasë fillestare në namaz

     

    Kjo bëhet pas tekbirit fillestar dhe para këndimit të fatihasë.

    Duaja fillestare ka forma të ndryshme të transmetuara nga Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ndërsa më e njohura është se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem kur e fillonte namazin, thoshte: “Subhanekell-llahumme ve bi hamdike ve tebarekesmuke ve teala xhedduke ve la ilahe gajruke.” (I Lartësuar je ti, o All-llahu im, Ty të përket falënderimi. I Lartësuar qoftë emri Yt dhe e Lartësuar qoftë Madhëria Jote. S’ka të adhuruar tjetër përveç Teje).[32]

     

    1. Përulja në namaz

     

    Robi kur nuk është i përulur në namaz, namazi i tij bëhet trup pa shpirt. Myslimani e ka për detyrë të jetë i përulur në namazin e tij, në mënyrë që t’i vjelë frytet e vërteta të namazit. All-llahu i Madhërishëm thotë: Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët. Ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit.”[33]

     

    1. Moslëvizja e kokës (shikimit) në namaz

     

    Kjo lëvizje e mënjanon përuljen nga zemra dhe prandaj Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar nga një gjë e tillë.

    Nga Aisheja radijAll-llahu anha na përcillet se ka thënë: “E pyeta të dërguarin e All-llahut në lidhje me lëvizjen e kokës (shikimit) në namaz, e ai më tha: Ajo është një rrëmbim i shejtanit nga namazi i robit.”[34]

    Lëvizja e kokës (shikimit) gjatë namazit pa nevojë është e ndaluar. Por nëse lëvizja e kokës bëhet për ndonjë nevojë apo justifikim sheriatik, atëherë nuk ka pengesë në të.

     

    1. Largimi nga pakujdesia dhe papërfillshmëria në namaz

     

    Myslimani duhet kujdesur që të meditojë rreth domethënies së ajeteve dhe dhikreve gjatë namazit dhe të ketë në vetëdijen e tij se gjendet para All-llahut të Madhërishëm. Po ashtu duhet larguar, sa më shumë që ka mundësi, nga pakujdesia dhe papërfillshmëria gjatë namazit, gjë për të cilën Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem na e ka tërhequr vërejtjen, dhe e gjithë kjo që të mos humbasim shpërblimin e namazit që bëjmë.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Njeriu e mbaron namazin ndërkohë që nuk i është shkruar vetëm se një e dhjeta e tij, një e nënta, një e teta, një e shtata, një e gjashta, një e pesta, një e katërta, një e treta, gjysma e tij.”[35]

     

    1. Falja e namazit me qetësi dhe mos-shpejtimi në të

     

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, njeriut që e fali namazin keq, i tha: Kur ngrihesh për namaz, merr avdes në formën më të mirë, pastaj drejtohu kah kibla dhe shqipto tekbirin (All-llahu ekber), pastaj lexo ç’të vijë më lehtë nga ajo që di (përmendësh) nga kur’ani. Pastaj përkulu në ruku dhe rri sa të jesh qetësuar në këtë pozicion. Pastaj ngrihu dhe qëndro në këmbë sa të drejtohesh. Pastaj përkulu në sexhde dhe qëndro, derisa të jesh qetësuar në këtë pozicion. Pastaj ngrihu dhe qëndro, derisa të jesh qetësuar i ulur. Pastaj shko prapë në sexhde dhe qëndro, derisa të jesh qetësuar në të. Kështu pra vepro gjatë gjithë namazit tënd.[36]

     

    1. Mosngritja e shikimit lartë gjatë namazit

     

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Njerëzit, o do përmbahen nga shikimi lartë në qiell gjatë faljes, o shikimi i tyre nuk do t’u kthehet më.”[37]

    Sunnet është që namazfalësi të shikojë në vendin e sexhdes. Aisheja radijAll-llahu anhu thotë: “I dërguari i All-llahut hyri në Qabe (për namaz), dhe shikimi i tij nuk u largua dot nga vendi i sexhdes derisa doli prej saj.”[38]

     

    1. Përmbajtja nga gogësima

     

    Disa njerëz, kur iu hapet goja në namaz, e hapin atë deri në fund, madje edhe e shoqërojnë këtë me zë të lartë sikur të jetë ndonjë alarm lufte, kështu që e shqetëson tjetrin që e ka afër vetes, madje e shpërqendron nga përulja e tij në namaz.

    Ndërsa sunneti i Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem është që kur njeriun ta kaplojë gogësima, të përmbahet prej saj sa të ketë mundësi, ta vendosë dorën në gojë dhe të mos nxjerrë zë.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur dikujt prej jush i hapet goja në namaz, le të mundohet ta ndalë sa të mundet, sepse shejtani hyn nga goja e tij.”[39]

    Po ashtu ka thënë: “Kur dikujt prej jush i hapet goja në namaz, le ta vendosë dorën në gojë, sepse shejtani hyn me hapjen e gojës.[40] E në një transmetim tjetër thotë: “… sepse kur ndonjëri prej jush thotë: haaa (gjatë hapjes së gojës), shejtani qeshet me të.”[41]

    1. Përcjellja e imamit

     

    Disa njerëz shpejtojnë gjatë namazit deri në atë shkallë saqë e tejkalojnë edhe imamin. Kjo është një vepër e ndaluar, bazuar në hadithin e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem: “A nuk ka frikë ndonjëri prej jush kur e ngritë kokën nga rukuja para imamit që All-llahu t’ia shndërrojë kokën në kokë gomari, apo pamjen e tij në pamje gomari.”[42]

     

    1. Plotësimi i rukusë dhe sexhdes

     

    Namazfalësi duhet që të qetësohet plotësisht në ruku dhe sexhde saqë t’i mundësohet t’i thotë dhikret përkatëse të rukusë e sexhdes. Kjo, ngase shpejtimi gjatë namazit ka mundësi ta prishë namazin.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, njeriut që nuk e kishte falur namazin si duhet, i tha: “Kthehu e falu, sepse ti nuk je falur.”, e pastaj e urdhëroi të jetë i qetë gjatë namazit dhe i tha: “Kur të biesh në sexhde, qetësoje fytyrën dhe duart derisa çdo asht (nyje) të kthehet në vendin e vet.”[43] Ndërsa në një transmetim tjetër qëndron: “Kur të biesh në sexhde, qetësohu mirë në të.”[44]

    Po ashtu thoshte: “Vjedhja më e keqe që njeriu e bën është kur vjedhë nga namazi i tij.”  Thanë: “E si vjedhë nga namazi i tij, o i dërguari i All-llahut?” Tha: “Nuk e plotëson rukunë dhe sexhden.”[45]

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem një herë teksa po falej, vërejti me bishtin e syrit të tij një njeri që nuk e drejtonte kurrizin e tij gjatë rukusë dhe sexhdes. E kur njeriu doli nga xhamia, ai tha: “O myslimanë, nuk ka namaz ai që nuk e drejton kurrizin e tij në ruku dhe sexhde.”[46]

    Ndërsa në një hadith tjetër ka thënë: “Namazi i njeriut nuk është i plotë derisa ta drejtojë shpinën në ruku dhe sexhde.”[47]

     

    1. Të thënit ‘SubhanAll-llah’ gjatë ndonjë gabimi në namaz

     

    Si p.sh. kur namazfalësi dëshiron t‘ia tërheqë vërejtjen imamit në lidhje me ndonjë gabim që ai ka bërë, apo nëse ndodhë ndonjë gjë në namaz, atëherë ai duhet thënë ‘SubhanAll-llah’. Ndërsa gruaja nuk duhet thënë ‘subhanAll-llah’ por duhet duartrokitur duke i rënë pjesës së jashtme të dorës së majtë me shuplakën e dorës së djathtë. Kjo, siç e përmendë Imam Neveviu në komentin e Sahihut të Musilimit,[48] sepse sikur ajo të duartrokiste dy shuplakat me njëra-tjetrën, atëherë kjo më shumë do t’i përngjante dëfrimit. Ndërsa argument për këtë që u përmend e kemi hadithin e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Të thënit ‘subhanAll-llah’ është për burrat, ndërsa duartrokitja[49] është për gratë.”[50]

     

    1. Nëse ndodhë që i prishet avdesi gjatë namazit, duhet kapur hundën me dorë dhe duhet dalur jashtë xhamisë

     

    D.m.th. nëse ndodhë që namazfalësit t’i prishet avdesi gjatë namazit, atëherë ai duhet kapur hundën me dorë dhe duhet dalur jashtë, bazuar në hadithin e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Nëse ndonjërit prej jush i prishet avdesi në namaz, le ta kapë hundën me dorë dhe le të dalë jashtë.”[51]

    Kjo është një edukatë e lartë islame. Kjo, ngase Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem e ka ditur që ndokush, nga turpi prej njerëzve, nuk do ta linte namazin e të dilte jashtë, e vazhdimi i namazit në gjendje kur ai e ka prishur avdesin është një gabim i rrezikshëm. Prandaj namazfalësit i është bërë ky veprim që t’i bëjë të tjerët të mendojnë se ka gjakrrjedhje në hundë, dhe e gjithë kjo për të ruajtur dinjitetin dhe krenarinë e tij dhe të mos vihet në siklet para xhematit që falen me të.[52]

     

    1. Pritja e namazit pas namazit

     

    Preferohet që myslimani ta presë namazin pas namazit, si p.sh. ai që e pret namazin e jacisë pas namazit të akshamit, apo e pret lindjen e diellit pas namazit të sabahut me qëllim që të falë namazin e duhasë, ndërsa kohën derisa pret e shfrytëzon për dhikër dhe lexim të kur’anit.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: A dëshironi t’ju udhëzoj për atë se me çfarë All-llahu i shlyen mëkatet dhe i ngre pozitat?!” Ata u përgjigjën: “Po, o i dërguari i All-llahut”, ndërsa ai tha: “Me plotësimin e avdesit në vështirësi, me hapat e shumtë për në xhami dhe me pritjen e namazit pas namazit. Kjo është për ju ribat, kjo është për ju ribat, kjo është për ju ribat (vigjilencë në rrugën e All-llahut)!”[53]

    Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se i dërguari i All-llahut ka thënë: “Robi, derisa është në vendin ku falet duke e pritur namazin, është në namaz. Atë e bekojnë melaiket duke thënë: O Zot, fale! O Zot, mëshiroje! (Melaiket veprojnë kështu) përderisa njeriu të mos shkojë, apo ta prishë abdestin në xhami.”[54]

     

    1. Kujdesi për faljen e suneteve të rregullta

     

    Këto janë sunnetet që pasojnë pas farzeve, për të cilat Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Kushdo që fal dymbëdhjetë rekate (sunnete) gjatë ditës dhe natës do t’i ndërtohet një shtëpi në xhennet: katër rekate para drekës dhe dy pas saj, dy rekate pas akshamit, dy rekate pas jacisë dhe dy rekate para sabahut.”[55]

    Myslimani nuk duhet shpërfillur këto sunnete që të mos i ikë ky shpërblim i madh. I dërguari i All-llahut ka thënë: All-llahu ka thënë: Gjëja më e dashur për Mua me të cilën robi Im mund të më afrohet është ajo me çka Unë e kam obliguar. Robi im vazhdimisht më afrohet Mua me vepra fakultative (nafile) derisa ta dua. E kur e dua, të dëgjuarit e tij me të cilin dëgjon është vetëm për Mua; të pamurit e tij me të cilin sheh është vetëm për Mua; dora e tij me të cilën kapë, punon vetëm për Mua; këmba e tij me të cilën ecën, ecën vetëm për Mua. I këtilli nëse më kërkon diçka, do t’ia jap, e nëse kërkon mbrojtje nga Unë, do ta mbroj atë.”[56]

    Preferohet që sunnetet të falen në shtëpi, që edhe shtëpia jote të ketë një hise të namazit.

     

    24. Falja e namazit në momentin kur të kujtohet (nëse ke harruar) ose në momentin kur zgjohesh nga gjumi

     

    Kjo ka të bëjë me njeriun që e ka kapluar gjumi dhe i ka kaluar koha e namazit, apo është angazhuar me ndonjë punë saqë e ka harruar faljen e namazit – që nuk është e zakonshme për të – dhe ky e ka obligim ta falë atë namaz menjëherë në momentin kur t’i kujtohet, apo menjëherë sa të zgjohet nga gjumi, sepse në këto raste, ky namaz llogaritet sikur të jetë falur në kohën e vet.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush harron faljen e namazit apo e kaplon gjumi, shpagimi i atij namazi është ta falë në momentin kur t’i kujtohet.”[57] Por, nuk lejohet që me anë të këtij hadithi të justifikohet gjumi që dikush e ka bërë shprehi dhe duke mos i pasuar sebepet për t’u zgjuar për namaz. Kjo gjë nuk lejohet.

     

    1. Kujdesi ndaj një duaje pas teshehhudit dhe para selamit

     

    Kjo dua duhet bërë pas përfundimit të teshehhudit të fundit siç na është përcjellur nga i dërguari i All-llahut. Në këtë dua ai kërkon mbrojtjen e All-llahut nga katër gjëra siç përmenden në hadithin e pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Kur ndonjëri prej jush të përfundojë me teshehhudin e fundit, le të kërkojë mbrojtjen e All-llahut nga katër gjëra: nga dënimi i xhehennemit, nga dënimi i varrit, nga sprova e jetës dhe vdekjes dhe nga sprova e Dexhallit.”[58]

     27.Kujdesi ndaj dhikreve pas namazit farz

     

    Në vazhdim do të paraqes para jush disa prej dhikreve që Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i ka bërë pas çdo namazi farz.

    Nga Thevbani radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “I dërguari i All-llahut kur e përfundonte namazin farz, thoshte tri herë ‘estagfirullah (Kërkoj falje nga All-llahu), e pastaj thoshte: “All-llahumme Entes-Selamu ve minkes-Selam, tebarekte ja Dhel-Xhelali vel Ikram.” (O All-llah, Ti je shpëtimi, dhe prej Teje është shpëtimi. I lartësuar qofsh Ti që je i Madhëruar dhe Fisnik).[59]

    Nga Abdullah ibën Zubejri radijAll-llahu anhuma na përcillet se pas farzit të çdo namazi thoshte: La ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike lehu, lehul mulku ve lehul hamdu ve Huve ala kul-li shej’in Kadir. La havle ve la kuvete il-la bil-lah, la ilahe il-lAll-llahu ve la na’budu il-la ijjah, lehun-ni’metu ve lehul fadlu ve lehuth-thenaul hasen, la ilahe il-lAll-llahu muhlisine lehud-dine ve lev kerihel kafirun. (S’ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut Një e të Pashoq. Atij i takon sundimi dhe lavdërimi, dhe Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo send. S’ka ndryshim e as fuqi pa ndihmën e All-llahut. Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe nuk e adhurojmë askënd përveç Tij. Dhuntitë dhe mirësitë janë prej Tij dhe vetëm Atij i takon lavdërimi më i mirë. S’ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut. Atij i besojmë dhe i nënshtrohemi me sinqeritet, edhe pse këtë e urrejnë jobesimtarët).[60]

    Nga Mugire ibën Shu’be radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem pas çdo namazi farz thoshte: La ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike lehu, lehul mulku ve lehul hamdu ve Huve ala kul-li shej’in Kadir. All-llahumme la mania lima e’tajte ve la mu’tije lima mene’te, ve la jenfeu dhel xheddi minkel xheddu. (S’ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut Një dhe të Pashoq. Atij i takon sundimi dhe lavdërimi. Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo send. O All-llah, atë që Ti e jep s’ka kush e ndalon, dhe atë që Ti e ndalon s’ka kush e jep. (te Ti) nuk ka vlerë dobia e askujt, sepse çdo dobi vjen prej Teje).”[61]

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Lexoni ‘muavvidhatet’ pas çdo namazi.”[62] e ato janë: ‘Kul huvAll-llahu Ehad, Kul eudhu bi Rabbil felek dhe Kul eudhu bi Rabbin-nas’.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush e lexon Ajetul-Kursinë pas çdo namazi farz, nuk ka pengesë mes tij dhe hyrjes në xhennet përveç vdekjes.”[63]

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i tha Muadhit radijAll-llahu anhu: “O Muadh! Vallahi unë të dua ty. Po të këshilloj, o Muadh që të mos e lësh pas çdo namazi të thuash: All-llahumme einni ala dhikrike ve shukrike ve husni ibadetike. (O All-llah, më ndihmo, që të të përmend e të të falënderoj, dhe më mundëso që të të adhuroj sa më mirë).”[64]

    Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ai i cili pas namazit thotë tridhjetë e tri herë subhanAll-llah, tridhjetë e tri herë el-hamdu lil-lah dhe tridhjetë e tri herë All-llahu Ekber, këto janë nëntëdhjetë e nëntë. Pastaj si plotësim i njëqindëshit thotë: ‘La ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike lehu, lehul mulku ve lehul hamdu ve Huve ala kul-li shej’in Kadir’, All-llahu ia falë mëkatet edhe nëse janë sa shkuma e detit.”[65]

     

    1. Arritja e fryteve të namazit

     

    Myslimani duhet përpjekur të arrijë frytet e namazit, si frika ndaj All-llahut, ndjenja e mbikëqyrjes së Tij ndaj nesh në çdo gjendje e kohë, si dhe duhet përpjekur të largojë fjalët dhe veprimet e ndyra.

    All-llahu i Madhërishëm thotë: “Fale namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç’punoni ju.”[66]

    [1] Sahih: shënojnë Nesaiu (3949) dhe Ahmedi (11884). Shejh Albani në librin Sahih el-Xhami’ (3124) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [2] Hasen: shënojnë Ebu Davudi (1319) dhe Ahmedi (22788). Shejh Albani në librin Sahih el-Xhami’ (4703) e ka klasifikuar si hadith hasen.

    [3] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (4985) dhe Ahmedi (22578). Shejh Albani në librin Sahih el-Xhami’ (7892) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [4] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (687) dhe Muslimi (418).

    [5] Kaptina El-Bejjineh, ajeti 5.

    [6] Sahih: shënojnë Nesaiu (3949) dhe Ahmedi (3/128). Shejh Albani në librin Sahih el-Xhami’ (3124) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [7] Kaptina El-E’raf, ajeti 31.

    [8] D.m.th. të vishen dy pjesë të rrobave, të sipërme dhe të poshtme. Kjo, ngase në kohën e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem disa njerëz veshnin vetëm pjesën e poshtme të rrobave duke mbuluar avretin (pjesën nga kërthiza e deri nën gjunjë). Prandaj Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem preferoi që mbulimi i trupit gjatë namazit të jetë më i plotë dhe më i bukur. (shën. përkth.)

    [9] Sahih: shënon Taberaniu në Mu’xhemul-Evset (9/144). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (652) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [10] Sahih: shënon Muslimi (234).

    [11] Kaptina En-Nur, ajetet 36-38.

    [12] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (477) dhe Muslimi (649).

    [13] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (657) dhe Muslimi (651).

    [14] Sahih: shënon Muslimi (654).

    [15] Kaptina En-Nisa’, ajeti 103.

    [16] Sahih: shënon Muslimi (648).

    [17] Sahih: shënon Muslimi (85).

    [18] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (636) dhe Muslimi (602).

    [19] Sahih: shënon Buhariu (636).

    [20] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (674) dhe Muslimi (559).

    [21] Sahih: shënon Muslimi (560).

    [22] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (615, 644, 2689) dhe Muslimi (437,439, 651).

    [23] Sahih: shënon Muslimi (440).

    [24] Hasen: shënojnë Ebu Davudi ( 664), Nesaiu (811), Ibën Hibbani (386). Neveviu në librin e tij Rijadus-Salihin (1090) e ka klasifikuar si hadith hasen. Shejh Albani në librin e tij Sahih et-Tergibi vet-Terhib (513) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [25] Sutre është një send që vendoset para vete kur njeriu falë namaz, si shkop, apo diçka tjetër, për të penguar kalimtarët të kalojnë mes tij dhe sendit të vendosur. (shën. përkth.)

    [26] Sahih: shënojnë Ahmedi dhe Nesaiu nga Sehl ibën Ebi Hathme radijAll-llahu anhuma. Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (650) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [27] Shkëputur nga libri Sifetu Salatin-Nebijji, fq. 55. Autor: Shejh Albani.

    [28] Shkëputur nga libri Tedhkirul-Ummetil-Mensureh bil-Vaxhibati ves-Sunenil-Mehxhureh, fq. 9, nga vetë autori.

    [29] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (7240) dhe Muslimi (252).

    [30] Sahih: shënojnë Ahmedi (9612), dhe Maliku (148). Shejh Albani në librin e tij Irvaul-Galil (70) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [31] Sahih: shënojnë Nesaiu (5) dhe Ahmedi (23683). Shejh Albani në librin Sahih el-Xhami’ (3695) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [32] Sahih: shënon Muslimi (399).

    [33] Kaptina El-Mu’minun, ajetet 1-2.

    [34] Sahih: shënon Buhariu (751).

    [35] Hasen: shënojnë Ebu Davudi (796) dhe Ahmedi (18400). Shejh Albani në librin Sahih el-Xhami’ (1626) e ka klasifikuar si hadith hasen.

    [36] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (760) dhe Muslimi (397).

    [37] Sahih: shënon Muslimi (429).

    [38] Sahih: Shënon Hakimi (1/479) dhe thotë: “Ky hadith është sahih dhe i plotëson kushtet e dy shejhëve (Buhariut dhe Muslimit), dhe me këtë pajtohet edhe Dhehebiu.” Shih po ashtu edhe librin Sifetus-Salah, fq. 89.

    [39] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (3289) dhe Muslimi (2994).

    [40] Sahih: shënon Muslimi (2995).

    [41] Sahih: shënon Buhariu (6223).

    [42] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (691) dhe Muslimi (427). Po ashtu Ebu Davudi (623) dhe Tirmidhiu (582).

    [43] Hasen: Shënon Ibën Huzejme (1/10/1). Shejh Albani në librin e tij Sifetu Salatin-Nebijji, fq. 142, e ka klasifikuar si hadith hasen.

    [44] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (856) dhe Ahmedi (18516). Shejh Albani në librin e tij Sifetu Salatin-Nebijji, fq. 151, e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [45] Shënojnë Ibën Ebi Shejbe (1/89/2), Taberaniu dhe Hakimi, i cili thotë se ky hadith ës

    htë sahih, dhe me të pajtohet edhe Dhehebiu.

    [46] Shënojnë Ibën Ebi Shejbe (1/89/2), Ibën Maxhe dhe Ahmedi me sened sahih.

    [47] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (855) dhe Tirmidhiu (265). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (7224) e ka klasifikuar si hadith sahih. Ndërsa teksti është shkëputur nga libri Sifetu Salatin-Nebijji, fq. 99. Autor: Shejh Albani, All-llahu e mëshiroftë.

    [48] Shih komentin e Neveviut të Sahihut të Muslimit (4/145/146).

    [49] Me të njëjtën mënyrë që u përmend më sipër. (shën. përkth.)

    [50] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (1203) dhe Muslimi (422).

    [51] Sahih: shënon Ebu Davudi (1114). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (286) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [52] Shkëputur nga libri Meusuatul-Adabil-Islamijje, (2/510/511). Autor: Abdul-Aziz Neda.

    [53] Sahih: shënon Muslimi (251).

    [54] Sahih: shënon Muslimi (649).

    [55] Sahih: Shënon Tirmidhiu (415). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (6362) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [56] Sahih: shënon Buhariu (6502).

    [57] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (597) dhe Muslimi (684).

    [58] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (1377) dhe Muslimi (588). Ndërsa teksti është shkëputur nga libri Mevsuatul-Hukukil-Islamijje (2/513, 517).

    [59] Sahih: shënon Muslimi (591).

    [60] Sahih: shënon Muslimi (594).

    [61] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (6330) dhe Muslimi (593).

    [62] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (1523), Tirmidhiu (2903) dhe Nesaiu (1336). Shejh Albani në librin e tij Es-Silsiletus-Sahiha (645) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [63] Sahih: Shejh Albani në librin e tij Es-Silsiletus-Sahiha (972) e ka klasifikuar si hadith sahih. Ndërsa fjala “përveç vdekjes” ka për qëllim se ai i ka plotësuar kushtet për hyrje në xhennet, porse nuk i ka ardhur momenti i vdekjes dhe kjo e pengon të hyjë, që do të thotë se në momentin që ai vdes, plotësohet edhe kushti i fundit për të hyrë në xhennet. (shën. përkth.)

    [64] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (1522) dhe Nesaiu (1303). Shejh Albani në librin Sahih el-Xhami’ (7969) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [65] Sahih: shënon Muslimi (597).

    [66] Kaptina El-Ankebut, ajeti 45.

     

    WWW.THIRRJAISLAME.COM

  • EDUKATA NË XHAMI

    EDUKATA NË XHAMI

    Vëllezër të dashur,

    Xhamia është një çerdhe edukative me anë të së cilës Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ia doli t’i edukojë sahabët e tij.

    All-llahu i Madhërishëm thotë: (ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që All-llahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.”[1]

    Besimtari i vërtetë është ai, zemra e të cilit lidhet me xhamitë, kështu që kurrë nuk mungon nga namazi me xhemat, ligjëratat fetare dhe tubimet e kur’anit… Këto janë vende ku zbret mëshira dhe falja e mëkateve nga Zoti i tokës dhe qiejve.

    Para se t’i përmendim rregullat të cilat duhet përvetësuar gjatë qëndrimit në xhami, të mësojmë disa nga vlerat e shkuarjes në xhami.

    1. Xhamitë janë vendet më të dashura të All-llahut të Madhërishëm

     Shënon Muslimi në Sahihun e tij se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Vendet më të dashura të All-llahut të Madhërishëm janë xhamitë, ndërsa vendet më të urryera janë tregjet.”[2]

    Ndërsa në transmetimin e Taberaniut qëndron: “Vendet më të mira janë xhamitë, ndërsa vendet më të urryera janë tregjet.”[3]

    1. Xhamia është shtëpi e çdo besimtari

     Xhaminë e duan vetëm ata zemrat e të cilëve janë të mbushura me besim dhe devotshmëri.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Xhamia është shtëpi e çdo besimtari.”[4]

    1. Vendi yt i mikpritjes në xhennet varet nga numri i shkuarjes tënde në xhami

    Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Sa herë që dikush shkon në xhami, All-llahu për këtë i përgatit një vend gostie në xhennet.”[5]

    1. Dalja yte për në xhami bën që të jesh në sigurinë e All-llahut të Madhërishëm

    I dërguari i All-llahut ka thënë: “Tre njerëz janë në sigurinë e All-llahut; një njeri që del si luftëtar në rrugë të All-llahut është në sigurinë e All-llahut derisa All-llahu t’ia marrë shpirtin e ta fusë në xhennet, apo ta kthejë në shtëpi me gjithë shpërblimin apo plaçkat e luftës që ka fituar, një njeri që shkon në xhami është në sigurinë e All-llahut derisa All-llahu t’ia marrë shpirtin e ta fusë në xhennet, apo ta kthejë në shtëpi me gjithë shpërblimin që ka fituar, dhe një njeri që hyn në shtëpi me selam (përshëndetje), po ashtu është në sigurinë e All-llahut.”[6]

    1. Namazi në xhami (me xhemat) është njëzetepesëfish më i vlefshëm

     I dërguari i All-llahut ka thënë: Namazi i njeriut në xhemat është më i vlefshëm se namazi i falur në shtëpinë e tij apo në treg për njëzet e pesë gradë. Kush merr avdes në formën më të mirë, pastaj shkon në xhami me të vetmin qëllim për të falur namazin në xhemat, duke mos i interesuar asgjë tjetër, për çdo hap të tij i shtohet nga një gradë dhe i shlyhet nga një mëkat derisa të hyjë në xhami. E kur të hyjë në xhami, i llogaritet që është në namaz derisa të vijë koha e namazit. Atë e bekojnë melaiket, derisa të qëndrojë në vendin ku ka falur namazin. Ata thonë: O Zot, fale! O Zot, mëshiroje! O Zot, pranoja pendimin. Melaiket veprojnë kështu përderisa njeriu të mos fillojë t’u pengojë të tjerëve, apo ta prishë avdesin në xhami.”[7]

    1. Kush del për në xhami për të falur namazin farz ka shpërblim të madh

    I dërguari i All-llahut ka thënë: “Kush del nga shtëpia e tij për (për t’i falur) namazet e obliguara në xhami, shpërblimi i tij është sikurse haxhiu muhrim, dhe kush del për në tesbihun (namazin) e duhasë duke mos u preokupuar me asgjë tjetër, shpërblimi i tij është sikurse i atij që e kryen umren, ndërsa namazi pas namazit duke mos folur fjalë të këqija është vepër e shkruar në Il-lijjin.”[8]

    1. Kush ndërton një xhami për hirin e All-llahut, do të ketë një shtëpi në xhennet

    I dërguari i All-llahut ka thënë: “Kush ndërton një xhami, duke e kërkuar kënaqësinë e All-llahut, All-llahu ia ndërton atij një shtëpi në xhennet.”[9]

    Po ashtu ka thënë: “Shtatë vepra janë që robit i bëjnë dobi pas vdekjes së tij: dija që ia ka mësuar dikujt, lumi të cilin e ka hapur, pusi të cilin e ka gërmuar, hurma të cilën e ka mbjellur, xhamia të cilën e ka ndërtuar, mus’hafi të cilin ia ka lënë ndokujt si trashëgim dhe fëmija i mirë që e ka lënë pas vetes dhe i cili bën istigfar për të.”[10]

    1. Shlyerja e mëkateve dhe ngritja e gradëve me hapat e shumtë për në xhami

    Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: A dëshironi t’ju udhëzoj për atë se me çfarë All-llahu i shlyen mëkatet dhe i ngre pozitat?!” Ata u përgjigjën: “Po, o i dërguari i All-llahut”, ndërsa ai tha: “Me plotësimin e avdesit në vështirësi, me hapat e shumtë për në xhami dhe me pritjen e namazit pas namazit. Kjo është për ju ribat, kjo është për ju ribat, kjo është për ju ribat (vigjilencë në rrugën e All-llahut)!”[11]

    1. All-llahu të do dhe gëzohet me ty

    Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Sa herë që dikush prej jush merr avdes me përpikëri dhe pastaj shkon në xhami me të vetmin qëllim për të falur namaz, All-llahu gëzohet me të sikurse që gëzohet njeriu me të dashurit e tij që s’i ka parë për kohë të gjatë.”[12]

    1. Lidhja e zemrës me xhaminë të mundëson hijen e Arshi

    Në një hadith që e shënojnë Buhariu dhe Muslimi, Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem thotë: “Shtatë grupe njerëzish All-llahu do t’i fusë nën hijen e Tij”, ndërsa në transmetimin e Seid ibën Mensurit qëndron: “… nën hijen e Arshit të Tij, në ditën kur nuk ka hije tjetër pos hijes së Tij”, e prej atyre grupeve ka përmendur: “… dhe një njeri, zemra e të cilit është e lidhur me xhamitë…”, ndërsa në transmetimin e Malikut në Muvetta’ qëndron: “kur del prej saj (xhamisë) derisa sërish të kthehet në xhami.”[13]

    Në vazhdim po përmendim ca rregulla të cilat myslimani duhet përvetësuar për sa i përket xhamisë:

    1. Nijeti i mirë

    Kjo do të thotë që shkuarja e tij në xhami të bëhet me qëllim të arritjes së kënaqësisë së All-llahut dhe për t’i kryer obligimet që All-llahu ia ka obliguar atij. D.m.th. nuk duhet që qëllimi i tij të jetë sa për t’u dukur para njerëzve se është i mirë e i devotshëm.

    1. Zbukurimi para shkuarjes në xhami

    Kjo do të thotë që myslimani të veshë tesha të pastra e të bukura, të parfumoset dhe t’i pastrojë dhëmbët që kur të gjendet në mesin e njerëzve të duket bukur dhe të ketë aromë të këndshme. All-llahu i Madhërishëm thotë: O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje).”[14]

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem thotë: “Kur të faleni, vishni dy rroba,[15] ngase All-llahu është më meritori që të zbukuroheni para Tij.”[16

    1. Duaja gjatë shkuarjes në xhami

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem gjatë shkuarjes në xhami bënte një dua të madhe, por shumë prej njerëzve janë neglizhentë ndaj saj. Në vazhdim po përmendim atë dua.

    Këtë dua e shënon Muslimi me senedin e tij nga Ibën Abbasi radijAll-llahu anhuma, kur ky i fundit bujti te tezja e tij Mejmuneja (njëra nga bashkëshortet e Pejgamberit, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) për ta parë ibadetin e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem gjatë natës. Ibën Abbasi radijAll-llahu anhuma thotë: “Muezzini e thirri ezanin e sabahut, ndërsa Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem doli për namaz dhe e bëri këtë dua: All-llahummexh’al fi kalbi nuren, ve fi lisani nuren, vexh’al fi sem’i nuren, vexh’al fi besari nuren, vexh’al min halfi nuren, ve min emami nuren, vexh’al min fevki nuren, ve min tahti nuren, All-llahumme e’tini nuren.” (O All-llah! Më jep dritë në zemrën time, në gjuhën time, në të dëgjuarit tim dhe në shikimin tim, më jep dritë prapa meje dhe para meje, më jep dritë mbi mua dhe nën mua. Ma zmadho dritën dhe ma plotëso dritën. Më jep dritë dhe më ndriço. O All-llah më jep dritë.”[17]

    1. Shkuarja në xhami me qetësi dhe edukatë

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të thirret ikameti për namaz, mos shkoni (në xhami) me nxitim, por shkoni duke ecur me qetësi. Atë që e arrini (nga namazi), faleni, ndërsa ajo që ju ikën, plotësojeni.”[18]

    1. Shkuarja në xhami në këmbë

    Kjo vlen nëse xhamia nuk është larg dhe namazfalësit nuk e kanë të vështirë shkuarjen në këmbë. Sunnet është të shpeshtohen hapat në mënyrë që të bëhen më shumë në numër, sepse kështu shtohen edhe shpërblimet.

    Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: A dëshironi t’ju udhëzoj për atë se me çfarë All-llahu i shlyen mëkatet dhe i ngre pozitat?!” Ata u përgjigjën: “Po, o i dërguari i All-llahut”, ndërsa ai tha: “Me plotësimin e avdesit në vështirësi, me hapat e shumtë për në xhami dhe me pritjen e namazit pas namazit. Kjo është për ju ribat, kjo është për ju ribat, kjo është për ju ribat (vigjilencë në rrugën e All-llahut)!”[19]

    1. Gruaja nuk duhet parfumosur

    Nuk lejohet që gruaja të shkojë në xhami e parfumosur, sepse kjo është një prej shkaqeve të fitnes… Por kur ajo gjendet në shtëpi dhe para mahremëve të saj, asaj i lejohet të zbukurohet dhe të vendosë parfumin më të shtrenjtë.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ajo grua që parfumoset me temjan, të mos marrë pjesë me ne në namazin e jacisë.”[20]

    Po ashtu ka thënë: “Kur ndonjëra prej jush dëshiron të vijë në xhami, të mos vendosë parfum.”[21] E në një hadith tjetër ka thënë: “Ajo grua që zbukurohet dhe pastaj del për në xhami, asaj nuk i pranohet asnjë namaz derisa të lahet.”[22]

    1. Mosfutja e gishtave mes njëri-tjetrit

    Myslimani nuk duhet bashkuar gishtat duke futur njërin mes tjetrit derisa është duke shkuar në xhami dhe kur është duke u kthyer nga xhamia, madje as gjatë qëndrimit në xhami duke e pritur namazin, ngase kjo është shenjë e mërzisë dhe përtacisë.

    Nga Ka’b ibën Uxhre na përcillet se ka thënë: “Derisa po qëndroja në xhami dhe gishtat i kisha futur njërin mes tjetrit, hyri i dërguari i All-llahut  dhe më tha: O Ka’b, kur je në xhami, mos i fut gishtat mes njëri tjetrit, sepse derisa je në pritje të namazit, ti je në namaz.”[23]

    1. Hyrja në xhami me këmbën e djathtë

    Nga Enesi radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “Prej sunnetit është që kur të hysh në xhami, të hysh me këmbën e djathtë, ndërsa të dalësh me të majtën. Po ashtu kur të hysh në xhami dhe i zbathë këpucët, lëri në vendin e posaçëm për to dhe mos e shqetëso askënd me to.”

    1. Duaja e hyrjes në xhami

    I dërguari i All-llahut kur hynte në xhami e bënte këtë dua: Bismil-lah, ves-selamu ala resulil-lah. All-llahummegfir li dhunubi, veftah li ebvabe rahmetik.” (Me emrin e All-llahut. Përshëndetja qoftë mbi të dërguarin e All-llahut. O All-llah, m’i fal mëkatet dhe m’i hap dyert e mëshirës Sate), ndërsa kur dilte nga xhamia thoshte: “Bismil-lah, ves-selamu ala resulil-lah. All-llahummegfir li dhunubi, veftah li ebvabe fadlik.” (Me emrin e All-llahut. Përshëndetja qoftë mbi të dërguarin e All-llahut. O All-llah, m’i fal mëkatet dhe m’i hap dyert e të mirave të Tua.”[24]

    Por a thua përse gjatë hyrjes në xhami kërkohet mëshira e All-llahut, ndërsa gjatë daljes kërkohen të mirat e Tij?

    Kjo, sepse namazfalësi kur hyn në xhami angazhohet me gjëra të cilat e afrojnë me Zotin e tij të Madhërishëm, kënaqësinë e Tij, xhennetet e Tij, si namazi, madhërimi, falënderimi dhe dhikre të tjera, kështu që kërkimi i mëshirës së All-llahut është në përputhje me veprimet e tij. Ndërsa kur del nga xhamia, zakonisht angazhohet me kërkim të rizkut hallall për vete dhe familjen e tij, kështu që kërkimi i të mirave të All-llahut është në përputhje me veprimin e tij.”[25]

    1. Përshëndetja e xhamisë

    Kjo nënkupton faljen e dy rekateve si përshëndetje ndaj xhamisë para se të ulet.

    Nga Ebu Katade Es-Selmiu radijAll-llahu anhu na përcillet se i dërguari i All-llahut ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami, le të falë dy rekate para se të ulet.”[26]

    Myslimani duhet bërë përshëndetjen e xhamisë me dy rekate namaz edhe kur hatibi është duke mbajtur hutben e xhumasë, por këto dy rekate duhet të jenë të shkurtra.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush të vijë në xhami ditën e xhuma dhe e gjenë imamin duke mbajtur hutben, le të falë dy rekate të shkurtra.”[27]

    1. Madhërimi i xhamisë

    Kjo do të thotë që myslimani të mos bëjë gjëra të pahijshme në xhami, të mos e ngritë zërin gjatë bisedës, të mos qeshë me zë të lartë apo të rrijë në xhami për të biseduar vetëm për çështje të kësaj bote, sepse të gjitha këto gjëra nuk janë prej madhërimit të dispozitave të All-llahut.

    1. Mosdalja nga xhamia pas ezanit

    Nëse gjendesh në xhami dhe muezzini e thërret ezanin, nuk të lejohet të dalësh nga xhamia përveç për ndonjë nevojë të patjetërsueshme. Ndërsa dalja nga xhamia pas ezanit pa nevojë, nuk lejohet.

    Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se kishte parë një njeri duke dalur nga xhamia pasi kishte thirrur ezani, dhe me këtë rast kishte thënë: “Ky njeri ka kundërshtuar Ebul-Kasimin,[28] e pastaj vazhdoi: I dërguari i All-llahut na ka urdhëruar duke na thënë: Nëse gjendeni në xhami dhe thërret ezani për namaz, askush prej jush të mos dalë derisa të falet.”[29]

       13.Shkuarja në xhami herët

    Kjo, që ta arrish tekbirin fillestar me imamin dhe kështu të arrish shpërblimin e madh për të cilin Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush falë namaz për hirin e All-llahut dyzet ditë me xhemat duke e mbërritur tekbirin fillestar, i obligohen dy pastrime (shpëtime); pastrim (shpëtim) nga zjarri, dhe pastrim (shpëtim) nga nifaku (syefaqësia).”[30]

    1. Përshëndetja me selam

    Përshëndetja me selam është obligim ndaj krijesave. Prandaj prej udhëzimit pejgamberik ka qenë që njeriu kur të hyjë në xhami të fillojë me dy rekate namaz si përshëndetje ndaj xhamisë, e pastaj t’i përshëndesë njerëzit. Pra, përshëndetja ndaj xhamisë duhet bërë para përshëndetjes së njerëzve që gjenden në xhami. Kjo, ngase përshëndetja e xhamisë është obligim ndaj All-llahut, ndërsa përshëndetja e njerëzve është obligim ndaj tyre.

    1. Mospërdorimi i xhamisë për zeje ose përfitime

    Xhaminë nuk duhet përdorur për zeje apo përfitime të kësaj bote, si shitblerja, tregtia apo prodhimi (i sendeve të ndryshme), sepse xhamitë janë ndërtuar për namaz dhe dhikër ndaj All-llahut të Madhërishëm. Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se i dërguari i All-llahut ka thënë: “Nëse shihni dikë duke shitur apo blerë në xhami, thuani atij: All-llahu mos të dhashtë sukses në tregtinë tënde, dhe nëse shihni dikë që kërkon gjënë e humbur të tij në xhami, thuani atij: All-llahu mos ta ktheftë (gjënë e humbur).”[31]

    1. Mosveçimi i një vendi të caktuar për namaz në xhami

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar që myslimani të veçojë një vend për vete në xhami, ngase kjo mund të çojë në famë e syefaqësi. Maslimani duhet falur namazin në cilindo vend në xhami përderisa falet në saf me vëllezërit e tij myslimanë.

    “Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem e ndaloi çukitjen e korbit,[32] shtrirjen e egërsirave,[33] dhe të veçojë njeriu një vend për vete në xhami (çdoherë të falet aty) ashtu siç e merr vendin deveja.”[34]

    1. Mosprishja e avdesit në xhami

    Prej gjërave të urryera në xhami është edhe nxjerrja e gazrave në xhami. Kjo, sepse me këtë gjë shqetësohen melaiket dhe myslimanët në xhami.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka treguar se “Melaiket luten për njeriun i cili vjen në xhami dhe thonë: O All-llah, bekoje, o All-llah, mëshiroje! Këtë e bëjnë derisa ai nuk e shqetëson dikë apo nuk e prishë avdesin. Dikush pyeti: E si e prishë avdesin?  Tha: Fendë apo pordhë.”[35]

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem thotë: “Melaiket shqetësohen nga ato gjëra që shqetësohen bijtë e Ademit.”

    1. Moskalimi para atij që falë namaz

    Këtë e bazojmë në fjalën e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Sikur ta dinte ai që kalon para njeriut që falë namaz se çfarë mëkati bën, më mirë për të do të ishte të qëndronte dyzet[36] sesa të kalonte para tij.”[37]

    1. Mospërdorimi i xhamisë si udhë kalimi

    Ndonjëherë shohim ndonjë njeri që hyn në xhami për të kërkuar diçka, për të pyetur për ndonjë njeri, apo për të kaluar nëpërmjet xhamisë në rrugën përballë nëse xhamia i ka dy dyer, dhe me këtë rast nuk falë dy rekate si përshëndetje të xhamisë. Ky është një prej gabimeve, ngase myslimani kur të hyjë në xhami duhet falur dy rekate si përshëndetje të xhamisë, duke shfaqur kështu edukatë ndaj All-llahut të Madhërishëm.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem e ka ndaluar që xhamia të përdoret si udhë kalimi dhe ka thënë: “Mos i shndërroni xhamitë në udhë kalimi, përveçse për dhikër apo namaz.”[38]

    Madje Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka paralajmëruar se kjo është prej shenjave të kiametit dhe ka thënë: “Prej shenjave të kiametit është që njeriu të kalojë nëpër xhami dhe të mos falë dy rekate në të.”[39]

    1. Mosngritja e zërit gjatë dhikrit apo leximit të kur’anit në xhami

    Kjo mund t’i shqetësojë apo shpërqendrojë njerëzit që janë duke falur namaz në xhami apo atë që lexon kur’an afër teje. Ngritja e zërit gjatë leximit të kur’anit nuk ka qenë prej udhëzimit të Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem dhe të sahabëve të tij.

    Në radhët e sahabëve të Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka pasur prej tyre që kanë pasur zë shumë të bukur, por megjithatë nuk na është transmetuar se ndonjëri prej tyre e ka lexuar kur’anin me zë në xhami.

        21.Drejtimi i safeve në namaz

    Prej edukatës gjatë qënrimit në xhami është drejtimi i safeve gjatë namazit farz. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i ka kushtuar kujdes të madh drejtimit të safeve. I dërguari i All-llahut ka thënë: “O do t’i drejtoni safet, o All-llahu do të fusë kundërshtimin mes jush.”[40]

    Kuptimi i kësaj, All-llahu e di më mirë, është: Mosdrejtimi i safeve ndikon në mes jush të futet urrejtja, armiqësia dhe kundërshtimi.

    1. Hapja e një dere të veçantë për gratë

    Kjo, që të pengohet përzierja mes grave dhe burrave, që të mos shkaktohet fitne mes tyre duke qenë në shtëpinë e All-llahut.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka udhëzuar në këtë gjë dhe u ka thënë sahabëve të tij: “Sikur ta linim këtë derë për gratë.”[41], d.m.th. njërën derë të xhamisë.

         23.Moskërkimi i gjësë së humbur në xhami

    Disa njerëz, kur iu humbë ndonjë gjë, shkojnë te këshilli i xhamisë dhe kërkojnë prej tyre që të bëjnë shpallje me mikrofon në lidhje me gjënë e humbur. Kjo është gabim, sepse Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar një gjë të tillë.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush dëgjon ndonjë njeri duke kërkuar gjënë e humbur në xhami, le t’i thotë: All-llahu mos ta ktheftë atë gjë, sepse xhamitë nuk janë ndërtuar për këtë.”[42]

    1. Mos-hyrja në xhami me armë të zbuluar

    Dihet që nuk është e lejuar hyrja e njeriut në xhami me shpatë, hanxhar apo thikë përveçse nëse arma e tij është e futur në këllëf, që të mos lëndojë ndonjë mysliman.

    Po ashtu nuk lejohet hyrja në xhami me revole apo pushkë automatike përveç nëse është e vendosur në vend të sigurt dhe që nuk ka mundësi të shkrepë ndonjë plumb e të vrasë ndonjë mysliman.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Nëse dikush kalon nëpër xhaminë apo tregun tonë dhe në dorë mban shigjetë, le ta kapë majën e tij me dorë, të mos e lëndojë ndonjë mysliman.”[43]

    [1] Kaptina En-Nur, ajetet 36-37.

    [2] Sahih: shënon Muslimi (671).

    [3] Hasen: shënon Taberaniu në Mu’xhemul-Evset (7/154). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (3271) e ka klasifikuar si hadith hasen.

    [4] Hasen: shënon Ebu Nuajmi në librin e tij Hiljetul-Evlija’ (6/176). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (6702) e ka klasifikuar si hadith hasen.

    [5] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (662) dhe Muslimi (669).

    [6] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (2494) dhe Ibën Hibbani në Sahihun e tij (2/251). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (3053) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [7] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (477) dhe Muslimi (649).

    [8] Hasen: shënon Ebu Davudi (558). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (6228) e ka klasifikuar si hadith hasen. Ndërsa Il-lijjin është një regjistër i madh i ngritur në qiellin e shtatë ku shkruhen veprat e mira të robërve. (shën. përkth.)

    [9] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (450) dhe Muslimi (533).

    [10] Hasen: shënojnë Ebu Nuajmi në Hiljetul-Evlija’ (2/344) dhe Bejhekiu në Shuabul-Iman (3/248). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (3602) e ka klasifikuar si hadith hasen.

    [11] Sahih: shënon Muslimi (251).

    [12] Sahih: shënon Ahmedi (8004). Shejh Albani në librin e tij et-Tergibu vet-Terhib (327) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [13] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (660) dhe Muslimi (1031).

    [14] Kaptina El-E’raf, ajeti 31.

    [15] D.m.th. të vishen dy pjesë të rrobave, të sipërme dhe të poshtme. Kjo, ngase në kohën e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem disa njerëz veshnin vetëm pjesën e poshtme të rrobave duke mbuluar avretin (pjesën nga kërthiza e deri nën gjunjë). Prandaj Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem preferoi që mbulimi i trupit gjatë namazit të jetë më i plotë dhe më i bukur. (shën. përkth.)

    [16] Sahih: shënon Taberaniu në Mu’xhemul-Evset (9/144). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (652) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [17] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (6316) dhe Muslimi (713).

    [18] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (908) dhe Muslimi (602).

    [19] Sahih: shënon Muslimi (251).

    [20] Sahih: shënon Muslimi (444).

    [21] Sahih: shënon Muslimi (443).

    [22] Sahih: shënon Ibën Maxhe (4002) dhe Ebu Ja’la. Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (2703) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [23] Sahih: shënon Ahmedi (14/79). Shuajb Arnauti ka thënë: Ky është hadith hasen.

    [24] Sahih: shënojnë Tirmidhiu (314) dhe Ibën Maxhe (771). Shejh Albani në librin e tij Sahih Ibën Maxhe (625) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [25] Shkëputur nga libri Minhaxhus-Salihin, fq. 153.

    [26] Sahih: shënon Buhariu (444).

    [27] Sahih: shënon Muslimi (875).

    [28] Ebul-Kasim: Pseudonimi i Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem. (shën. përkth.)

    [29] Shënon Ahmedi (882/537) me sened sahih.

    [30] Sahih: Shënon Tirmidhiu (241). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (6365) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [31] Sahih: Shënon Tirmidhiu (1321). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (573) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [32] Aludohet në sexhden e shpejtë, d.m.th. është aq e shpejtë saqë i përngjet çukitjeve të korbit me sqepin e tij në tokë për ta marrë ushqimin. (shën. përkth.)

    [33] Aludohet në shtrirjen e krahëve përtokë gjatë sexhdes, mu ashtu siç shtrihen egërsirat. (shën. përkth.)

    [34] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (862), Nesaiu (1112) dhe Ibën Maxhe (1429). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (6982) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [35] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (176) dhe Muslimi (649).

    [36] Dijetarët e hadithit janë ndarë në mendime në lidhje me fjalën “dyzet”, a është fjala për dyzet ditë, dyzet muaj apo dyzet vjet. Mendimi më i saktë është dyzet vjet, bazuar në disa hadithe të tjera ku përmendet dyzet vjet. All-llahu e di më mirë. (shën. përkth.)

    [37] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (510) dhe Muslimi (507).

    [38] Hasen: shënon Taberaniu në Mu’xhemul-Kebir (12/314). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (7215) e ka klasifikuar si hadith hasen.

    [39] Sahih: Shënon Ibën Huzejme (1326). Shejh Albani në librin e tij Es-Silsiletus-Sahiha (649) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [40] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (717) dhe Muslimi (346).

    [41] Sahih: shënon Ebu Davudi (462). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (5258) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [42] Sahih: shënon Muslimi (568).

    [43] Sahih: shënon Buhariu (452).

     

    www.thirrjaislame.com

  • EDUKATA GJATË GUSLIT DHE HYRJES NË BANJË DHE NEVOJTORE

    EDUKATA GJATË GUSLIT DHE HYRJES NË BANJË DHE NEVOJTORE

    Vëllezër të dashur,

    Ne e dimë se islami është fe e cila thërret në pastërti, se mendja e shëndoshë është në trup të shëndoshë dhe se prej faktorëve më të mëdhenj të shëndetit të trupit është pastërtia e tij. Gusli është prej gjërave për të cilat myslimani ka më së shumti nevojë pavarësisht a bëhet për largim të xhunubllëkut, pastrim apo freskim.

    Prandaj duhet mësuar rregullat që kanë të bëjnë me guslin dhe hyrjen në banjë dhe nevojtore. Në vijim po përmendim disa prej tyre:

                 1.Nijeti i sinqertë për hirin e All-llahut të Madhërishëm

    Gjëja e parë që myslimani e bën është të bëjë nijet të sinqertë për larje të trupit që trupi i tij të jetë i pastër dhe t’i vijë aromë e këndshme që të qëndrojë para All-llahut i pastër dhe kjo pastërti të jetë ndihmë për të për sa i përket adhurimit ndaj All-llahut të Madhërishëm si dhe melaiket të mos shqetësohen nga ndonjë aromë eventuale jo e këndshme.

    1. Të thënit bismil-lah kur të zhvishen rrobat

    Nga Enesi radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “I dërguari i All-llahut ka thënë: Perdeja mes syve të xhinnëve dhe pjesëve të turpshme të trupit të bijve të Ademit është që myslimani kur të dëshirojë të zhveshë rrobat e tij të thotë: Bismil-lah.”[1]

    Të thënit bismil-lah duhet bërë para hyrjes në banjë apo nevojtore.

    1. Në banjë apo nevojtore duhet hyrë i mbuluar

    Kjo do të thotë që në trupin e tij duhet patur diçka që i mbulon pjesët e turpshme të trupit, si pantallona apo diçka tjetër.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush e beson All-llahun dhe ditën e fundit, le të mos hyjë në banjë përveçse me diçka që i mbulon pjesët e turpshme të trupit.”[2]

    Omer ibën Hattabi radijAll-llahu anhu thotë: “Hyrja në banjë pa diçka që e mbulon trupin është haram.”

    1. Mbulimi i avretit (pjesëve të turpshme)

    Një njeri i tha Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem: “O i dërguari i All-llahut, nga kush duhet të kemi kujdes për avretet tona?” Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem iu përgjigj: “Ruaje avretin tënd nga çdokush përveç gruas tënde dhe atë që e ke në pronën tënde (robëreshat).” “E çka duhet të mbulojë burri nga burri?” – pyeti njeriu. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i tha: “Nëse ke mundësi të ruhesh e të mos e shohë askush avretin, atëherë bëje këtë.” “E nëse njeriu është vetëm?” – pyeti prapë njeriu. Atëherë Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i tha: “All-llahu është më meritori që të turpërohesh prej Tij.”[3]

    Na përcillet se disa prej selefëve kanë thënë: “Kush e shpalos avretin e tij mes njerëzve, All-llahu do ta shpërfillë atë në ditën e kiametit.”

    Avret i cili duhet mbuluar është pjesa nga kërthiza e deri te gjunjët. Po ashtu edhe kofsha është pjesë e avretit. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kofsha është avret.”[4]

    1. Largimi i shikimit në avretin e tij apo avretin e të tjerëve

    Kjo ka të bëjë me atë kur është duke u larë në ndonjë banjë publike.

    All-llahu i Madhërishëm thotë: Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.”[5]

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem thotë: “Mos të shikojë burri në avretin e burrit dhe mos të shikojë gruaja në avretin e gruas. Mos të mbulohet burri me burrin me një mbulesë, dhe të mos mbulohet gruaja me gruan me një mbulesë.”[6]

    1. Shmangia nga harxhimi i tepërt i ujit

    Gjatë guslit, myslimani nuk duhet tepruar në harxhimin e ujit, por duhet përpjekur të harxhojë vetëm aq sa ka nevojë, në mënyrë që ta ruajë ujin i cili është burim jete për të gjithë njerëzit.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Për gusël mjafton një saë, ndërsa për abdest mjafton një mudd.”[7] Saë është sasi e ujit që e marrim kur i bashkojmë dy duart dhe i mbushim me ujë katër ose pesë herë, ndërsa mudd është sasi e ujit që e marrim kur i bashkojmë dy duart dhe i mbushim me ujë një herë. Xhabiri radijAll-llahu anhu u pyet për guslin, e ai tha: “Të mjafton një saë.” Dikush tha: “Mua nuk më mjafton.” Xhabiri iu përgjigj: “I ka mjaftuar atij që ka pasur më shumë flokë se ti dhe ka qenë më i mirë se ti.”[8] (aludonte në Pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, shën. përkth.)

    1. Marrja gusël sipas dispozitave sheriatike

    Kjo do të thotë që myslimani të marrë gusël ashtu siç merrte Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem.

    Aisheja radijAll-llahu anha, bashkëshortja e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem thotë: “Sa herë që Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem merrte gusël pasi ishte bërë xhunub, ai gjithnjë fillonte duke larë duart, pastaj merrte avdes sikur që merrte për faljen e namazit. Pastaj i fuste gishtat në enën me ujë dhe me ta i shprishte rrënjët e flokëve. Pas kësaj hidhte në kokë tri grushta me ujë dhe pastaj i hidhte ujë gjithë trupit të tij.”[9]

    Sunnet është që gjatë guslit të fillohet me anën e djathtë e pastaj me të majtën bazuar në hadithin që na e përcjellë Aisheja radijAll-llahu anha ku thuhet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem kur lahej fillonte me anën e djathtë të kokës, pastaj me anën e majtë të kokës dhe më në fund me pjesën e mesme të kokës.[10]

    1. Arritja e ujit në rrënjët e flokëve

    Burri duhet shprishur flokët e tij, dhe nëse mban gërsheta, duhet zgjidhur ato në mënyrë që uji të depërtojë deri në rrënjët e flokëve. E gruaja nuk e ka obligim të zgjidhë gërshetat, por mjafton të hedhë ujë në kokë. Gërshetat duhet zgjidhur vetëm gjatë pastrimit nga menstruacionet dhe lehonia. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Burri le t’i shprishë flokët dhe le t’i lajë ato derisa uji të arrijë në rrënjë të flokëve. Ndërsa gruaja nuk e ka obligim t’i shprishë, por le të hedhë mbi kokën e saj tri grushta ujë (me të dy duart), kjo i mjafton.”[11]

    1. Shmangia e të folurit gjatë guslit

    Derisa qëndrojmë në banjë, duhet shmangur të folurit, si kthimi i selamit, dhikri ndaj All-llahut, leximi i kur’anit, sepse banjat dhe nevojtoret janë vende të dashura për shejtanët.

    Katadeja thotë: “Iblisi kur u zbrit në tokë tha: O Zot, më mallkove dhe më nxorre nga xhenneti si i nënçmuar e i përbuzur dhe më vendose në tokë duke më përzënë. Kush janë të dërguarit e mi? Dhe kush janë librat e mia? (All-llahu) tha: Të dërguarit e tu janë fallxhorët dhe magjistarët, ndërsa librat e tua janë tatuazhi dhe poezia. (Shejtani) tha: Kush është thirrësi im? (All-llahu) tha: Surlet. (Shejtani) tha: Kush është xhamia ime? (All-llahu) tha: Tregu. (Shejtani) tha: Kush janë shtëpitë e mia? (All-llahu) tha: Banjat dhe nevojtoret.

    1. Shmangia nga të ngrënit dhe pirja gjatë larjes

    Kjo për arsye se e dëmton njeriun dhe ndikon negativisht në sistemin e tretjes. Madje duhet shmangur edhe larjen menjëherë pas ushqimit sepse kjo e dëmton sistemin e tretjes.

    1. Mesatarja në numrin e larjeve

    Kjo gjë duhet bërë në atë mënyrë që as mos të teprohet e as të mos lihet mangu. Ka njerëz të cilët e teprojnë në numrin e larjeve kështu që brenda një dite lahen disa herë, ndërsa në anën tjetër, disa njerëz kalojnë madje edhe disa javë pa larë. Ajo që duhet thënë është: Njeriu duhet larë sa herë që e kërkon nevoja një gjë të tillë. Kështu, ka njerëz që djersiten shumë dhe djersa e tyre kundërmon erë të keqe. Këta njerëz rekomandohet që të lahen sa herë që t’u ndryshojë era e trupit. Kjo vlen edhe nëse koha është me vapë dhe vjen deri te djersitja e madhe, ndërsa njeriu nuk mund të durojë të qëndrojë ashtu i djersitur, si dhe nëse profesioni i tij është i tillë që shkakton përlyerje të teshave dhe trupit. Thënë përgjithësisht, kufiri i larjes që nuk preferohet të kapërcehet është të paktën larja për çdo ditë xhumaje para namazit të xhumasë që të arrihet erë e mirë në trup dhe që të mos ndjehen keq melaiket dhe namazfalësit… Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush prej jush vjen në namazin e xhumasë, le të lahet.”[12]

    Kjo pra është kohëzgjatja më e madhe me të cilën pajtohet islami për sa i takon guslit. Kjo, ngase islami nuk pranon veprimin e disa pjesëtarëve të feve të tjera të cilët e braktisin guslin për periudha të gjata kohore.[13]

    1. Nuk duhet marrë gusël në ujë të amullt pas urinimit në të

    Nëse njeriu urinon në ujë të amullt, nuk i lejohet që të pastrohet më aty derisa (ujit) t’i kthehet pastërtia, dhe kjo për arsye që gusli i tij të jetë i saktë dhe i plotë. Veç kësaj, duhet pasur parasysh se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar urinimin në ujë të amullt. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Të mos urinojë dikush në ujë të amullt, i cili nuk rrjedh, e pastaj të lahet në të.”[14]

     

    [1] Sahih: Shënon Tirmidhiu (606). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (3610) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [2] Sahih: shënon Tirmidhiu (2801) dhe Nesaiu (401). Shejh Albani në librin Sahih el-Xhami’ (6506) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [3] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (4017), Tirmidhiu (2794) dhe Ibën Maxhe (1920). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (203) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [4] Sahih: Shënon Tirmidhiu (2795). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (4280) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [5] Kaptina En-Nur, ajeti 30.

    [6] Sahih: shënon Muslimi (338).

    [7] Sahih: shënon Ibën Maxhe (270) dhe Ebu Ja’la. Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (8024) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [8] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (252) dhe Muslimi (329).

    [9] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (248) dhe Muslimi (321).

    [10] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (258) dhe Muslimi (318).

    [11] Sahih: shënon Ebu Davudi (255). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (1343) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [12] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (894) dhe Muslimi (844).

    [13] Shkëputur nga libri Meusuatul-Adabil-Islamijje (2/652-653), me ndërhyrje. Autor: Abdul-Aziz Fet’hi.

    [14] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (239) dhe Muslimi (282).

     

    www.thirrjaislame.com

  • EDUKATA GJATË AVDESIT

    EDUKATA GJATË AVDESIT

    Vëllezër të dashur,

    Duhet ditur se avdesi është një ibadet madhështor me të cilën afrohemi tek All-llahu i Madhërishëm. Ai është çelësi i namazit, madje është kusht për vlefshmërinë e tij.

    Prandaj medoemos duhet ditur cilat janë rregullat që duhet zbatuar gjatë avdesit.

    Por, para se t’i përmendim ato rregulla, ejani të mësojmë disa nga vlerat e abdestit.

    1. Avdesi i shlyen mëkatet e vogla

    Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se i dërguari i All-llahut ka thënë: Kur një rob mysliman, apo një besimtar merr avdes, dhe e lanë fytyrën, nga fytyra i bien të gjitha mëkatet që i ka bërë me fytyrën e tij bashkë më ujin ose me pikën e fundit të ujit. Kur t’i lajë duart, i bien të gjitha mëkatet që i ka bërë me duart e tij bashkë me ujin ose me pikën e fundit të ujit. Kur t’i lajë këmbët, i bien të gjitha mëkatet që i ka bërë me këmbët e tij bashkë me ujin ose me pikën e fundit të ujit, ashtu që ai mbetet plotësisht i pastër prej mëkateve.”[1]

    Nga Othmani radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush merr avdes, i falen mëkatet e kaluara, ndërsa namazi dhe shkuarja e tij në xhami i llogaritet nafile.”[2]

    Kjo vlerë dhe ky shpërblim bëhet i plotë sidomos për njeriun që menjëherë pas namazit falë namaz farz apo nafile.

    Në hadithin që na e përcjellë Othmani radijAll-llahu anhu, ku përshkruhet forma e avdesit të Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, i dërguari i All-llahut thotë: “Kush merr avdes sikur unë tani, e pastaj falë dy rekate namaz (nafile), duke qenë i përqendruar në to, do t’i falen mëkatet e kaluara që i ka bërë.”[3]

    1. Avdesi i zgjidh nyjet e shejtanit

     Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se i dërguari i All-llahut ka thënë: Kur njeriu bie të fjejë, shejtani ia lidhë te koka tri nyje dhe i thotë: Fli, ngase para vetes ke natë të gjatë! Nëse ai ngrihet dhe e përmendë All-llahun, i zgjidhet një nyje, nëse merr avdes i zgjidhet edhe një nyje dhe nëse ngrihet dhe e falë namazin i zgjidhen të gjitha nyjet dhe zgjohet nga gjumi aktiv dhe shpirtdëlirë. Në të kundërtën, zgjohet shpirtlig dhe përtac.”[4]

    1. Avdesi llogaritet sa gjysma e imanit

     Nga Ebu Malik el-Esh’ariu radijAll-llahu anhu na përcillet se i dërguari i All-llahut ka thënë: “Pastërtia është gjysma e imanit…”[5]

    1. Abdesti është dritë për robin në ditën e kiametit

     Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “E kam dëgjuar mikun tim duke thënë: Besimtarët kaplohen nga drita (në ditën e kiametit) deri aty ku ka arritur avdesi.”[6]

    1. Avdesi është shenjë që e dallon këtë ummet te kroi i Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem

     Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem shkoi te varrezat dhe tha: “Paqja qoftë mbi ju, o banorë të shtëpisë së besimtarëve, edhe ne, nëse do All-llahu, së shpejti do të vijmë pas jush. Do të dëshiroja sikur t’i shihnim vëllezërit tanë. Thanë (shokët e tij): “O i dërguari i All-llahut! Po a nuk jemi ne vëllezërit e tu?!” Tha: “Ju jeni shokët e mi, ndërsa vëllezërit e mi janë ata që ende nuk kanë ardhur (në këtë botë).” Si i njeh ata pjesëtarë të ummetit tënd që ende nuk kanë ardhur – e pyetën. Tha: “Ç’mendoni, sikur ndokush prej jush të kishte një kalë me kokë dhe këmbë të bardha, a thua nuk do ta njihte kalin e tij në mesin e kuajve të zinj?! Thanë: “Po, gjithsesi, ai do ta njihte atë.” Tha: “Po kështu edhe ummeti im, do të vijnë me fytyra dhe këmbë të bardha nga gjurmët e avdesit, ndërsa unë do të jem para atyre te kroi. Disa njerëzve do t’u ndalohet të takohen me mua, ashtu siç u ndalohet deveve pa pronarë të pinë ujë, e unë do t’i thërras: Ejani tek unë. Ndërsa atëherë do të më thuhet: Ata e kanë ndryshuar sunnetin tënd pas teje. E unë do të them: Larg meje, larg meje.”[7]

    1. Avdesi është rrugë për në xhennet

     Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i ka thënë Bilalit në namazin e sabahut: “O Bilal, më trego për veprën më shpresëdhënëse për ty që e ke bërë në islam, sepse unë e dëgjova (në ëndërr) zhurmën e nallaneve të tua para meje në xhennet?” Ai tha: “O i dërguari i All-llahut, punën më shpresëdhënëse për mua që e kam bërë është se çdoherë që kam marrë avdes, qoftë natën apo ditën, nuk kam lënë pa falur atë që më është urdhëruar ta falë.”[8]

    Nga Ukbe ibën Amiri radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “E kam dëgjuar të dërguarin e All-llahut duke thënë: Kush merr avdes si duhet, pastaj falë dy rekate (namaz nafile) me përqendrim dhe kënaqësi në to, xhenneti do t’i patjetërsohet.”[9]

    1. Avdesi e ngritë pozitën e robit

     Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: A dëshironi t’ju udhëzoj për atë se me çfarë All-llahu i shlyen mëkatet dhe i ngre pozitat?!” Ata u përgjigjën: “Po, o i dërguari i All-llahut”, ndërsa ai tha: “Me plotësimin e avdesit në vështirësi, me hapat e shumtë për në xhami dhe me pritjen e namazit pas namazit. Kjo është për ju ribat, kjo është për ju ribat, kjo është për ju ribat (vigjilencë në rrugën e All-llahut)!”[10]

    Disa dijetarë thonë: Dije se kur ti merr avdes, je duke e vizituar Zotin tënd. Andaj duhesh të pendohesh tek Ai, sepse ai e ka bërë pastrimin me ujë si hyrje për pastrim nga mëkatet… Kur e bën gargaritjen, kështu gjuha jote pastrohet nga rrena, përgojimi dhe bartja e fjalëve. Gjuha jote është krijuar për përmendjen e All-llahut të Madhërishëm, lexim të kur’anit, madhërim, falënderim dhe njësim të Tij.

    Kur e pastron hundën, ajo pastrohet nga nuhatja e asaj që është e ndaluar. Kur e pastron fytyrën, shikimi yt pastrohet

    nga tri gjëra:

    – Shikimi në haram.

    – Shikimi i myslimanit me nënçmim, dhe

    – Ta turpërosh dikë tjetër.

    Sytë janë krijuar që me to të udhëzohesh në rrugën e drejtë, t’i përdorësh për nevojat e tua, të shikosh me to në çudirat e tokës e qiejve, sepse ajo që e shikon në tokë e qiej llogaritet nga argumentet e All-llahut.

    Kur t’i pastrosh duart me ujë, kjo do të thotë që i ke pastruar edhe nga dëmtimi i myslimanëve, prekja e ndonjë harami me to, shkrimi i diçkaje që e shqetëson myslimanin, sepse mysliman është ai nga gjuha dhe dora e të cilit janë të lirë myslimanët e tjerë.

    Kur i jep kokës mes’h, dije se kjo është përgjigje ndaj urdhrit të All-llahut, nënshtrim ndaj madhërisë së Tij, përulje para Qenies së Tij dhe shfaqje e nevojës tënde për Të.

    Kur i pastron këmbët, kjo do të thotë se i pastron nga ecja në diçka që All-llahu e ka ndaluar. Çdo hap që robi e bën, do të pyetet se ç’ka synuar me atë hap.[11]

    Në vazhdim do të përmendim disa rregulla që duhet përvetësuar gjatë avdesit:

    1.Nijeti i mirë

     Besimtari kur merr avdes synon kënaqësinë e All-llahut të Madhërishëm dhe pasimin e sunnetit të të dërguarit të All-llahut, si dhe kujdesin ndaj pastërtisë dhe përgatitjes për namaz.

    1. Të thënit ‘Bismil-lah’

     Kjo, ngase çdo gjë të cilës nuk i paraprinë besmeleja është e pavlefshme. Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk ka avdes ai që nuk e përmendë All-llahun para se të fillojë atë.”[12] Prandaj para se të fillosh avdesin, thuaj ‘Bismil-lah’, sepse ky është një sunnet i fortë, bazuar në fjalën e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Kur të fillosh avdesin thuaj ‘bismil-lah dhe el-hamdu lil-lah’, sepse melekët nuk ndalojnë së shkruari shpërblime për ty derisa ta prishësh atë avdes.”[13]

    1. Përdorimi i misvakut

     Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Misvaku është pastrues për gojën dhe gjë që e kënaqë All-llahun.”[14] Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Sikur të mos ia rëndoja ummetit tim, do t’i urdhëroja të përdorin misvakun gjatë çdo avdesi.”[15]

    1. Harxhimi i ujit në mënyrë racionale

     Uji është një begati të cilën duhet ruajtur. Nuk është e lejuar që të teprohet në harxhimin e ujit, qoftë për avdes, larje të trupit, pije apo për çfarëdo nevoje tjetër.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem “merrte gusël me ‘saë’[16] ose me pesë ‘mudda’[17], ndërsa merrte abdest me një ‘mudd’.”[18] ndërsa një ‘saë’ plotësohet nga katër ‘mudda’, e një ‘mudd’ peshon afërsisht gjysmë litre ujë.

    1. Përpikëria në avdes

     Kjo do të thotë që uji të përshkojë të gjitha pjesët e trupit që përfshihen në avdes në mënyrë që të mos mbesë asnjë pjesë e gjymtyrëve pa mos arritur uji në to. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të synosh faljen e namazit, merr avdes me përpikëri dhe fute ujin mes gishtave të duarve dhe të këmbëve.”[19] madje edhe nëse uji është i ftohtë gjatë dimrit dhe i nxehtë gjatë verës. Pra gjithsesi, avdesi duhet bërë me përpikëri, ndërsa në këso raste shpërblimi është shumë më i madh. Kjo, sepse përpikëria gjatë avdesit në kushte jo të favorshme është prej veprave më të vlefshme.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: A dëshironi t’ju tregoj se me çka All-llahu i shlyen mëkatet e juaja dhe me çka i lartëson gradat tuaja? Të pranishmit i thanë: “Po, o i Dërguari i All-llahut!” I Dërguari i All-llahut u tha: “Marrja e avdesit edhe atëherë kur është vështirë…”[20]

    1. Shmangia e të folurit dhe qeshjes gjatë avdesit

     Gjatë marrjes së abdestit preferohet të mos flitet përveç në raste në domosdoshme, si urdhri në të mirë, ndalimi nga e keqja, udhëzimi i ndonjë të humburi apo kthimi i selamit, etj.

    1. Të dhënit përparësi gjymtyrëve të djathta para atyre të majtave gjatë avdesit

     Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të merrni avdes, filloni me të djathtat.”[21] Ndërsa në hadithin që na e përcjellë Ibën Abbasi radijAll-llahu anhuma, e që ka të bëjë me përshkrimin e avdesit të Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, thuhet: “… pastaj morri një grusht ujë dhe e lau me të dorën e djathtë, pastaj morri një grusht ujë dhe e lau me të dorën e majtë, pastaj i dha mes’h kokës, morri një grusht ujë, e hodhi mbi këmbën e djathtë të tij dhe e lau, pastaj morri një grusht tjetër me ujë dhe me të e lau këmbën e majtë të tij…”[22]

    Nga Aisheja radijAll-llahu anha na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Preferonte anën e djathtë kur vishte sandalet, kur krihte flokët, kur lahej dhe në të gjitha çështjet e tij.”[23]

    1. Të marrim avdes ashtu siç merrte Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem

     Forma e avdesit të Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem është transmetuar në disa hadithe. Prej tyre është hadithi që na përcillet nga Othmani radijAll-llahu anhu i cili kërkoi që t’i sillet një enë me ujë, nga e cila morri avdes. Së pari lau duart tri herë, pastaj gargariti dhe bëri istinshak,[24] pastaj lau fytyrën e tij tri herë, pastaj e lau krahun e djathtë deri në bërryl, pastaj krahun e majtë njëlloj si të djathtin, pastaj i dha mes’h kokës, pastaj e lau këmbën e djathtë deri në nyje tri herë, pastaj edhe këmbën e majtë njëlloj si të djathtën, e pastaj tha: “E kam parë të dërguarin e All-llahut duke marrë avdes kështu siç morra unë tani, dhe pasi përfundoi avdesin tha: Kush merr avdes kështu sikur unë, pastaj i falë dy rekate me përkushtim dhe përqendrim, do t’i falen mëkatet e kaluara.”[25]

    Në vazhdim, shkurtimisht do të përmendi mënyrën e marrjes së avdesit: Në fillim duhet thënë ‘Bismil-lah’, pastaj lahen duart tri herë, pastaj bëhet gargaritja tri herë si dhe istinshaku tri herë, pastaj lahet fytyra tri herë, pastaj lahet krahu i djathtë deri në bërryl tri herë dhe njëjtë veprohet edhe me krahun e majtë, pastaj i jepet mes’h kokës një herë duke e lagur dorën dhe duke e përshkuar kokën nga vendi ku fillojnë flokët e deri ku përfundojnë ato dhe anasjelltas si dhe duke i larë veshët. Pastaj lahet këmba e djathtë deri në nyje tri herë dhe kështu veprohet edhe me këmbën e majtë. Pas kësaj duhet thënë këto lutje: Eshhedu en la ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike lehu ve Eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu.” (Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç All-llahut, që është i Vetëm e i Pashoq, dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Tij). All-llahummexh’alni minet-tevvabine vexh’alni minel mutetahhirin.” (O All-llah, më bëj prej atyre që pendohen dhe më bëj prej të pastërve). Subhaneke All-llahumme ve bi hamdike, Eshhedu en la ilahe il-la Ente; estagfiruke ve etubu ilejke.” (I Lartësuar je ti, o All-llahu im, Ty të përket falënderimi. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Teje, kërkoj falje prej Teje dhe te Ti pendohem).”[26] Nëse e bën këtë, atij i hapen tetë dyert e xhennetit dhe e ka mundësinë të zgjedhë cilën të dojë prej tyre. Kështu është transmetuar në hadith sahih nga Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem.[27]

     9.Larja e gjymtyrëve nga tri herë

     Kemi transmetime nga Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem se ka marrë avdes duke larë gjymtyrët nga një herë.[28] Po ashtu kemi transmetime si i ka larë nga dy herë.[29] Por avdesi më i plotë është që gjymtyrët të lahen nga tri herë, siç ka vepruar Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem dhe shumica e transmetimeve e thonë këtë gjë.

    1. Mosshtuaraja më tepër se tri herë

     Kjo gjë është në kundërshtim me sunnetin e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem. Një herë, Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem morri avdes duke larë gjymtyrët nga tri herë, e pastaj tha: “Kështu merret avdes. Ai që e shton apo e pakëson, ka vepruar keq dhe ka bërë padrejtësi.”[30] Pra, shtuarja më tepër se tri herë nuk është e lejuar.

    1. Larja e duarve tri herë para avdesit

     Kjo gjë është përmendur në hadithin që e transmeton Othmani radijAll-llahu anhu, që e tregon formën e avdesit të Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ku mes tjerash thuhet: “… e zbrazi pak ujë në duart e tij dhe i lau tri herë…”[31]

    1. Tertipi gjatë marrjes së avdesit

     Këtë gjë e bazojmë në hadithet që transmetohen nga Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, i cili fillonte me larjen e duarve, gargaritjen, istinshakun, larjen e fytyrës, larjen e krahëve deri në bërryla, mes’hun e kokës dhe veshëve dhe përfundonte me larjen e këmbëve deri në nyje. Ky tertip nuk duhet prishur qëllimisht duke e pasur parasysh që Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem nuk e ka prishur asnjëherë.[32]

    1. Bërja e maksimumit gjatë gargaritjes dhe istinshakut

    Kjo ka të bëjë me joagjëruesin, sepse Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ia ka ndaluar agjëruesit të bëjë maksimumin në gargaritje dhe istinshak duke thënë: “Jepe maksimumin në istinshak përveç nëse je duke agjëruar.”[33]

    1. Futja e gishtave në mjekrën e dendur

    Nëse mjekra është e dendur, atëherë preferohet futja e gishtave të lagur në të për ta pastruar, bazuar në hadithin që na e përcjellë Enesi radijAll-llahu anhu i cili thotë se i dërguari i All-llahut kur merrte abdest, merrte një grusht ujë dhe e lagte pjesën e qafës nën mjekër dhe pastaj e pastronte mjekrën me gishta duke i futur në mjekër, e pastaj ka thënë: “Kështu më ka urdhëruar Zoti im i Madhërishëm.”[34]

    1. Pastrimi ndërmjet gishtave të duarve dhe këmbëve

    Kjo po ashtu është prej përpikërisë gjatë avdesit. Ko do të thotë lagia me ujë vendet mes gishtave të duarve dhe të këmbëve bazuar në hadithin e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Laji pjesët mes gishtave të duarve dhe këmbëve.”[35]

    Preferohet që pastrimi i pjesëve mes gishtave të bëhet me gishtin e vogël, ngase Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem “kur merrte avdes, i pastronte pjesët mes gishtave të këmbës me gishtin e vogël.”[36]

    1. Mes’hi i flokëve të kokës deri në qafë

    Kështu ka qenë udhëzimi i Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, i cili kur merrte avdes “e fuste dorën në enë dhe e përshkonte kokën e tij duke filluar nga flokët e përparme e deri te qafa dhe anasjelltas…”[37] Kjo do të thotë se ai i ka dhënë mes’h kokës duke filluar nga fillimi i flokëve e deri në qafë, e pastaj anasjelltas duke përfunduar në vendin nga i cili kishte filluar. Kjo gjë është transmetuar edhe në hadithe të tjera.

    1. Mes’hi i veshëve jashtë dhe brenda

    Këtë e bazojmë në veprimin e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, në atë se kjo është prej plotësimit të avdesit si dhe në atë atë se veshët janë pjesë e kokës. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Veshët janë pjesë e kokës.”[38]

    Tirmidhiu thotë: “Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve nga sahabët e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem dhe të tjerëve pas tyre. Të gjithë janë të mendimit se veshët janë pjesë përbërëse e kokës.

    Këtë mendim po ashtu e mbështesin edhe Sufjan Eth-Theuriu, Ibën Mubareku, Shafiiu, Ahmedi dhe Is’haku.”[39]

    Kështu, gjatë pastrimit, me gishtat e mëdhenj e pastron anën e jashtme, ndërsa me gishtat tregues e pastron anën e brendshme të veshëve. Pastaj i rrotullon gishtat që t’ju japë mes’h pjesës së jashtme dhe të brendshme të veshëve.

    1. Kujdesi për larjen e thembrave

    Gjatë avdesit duhet pasur kujdes dhe duhet qenë i bindur se uji ka prekur thembrat, sepse mosarritja e ujit deri te një pjesë e gjymtyrës do të thotë se avdesit nuk është i vlefshëm, dhe si rrjedhojë, edhe namazi nuk është i vlefshëm. Kjo gjithashtu është prej përpikërisë dhe plotësisë së avdesit. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Plotësojeni avdesin, mjerë për thembrat (e paprekura me ujë) nga zjarri (i xhehennemit).”[40] Ky kërcënim i ashpër është argument i fuqishëm për obligueshmërinë e kujdesit ndaj larjes së thembrave, të cilës shumë prej njerëzve nuk ia venë mendjen.[41]

    1. Avdesi të merret në vend të pastër

    Kjo, për arsye se besimtari që merr avdes, e fillon avdesin me bismil-lah, e pastaj menjëherë pas avdesit i thotë lutjet e posaçme pas avdesit. Prandaj avdesi duhet bërë në vend të pastër.

    1. Preferohet që të rrihet vazhdimisht me avdes

    Muslimanit i preferohet që vazhdimisht të rrijë me avdes, madje edhe jashtë kohëve të namazit, që ta përmendë All-llahun duke qenë me avdes.

    Nga Muhaxhir ibën Kunfudhi radijAll-llahu anhu na përcillet se shkoi te Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem dhe e gjeti duke urinuar, dhe nuk ia ktheu selamin derisa morri avdes, e pastaj i kërkoi falje atij duke i thënë: “Unë e urrej që ta përmend All-llahun e Madhërishëm përveçse duke qenë me avdes.”[42]

    1. Ripërtëritja e abdestit pas çdo prishjeje të tij

    Këtë e bazojmë në fjalën e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Avdesit i rri gati vetëm besimtari.”[43]

    1. Lutjet pas avdesit

    Lutjet pas avdesit janë: “Eshhedu en la ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike lehu ve Eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu.” (Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç All-llahut, që është i Vetëm e i Pashoq, dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Tij). “All-llahummexh’alni minet-tevvabine vexh’alni minel mutetahhirin.” (O All-llah, më bëj prej atyre që pendohen dhe më bëj prej të pastërve). “Subhaneke All-llahumme ve bi hamdike, Eshhedu en la ilahe il-la Ente; estagfiruke ve etubu ilejke.” (I Lartësuar je ti, o All-llahu im, Ty të përket falënderimi. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Teje, kërkoj falje prej Teje dhe te Ti pendohem).

    Nga Omeri radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “I dërguari i All-llahut ka thënë: Kush prej jush merr avdes me përpikëri dhe pastaj thotë: Eshhedu en la ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike lehu ve Eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu, do t’i hapen tetë dyert e xhennetit, dhe do të hyjë nga cila derë të dëshirojë.”[44]

    Nga Ebu Seidi radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush merr avdes e pastaj thotë: Subhaneke All-llahumme ve bi hamdike, Eshhedu en la ilahe il-la Ente; estagfiruke ve etubu ilejke, do të regjistrohet në një fletë të bardhë, e pastaj do të vuloset dhe nuk do të shlyhet deri në ditën e kiametit.”[45]

    1. Falja e dy rekateve pas avdesit

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem na ka nxitur në këtë gjë dhe ka thënë: “Kush merr avdes me përpikëri, e pastaj falë dy rekate namaz në të cilat nuk është i shkujdesur, do t’i falen mëkatet e kaluara.”[46] Po ashtu ka thënë: “Çdo mysliman i cili merr avdes me përpikëri, e pastaj i falë dy rekate namaz duke qenë i përqendruar me zemrën dhe fytyrën e tij, atij i bëhet obligim xhenneti.”[47]

    Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i ka thënë Bilalit në namazin e sabahut: “O Bilal, më trego për veprën më shpresëdhënëse për ty që e ke bërë në islam, sepse unë e dëgjova (në ëndërr) zhurmën e nallaneve të tua para meje në xhennet?” Ai tha: “O i dërguari i All-llahut, punën më shpresëdhënëse për mua që e kam bërë është se çdoherë që kam marrë avdes, qoftë natën apo ditën, nuk kam lënë pa falur atë që më është urdhëruar ta falë.”[48]

     

    [1] Sahih: shënon Muslimi (244).

    [2] Sahih: shënon Muslimi (229).

    [3] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (6433) dhe Muslimi (226).

    [4] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (1142) dhe Muslimi (776).

    [5] Sahih: shënon Muslimi (223).

    [6] Sahih: shënon Muslimi (250).

    [7] Sahih: shënon Muslimi (249).

    [8] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (1149) dhe Muslimi (2458). Ndërsa Bilali radijAll-llahu anhu me këtë ka pasur për qëllim se pas çdo avdesi ka falur dy rekate namaz nafile. Ky është një sunnet i Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem. (shën. përkth.)

    [9] Sahih: shënon Muslimi (234).

    [10] Sahih: shënon Muslimi (251).

    [11] Shkëputur nga libri Minhaxhus-Salihin, fq. 134-135.

    [12] Hasen: shënojnë Ibën Maxhe (397), Ahmedi (11309), Hakimi në Mustedrek dhe Darimiu në Sunenin e tij. Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (7573) e ka klasifikuar si hadith hasen.

    [13] Hasen: shënon Taberaniu në Mu’xhemus-Sagir (1/131), ndërsa Hejthemiu në librin e tij Mexhmeuz-Zevaid (1/220) thotë: “Senedi i këtij hadithi është hasen.”

    [14] Sahih: shënojnë Ahmedi (1/3), Ebu Ja’la (1/103), Ibën Ebi Asimi (2/4) dhe Darekutniu në El-Ilel (1/277). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (3695) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [15] Sahih: shënon Maliku (1/66), Shafiiu (1/13), Ibën Ebi Shejbe (1/155) dhe Bejhekiu (1/35). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (5317) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [16] Saë: Sasi e ujit që e marrim kur i bashkojmë dy duart dhe i mbushim me ujë katër herë. (shën. përkth.)

    [17] Mudd: Sasi e ujit që e marrim kur i bashkojmë dy duart dhe i mbushim me ujë një herë. (shën. përkth.)

    [18] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (201) dhe Muslimi (325).

    [19] Sahih: shënon Ibën Maxhe (447). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (739) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [20] Sahih: shënon Muslimi (251).

    [21] Sahih: shënon Ibën Maxhe (402). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (454) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [22] Sahih: shënon Buhariu (140).

    [23] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (168) dhe Muslimi (268).

    [24] Istinshak: thithja e ujit me hundë gjatë abdestit apo guslit. (shën. përkth.)

    [25] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (160) dhe Muslimi (226).

    [26] Sahih: shënon Tirmidhiu (55). Shejh Albani në librin e tij Sahih et-Tirmidhi e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [27] Shkëputur nga libri Fetava ve Resail. Ndërsa kjo fetva është nga Shejh Uthejmini, All-llahu e mëshiroftë.

    [28] Sahih: shënon Buhariu (157).

    [29] Sahih: shënon Buhariu (158).

    [30] Hasen: shënojnë Ebu Davudi (135) dhe Nesaiu (140). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (7015) e ka klasifikuar si hadith hasen.

    [31] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (142) dhe Tirmidhiu (38). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (927) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [32] Shkëputur nga libri Meusuatul-Adabil-Islamijje (2/871).

    [33] Shënojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu. Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (927) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [34] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (145), Bejhekiu (1/54) dhe Hakimi (1/149). Shejh Albani në librin e tij Irvaul-Galil (92) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [35] Sahih: shënon Ahmedi (1/287). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (3239) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [36] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (148), Tirmidhiu (40) dhe Ibën Maxhe (446). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (4700) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [37] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (192) dhe Muslimi (235).

    [38] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (148), Tirmidhiu (40) dhe Ibën Maxhe (446). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (4700) e ka klasifikuar si hadith sahih. Ndërsa me këtë Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka dashur të thotë se kur t’i jepet mes’h kokës njëkohësisht duhet të pastrohen edhe veshët, sepse edhe për veshët, si pjesë përbërëse e kokës, vlen e njëjta dispozitë fetare, pra pastrimi i tyre është farz sikurse koka. (shën. përkth.)

    [39] Sunen Et-Tirmidhi (1/54-55).

    [40] Sahih: shënon Ibën Maxhe (455). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (368) e ka klasifikuar si hadith sahih. Baza e këtij hadithi gjendet te Buhariu (60, 96, 163) dhe Muslimi (241).

    [41] Shkëputur nga libri Meusuatul-Adabil-Islamijje (2/874-875).

    [42] Sahih: shënon Ebu Davudi (17) Shejh Albani në librin e tij Es-Silsiletus-Sahiha (834) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [43] Hasen: shënon Ibën Maxhe (277). Shejh Albani në librin e tij Es-Silsiletus-Sahiha (115) e ka klasifikuar si hadith hasen.

    [44] Sahih: shënon Muslimi (234).

    [45] Sahih: shënojnë Nesaiu në Es-Sunenul-Kubra (9909) dhe Hakimi (1/564). Shejh Albani në librin e tij Es-Silsiletus-Sahiha (2333) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [46] Hasen: shënojnë Ebu Davudi (905) dhe Ahmedi (4/117). Shejh Albani në librin Sahih el-Xhami’ (6165) e ka klasifikuar si hadith hasen.

    [47] Sahih: shënon Muslimi (234).

    [48] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (1149) dhe Muslimi (2458). Po ashtu shih Sahih Fikhis-Sunneh (1/122,126). Ndërsa Bilali radijAll-llahu anhu me këtë ka pasur për qëllim se pas çdo abdesti ka falur dy rekate namaz nafile. Ky është një sunnet i Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem. (shën. përkth.)

     

    www.thirrjaislame.com

  • EDUKATA GJATË PASTRIMIT NGA NEVOJA FIZIOLOGJIKE

    EDUKATA GJATË PASTRIMIT NGA NEVOJA FIZIOLOGJIKE

    Myslimani pasi të hyjë në nevojtore dhe të kryejë nevojën fiziologjike, duhet ta pastrojë avretin e tij me ujë. Por, a thua cilat janë rregullat e pastrimit nga nevoja fiziologjike?

    Në vazhdim, do të përmendim disa rregulla të cilat myslimani duhet përvetësuar gjatë pastrimit nga nevoja fiziologjike:

     

    1. Të mos pastrohet me dorën e djathtë

     

    Këtë e bazojmë në hadithin e Ebu Katades, i cili thotë: I dërguari i All-llahut ka thënë: “Mos e prekni organin gjenital me dorën e djathtë gjatë urinimit, mos u pastroni nga nevoja fiziologjike me dorën e djathtë dhe mos fryni në enë.”[1]

    Një njeri e pyeti Selman el-Farisiun radijAll-llahu anhu: “Pejgamberi juaj ju ka mësuar madje edhe pastrimin nga nevoja fiziologjike? Ai tha: Po. Ai na ka ndaluar të kthehemi me fytyrë nga kibleja gjatë nevojës së madhe apo të vogël, apo të pastrohemi me dorën e djathtë apo të mjaftohemi për pastrim nga nevoja fiziologjike me më pak se tre gurë.”[2]

     

    1. Të mos e prekë organin gjenital me dorën e djathtë

     

    Këtë e bazojmë në hadithin e Ebu Katades që u përmend më lartë.

     

    1. Ta fërkojë dorën me dhe pas nevojës fiziologjike ose ta lajë me sapun ose diçka të ngjashme me të

     

    Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem kur shkonte në nevojtore, unë i sillja ujë në një enë. Ai pastrohej me të, e pastaj e përshkonte dorën në tokë.”[3]

    Kuptimin e këtij hadithi e ndihmon edhe hadithi që na e përcjellë Mejmuneja radijAll-llahu anha,[4] e cila thotë: “… pastaj e derdhi (d.m.th. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ujin mbi organin e tij gjenital dhe e lau me dorën e majtë. Pastaj e preku tokën dhe e lau dorën.”[5]

     

    1. Të mos pastrohet me bajgë apo asht

     

    Prej gjërave që janë në kundrështim me sunnetin e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem është se disa njerëz gjatë pastrimit nga nevoja fiziologjike përdorin ndonjë asht, bajgë, ndërsa disa të tjerë përdorin ndonjë fletë të shkruar. Përdorimi i fletëve të shkruara, pa dyshim, është i ndaluar, sepse ka mundësi që të përmbajë ndonjë ajet apo hadith të Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem “ka ndaluar që pastrimi të bëhet me asht, bajgë ose qymyrgur.”[6]

    Ndërsa në hadithin që na e përcjellë Selmani radijAll-llahu anhu përmendet se “Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar pastrimin nga nevoja fiziologjike me qymyrgur apo asht.”

    Nga ibën Mes’udi radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mos u pastroni (nga nevoja fiziologjike) me bajgë apo asht, sepse këto janë ushqim i vëllezërve tuaj xhinnë.”[7]

    Nga Ibën Mes’udi radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Më erdhi një delegat nga xhinnët dhe unë shkova me të, e pastaj u lexova kur’an.” Ibën Mes’udi thotë: “Ai doli dhe na i tregoi gjurmët e tyre dhe gjurmët e zjarreve të tyre. Ata kërkuan prej tij ushqim, ndërsa ai u tha: Juve ju takon të hani çdo asht për të cilin është përmendur All-llahu (gjatë therjes së asaj kafshe), i cili kur bie në duart tuaja, i kthehet mishi, dhe kafshëve tuaja ju takon të hanë çdo bajgë. Pastaj Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem tha: Mos u pastroni (nga nevoja fiziologjike) me këto dy gjëra, sepse ato janë ushqim për vëllezërit tuaj xhinnë.”[8]

    Arsyeja përse ndalohet pastrimi nga nevoja fiziologjike me asht është për shkak të substancës së lëngshme të ashtit e cila nuk ngjitet mirë për të, ose për shkak se zakonisht ashti në vete ka edhe dhjamë, ose për shkak të të qenit ushqim i xhinnëve. Kjo është gjëja që është përmendur në hadith, ndërsa në të njëjtin rang hynë edhe ushqimet e tjera. E për sa i përket bajgës, arsyeja e ndalimit të pastrimit me të është për shkak se ajo është e fëlliqur në vete, ndërsa fëlliqësira nuk largohet me fëlliqësirë.[9]

     

    1. Mospastrimi me më pak se tre gurë

     

    Nëse myslimani gjendet në ndonjë vend të shkretë dhe nuk gjen dot ujë për t’u pastruar nga nevoja fiziologjike, atëherë këtë duhet ta bëjë me jo më pak se tre gurë, sepse Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar pastrimin me më pak se tre gurë.

    Abdurr-Rrahman ibën Jezidi thotë: Një njeri e pyeti Selman el-Farisiun radijAll-llahu anhu: “Pejgamberi juaj ju ka mësuar madje edhe pastrimin nga nevoja fiziologjike? Ai tha: Po. Ai na ka ndaluar të kthehemi me fytyrë nga kibleja gjatë nevojës së madhe apo të vogël, apo të pastrohemi me dorën e djathtë apo të mjaftohemi për pastrim nga nevoja fiziologjike me më pak se tre gurë, apo të pastrohemi me bajgë apo asht.”[10]

     

    1. Mospastrimi me fleta të gazetave dhe revistave

     

    Ne e dimë se gjatë pastrimit nga nevoja fiziologjike lejohet përdorimi i pecetave, sepse qëllimi i pastrimit është largimi i gjurmëve të fëlliqësirës, pa marrë parasysh se a bëhet kjo me pecetë, stof, dhé apo gurë. Por nuk lejohet që njeriu të pastrohet nga nevoja fiziologjike me diçka që sheriati e ka ndaluar, si ashti dhe bajga, sepse eshtrat janë ushqim i xhinnëve nëse janë të kafshës së therur. E nëse është kafsha jo e therur, atëherë eshtrat e saj janë të fëlliqura, ndërsa gjëja e fëlliqur nuk mund të jetë pastruese. Ndërsa për sa i përket bajgës, nëse janë të fëlliqura, atëherë gjëja e fëlliqur nuk mund të jetë pastrues, e nëse nuk është e fëlliqur, atëherë ajo është ushqim për kafshët e xhinnëve.[11]

    Po ashtu nuk lejohet pastrimi nga nevoja fiziologjike me fletë gazetash apo revistash, sepse ato mund të përmbajnë emrin e All-llahut të Madhërishëm apo ndonjë ajet nga kur’ani, etj.

     

    [1] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (153) dhe Muslimi (267).

    [2] Sahih: shënon Muslimi (262).

    [3] Hasen: shënojnë Ebu Davudi (45), Nesaiu (50), Ibën Maxhe (358) dhe Ahmedi (8043). Shejh Albani në librin El-Mishkah (360) e ka klasifikuar si hadith hasen.

    [4] Mejmune Bintu Harith: njëra nga bashkëshortet e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem. (shën. përkth.)

    [5] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (266) dhe Muslimi (317).

    [6] Sahih: shënon Ebu Davudi (39). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (6826) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [7] Sahih: shënon Tirmidhiu (18). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (7325) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [8] Sahih: shënon Muslimi (450).

    [9] Shkëputur nga libri Neljul-Evtar (1/126).

    [10] Sahih: shënon Muslimi (263).

    [11] Shkëputur nga libri Fetavan-Nisa’, fq. 12-13. Autor: Muhammed ibën Salih el-Uthejmin dhe një grup dijetarësh.

     

    www.thirrjaislame.com

  • EDUKATA GJATË NEVOJËS FIZIOLOGJIKE (Pjesa E tretë)

    EDUKATA GJATË NEVOJËS FIZIOLOGJIKE (Pjesa E tretë)

    1. Mosbartja me vete të diçkaje që përmbanë përmendjen e All-llahut të Madhërishëm

     

    Kjo është prej gjërave të papëlqyeshme ndaj të cilave myslimani duhet pasur kujdes.

    Neveviu, All-llahu e mëshiroftë, thotë: “Bartja e gjërave në të cilat ka përmendje të All-llahut (gjatë nevojës fizioligjike) është e mekruh (e urryer).”[1]

    Shejh Abdullah ibën Abdurr-Rrahman El-Xhibrini thotë: “Ekzistojnë argumente që ndalojnë hyrjen në vendet e fëlliqura duke pasur me vete diçka që ka përmendje të All-llahut, por nganjëherë njeriu mund të jetë i detyruar të mbajë diçka të tillë me vete. Në këtë rast, nëse ajo gjë është e fshehur dhe e paqartë, njeriu nuk ka gjynah.

    Një shembull i tillë është unaza në të cilën shkruan emri i All-llahut, si tek emri Abdullah apo Abdurr-Rrahman. Nëse njeriu ka mundësi ta heqë unazën dhe në nevojtore të hyjë pa të, atëherë kjo do të kishte qenë më e lavdëruar. Por nëse nuk ka mundësi, atëherë e mbulon shkrimin e unazës me dorë që të mos duket.

    Prandaj, nëse ke diçka që përmbanë shehadetin apo ndonjë prej emrave të All-llahut, atëherë e ke për obligim ta fshehësh atë në xhep, por nëse ke mundësi ta heqësh krejt nga vetja dhe të mos hysh me to në nevojtore, kjo është më e mirë.”[2]

     

    1. Zgjedhja e vendeve të buta gjatë nevojës fiziologjike dhe largimi nga vendet e forta që papastërtia të mos i kthehet atij

     

    1. Përmbajtja në rregullat e pastrimit pas nevojës fiziologjike

     

    1. Shmangia e të folurit gjatë nevojës fiziologjike përveç në rast nevoje

     

    Biseda gjatë kryerjes së nevojës fiziologjike është e papëlqyer, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për dhikër ndaj All-llahut apo ndonjë fjalë tjetër, përveç në raste të patjetërsueshme, të cilat do t’i përmendim në vazhdim:

    Nga Ibën Omeri radijAll-llahu anhuma na përcillet se “një njeri kishte kaluar pranë Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ndërsa ai po urinonte, dhe e kishte përshëndetur me selam, ndërsa Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem nuk ia kishte kthyer selamin.”[3]

    Nëse dikush pyet dhe thotë: Ky hadith nuk argumenton ndalimin e bisedës në përgjithësi, por argumenton ndalimin vetëm të dhikrit.

    Ne themi: Ky hadith, në të vërtetë, argumenton ndalimin e bisedës në përgjithësi, sepse Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem nuk ia ka kthyer selamin dhe nuk ka folur me të asnjë fjalë tjetër derisa nuk e ka kryer nevojën. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka pasur mundësi t’i thotë atij: Do të ta kthej selamin pas pak kohe, ose diçka të ngjashme… Sikur biseda të kishte qenë e lejuar, Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem nuk do ta linte për më vonë.

    Por nëse të folurit është i domosdoshëm, atëherë lejohet, si p.sh. tërheqja e vërejtjes ndaj një të verbri që shkon në drejtim të ndonjë grope, ose diçka e ngjashme me këtë.

    Ndërsa kur teshtinë, ai duhet falënderuar All-llahun me zemër duke demostruar me këtë madhërimin e emrit të All-llahut duke mos e përmendur me gojë në vendin ku kryhet nevoja fiziologjike.

     

    1. Të thotë: ‘Gufraneke’ kur del nga nevojtorja

    Nga Aisheja radijAll-llahu anha na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem kur dilte nga nevojtorja thoshte: “Gufraneke.” [4] që d.m.th. ‘Kërkoj faljen Tënde, o All-llah’.

     

    1. Mosurinimi në vrima

     

    Dijetarët thonë që një gjë e tillë është e papëlqyeshme për shkak se njeriu mund të përballet me ndonjë gjë të padëshirueshme, si p.sh nga vrima t’i dalë ndonjë gjarpër apo akrep. Dihet se prej parimeve të sheriatit është mbrojtja e njeriut. Prandaj ai nuk duhet ta fusë veten në rrezik dhe nuk duhet t’i pengojë gjallesat e tokës.

    Na përcillet nga Katadeja, i cili e ka dëgjuar Abdullah ibën Sirxhisin duke thënë: “I dërguari i All-llahut ka ndaluar urinimin në vrima. Dikush e pyeti Kataden: Përse nuk bën të urinohet në vrima? Ai u përgjigj: Thuhet se ato janë vendbanime të xhinnëve.”[5]

     

    1. Moskryerja e nevojës fiziologjike në varreza

     

    Ndodhë që njeriu ndonjëherë të shkojë te varrezat dhe kur ndien se ka nevojë fiziologjike, ai e bën atë mes varrezave dhe nuk çanë kokën fare për ndershmërinë e të varrosurve… Ky është një gabim i madh dhe prandaj Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar një gjë të tillë dhe ka thënë: “Të ecë mbi prush, shpatë apo të vendos shputën time mbi thumbat e nallaneve të mia e të ecë është më e dashur për mua sesa të ecë mbi varrin e një myslimani. Kryerja e nevojës fiziologjike në mes varrezave apo në mes të tregut, për mua është e njëjtë.”[6]

    Kuptimi i hadithit: Myslimanit siç i ndalohet të kryejë nevojën fiziologjike dhe të zbulojë avretin e tij para njerëzve në treg, ashtu i ndalohet edhe të kryejë nevojën fiziologjike dhe të zbulojë avretin e tij mes varrezave.

     

    1. Larja e dorës pas nevojës fiziologjike

     

    Prej gabimeve të përhapura në mesin e shumë njerëzve është se pas nevojës fiziologjike nuk i lajnë duart me sapun apo ndonjë pastrues tjetër. Ndërsa disa të tjerë e lajnë dorën vetëm me ujë. Të gjitha këto janë në kundërshtim me udhëzimin e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, i cili pas nevojës fiziologjike e lante dorën me ndonjë pastrues, ndërsa pastruesi më i mirë i asaj kohe ka qenë dheu, i cili tërësisht e neutralizon aromën e pakëndshme nga dora. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ndonjëherë e përshkonte dorën e tij në dhe, e pastaj e lante me ujë, e ndonjëherë e fërkonte me dhe, e pastaj e lante me ujë.

    [1] Shkëputur nga libri Revdatut-Talibin (1/66).

    [2] Shkëputur nga libri Fetaval-Mer’etil-Muslime, fq.10. Autor: Një grup dijetarësh.

    [3] Sahih: shënon Muslimi (370).

    [4] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (30), Tirmidhiu (7) dhe Ibën Maxhe (300). Shejh Albani në librin e tij Irvaul-Galil (52) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [5] Daif: shënojnë Ebu Davudi (29) dhe Ahmedi (20251). Shejh Albani në librin e tij Daif el-Xhami’ (6003) e ka klasifikuar si hadith daif.

    [6] Sahih: shënon Ibën Maxhe (1567) dhe ka thënë: Senedi i këtij hadithi është sahih. Shejh Albani në librin e tij Irvaul-Galil (63) e ka klasifikuar si hadith sahih.

     

    www.thirrjaislame.com

  • EDUKATA GJATË NEVOJËS FIZIOLOGJIKE (Pjesa E dytë)

    EDUKATA GJATË NEVOJËS FIZIOLOGJIKE (Pjesa E dytë)

    1. Të thënit ‘Bismil-lah’ dhe kërkimi i mbrojtjes nga All-llahu para hyrjes në nevojtore

    Kjo ka të bëjë me atë nëse ai hyn në nevojtore, ndërsa nëse është në ndonjë vend të hapur, atëherë këto fjalë i thotë gjatë përvjeljes së rrobave para kryerjes së nevojës fiziologjike

    D.m.th. duhet thënë: Bismil-lah, All-llahumme inni eudhu bike minel-hubthi vel-habaith.”, që do të thotë: “Me emrin e All-llahut! O All-llah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga të këqijtë (djajtë meshkuj) dhe nga të këqijat (djajtë femra)”, bazuar në hadithin e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem: Perdja mes xhinnëve dhe avretit të bijve të Ademit është që kur të hyjnë në nevojtore të thonë: Bismil-lah.”[1]

    Po ashtu nga Enesi radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “I dërguari i All-llahut kur hynte në nevojtore thoshte: All-llahumme inni eudhu bike minel-hubthi vel-habaith.”[2]

     

    1. Mosurinimi në vendin ku bëhet dush

     

    Kjo sidomos ka të bëjë me rastin kur në atë vend mblidhet uji dhe njeriu nuk ka mundësi t’i shmanget, si banja e të ngjashme me të, ndërsa “…Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar që njeriu të urinojë në vendin ku lahet.”[3]

     

    1. Mosurinimi në ujë të amullt

     

    Ne e dimë se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar urinimin në vendin ku lahemi dhe në ujë të rrjedhshëm.

    Nga Xhabiri radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “I dërguari i All-llahut ka ndaluar urinimin në ujë të amullt.”[4]

    Kjo, sepse uji është një begati e madhe të cilën duhet ruajtur derisa të mbarojë jeta në sipërfaqen e tokës. All-llahu i Madhërishëm thotë: Dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi.”[5]

    Prandaj Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem në veçanti e ka ndaluar urinimin në ujë të amullt, sepse ai më shumë ndikohet nga papastërtia sesa uji i rrjedhshëm, dhe se kjo gjë i pengon njerëzit nga përfitimi prej atij uji.

     

     

    1. Moskryerja e nevojës fiziologjike në rrugën ku kalojnë njerëz apo nën hije ku ata gjejnë çlodhjen

     

    Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ruajuni nga dy të mallkuarit.” Thanë: “Kush janë dy të mallkuarit, o i dërguari i All-llahut?” Ai tha: “Ai që kryen nevojën në rrugën ku kalojnë njerëzit dhe në hijen ku ata gjejnë çlodhjen.”[6]

    Hattabiu thotë: “Qëllimi me dy të mallkuarit është dy gjërat që e tërheqin dhe shkaktojnë mallkimin. Kjo sepse kush i bën këto dy gjëra mallkohet dhe shahet, d.m.th. zakonisht njerëzit i mallkojnë apo i shajnë, por pasi që këto dy gjëra janë shkak për mallkimin, atëherë mallkimi u është përshkruar atyre dy njerëzve që i bëjnë ato dy gjëra.

     

    1. Mbulimi dhe largimi nga sytë e njerëzve sidomos gjatë nevojës fiziologjike

     

    Kjo, për arsye se myslimani e ka haram të shikojë në avretin[7] e vëllait të tij mysliman.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Të mos shikojë burri në avretin e burrit, e as gruaja në avretin e gruas…”[8], e ai që e kryen nevojën fiziologjike para të tjerëve bëhet shkak që ata të bien në mëkatin e shikimit në avretin e tij, ndërsa që të dy janë të barabartë në mëkat.

    Prej udhëzimit të Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka qenë që ai gjatë nevojës fiziologjike është larguar nga shikimi dhe dëgjimi i njerëzve.

    Nga Xhabiri radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “Ishim në një udhëtim me Pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, dhe sa herë që kishte nevojë fiziologjike largohej aq shumë nga njerëzit saqë nuk shihej.”[9]

    Nga Abdullah ibën Xha’feri radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “Gjëja më e dashur për Pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem për t’u mbuluar gjatë nevojës fiziologjike ishte ndonjë vend i lartë apo degët e palmave.”[10]

     

    1. Hyrja në nevojtore me këmbën e majtë dhe dalja me të djathtën

     

    Sheukaniu thotë: “Për sa i përket hyrjes me të majtën e daljes me të djathtën, kjo ka një arsye, e që është se në gjërat e ndershme e të pastërta përgjithësisht përdoret dora e djathtë, ndërsa në ato të pandershmet e të papastra, e majta. Ekzistojnë edhe argumente që përgjithësisht e vërtetojnë këtë gjë.”[11]

    [1] Sahih: shënojnë Tirmidhiu (606) dhe Ibën Maxhe (297). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (3611) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [2] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (142) dhe Muslimi (375).

    [3] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (28) dhe Nesaiu (238). Shejh Albani në librin e tij Sahih et-Tergibi vet-Terhib (154) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [4] Sahih: shënon Muslimi (281).

    [5] Kaptina El-Enbija’, ajeti 30.

    [6] Sahih: shënon Muslimi (269).

    [7] Avret: Pjesët e turpshme të trupit që nuk lejohet të shihen nga të tjerët përveç bashkëshortëve mes vete. Avreti i meshkujve është nga kërthiza e deri te gjunjtë, ndërsa avreti i femrave është tërë trupi i saj, përveç duarve dhe fytyrës sipas një mendimi të dijetarëve. (shën. përkth.)

    [8] Sahih: shënon Muslimi (338).

    [9] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (2) dhe Ibën Maxhe (335). Shejh Albani në librin e tij Sahih ibën Maxhe e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [10] Sahih: shënon Muslimi (342).

    [11] Shkëputur nga libri Es-Sejlul-Harar (1/64).

    www.thirrjaislame.com