Category: Tema Islame

  • ÇFARË MUNDËSH TË BËSH PËR NJË MINUTË!!

    ÇFARË MUNDËSH TË BËSH PËR NJË MINUTË!!

    1. Të lexosh suren Fatiha 7 herë dhe të fitosh 9800 shpërblime!

    2. Të lexosh suren Ihlas tri herë dhe ajo si sure është e barabartë me një të tretën e Kuranit!

    3. Të lexosh një faqe të Kuranit apo të mësosh një sure të shkurtër!

    4. Të thuash, la ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike lehu, lehu el mulku ve lehu el hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir, 20 herë, dhe të shpërblehesh si t’i lirosh 8 robër musliman!

    5. Të thuash SubhanAllahi ve bihamdihi, 100 herë, dhe të falen gjynahet e tua edhe nëse ato janë sa shkuma e detit!

    6. Të thuash, SubhanAllahi ve bihamdihi, SubhanAllahi el adhim, 50 herë, dhe këto janë dy fjalë të lehta për gjuhë, të rënda në peshore dhe të dashura për Allahun!

    7. Të thuash, la havle ve la kuvete il-la bil-lah, 50 herë, dhe kjo është thesar prej thesareve të Xhenetit!

    8. Të thuash, estagfirullah 100 herë, dhe kjo është sebep i faljes dhe hyrjes në Xhenet, dhe largimit të fatkeqësive dhe lehtësimi të punëve!

    9. Të lexosh dy faqe nga ndonjë libër i dobishëm, dhe me të ta shtosh diturinë dhe kuptimin, dhe kjo të ta lehtëson rrugën për në Xhenet!

    10. Të përshëndetësh të afërmit apo të përshëndetësh një vëlla musliman dhe të pyesësh për gjendjen e tij!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • O i brengosur!

    O i brengosur!

    O i brengosur!

    13510690_629907593834963_832361940_n

    Dije se nuk je i vetëm në këtë sprovë, dhe se nuk ka shpëtuar nga brenga dhe mërzia askush, dhe nuk ka shpëtuar nga vështirësitë asnjë njeri.

    Ji i bindur se dynjaja është vend i sprovave dhe vështirësive!

    Kujtoi ata që kanë kaluar para teje në rrugëtimin e kësaj jete, dhe janë sprovuar me sprova edhe më të rënda se sprova jote. Atëherë do të qetësohesh nga sprova me të cilën je goditur dhe do të vazhdosh ta shijosh jetën sikur të tjerët!

    O ti i pikëlluar!

    Çfarëdo që të ka goditur, brengë, mërzi, vuajtje, sëmundje apo çfarëdo fatkeqësie që është, dije se  shpërblimin e ke te Allahu.

    Dije se sprovat janë ata që hapin sytë dhe veshët, janë që ringjallin zemrat, frikësojnë shpirtin dhe shtojnë sevapet.

    Lëri brengat me një anë, dhe dije se jeta është e shkurtër, për atë mos e shkurto atë edhe më tepër me të këqija!

    Bëje brengën tënde një brengë të vetme, ashtu siç të ka udhëzuar dhe mësuar shëmbëlltyra jote Muhamedi, salallahu alejhi ue selem: “Kush brengën e tij e bënë një brengë, Allahu,subhanehu ue teala, do ta shpëtojë nga brenga e ahiretit, ndërsa kush brengën e tij e degëzon në drejtimin e dynjasë, Allahu, subhanehu ue teala, nuk brengoset në cilën anë të dynjasë ai vdes.”

    Si pasojë e rezultatit të njësimit të brengës, të qetëson Allahu, dhe të bënë që të arrish lumturinë e dynjasë dhe të ahiretit. Ashtu siç përshkruhet në hadithin të cilin e transmeton Enesi,Allahu qoftë i kënaqur,-me të ku thotë: Ka thënë i Dërguari,salallahu alejhi ue selem: ”Kush ka për brengë të tij ahiretin, Allahu ia bënë të pasur zemrën e tij, ia tubon degëzimet e tij, dhe ia nënshtron dynjanë. Ndërsa kush ka për brengë të tijdynjanë, Allahu ia futë varfërinë në zemrën e tij, dhe ia shpërndan brengat e tij, dhe nuk i vjen dynjaja pos aq sa punoi është caktuar atij!

     

    O ti musliman:

    Ti je ai i cili ngjyrosë jetën tënde me shikimin ndaj saj, jeta jote ndërtohet nga mendimet e tua, prandaj mos mbaj syza të zeza në sytë e tu, dhe vepro me porosinë e të dashurit tënd, salallahu alejhi ue selem, i cili thotë: ”Shikoni ata që janë nën ju, dhe mos i shikoni ata që janë mbi ju (në çështjet e dynjasë), ngase kjo është më e mirë për mos t’i nënçmuar dhuntitë e Allahut ndaj jush.”

    Le të jetë besimi yt në caktimet e Allahut për ty, i fuqishëm, ngase Ai, subhanehu ue teala, thotë: ”57:22. Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime (libër – Levhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për Allahun është lehtë.57:23.   Ashtu që të mos dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzoheni tepër me atë që Ai u ka dhënë, pse Allahu nuk e do asnjë arrogant që u lavdërohet të tjerëve.”

    Ndërsa Pejgamberi,salallahu alejhi ue selem, thotë: ”Për t’u çuditur është çështja e besimtarit, e gjithë çështja e tij është e dobishme, dhe kjo nuk i takon askujt pos besimtarit. Nëse i vjen një e mirë, falënderon Allahun, dhe kjo është e dobishme për të. Nëse e godet ndonjë e keqe, bën durim dhe kjo është e dobishme për të”

    Shurejhi,Allahu e mëshiroftë,thotë: ”Me të vërtet,unë kur sprovohem me ndonjë sprovë e falënderoj Allahun për të katër herë!

    E falënderoj se nuk ishte më e madhe se kjo.

    E falënderoj se më ka furnizuar me durim ndaj saj.

    E falënderoj që më ka bërë të themë ”Ina lilahi ue ina ilejhi raxhiun (Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi’)’ dhe të shpresojë shpërblimin prej Tij.

    E falënderoj gjithashtu se nuk e ka bërë këtë sprovë në dinin tim.

     

    Erdhi një njeri te Junus ibën Ubejdi,Allahu e mëshiroftë, dhe iu ankua për vështirësitë e gjendjes së tij, për varfërinë e jetës së tij dhe brengat e tij.

    Atëherë ai i tha: A kishe për të pranuar të ndërrosh syrin tënd me 100 mijë?!

    Ia ktheu: Jo!

    I tha: Po veshët?!

    Ia ktheu: Jo!

    I tha: Po gjuhën tënde?!

    Ia ktheu: Jo!

    I tha: Po mendjen tënde?!

    Ia ktheu: Jo!

    Dhe vazhdoi t’ia përmend dhuntitë e Allahut që ia ka dhënë, dhe pastaj i tha Junusi: Po shoh tek ti qindra mijëra, ndërsa ti ankohesh për varfëri!

     

    Njëri prej selefëve i tha Harun Rashidit: Sikur të kishte kapur një etje e madhe, dhe nuk të jepej uji pos me gjysmën e pasurisë që posedon në pronën tënde, a do ta kishe dhënë?!

    Tha: Po!

    Më pastaj e pyeti: Po sikur të ishte ndalur më pas ky ujë në barkun tënd dhe nuk do të kishe mundësi për ta nxjerr nga barku, pos me gjysmën e pasurisë tënde, a do ta kishe dhënë?!

    Tha: Po!

    I tha: Pra një pasuri e cila nuk vlen pos sa një gotë ujë, dhe një urinim, me të vërtet se nuk meriton që të mëkatohet Allahut për shkak të saj!

     

    O ti musliman!

    Vallë njeh dikë të cilit i është dhënë dynjaja dhe e ka poseduar atë? Me të vërtet se janë të shumtë, mirëpo janë paktë ata që janë falënderues!

    Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ”Kush gdhihet prej jush i siguruar në shtëpinë e tij, i shëndosh në trupin e tij, dhe posedon kafshatën e ditës së tij, është sikur t’i jepej dynjaja me çfarë posedon në të.”

    Një njeri i thotë Abdullah ibën Amrit,Allahu qoftë i kënaqur me të : A nuk jemi prej muhaxhirëve të varfër?

    I tha: A ke grua tek e cila shkon?

    Tha: Po.

    I tha: Ke vendbanim në të cilin banon?!

    Tha: Po!

    I tha: Po ti qenke prej të pasurve!

    Tha: Kam edhe shërbëtor!

    I tha: Pra, qenke prej mbretërve!

     

    Ti je në dhunti, prandaj dija vlerën asaj!

    Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ”Dy dhunti janë të cilat njerëzit nuk ua dinë vlerën atyre: Shëndeti dhe koha e lirë”.

    Pajtohu me Allahun, do të bëjë Allahu të pajtuar edhe ty!

    Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, thotë: ”Kush pajtohet me Allahun si Zot të tij, me Islamin si fe, dhe me Muhamedin, salallahu alejhi ue selem, si të Dërguar, është obligim për Allahun që ta bëjë të kënaqur me caktimin e Tij.”

     

     

    O ti musliman!

    Me të vërtet dynjaja është një xhenet në të cilin kush nuk hynë derisa është prezent, nuk do të hyjëas në xhenetin e Ahiretit, e ajo është: Përmendja e Allahut, respektimi i Tij, dashuria e Tij, dhe përmallimi për Të.

    E ajo që më shtoi nderin dhe përmallimin

    Derisa me fundin e këmbëve mendoja se po prek yjet

    Përfshirja ime nën fjalën tënde: O robërit e mi..

    Dhe që më dërgove Muhamedin si pejgamber timin

     

    O ti i brengosur!

    Vallë akomavazhdon të mos i buzëqeshësh dynjasë?

    Medito fjalën e Allahut të Madhëruar: ”94:1. A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd?”

    Ia hapëm me besim, dhe e bëmë të lumtur me udhëzim ashtu siç tha Allahu i Lartësuar: ”6:125. Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngushtë sikur të ngjitej në qiell.”

    Si ka mundësi të brengosesh kur Allahu të ka udhëzuar në Islam, pasi që kanë devijuar shumë prej njerëzve?!

    E Ty,Zoti im, të takon lëvdata

    Për Islamin dhe sunetin

    Këta dy Pasha Allahun janë argumentet

    Për të hyrë në xhennete

    Si ka mundësi të brengosetai të cilit Allahu është i mjaftueshëm për të.

    ”8:64. O ti i Dërguar! Allahu të mjafton ty dhe besimtarëve që janë me ty.

    Si ka mundësi të frikësohet ai që Allahu është me të?  ”16:128. S’ka dyshim se Allahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës.”

     

    O ti i varfër e i brengosur!

    Bën durim të mirë, ngase ke shpëtuar nga pasojat e pasurisë,shërbimi i pronës e lodhjes së tubimit të saj, dhe vështirësisë së mbrojtjes së pasurisë, nga gjatësia e llogaritjes tek Allahu.

     

    O ti i sëmurë e i brengosur!

    Pastrim inshallah (nga mëkatet), me të vërtet je lehtësuar prej gabimeve dhe je pastruar nga mëkatet, ke zbardhur dhe ndriçuar zemrën tënde, dhe ka ikur vetëpëlqimi dhe mendjemadhësia jote!

     

    O ti që të ka humbur shikimi dhe je brengosur!

    Përgëzohu me xhennet si kompenzim i shikimit tënd, dhe dije se je zëvendësuar me dritë në zemrën tënde dhe ke shpëtuar nga shikimi i të këqijave dhe gjërave të kota.

    O ti mëkatues i brengosur!

    Medito në mëshirën e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërsit i cili ia fali gruas imoralevetëm pse ndihmoinjë qen dhe i dha ujë qenit.

    Ia fali vrasësit të 100 njerëzve, dhe shtriu dorën për penduesit..

    Babai ynë, Ademi, hëngri nga pema, dhe theu urdhërin e Zotit të Tij, dhe si pasojë e saj, Zoti e zbriti në tokë, mirëpo kur pranoi gabimin dhe deklaroi atë dhe kërkoi falje, ia fali Allahu atij,e udhëzoi dhe e bëri Pejgamber, dhe nga shpina e tij nxorri pejgamberë, evlija dhe u bë gjendja e tij e dytë (pas daljes nga xhnneti) edhe më e mirë dhe më e përsosur nga gjendja e tij e parë (kur ishte në xhennet).

    Ja edhe Davudi, alejhi selam, kur bëri gabimin dhe u pendua, qau dhe ishte për të një dhunti prej dhuntive më të mira, ngase ai njohu Zotin e tij ashtu siç njeh një i nënshtruar i dëgjueshëm i thyer dhe i devotshëm, dhe kjo është shtylla e robërisë, ashtu siç e ka cekur Ibën Kajimi në Nunijen e tij.

    E kur është pyetur Shejhul Islami Ibën Tejmija.Allahu e mëshiroftë,për fjalën e Pejgamberit, salallahu alejhu ue selem: ”Për t’u çuditur është çështja e besimtarit,nuk i cakton Allahu atij diçka, pos që të jetë e dobishme për të..” A e përfshin këtu edhe caktimin e mëkatit? Tha: Po. Me kusht që të pendohet, dhe të jetë i thyer pranë Allahut të Lartëmadhëruar.

     

    Përktheu: Suat Fetahi

  • KUR PREMTON, NUK REALIZON!!

    KUR PREMTON, NUK REALIZON!!

    Islami si fe gjithëpërfshirëse përkujdeset plotësisht për atë që i bën dobi individit dhe shoqërisë. Nga ato dobi është edhe ajo se Islami i rregullon raportet e individit me tjetrin edhe në shitblerje e fqinjësisë dhe poashtu në marrëveshje dhe premtime dhe u kërcënohet ashpër atyre që i thyejnë premtimet e tyre. Kjo vjen nga arsyeja se dëmet e mosrespektimit të marrëveshjeve janë të mëdha si për individin ashtu edhe për shoqërinë, kurse Islami kësaj tematike i dha përkujdesje të veçantë, madje erdhi me paralajmërim të rëndë për ata që e neglizhojnë çështjen e saj: O besimtarë, përse thoni atë që nuk e bëni? Është shumë e urryer për Allahun të thoni atë që nuk e bëni!”. Saf 2-3, dhe Këta janë ata që i përmbahen besëlidhjes me Allahun dhe nuk e prishin premtimin“. Rad 20, dhe Dhe përmbushni zotimet. Me të vërtetë, për zotimet do të jeni përgjegjës. Isra 34, dhe Zbatoni besëlidhjen e Allahut, kur ta merrni mbi vete dhe mos e thyeni betimin, pasi ta keni bërë atë, sepse Allahun e keni bërë dorë-zënësin tuaj; vërtet, Allahu e di se çfarë bëni ju. Nahl 91, e shumë ajete tjera.

     

    Pasiqë Allahu ka urdhëruar në respektimin e marrëveshjeve dhe besëlidhjeve, e që janë nga llojet e premtimeve, atëherë mosrespektimi i tyre është nga devijimi në moral, madje ai që i thyen ato ka bërë bashkim mes dy të ligave: mes veprimit të ndalesës hyjnore dhe përshkrimit të atij që e thyen marrëveshjen me cilësi që nuk duhet t’i përkasin një besimtari. Realizimi i premtimeve dhe i marrëveshjeve është nga cilësitë e besimtarëve, madje Allahu i lavdëroi Pejgamberët e Tij me këtë cilësi të mirë dhe e veçoi si cilësi krahas cilësive tjerave, për gjurmët dhe ndikimin e madh që e len mbi atë që e posedon. Për Ismailin, alejhi selam, tha: Trego në Libër për Ismailin! Vërtet, ai ishte i sinqertë në premtimet e veta, ishte i dërguar dhe profet. Merjem 54.

    Posedimi i kësaj cilësie po të kishte qenë vetëm se përngjasim me moralin e të dërguarve të Allahut do të mjaftonte, e të mos flasim për mirësitë e tjera që i sjell kjo cilësi në jetën e besimtarit. Dhe e kundërta e saj, mosrespektimi i premtimeve dhe thyerja e besëlidhjeve, një besimtarit i sjellin shumë dëme dhe për këtë arsye sheriati e qortoi ashpër atë që nuk i respekton ato.

    Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të ketë thënë: “Shenjat e hipokritit janë tri: Kur flet gënjen, kur i besohet diçka nuk e mban amanetin, dhe kur premton nuk realizon”.

    Abdullah ibën Amru, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia deh paqja e Allahut qofshin mbi të, të ketë thënë: “Nëse gjenden katër cilësi tek një person, atëherë ai është hipokrit i vërtetë, por nëse gjendet njëra prej tyre, atëherë tek ai gjendet një prej cilësive të hipokritëve, derisa të heqë dorë nga ajo: Kur flet gënjen, kur besohet diçka nuk e mban amanetin, kur është në konflikt është i padrejtë dhe kur premton nuk realizon”.

    O ju musliman, arabët në kohën e injorancës së tyre e madhështonin çështjen e respektimit të  marrëveshjeve dhe besëlidhjeve, kurse sahabiu Auf ibën Numan, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, i cili e kishte përjetuar periudhën e injorancës, na e përshkruan më së miri se sa e kanë urrejtur thyerjen e premtimeve dhe amaneteve. Thotë: “Në kohën e injorancës të vdes një njeri nga etja ka qenë më e mirë për të se sa ta tradhton amanetin dhe ta thyen premtimin”.

    Pasiqë thyerja e premtimeve në kohën e injorancës është konsideruar si vepër e ligë e cila buron nga morali i dobët, çka do themi për ata që i thyejnë besëlidhjet e i tradhtojnë amanetet dhe janë nga muslimanët, edhe atë duke e ditur se realizimi i premtimeve është detyrim dhe afrim kah Allahu. Pasha Allahun është për të çuditur!! Injorantët e madhështonin çështjen e premtimeve dhe besëlidhjeve, derisa e cekin edhe vet se më mirë për ta ka qenë të vdiset si i uritur se sa të tradhton, kurse njësuesit e Allahut edhe pse e dinë se dënimi është i rëndë prapë e veprojnë atë.

    O ju musliman, mosrespektimi i premtimeve dhe thyerja e tyre është një nga shenjat e moralit të ligë tek ai që e posedon këtë cilësi. Dhe si mos të jetë ashtu kur ai gënjen në fjalët dhe thëniet e tij dhe nuk është i sinqertë në atë që e thotë dhe nuk e realizon atë që e premton. Është pyetur imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, se si i njeh rrenacakët? Është përgjigjur: Ata njihen me premtimet e tyre.

    Ajo që më së shumti dhemb është përhapja e lajmeve se jo muslimanët janë shumë precizë në respektimin e terminëve dhe përkujdesjen e tyre për sa i përket premtimeve, derisa arriti çështja që disa nga muslimanët të i marin si shembull në respektimin e premtimeve dhe terminëve. Kjo padyshim se është për të çuditur!! Injorantët para Islamit dhe jobesimtarët pas Islami e madhështojnë çështjen e besëlidhjeve dhe terminëve, kurse plot nga muslimanët e veprojnë të kundërtën e saj!!

    Le t’i frikohen Allahut ata që i thyejnë premtimet e i tradhtojnë amanetet dhe nuk i respektojnë marrëveshjet dhe besëlidhjet, se ata janë mëkatar dhe se me veprat e tyre dëmtohen vetvetiu si individë, mirëpo i dëmtojnë edhe të tjerët:Allahu nuk u ka bërë padrejtësi atyre, por ata i kanë bërë padrejtësi vetvetes”. Ali Imran 117.

    Ajo që duhet të dihet për sa i përket realizimit të premtimeve është se ai që i thyen ato, ose i bën me qëllim ose pa qëllim. Nëse ndodh që ta harron premtimin e tij apo të pengohet ta realizon atë që e premtoi, nuk ka gjynah, mirëpo atij i mbetet që të përshpejton në qartësimin e arsyetimit të tij me qëllim që ta mbyll derën për të depërtuar shejtani dhe ta kënaq atë që i ka premtuar.

    Ai që e thyen premtimin me qëllim, pa asnjë pengesë që merret si arsyetim në sheriat, bën gjynah dhe e dëmton veten dhe i dëmton të tjerët.

    SHEJH DR. ABDULAZIZ SED’HAN

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU