Category: Tema Islame

  • NËNTË MJETET PËR DASHURI TË PËRHERSHME MES BASHKËSHORTËVE

    NËNTË MJETET PËR DASHURI TË PËRHERSHME MES BASHKËSHORTËVE

    1. Përsëritni së bashku përherë:

    Shpresojmë tek Allahu që të na bashkon në dynja dhe ahiret; si kjo shprehje dhe të ngjashme me të, e forcojnë lidhjen bashkëshortore dhe e shtojnë dashurinë mes dy bashkëshortëve, derisa ajo të jetë e vazhdueshme dhe të mos vdes.

    2. Shtoni sjelljet që aludojnë në butësi dhe dashuri:

    Këto sjellje janë të vogla dhe të thjeshta, mirëpo me peshë të madhe dhe vlerë të shtrenjtë, si p.sh. të vendos ushqimin në gojën e tjetrit, apo kur të ulet t’ia afron karrigen, apo t’i shërben çaj apo kafe, etj. Të gjitha këto sjellje, kur burojnë nga burri për gruan e vet apo nga gruaja për burrin e saj, e vërtetojnë dashurinë mes tyre.

    3. Gjetja e kohës për diskutime mes dy bashkëshortëve:

    Ata dy nuk i pengon asgjë që të ulen dhe ta shikojnë njëri-tjetrin me ngrohtësi dhe dashuri dhe të flasin për të kaluarën dhe të tashmen dhe të ardhmen e tyre. Ata mes veti janë burrë e grua, po janë edhe shokë shumë të afërt dhe të mirë. Kur flasin, njëri cek ndonjë fjalë e tjetri ndonjë rrëfim, qeshin dhe e kapin njëri-tjetrin për dore, dhe kjo e tëra e ripërtërin dashurinë mes tyre dhe u jep jetë të gjatë.

    4. Shprehja e çdonjërit prej tyre se ka nevojë për tjetrin:

    Kjo e shton nevojën për njëri- tjetrin dhe i lidh mes veti edhe më tepër.

    5. Siguria emocionale kur ka nevojë për të:

    Shembull kur gruaja është shtatzëne burri i saj është pranë saj dhe ai i përjeton dhembjet dhe ndjenjat e saj, apo kur burri është i sëmurë gruaja i qëndron pranë me emocionet e saj dhe është krahu i tij. Dynjaja ka sfida të ndryshme dhe përjetohen situata të llojllojshme dhe ka nevojë që çdo palë të qëndron me tjetrën dhe t’i jep përkrahje emocionale derisa të shtohet dashuria.

    6. Të dhuruarit e dhuratave:

    Burri i dhuron gruas dhuratë apo gruaja i dhuron burrit, qoftë ajo për shkak të ndonjë manifestimi apo jo, dhe gjithmonë gjërat e papritura lënë ndikim më të madh sepse ato janë të papritura. Dhuratat janë shenjë e dashurisë mes tyre dhe i parfumosin ditët e martesës mes tyre dhe netët e saj.

    7. Shpeshtimi i duave pas çdo namazi dhe kohët kur pranohen lutjet:

    Në pjesën e tretë të natës, apo pas mes ezanit dhe kiametit apo ditën e Arafatit apo gjatë udhëtimit, që Allahu ta shton dashurinë mes tyre dhe të mos vdes ajo dashuri mes tyre, po ajo të jetë e gjallë dhe e vazhdueshme, e këtë mundet ta plotëson vetëm se Allahu Fuqiplotë.

    8. Të sillet çdonjëri me tjetrin me shpirtin e faljes dhe mirëkuptimit

    Të sillen me respekt dhe me mëshirë dhe t’i neglizhojnë gjërat negative dhe të koncentrohen në gjërat pozitive. Kjo e shton dashurinë dhe e bën të përhershme.

    9. Ti mësojnë fëmijët e tyre si ti resketojnë prindërit:

    Kur burri i mëson fëmijët që ta respektojnë dhe ta duan nënën e tyre, ajo padyshim se do të ndjen gëzim dhe lumturi, dhe ajo nuk do ta harron një situatë të tillë. Kjo e ripërtërin dashurinë mes veti nga fillimi. E njëjta ndodh edhe kur gruaja ju flet fëmijëve për prindërin e tyre.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • KUR ËSHTË SHPIRTI I KËNAQUR!!

    KUR ËSHTË SHPIRTI I KËNAQUR!!

    Ishte një njeri i varfër, i cili kujdesej për nënën, gruan, dhe fëmijët e vet, dhe njëkohësisht punonte si shërbëtor tek një pasanik. Ishte i sinqertë në punën e tij dhe atë e kryente me përsosmëri. Mirëpo një ditë nga ditët mungoi nga puna e tij. Kjo nuk ishte traditë tek ai, më herët asnjëherë nuk mungoi!

    Padroni i vet në vetvete tha: “Patjetër t’ia jap një dinar më tepër që të mos mungon më. Me siguri mungon që t’i shtoj në rrogën e tij, ngase ai e dinë se kam nevojë për të”.

    Me të vërtetë kur erdhi të nesërmen, ia dha rrogën, dhe i shtoi në të një dinar!

    Punëtori nuk foli gjë, dhe nuk e pyeti padronin e vet për rritjen e rrogës. Pas një periudhe, punëtori sërish mungoi! Padroni u zemërua tepër shumë dhe tha: “Do t’ia pakësoj një dinar nga rroga!”. Dhe me të vërtetë ia pakësoi!! Punëtori as që foli gjë, dhe as që e pyeti se, pse ia zvogëloi rrogën e tij!

    Pasaniku u habit nga fakti se, pse punëtori i tij nuk reagoi fare, dhe e pyeti duke i thënë: “Ta rrita rrogën nuk më pyeti gjë, ta zvogëlova rrogën dhe nuk fole gjë?!”.

    Punëtori i tha: Herën e parë kur mungova, Allahu më furnizoi me fëmijë. Kur më shpërbleve me një dinar, thash në vete , kjo është risku i fëmijës që erdhi me të! Kur mungova herën e dytë, më vdiq nëna! Kur më pakësove nga rroga për një dinar, thash në vete, kjo ishte risku i saj dhe shkoi me të!!

    “Nuk ka më mirë për një shpirt, se sa të jetë i kënaqur me atë që ia dhuroi Allahu, dhe të mos varet nga njeriu se, a do t’ia shton riskun e tij apo jo!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • SI TA ARRISH DASHURINË E ALLAHUT

    SI TA ARRISH DASHURINË E ALLAHUT

    Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, i numëroi dhjetë shkaqe të cilat ta mundësojnë ta arrish dashurinë e Allahut:

    1. Leximi i Kuranit dhe meditimi i tij.

    2. Afrimi kah Allahu me vepra vullnetare, pasi të kryhen farzet.

    3. Vazhdimi i përmendjes së Allahut me zemër, gjuhë dhe vepër.

    4. Dhënia përparësi dashurisë së Allahut karshi dashurisë së shpirtit.

    5. Meditimi në emrat dhe cilësitë e Allahut. Ai që e njeh Allahun me emrat dhe cilësitë e Tij dhe veprimtarinë e Tij, s’ka dyshim se do ta donë Allahun.

    6. Meditimi në begatitë e Allahut. Nuk ka dyshim se meditimi në to nxit në dashurinë e krijuesit të tyre.

    7. Përulja e zemrës para Allahut të Madhëruar.

    8. Vetmia me Allahun në kohën kur zbret Allahu, në pjesën e tretë të natës, duke lexuar Kuran apo duke iu lutur për falje dhe mëshirë.

    9. Ndeja me njerëz të devotshëm dhe të mirë dhe shoqërimi i tyre.

    10. Largimi nga çdo gjë që mundet të ndërhyn mes robit dhe Allahut.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • BART ME VETE DIÇKA NGA MIRËSIA

    BART ME VETE DIÇKA NGA MIRËSIA

    Bëhu derë..

    që nga ajo hyn hajri.

    E nëse nuk mundesh..

    atëherë bëhu dritare që nga ajo depërton drita.

    E nëse nuk mundesh..

    atëherë bëhu mur që në të mbështeten kokat e të lodhurve.

    Mos harro asnjëherë..

    që çdoherë të bartësh me vete “diçka nga mirësia” dhe atë ta përhapësh kudo që shkon.

    Dhe mos u kthe mbrapa..

    se kur përhapet mirësia, njerëzit vet e pasojnë atë ku do që shkon!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • KY BURRË IDEAL!!

    KY BURRË IDEAL!!

    Përcillet nga një vëlla muslimanë, se rrugës duke u kthyer për në shtëpi, erdhi deri te në një mosmarrëveshje mes tij dhe gruas së vet. Kjo nuk ishte hera e parë që ziheshin njëri me tjetrin, edhe më herët kishin pasur mospajtime me veti. Mirëpo këtë herë, gruaja kërkoi nga burri i saj ta divorcon. Kjo e zemëroi tejmase burrin. Ai e nxori një letër nga xhepi dhe në të shkroi: “Po … unë filan filani … e pohoj edhe atë me vetëdije të plotë … se gruan time e mbaj si grua … dhe nuk e zëvendësoj asnjëherë me grua tjetër!!”.

    E mori letrën dhe e vendosi në zarf dhe ia dorëzoi gruas së vet … dhe doli nga shtëpia i zemëruar …

    Gruaja nuk dinte gjë se çka ka në brendësinë e zarfit, dhe kur e pa se kishte ra në një pozitë të pa lakmuar, nuk dinte se çka të bën … ku të shkon dhe çka të thotë? Si erdhi deri te divorci?! Të gjitha këto pyetje i silleshin dhe i përsëriteshin në mendjen e saj!!

    Papritmas burri hyn në shtëpi … dhe menjëherë shkon në dhomën e tij, pa mos ia thënë gruas asnjë një fjalë.

    Ajo kur e pa, i shkoi pas deri në dhomë … filloi të troket në derë … kurse burri me një zë të lartë ia ktheu, se çka dëshiron?!

    Gruaja iu përgjigj me zë të ulët dhe të thyer: Të lutem, hape derën, dëshiroj të flas me ty!!

    Pas disa minutave dhe pas disa trokitjeve në derë, burri e hapi derën e dhomës së tij … dhe gruaja kërkoi nga ai ta pyet ndonjë dijetar për problemin e saj … dhe se ajo është e penduar, edhe atë fortë … dhe se ajo çka ndodhi ka qenë gabim … dhe se ajo nuk e ka pas për qëllim atë!!

    Burri ia kthehu: Ti a je e penduar dhe atë vjen keq për atë që ndodhi?!

    Gruaja ia kthehu: Po, po, si jo!! Pasha Allahun, unë nuk e pata për qëllim atë që e thash. Mua më vjen shumë keq për atë që ndodhi dhe nuk do ta përsëris më fare me lejen e Allahut!
    Burri i tha: Merre zarfin dhe hape dhe shiko se çka ka në brendësinë e tij!

    Gruaja e hapi zarfin dhe kur e lexoi letrën, nga gëzimi i madh e përqafoi të burrin dhe tha: “Pasha Allahun, kjo fe është madhështore … divorcin e bëri të jetë në dorën e burrit … po të kishte qenë në dorën e gruas, deri më tani do të kisha divorcuar 20 herë”.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • NDËRTIMI I XHAMIVE

    NDËRTIMI I XHAMIVE

    Allahu i Madhëruar thotë: “Faltoret e Allahut i vizitojnë dhe i mirëmbajnë vetëm ata që besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit, që falin namazin dhe japin zeqatin e që nuk i frikësohen askujt, përveç Allahut. Sigurisht që këta janë në rrugë të drejtë.” (Teube 18.)

    Othman ibën Afani, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se se e ka dëgjuar Profetin, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, duke thënë: “Kush ndërton për hir të Allahut një xhami, Allahu do t’i ndërtojë atij një të tillë në Xhenet.”

    Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Veprat dhe gjurmët e mira që i takon besimtari pas vdekjes së tij janë: dija që ia ka mësuar dikujt dhe e ka shpërndarë, pastaj fëmijën e mirë që e ka lanë dhe bën dua për të, pastaj musafin që ia ka trashëguar ndokujt, apo xhamin çka e ka ndërtuar, apo strehimoren që e ka ndërtuar për udhëtarët dhe kalorësit, apo lumin të cilin e ka hapur, apo lëmoshën që e ka dhënë prej pasurisë së tij, duke qenë i gjallë dhe me shëndet të mirë, të gjitha i takon pas vdekjes së tij.”

    Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, me shokët punonin bashkërisht në ndërtimin e xhamisë së tij. Ebu Se’id, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, për ndërtimin e xhamisë së Pejgamberit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, përcjell dhe thotë se ne e bartnim nga një qerpiç, kurse Amar ibën Jasiri i barte nga dy, dhe kur e vërejti Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e shkundi pluhurin nga ai dhe tha: “Mjerë për Amarin, do të vritet nga pala zullumqare, ai i thërret për në Xhenet e ata e thërrasin për në Xhehenem”; e Amari thoshte: Kërkoj mbrojtje tek Allahu nga fitnet.

    Nga arasbishtja: Irfan JAHIU

  • PSE FRIKOHESH NGA VDEKJA

    PSE FRIKOHESH NGA VDEKJA

    Një burrë e pyeti detarin: Ku ndërroi jetë prindi yt?!

    U përgjigj: Në det.

    A gjyshi yt ku vdiq – e pyeti?!

    U përgjigj: Në det.

    Burri mbeti i habitur dhe me zë të lartë i tha: Edhe përskaj asaj se ata vdiqën në det ti prapë hip në anije dhe ecën nëpër det?!

    Detari i buzëqesh dhe i tha: E ty ore, ku të vdiq prindi?!

    U përgjigj: Në shtrat.

    E gjyshi?!

    Njëjtë në shtrat – u përgjigj.

    Detari u kthye në drejtim të detit dhe i tha: Edhe ti prapë fle në shtrat duke e ditë se ata ndërruan jetë aty!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • HAPE ZEMRËN TËNDE PËR KURANIN

    HAPE ZEMRËN TËNDE PËR KURANIN

    Kur pikëllohesh dhe nuk e di shkakun.. ji i sigurt se zemra të qan për Kuranin!

    Kurani.. të ruan nga sprovat dhe nga sëmundjet.

    Kurani.. të ngritën pozitën në dynja dhe ahiret.

    Kurani.. e mbron trupin tënd nga zjarri i Xhehenemit.

    Nëpërmjet Kuranit.. të falen mëkatet.

    E a ka mirësi më të madhe se e tëra kjo?!

    Hape zemrën tënde.. për Kuranin!

    Nga arabishtja: Irfan JAHI

  • MOS GJYKO PARA SE TA VËRTETOSH!!

    MOS GJYKO PARA SE TA VËRTETOSH!!

    – Mësuesi e pyeti nxënësin e tij: Me çka merret nëna jote?

    – Nxënësi nuk u përgjigj, heshti!

    – Mësuesi e pyeti edhe një herë: Me çka merret nëna jote, o ti filan?

    – Nxënësi heshti dhe nuk iu përgjigj.

    – Mësuesi i irrituar i bërtiti nxënësit para fytyre dhe ti tha: O budalla, a nuk e din se me çka merret nëna jote?

    – Nxënësi e ngriti kokën dhe i tha: Po, si jo!! Ajo është duke fjetur në varrin e saj!!

    Nganjëherë ngutemi në fjalët e tona dhe arrijmë deri në atë gradë sa që ta lëndojmë dikë. Ne nuk e dimë shkakun e heshtjes së personave dhe pse ata janë të tërhequr nga shoqëria.

    Nëse e shohim dikë se ka arritur deri në gradën e heshtjes dhe të tërheqjes plotësisht nga të tjerët, mos të ngutemi e të gjykojmë mbi ta para se ta dimë se në të vërtetë çka kanë në brendësinë e tyre.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • POROSIA E PRINDIT PËR BIRIN E POSAMARTUAR

    POROSIA E PRINDIT PËR BIRIN E POSAMARTUAR

    O biri im, dije se lumturia e shtëpisë tënde do të varet nga dhjetë cilësi që duhet t’ia japish gruas tënde. Prandaj mësoi nga unë dhe përkujdesu për to:

    E para dhe e dyta: Biri im dije se gratë dojnë që t’ua shprehish dashurinë që e ndjen ndaj tyre dhe mos u bën koprrac ndaj gruas tënde, po shprehja dashurinë që e ndjen ndaj saj. Nëse nuk ia shpreh ndjenjat e tua, dije se mes teje dhe saj do të vendossh pengesë apo perde e cila do të ndikon që të ftohen raportet dhe të zvogëlohet dashuria mes jush.

    E treta: Gratë e urrejnë burrin e ashpër e të egër dhe e keqpërdorin të butin e të dobëtin, për këtë arsye çdo cilësie përshtatja vendin e saj të duhur. Kjo sjell dashuri dhe mbjell rehati shpirtërore.

    E katërtë: Gratë e dojnë nga burrat e tyre atë që e dojnë burrat nga gratë e tyre, sa i përket fjalëve të mira, pamjes së bukur dhe pastërtisë së rrobave dhe parfumit të mirë. Ti vepro në të gjitha rastet ashtu. Nëse dëshiron t’i afrohesh gruas tënde dhe djersët të rrjedhin nëpër trup dhe rrobave tua u vjen era e keqe, largohu nga ajo. Nëse i afrohesh në këtë gjendje dije se zemra e saj do të tërhiqet dhe refuzon edhe nëse ajo të nënshtrohet. Në këtë rast do të nënshtrohet trupi i saj dhe do të ik nga ti zemra e saj.

    E pestë: Shtëpia është mbretëria e gruas dhe ajo në të ndjehet se ka hipur mbi fronin e saj dhe se është zonjusha e saj. Mjer për ty nëse ti e shkatërron atë mbretëri ku ajo jeton. Mjer për ty nëse tenton ta largosh nga froni i saj. Nëse ti e vepron këtë gjë dije se je futur në konflikt me të dhe dije se nuk ka armiqësi më të rreptë për një mbretëri se sa kur ndokush tenton t’ia merr fronin edhe nëse atij i duket ndryshe.

    E gjashtë: Gruaja donë ta përfiton burrin e saj dhe mos ta humb familjen e saj. Mjer për ty nëse e vendos veten me familjen e saj në një vagë, ose ti ose familja e saj.

    E shtatë: Gruaja është krijuar nga briri i lakuar. Kjo është fshehtësia e bukurisë së saj dhe fshehtësia se pse ajo është tërheqëse. Kjo nuk është mangësi në të. Ajo nëse gabon tento t’ia mbulosh atë të metë dhe t’ia falish atë gabim dhe je i durueshëm me të. Nëse tenton ta drejtosh bririn e lakuar do të thyhet, kurse thyerja e tij është divorci. Kjo nuk do të thotë se nëse ajo gabon të lihet ashtu, po që se e lejon të vazhdon ashtu atëherë ajo më shumë do të rebelohet kundër teje dhe nuk do të respekton dhe nuk do të sillet butë me ty. Prandaj gjithmonë je në mes.

    E tetë: Gratë nga natyrshmëria e tyre janë mohuese të begative dhe të mirave që ua bëjnë burrat atyre. Nëse tanë jetën sillesh me to mirë e pastaj vetëm se njëherë e dëmton do të thotë: Nga ti nuk kam parë asnjë të mirë. Mos e lejo veten të biesh kurban i kësaj sjelljeje apo morali e ta urresh atë dhe të ikësh nga ajo. Ti nëse e urren këtë cilësi apo moral të keq të saj padyshim se te ajo të pëlqejnë cilësi tjera të mira që ajo i ka dhe i posedon.

    E nëntë: Dije se gruaja kalon nëpër disa periudha të dobësisë trupore dhe të lodhjes shpirtërore, derisa Allahu në këtë periudhë nuk e ka ngarkuar me disa detyrime fetare. Nga ajo nuk kërkohet namazi assesi gjatë periudhës së menstruacioneve dhe lehonisë dhe poashtu agjërimi edhe pse agjërimi pasi që ta kalon këtë periudhë kërkohet të zëvendësohet. Në këtë periudhë qëndro pran saj dhe bëhu i sjellshëm me të. Ashtu siç Allahu ia lehtësoi disa detyrime edhe ti bëhu i sjellshëm dhe mos kërko nga ajo shumë, zvogëloi kërkesat dhe urdhrat e tua.

    E dhjetë: Dije se gruaja te ti është amanet, për këtë arsye mëshiroje dhe falja të metat dhe gabimet dhe ajo do të bëhet kënaqësia jote në dynja dhe ahiret.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU