Category: Tema Islame

  • TRI PERIUDHAT E JETËS QË TË BËJNË TË QESHËSH!

    TRI PERIUDHAT E JETËS QË TË BËJNË TË QESHËSH!

    Tri periudha të jetës të bëjnë të qeshësh:

    1. Periudha e rinisë:

    E posedon kohën + fuqinë, mirëpo, jo edhe pasurinë!

    2. Periudha e angazhimit dhe e punës:

    E posedon pasurinë + fuqinë, mirëpo, jo edhe kohën!

    3. Periudha e pleqërisë:

    E posedon kohën + pasurinë, mirëpo, jo edhe fuqinë!

    Kjo është jeta!! Kur të jep diçka, merr nga ti diçka tjetër!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • SHTATË AJETET QË TA LEHTËSOJNË NGUSHTIMIN NË GJOKS!

    SHTATË AJETET QË TA LEHTËSOJNË NGUSHTIMIN NË GJOKS!

    Shejh Salih el Megamesi, Allahu e ruajtë, thotë: Nëse ballafaqohesh me ngushtësi në gjoks që vjen si pasojë e ndonjë problemi apo brenge, e jotja mbetet që t’i lexosh shtatë ajetet që ta lehtësojnë gjendjen me lejen e Allahut. Pasi që i lexon, ji i bindur se ndihma nuk vjen vetëm se nga Allahu i Madhëruar!

    Shtatë ajetet lehtësuese janë këto:

    1. “Thuaj: “Do të na godasë vetëm ajo që na ka caktuar Allahu; Ai është Mbrojtësi ynë dhe vetëm tek Allahu le të mbështeten besimtarët!”. Teube 51.

    2. “Nëse nga Allahu të godet ndonjë fatkeqësi, atëherë askush përveç Tij nuk mund të të shpëtojë. E, nëse të dhuron ndonjë mirësi, dije se vetëm Ai është i Fuqishëm për çdo gjë”. Enam 17.

    3. “S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij. Ai di vendbanimin e saj dhe vendin e vdekjes. Të gjitha këto janë (të shënuara) në Librin e qartë”. Hud 6.

    4. “Unë mbështetem tek Allahu, Zoti im dhe Zoti juaj. S’ka asnjë gjallesë që të mos jetë nën pushtetin e Tij. Me të vërtetë, Zoti im, është në rrugë të drejtë”. Hud 56.

    5. ”Sa krijesa ka që nuk e mbajnë dot veten me ushqim! Allahu u jep atyre dhe juve! Ai dëgjon dhe di gjithçka”. Ankebut 60.

    6. ”Begatitë, që Allahu ua jep njerëzve nga mëshira e Tij, nuk mund t’i pengojë askush, ndërsa atë, që Ai e pengon, askush nuk mund ta japë veç Tij; Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti”. Fatir 2.

    7. ”Nëse ti (Muhamed) i pyet ata se kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe kush i ka nënshtruar (të rrotullohen) Diellin e Hënën, – me siguri që ata do të të thonë “Allahu!”. Ankebut 61.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • JETA PA MORAL NUK KA VLERË!!

    JETA PA MORAL NUK KA VLERË!!

    Rrëfehet se një i ri me biçikletën e tij u përplas me një plakë dhe në vend se t’i kërkon falje plakës dhe t’i ndihmon të ngritët, ai filloi të qeshet!! Pastaj e vazhdoi rrugën e tij, mirëpo, plaka e thirri duke i thënë: Ra diçka nga ti në tokë!!

    I riu u kthye dhe filloi të hulumton dhe nuk gjeti gjë! Plaka atëherë i tha: Mos hulumto shumë, nga ti ra “morali yt” dhe nuk ke mundësi ta gjesh atë asnjëherë?!

    Jeta nuk ka vlerë nëse ajo është e mangët nga morali dhe sjellja e mirë dhe respekti i të tjerëve!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • POROSI TË RËNDËSISHME PËR ÇDO DYZETVJEÇARË!

    POROSI TË RËNDËSISHME PËR ÇDO DYZETVJEÇARË!

    Na fal për pyetjen!! A je ti në të dyzetat? Apo je afër apo i ke kaluar të dyzetat për pak?!

    Mosha dyzetvjeçare është mosha e vetme të cilën e veçoi Kurani me një lutje të dalluar: “kur arrin në moshën e burrërisë e i mbush dyzet vjet, ai thotë: “O Zoti im! Më frymëzo që të të falënderoj për begatitë që Ti më ke dhënë mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti do të jesh i kënaqur! Më dhuro pasardhës të mirë! Tek Ty kthehem i penduar dhe Ty të dorëzohem!”. Ahkaf 15.

    Kjo lutje përmban falënderim për atë që kaloi dhe lutje për atë që vjen dhe paraqitjen e dashurisë së kësaj feje!

    Dijetarët e kanë vërtetuar rëndësinë kësaj duaje, e veçanërisht për atë që i ka arritur të dyzetat, dhe se është sebep për pranimin e veprave. Allahu pas këtij ajeti tha: “Këta janë ata njerëz, të cilëve do t’ua pranojmë veprat e tyre më të mira e nuk do t’ua vëmë re veprat e tyre të këqija”. Ehkaf 16.

    Dyzetvjeçari ndjen se e ka arritur majën e malit, dhe shikon prej lartë poshtë, dhe aty e sheh fëmijërinë e tij dhe rininë e tij, dhe e gjen se ëmbëlsia e asaj periudhe ende është prezente në brendësinë e tij, dhe shikon pak më lartë, dhe e gjen atë që i ka mbetur nga periudhat e jetës së tij dhe e kupton sesa afër saj që është ai! Është moshë ku njeriu ka mundësi t’i kupton të gjitha periudhat e jetës dhe t’i përjeton dhe të flet me ndjenjat e saj!

    Në moshën dyzetvjeçare fillojnë të paraqiten thinjat, nëse ma herët vetëm se nuk kanë filluar, dhe fillon të dobësohet shikimi, dhe në moshën dyzetvjeçare e dëgjon për herë të parë në vende publike se na thërrasin me fjalët “urdhëroni prindi im” apo “urdhëroni axha im” apo “urdhëro halla ime”, dhe nga këto thirrje fytyrat e tona mbesin të habitura!

    Në moshën dyzetvjeçare, na drejtohen ata që janë në të gjashtëdhjetat, dhe na thonë: Urime ende jeni në periudhën e rinisë! Dhe kjo na bën të çuditemi edhe ma tepër!

    Në të dyzetat fillon kriza e mesit të jetës! Fillon pyetja e ashpër me paraqitjen para njerëzve: “Çfarë suksesi ke arritur në punën tënde?”, “Çfarë ke bërë për familjen tënde?”, “Çfarë ke arritur në jetën tënde”, “Çfarë ke arritur në marrëdhëniet e tua me Zotin tënd”.

    O biri i Ademit, nëse nuk je kthyer kah Zoti yt dhe e ke arritur këtë moshë, kur do të kthehesh?! Kjo është pyetje që i dridh zemrat dhe e preokupon mendjen e njeriut! Problemi qëndron në faktin se ditët kaluan më shpejt se sa menduam! Gjatë fëmijërisë i shikonim ata që ishin në të dyzetat dhe mendonim se ata janë ngopur nga dynjaja e tyre, kurse sot e shohim se nuk mundëm të realizojmë shumë prej asaj që e planifikuam për ne, dhe se vitet ecin dhe nuk na japin shumë shanse.

    Në të dyzetat e kuptojmë vlerën e realët të gjërave të mrekullueshme të cilat na rrethakojnë! I shikojmë prindërit tanë, nëse janë të gjallë, apo ndonjërin nga ata nëse është gjallë, dhe e ndjejmë se ata janë thesar, dhe se mbi ne bie detyrimi i respektimit dhe sjelljes së mirë. Po ashtu, i shikojmë fëmijët tanë dhe i shohim se janë rritë sikurse të jenë vëllezërit tanë dhe e presin shoqërimin tonë. Po ashtu i shikojmë shokët dhe ndjejmë kënaqësi të thellë me prezencën e tyre rreth nesh, dhe po ashtu i shohim gabimet dhe mangësitë e tona, dhe e shohim se nuk na takon neve, në këtë moshë dyzetvjeçare, t’i bëjmë ato dhe se ne duhet të jemi më të matur dhe më të urtë!

    Në të dyzetat fillon korrja. Fillojmë të ndjejmë realisht se ne ishim sikurse ai që vrapon dhe vrapon dhe tash fillon të ngadalëson nga vrapimi i tij, dhe të kthehet kah tabela e rezultateve dhe t’i lexon rezultatet e para, dhe se ato përfundimtare ende nuk janë të llogaritura, vetëm se ndryshimi pas të dyzetave nuk është më i lehtë se sa që ishte më herët!

    Përshëndetje për çdo njërin që i ka tejkaluar të dyzetat apo është afër.. lexojeni me vëmendje, e në veçanti ajetin, që të vërtetoheni se pas kësaj moshe për ne nuk ka tjetër, përveç se të kthehemi kah Allahu dhe të përgatitemi për takimin me Të dhe ta falënderojmë për atë që na dhuroi nga begatitë!

    Përshtati: Irfan JAHIU

  • NGJARJE PËR T’I MEDITUAR !

    NGJARJE PËR T’I MEDITUAR !

    Gjykatësit i tha: Pse të burgosem dy ditë pa asnjë faj?!

    Gjykatësi ia kthehu: Tash ti bëra dy muaj!

    Tha: Pse?!

    Kurse gjykatësi ia kthehu: Dy vite!

    Polici e këshilloi që të kthehet më vonë pasi që gjykatësi të qetësohet!

    (Padrejtësi)
    …………….

    Tridhjetë vite i kaloi me frikë se do të vdes nga ndonjë sëmundje të rëndë dhe gjatë kësaj periudhe i largohej çdo gjë që thuhej se është kancerogjene!

    Mirëpo, në fund vdiq nga një ndeshje me makinë!

    (Caktim i Allahut)
    …………….

    Fëmijët i rrihte dhe i nënçmonte, ata dhe nënën e tyre, dhe në fund i braktisi. Kurse sot, pasi që u sëmurë dhe ra në shtrat, filloi t’i urdhëron që ta respektojnë duke u argumentuar me fjalën e Allahut: “që të silleni mirë me prindërit”. Isra 23.

    (Edukatë e keqe)
    …………….

    I ra këpuca e djathtë duke hipur në autobus, dhe autobusi filloi të ecën, e ai e gjuajti edhe të majtën, dhe tha se ndoshta ndonjë i varfër e sheh dhe përfiton nga ajo!

    (Bujari dhe shpirtmirësi)
    …………….

    E martoi dhe nuk shkonin mirë mes veti!

    I thanë se ku qëndron problemi?! Tha: Nuk flas për nderin tim!

    Më vonë e divorcon dhe i thanë: Ku ishte sebepi?

    Tha: Nuk flas për një grua e cila doli nga përgjegjësia ime!

    (Burrëri)

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • O ZOT, AI/AJO ËSHTË E TËRA AJO QË E SHPRESOJ!!

    O ZOT, AI/AJO ËSHTË E TËRA AJO QË E SHPRESOJ!!

    Zoti im,

    Unë nuk e dua që të jetë sprovë për mua,

    Dhe nuk e dua në mëkat dhe haram,

    Po e dua të jetë në shpirtin tim plotësisht, si shoqëruesi në udhë,

    Nuk dua të jetë në zemrën time shoqëruesi Yt!

    Po e shpresoj të jetë për mua begati nga begatitë Tua!

    O Zot, bëje dashurinë tonë të jetë nën mbrojtjen Tënde!

    Dhe mos e lejo që jeta ime të më kalon pa të!

    O Zot, atë e lë nën kujdesin Tënd!

    Ai/ajo është e tëra ajo që e shpresoj!

    Kthema o Zot amanetin tim sa më shpejt!

    Dhe bëje të jetë burri im/ gruaja ime, para se të më bëhet i dashuri im/ e dashura ime!

    O Zot mos e bën dashurinë time që e ndjej ndaj tij/saj mëkat!

    Dhe më bën që nëpërmjet dashurisë së tij/ saj, të afrohem kah Ti edhe më tepër.

    O Zot ruaje zemrën e tij/saj për mua!

    O Zot ruaje zemrën e tij/saj për mua!

    O Zot ruaje zemrën e tij/saj për mua!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • JI GJITHMONË ME ALLAHUN

    JI GJITHMONË ME ALLAHUN

    Hulumtova pas rehatisë.. dhe atë nuk e gjeta përveçse në namaz.

    Hulumtova pas qetësisë shpirtërore.. dhe atë nuk e gjeta përveçse në përmendjen e Allahut.

    Hulumtova pas besimit.. dhe atë nuk e gjeta përveçse me Allahun.

    Hulumtova pas lumturisë.. dhe atë nuk e gjeta përveçse në dashurinë ndaj Allahut.

    Hulumtova dhe hulumtova, dhe e gjeta se jeta ishte për hir të Allahun dhe për Allahun dhe me Allahun.

    Pra, ji gjithmonë me Allahun!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • NUK DUA T’IA THYEJ ZEMRËN ASKUJT

    NUK DUA T’IA THYEJ ZEMRËN ASKUJT

    Nuk dua t’ia thyej zemrën askujt ..

    e as nuk shpresoj që ta thyen zemrën time askush.

    Pavarësisht se sa flasim, e sa qeshim e sa zihemi..

    në fund prapëseprapë ne jemi njerëz.

    Mundet një fjalë të na gëzon tërë ditën..

    e një fjalë të na lëndon dhe të na jep dhembje tanë jetën!

    Të kërkuarit falje dhe të falurit janë cilësi dhe kulturë e njerëzve të mëdhenj.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • SHTATË MREKULLIRAT E DYNJASË!!

    SHTATË MREKULLIRAT E DYNJASË!!

    Një mësuese kërkoi nga nxënëset e saj të hulumtojnë rreth shtatë mrekullirave të dynjasë!

    Edhe përskaj mospajtimeve mes nxënësve, shumica e tyre ishin të mendimit se mrekullirat në vazhdim, janë ato shtatë mrekullira të dynjasë:

    1. Piramidat e Egjiptit.

    2. Kopshtet e varura të Babilonisë në Irak.

    3. Muri kinez në Kinë.

    4. Taxh Mahall në Indi.

    5. Kulla e ajfelit në Francë.

    6. Kulla e lakuar e Pizës në Itali.

    7. Kanali i Panamasë në Panama.

    Mësuesja duke i tubuar votat e nxënësve, e vërejti se një nga nxënëset nuk e dorëzoi fletën e saj!!

    E pyeti vajzën se mos ka ndonjë pengesë për t’i shënuar ato shtatë mrekullirat të botës?

    Nxënësja iu përgjigj duke i thënë: Po.. gjej pengesë të vogël, ngase unë e shoh se ato mrekullira janë më shumë!

    Mësuesja i tha: Mirë, lexona atë qe e shkrove dhe ne do të ndihmojmë në përcaktimin e tyre.

    Vajza u mendua pak, pastaj lexoi: Unë besoj se mrekullirat e dynjasë janë shtatë, dhe ato janë:

    Të shohësh, të dëgjosh, të prekësh, të shijosh, të ecish, të qeshësh dhe të duash!

    Pasi që e përfundoi leximin, në klasë u përhap qetësi e plotë! Vajza e përfundoi duke thënë se gjërat e thjeshta të cilat na i dhuroi Allahu dhe ne jemi mësuar me to në përditshmërinë tonë, mendoj se janë shtatë mrekullirat e dynjasë!!

    Shtatë mrekullira, të cilat nuk munden të ndërtohen me dorë apo të blihen me të holla, ato thjeshtë janë brenda zemrave dhe gjymtyrëve tona!

    Mendoj se mrekullira e tetë, është ajo se ne nuk mundemi të kuptojmë ende, se të vegjlit gjithmonë japin ide që e tejkalon atë që e presim nga ta, ngase ne mendojmë në mënyrë standarde, kurse ata mendojnë me liri.

    Kurse mrekullira e nëntë, dhe kjo është më e çuditshmja, është se ne i shikojmë mrekullirat që i kanë ndërtuar njerëzit në botën e tij, dhe e harrojmë mrekullirën më madhështore të cilën e krijoi Allahu në vet njeriun. Kjo është mrekulli që ndihmoi në ndërtimin e mrekullirave tjera!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • KUJDES .. !

    KUJDES .. !

    Mos lejo që dynjaja të vjedh prej teje këto pesë gjëra:

    1. Momentin më të sinqertë me Allahun.

    2. Respektimin e prindërve.

    3. Dashurinë ndaj familjes tënde.

    4. Bamirësinë ndaj atyre që i ke përreth teje.

    5. Sinqeritetin në punën tënde.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU