Category: Tema Islame

  • RREGULLAT E LUMTURISË

    RREGULLAT E LUMTURISË

    Jeto me njerëzit, mesatar, mes të vetmuarit dhe përzierjes me ta.

    Jeto me vëllezërit e tu, mesatar, mes seriozitetit dhe talljes.

    Jeto me nxënësit e tu, mesatar, mes të qenurit serioz dhe thjeshtësisë.

    Jeto me fëmijët e tu, mesatar, mes ashpërsisë dhe mëshirës.

    Jeto me barkun tënd, mesatar, mes të ngopurit dhe urisë.

    Jeto me trupin tënd, mesatar, mes lodhjes dhe pushimit.

    Jeto me veten tënde, mesatar, mes dhënies dhe shtrëngimit.

    Jeto me Zotin tënd, mesatar, mes shpresës dhe frikës, dhe do të jesh nga të lumturit!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • NËSE MBJELL !

    NËSE MBJELL !

    Nëse mbjell siguri, do të korrësh besim.

    Nëse mbjell të mirë, do të korrësh shoqëri.

    Nëse mbjell modesti, do të korrësh respekt.

    Nëse mbjell qëndrueshmëri, do të korrësh kënaqësi.

    Nëse mbjell vlerësim, do të korrësh prestigj.

    Nëse mbjell përpjekje, do të korrësh sukses.

    Nëse mbjell iman, do të korrësh rehati shpirtërore.

    Për këtë arsye, bëhu i kujdesshëm se çka mbjell sot, që ta dish se çka do të korrësh nesër.

    Sipas asaj që ti e jep gjatë jetës, do të vinë edhe frytet.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • POROSI SE SI TA RINGJALLIM NAMAZIN!!

    POROSI SE SI TA RINGJALLIM NAMAZIN!!

    Zëvendësoji suret e shkurtra, të cilat i lexon për çdo herë, me ato të gjatat!

    Ndjeje në vete se e tërë dynjaja s’ka vlerë karshi një sexhde që i bëhet Allahut të Madhëruar!

    Kur je në sexhde, rikujtoje se je më së afërmi me Zotin tënd.. zgjate sexhden.. dhe lutu në të gjatë me shpresë se do ti pranon ato!

    Kur je në namaz, dhe fillon të mendon për çështjet e dynjasë, dhe ndjen përtaci, rikujtoje se Allahu e di të fshehtën, dhe se ahireti është shumë më i mirë dhe i përhershëm!

    Ndjeje se këmbët e tua, shikimi jot, dëgjimi jot, pasuria jote, janë duke qëndruar të përulura para Allahut.

    Shijo ëmbëlsinë në namazin tënd derisa të arrish kënaqësi dhe rehati, ashtu si tha i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Rehatona me namaz, o Bilal”.

    Nxito për në namaz sikurse fëmija, i cili nxiton për ta përqafuar atë që e donë.. ti nxito dhe bir në sexhde, dhe bëje që mëshira e Allahut të përqafon, ngase Ai është më mëshirues për ty, sesa ajo që të lindi!

    Rikujtoje se Allahu na lajmëroi se namazi është njëmend e vështirë, përveçse për të devotshmit.. pra bëhu nga ta!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • DOBITË E LËMOSHËS

    DOBITË E LËMOSHËS

    1- Lëmosha i hap dyert e Xhenetit.

    2- Lëmosha është më e mira ndër veprat e mira dhe lëmosha më e mirë është ushqimi i të varfërve.

    3- Lëmosha i bën hije pronarit të saj Ditën e Kiametit dhe e liron nga zjarri i Xhehenemit.

    4- Lëmosha e fikën zemërimin e Allahut.

    5- Lëmosha është ajo më e mira që i dhurohet të vdekurit dhe që i bën më së shumti dobi.

    6- Lëmosha është pastrim për pasurinë dhe pastrim për shpirtin dhe shkak i shtimit të shpërblimeve.

    7- Lëmosha është shkak për mbjelljen e lumturisë dhe ndriçimit të fytyrës Ditën e Kiametit.

    8- Lëmosha pronarin e saj e siguron dhe e mbron nga frika e Ditës së Kiametit.

    9- Lëmosha i shlyen mëkatet dhe i falen gjynahet.

    10- Lëmosha është nga përgëzueset e përfundimit të mirë dhe shkak për lutjen e melekëve.

    11- Ai që e jep lëmoshën është nga njerëzit e zgjedhur dhe për dhënien e saj shpërblehen të gjithë që marin pjesë në të.

    12- Ai që e jep i janë premtuar mirësi të shumta dhe shpërblime të mëdha në dynja dhe në ahiret.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • A E DI SE CILAT JANË SYNIMET E KURANIT?!

    A E DI SE CILAT JANË SYNIMET E KURANIT?!

    Synimet e Kuranit Fisnik janë të shumta, mirëpo nga ato më kryesoret i veçojmë:

    1.Dashuria e Allahut të Madhëruar dhe të Dërguarit të Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, përcillet të ketë thënë: “Me të vërtetë Allahu i ngre disa popuj me këtë Kuran dhe i përul disa të tjerë”.

    2. Kurani është shërim dhe sebep për zbritjen e mëshirës.

    Allahu i Madhëruar thotë: “Ne të shpallëm Kuranin, që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim”. Isra 82.

    3. Kurani është sebep për rritjen e kontos imanore.

    Ai që e lexon nga një shkronjë, e ka një të mirë dhe çdo e mirë shpërblehet me dhjetë, dhe shpërblimi shtohet në muajin e Ramazanit.

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë. “Kush lexon Kuran, për çdo germë i ka nga dhjetë sevape. Nuk them se elif lam mim është një shkronjë, por elif është shkronjë, lami është shkronjë dhe mimi është shkronjë”.

    4. Ndërmjetësimi.

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, përcillet të ketë thënë: “Lexoni Kuranin, se ai do të vijë ndërmjetësues në Ditën e Kiametit (për ata që e kanë lexuar dhe kanë punuar me të)”.

    5. Kurani është sebep për udhëzim.

    Allahu i Madhëruar thotë: “Në të vërtetë, ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e mira dhe u jep lajmin e gëzuar besimtarëve, që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë shpërblim të madh”. Isra 9.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • URTËSIA E PROFESORIT; SI TA JETOSH JETËN TËNDE !!

    URTËSIA E PROFESORIT; SI TA JETOSH JETËN TËNDE !!

    Në shtëpinë e profesorit të vjetër, u takuan studentët që kishin pas diplomuar shumë vite më parë dhe i kishin pas braktisur karriget e universitetit. U takuan pas shumë viteve, dhe ndërkohë, ata kishin pas arritur suksese në jetën e tyre profesionale dhe kishin marrë pozita të larta në shoqëri dhe ishin bërë pasanikë.

    Pas fjalëve përshëndetëse dhe muhabeteve rreth përditshmërisë të tyre, filluan t’i paraqesin edhe presionet që i fitojnë nga punë, t’i paraqesin brengat dhe ajo që ju shkakton probleme. Profesori për një çast u largua nga ta, e pastaj u kthye duke bartur me vete ibrik kafeje të madh, dhe filxhanë në forma dhe me ngjyra të ndryshme!

    Filxhanë të shtrenjta kineze, filxhanë nga xhami i thjeshtë, filxhanë nga plastika, filxhanë nga kristali, e disa nga to, ishin me dizajnë dhe me ngjyra të mrekullueshme, dhe normalisht të shtrenjta në çmim, dhe po ashtu, kishte edhe asilloj që i gjen edhe nëpër shtëpitë më të varfra!

    Profesori ju tha nxënësve të vet urdhëroni, secili le të merr kafe për veti.

    Kur çdonjëri nga ta e mori filxhanin e vet, profesori foli përsëri: A e vërejtët se në duart e juaja i keni vetëm se filxhanët e bukura dhe i braktisët ato të thjeshtat ?!

    E natyrshme është që çdonjëri të shkon pas asaj që është më e bukur, dhe kjo, është ajo që ju jep brenga dhe probleme që nuk keni nevojë për to! Në të vërtetë ju e doni kafen, e jo filxhanin, mirëpo ju u ngutët t’i merrni filxhanët e bukura dhe të shtrenjta, e pastaj e vërejta se secili prej jush e shikonte se çfarë ka marrë tjetri në dorën e tij.

    Të supozojmë se jeta është kafeja, atëherë puna dhe pasuria dhe pozita shoqërore, janë filxhanët. Pra, ato (filxhanët) janë thjesht mjete që përshijnë jetën, kurse cilësia e jetës (kafeja) mbetet e njëjtë, nuk ndryshon, dhe ne nëse koncentrohemi vetëm se në filxhanin, do ta humbim mundësinë të shijojmë kënaqësinë e kafes!

    Prandaj ju këshilloj që të mos përkujdesuni për gotat e filxhanët, dhe në vend të saj ju këshilloj që të kënaquni me kafenë!!

    Në realitet kjo është sëmundja nga e cila ankohen shumica.

    Ekziston një lloj i njerëzve që nuk e falënderojnë Allahun për atë që e posedojnë, sado që e arrijnë nga suksesi, sepse ata gjithmonë e shikojnë se çfarë posedojnë të tjerët!

    Martohet me grua që ka moral, mirëpo i mbetet bindja se tjetri e ka gruan më të mirë se të vetën! E shikon shtëpinë ku banon dhe fillon të flet në vete se tjetri shtëpinë e ka shumë më të mirë se të vetën! Në vend se të kënaqet me jetën e vet, dhe me familjen e vet, dhe me të afërmit e vet, ai mendon për të tjerët dhe thotë: Ku ti kisha ato që i ka ai!!

    I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kush zgjohet i sigurt në veten e tij, i shëndosh në trupin e tij dhe me ushqimin ditor të tij, është njëlloj sikur t’i jetë dhënë e gjithë bota.”

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • DIALOGU MES ROBIT DHE ALLAHUT

    DIALOGU MES ROBIT DHE ALLAHUT

    – I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, në një hadith të shenjtë përcjell nga Allahu i Madhëruar i cili thotë: “E kam ndarë namazin ndërmjet Meje dhe robit Tim në dy gjysma, dhe ai (robi) do ta fitojë atë për të cilën është lutur”.

    – Kur robi thotë: “El hamdu lil-lahi rabbil alemin”, (Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve).

    Allahu u thotë: “Robi Im më lavdëroi”.

    – Kur robi thotë: “Er-rahmanir-rahim”, (të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit).

    Allahu u thotë: “Robi Im më lartësoi”.

    – Kur robi thotë: “Maliki jeumid-din”, (Sunduesit të Ditës së Gjykimit).

    Allahu thotë: “Robi Im më nderoi”.

    – Kur robi thotë: “Ijjake na’budu we ijjake nesta’in”, (Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë).

    Ai thotë: “Kjo është ndërmjet Meje dhe robit Tim dhe robit i takon ajo të cilën e kërkon”.

    – Kur robi thotë: “Ihdinas-siratal mustekim, siratal ledhine en amte alejhim, gajril magdubi alejhim we led-dalin”, (Udhëzona në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur)

    Ai thotë: “Kjo është për robin Tim, dhe ai do ta ketë atë që e ka kërkuar”.

    Përshtati: Irfan Jahiu

  • FJALË TË ARTA !!

    FJALË TË ARTA !!

    – Shejhu i nderuar Muhamed Sharavi, Allahu e mëshiroftë, thotë:

    Nëse e ke dert çështjen e tjetrit. dije se ti ende posedon natyrshmëri.

    Nëse ia vëren tjetrit bukurinë, dije se në brendësinë tënde ke bukuri.

    Nëse e ruan shoqërinë, dije se ti je i mirë për shoqëri.

    Nëse përkujdesesh për të mirën e tjetrit, dije se ti je besnik në miqësi.

    Kush kërkon shok pa të meta, mbetet i vetëm.

    Kush kërkon grua pa mangësi, mbetet beqar.

    Kush kërkon të dashur pa probleme, mbetet pa të.

    Kush kërkon të afërm të përsosur, mbetet mos respektues i lidhjes me të.

    Përkujdesu që gojën tënde ta shfrytëzosh në dy gjëra të rëndësishme.

    Ato janë: buzëqeshja dhe heshtja.

    Buzëqeshjen, për t’i zgjidhur problemet

    Heshtjen, për t’i tejkaluar problemet.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • LLOJET E SHPIRTIT

    LLOJET E SHPIRTIT

    Shpirti është tri llojesh: shpirt fort i prirë për të keqe, shpirt qortues dhe shpirt i qetë.

    1. Shpirti fort i prirë për të keqe është ai shpirt i cili nuk nxit përveçse në të ligën dhe konsiderohet si burim i çdo të keqe dhe të lige.

    2. Shpirti qortues është ai shpirt i cili nxit në pendim pasi që është vepruar një e keqe brenda zemrës. Për këtë arsye ajo konsiderohet ndërgjegjja e zemrës së robit.

    3. Shpirti i qetë është ai shpirt i cili e adhuron Allahun me mirësi dhe nuk qetësohet përveç se me mirësi dhe me përmendjen e Allahut.

    O ti rob i Allahut, kërko ndihmë që me shpirtin qortues, ta luftosh shpirtin fort të prirë për të keqe, që të arrish deri tek shpirti i qetë.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • TENTO TA KESH AFËR NJË NJERI TË TILLË!!

    TENTO TA KESH AFËR NJË NJERI TË TILLË!!

     

    Gjëja më e bukur në jetë.. të kesh afër një njeri që të lexon pa shkronja!

    Të kupton pa mos fol!

    Të donë pa interes!

    Të jep pa mos kërkuar gjë!

    Të kupton pa sqarim!

    E ndjen dhembjen tënde pa mos i parë lotët e tua!

    E ndjen mërzinë tende nga zëri jot!

    Dridhet nga frika për ty!

    Nuk flenë para se të sigurohet për ty!

    Dhe nga gjitha këto, ajo më kryesorja..

    Jeta nuk i duket e bukur përveç se me ty!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU